135
për shkelje të të drejtës së tij të autorit, gjykatat më të ulëta duhet të bënin dallimin midis të
drejtave pasurore dhe të drejtave jopasurore (morale), në kuptimin që mbrojtja e të drejtave
pasurore mund të bëhet nga botuesit, ndërkohë që mbrojtja e të drejtave jopasurore, të lidhura
me
personin e autorit, duhet të mbrohen nga autori vetë ». Faktet e çështjes flasin për lidhjen e
një kontrate bashkëpunimi të lidhur midis një botuesi dhe një fotografi, me detyrimin për këtë
të fundit që të përgatiste për botuesin diapozitive me pamje të ndryshme, për t’u përdorur në
kartolina, albume artistike apo kalendare. Fotografi, nëpërmjet kontratës së lidhur, i njohu
botuesit të drejtën e botimit në kartolina të veprave fotografike të kompozuara dhe realizuara
prej tij. Në kontratën e lidhur mes tyre, parashikohej se botuesi ngarkohej me përgjegjësi të
plotë dhe detyrohej të dëmshpërblejë edhe autorin në rastin e riprodhimit nga të tretët të
fotografive. Efektivisht, operator i vetëm i telekomunikacionit asokohe i përdori këto
fotografi pa autorizim në karta telefonike. Në të gjitha shkallët e gjykimit, shkelja e të drejtës
së autorit nuk u vu në diskutim, edhe pse Gjykata e Lartë ngre pikëpyetjen nëse këto vepra
mund të cilësoheshin si artistike
438
. Çështja që ngriti Gjykata e Lartë është se nga pikëpamja
procedurale, botuesi mund dhe duhet të mbrojë autorin për realizimin e të drejtave me
karakter pasuror, pasi siç do e shikojmë më poshtë, të drejtat pasurore hyjnë në qarkullim
civil, rrjedhimisht edhe e drejta për të mbrojtur në gjykim civil autorin për të drejtat e tij
pasurore mund të cedohet në favor të botuesit. Në gjykim, autori kishte hyrë si ndërhyrës
dytësor, gjë që proceduralisht do të thotë se ndërhyrësi dytësor kërkon të mbështes njërën ose
tjetrën palë
439
. Duke vepruar kështu, autori ka shprehur interesin për të mbështetur botuesin
në gjykim si për të drejtën e tij pasurore ashtu dhe për atë morale. Ndërkohë, Gjykata e Lartë
shprehet se për sa i përket të drejtës morale të autorit, autori “legjitimohet si ndërhyrës
kryesor
440
, duke e paditur vetë shkelësin e të drejtës dhe duke e spostuar paditësin në këtë
kërkim, meqënëse [e drejta morale dhe kërkimet në bazë të saj] është një e drejtë e tij
ekskluzive dhe e patransferueshme që i njeh ligji”. Nëpërmjet këtij arsyetimi, Gjykata e Lartë
arriti në përfundimin se për mbrojtjen e të drejtës morale, autori nuk mund të transferojë
mbrojtjen e saj te botuesi, por duhet që ta sigurojë vetë, nëpërmjet mekanizmit të ndërhyrjes
kryesore. E drejta morale është e lidhur pazgjidhshmërisht me autorin, si njw e drejtw
personale, dhe ky vendim nënvizon fort këtë ide. Nga pikëpamja procedurale, Gjykata e Lartë
vendosi dhe rregullat e përcaktimit të ndërgjyqësisë dhe momentin procedural kur duhet të
438 « Nga ana tjetër, duke mos respektuar orientimet e Gjykatës së Lartë, gjykata e apelit nuk ka përcaktuar drejt
detyrat që duhet të zgjidhnin ekspertët, sidomos për të saktësuar nëse ka vlera artistike vepra e autorit (personit
të tretë) dhe nëse ka ndodhur « vdekja artistike » nga riprodhimi në kartat telefonike të pamjeve të kartolinave të
prodhuara nga paditësi. »
439 Neni 191 i Kodit të Procedurës Civile : “Kushdo mund te ndërhyjë në një proces gjyqësor që zhvillohet
ndërmjet personave te tjere, kur ka interes për të mbështetur njërën ose tjetrën pale, me te cilen bashkohet në nje
gjykim per te ndihmuar atë.”
440 Neni 189 i Kodit të Procedurës Civile: “Kushdo mund të nderh yjë në një proces gjyqësor që zhvillohet
ndërmjet personave të tjerë, kur pretendon për vete tërësisht ose pjesërisht sendin ose një të drejtë që është objekt
i padisë në shqyrtim ose që lidhet me përfundimin e gjykimit, duke ngritur padi kundër të dy palëve ose njërës
palë ».