126
informacionit. Kjo do të thotë se autori ose titullari i të drejtave të transmetimit duhet të
autorizojë çdo lloj forme komunikimi në mënyrë individuale: transmetimi streaming përbënte
një komunikim të ri, automatikisht duhej që titullarët të kishin dhën pëlqimin e tyre.
Në këtë kuptim, si dhe duke u bazuar në shembullin e mësipërm, shikojmë se
përcjellja e veprës në publik përmban
disa realitete, të cilat do t'i shikojmë në vijim.
b.
Llojet e ndryshme të komunikimit të veprës në publik
Duke ndjekur një vijimësi kronologjike, lloji i parë i përcjelljes së veprës në publik
është ai i shfaqjes publike të drejtpërdrejtë. Me këtë nocion do të nënkuptojmë shfaqjet
publike të drejtpërdrejta, si për shembull koncertet, shfaqjet teatrore, recitimet publike e
kështu me radhë. Kemi të bëjmë në këtë rast me shpërfaqje të gjallë
411
të veprës, në kuptimin
që interpretuesit dhe ekzekutuesit e veprës janë të pranishëm fizikisht pranë publikut dhe në të
njëjtën kohë.
Në radhë të dytë kemi shfaqjet e veprave figurative. Hapja e një ekspozite pikturash,
skulpturash apo çdo vepre tjetër të karakterit figurativ është një shprehje e përcjelljes së
veprës në publik. Duke ndërthurur këtu dhe pikëpamjet që thamë më sipër në lidhje me
konceptin e publikut, shpërfaqja e veprës figurative nuk do të përfshijë vetëm rastet e
ekspozimit të veprave, por edhe ato raste shpërfaqjeje ku vullneti i parë i autorit nuk është
ekspozimi por shitja. Kështu, jurisprudenca evropiane përfshin, në kuptimin e përcjelljes së
veprës në publik, edhe rastet kur një vepër e kësaj kategorie vihet në një stendë shitjeje. Kjo
do të thotë se nëse një autor lidh një kontratë për shfrytëzimin e veprës dhe nëse autorizon
përcjelljen e veprës në publik, ka autorizuar kështu dhe shpërfaqjen e veprës së tij në
çfarëdolloj konteksti.
Së treti transmetimet e llojeve të ndryshme, kabllore, satelitore dhe digjitale (të
njohura si “komunikime elektronike” nga Ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH
412
)
përfshihen, sipas mendimit tonë, në përcjelljen e veprës në publik. Këtu përfshihen
transmetimet televizive, të cilat po sipas Ligjit Për mediat audiovizive në Republikën e
Shqipërisë, përkufizohen si transmetimet lineare të një shërbimi audioviziv,
i siguruar nga nga
ofrues shërbimi mediatik
413
për shikimin e njëkohshëm të programeve, mbi bazën e një skeme
programesh
414
, pavarësisht teknikës së përdorur për transmetimin, qoftë kabllor apo satelitor.
411 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz 2009, f. 344.
412 Pika 37 e nenit 3 të Ligjit 97/2013 « Për mediat audovizive në RSH. »
413 Ofruesi i shërbimit mediatik përkufizohet si
personi fizik ose juridik, që ka përgjegjësinë editoriale për
zgjedhjen e përmbajtjes së shërbimeve të transmetimit audioviziv dhe që vendos mënyrën e organizimit të saj.
Ky përkufizim është në linjë me Direktivën 2010/83/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 10 mars
2010 « Për koordinimin e disa dispozitave të parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative në shtetet
anëtare, lidhur me ofrimin e shërbimit të transmetimeve me zë e figurë » (Direktiva për Shërbimin Mediatik me
Zë dhe Figurë, versioni i kodifikuar).
414 Neni 3(50) i ligji 97/2013.