136
kryhet ky rregullim. Kështu, ndërhyrja kryesore e të tretit mund të vëhet vetëm derisa nuk ka
mbaruar gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe jo në Gjykatën e Apelit
441
.
Pasoja e parë këtij parimi është se e drejta morale është e patjetërsueshme. Ligji për të
drejten e autorit e pohon këtë parim, që buron nga lidhja midis autorit dhe veprës.
Patjetërsueshmëria do të thotë se është e pamundur për autorin që të cedojë të drejtën e tij
morale dhe kjo është një normë që siguron efektshmërinë e të drejtës morale
442
. Gjykata e
Lartë e ka pohuar këtë parim në të njëjtin vendim që cituam më sipër
443
. Por
patjetërsueshmëria nënkupton dhe ndalimin për autorin që të heqë dorë nga kjo e drejtë siç e
ka pohuar fortësisht Gjykata franceze e Kasacionit me një vendim të sajin datë 28 janar 2003.
Në këtë vendim, Gjykata e Kasacionit pohon gjithashtu faktin se mbrojtja e të drejtës morale
është parim i rendit publik, që do të thotë se kjo e drejtë duhet të respektohet nga të gjithë,
përfshi dhe autori
444
. Në këtë pikë duhet të bëjmë një dallim midis sistemit evropian dhe atë
amerikan. Thamë më lart se, midis tyre, ka ndryshime thelbësore që lidhen me të drejtën
morale. Deri në vitin 1990, ligjet amerikane mbi copyright-in nuk përmbanin asnjë dispozitë
të posaçme që lidhej me të drejtën morale
445
. Të drejtat ekskluzive konsideroheshin vetëm të
drejta të tilla që mund të ishin të cedueshme, pra të drejta pasurore. Kjo pozitë ka ngjallur
shumë debate pasi për shumë autorë, binte ndesh me nenin 6 bis të Konventës së Bernës
446
,
neni që sanksionon ekzistencën e të drejtës morale. Kongresi amerikan nuk e mori parasysh
këtë nen duke shprehu idenë se ligji i brendshëm ka dhënë mjaftueshmërisht prova të
mbrojtjes së të drejtës morale
447
. Siç e thamë, ky qëndrim i Kongresit hasi në shumë debate.
Në njëfarë mënyre, Kongresi ka mbajtur këtë qëndrim shovinist për shumë arsye, njëra prej të
cilave është dhe puna e jurisprudencës së gjykatave amerikane, e cila në raste të caktuara ka
njohur një të drejtë të autorëve të ngjashme të të drejtën morale, si për shembull në çështjen
Giliam kundër American Broadcasting Cos.
448
, në të cilën trupa e komikëve britanikë "the
Monty Python" argumentoi me sukses se transmetimi i një version të ndryshuar të programit
të tyre televiziv nuk duhej bërë pa lejen e tyre. Megjithatë, Kongresi amerikan miratoi një ligj
në vitin 1990 të quajtur "Visual Artists Rights Act" që mundëson një mbrojtje të kufizuar
vetëm për ato vepra të kategorizuara si "punime të artit vizual", ku përfshihen veprat
figurative dhe grafike
449
. Përse pikërisht vetëm kjo kategori veprash? Këtu do të hasim sërish
në dallimet filozofike që ndajnë sistemin e common laë me sistemin evropian. E drejta morale
441 Asim Vokshi, “E drejta procedurale civile”, qershor 2005, Shkolla e Magjistraturës, f. 136.
442 Christophe Caron, E drejta e autorit dhe të drejtat fqinje me të, Litec LexisNexis Botimi i tretë.
443 Vendimi i GjL nr. 74, datë 7 tetor 2002, "Arba Editions kundër Albtelecom".
444 C. Cass. 28.1.2003,
https://www.legifrance.gouv.fr/affichJuriJudi.do?idTexte=JURITEXT000007045522
.
445 Mary LaFrance, “Copyright Law”, Thomson West, 2008, f. 189.
446 http://www.wipo.int/treaties/fr/text.jsp?file_id=283699#P127_24066 (teksti i Konventës së përditësuar).
447 Po aty.
448 United States Court of Appeals for the second circuit, 30 qershor 1976
(http://books.google.al/books?id=QhFcmxfZ2tsC&pg=PA103&redir_esc=y#v=onepage&q&f=false).
449 Mary LaFrance, “Copyright Law”, Thomson West, 2008, f. 191.
137
prek të gjitha veprat (me disa përjashtime), në rastin e sistemit evropian, për të mbrojtur
personalitetin e autorit, që shprehet gjithashtu në krijimin e tij artistik. Ndërkohë, në rastin e
Ligjit VARA të miratuar nga Kongresi amerikan në 1990, mbrojtja me anën e të drejtës
morale të veprave të arteve figurative dhe grafike kërkohet mbrojtja e veprave pëe gjeneratat
që do të vijnë
450
. Pra në rastin e sistemit të common laë, shikojmë se e drejta morale vihet në
shërbim të një të mire publike.
E drejta morale është e përjetshme. Në një përfundim i tillë mund të arrihet duke u bazuar
në dispozitën e pikës 7 të nenit 24 të Ligjit për të drejtën e autorit ku thuhet se “të drejtat
vetjake jopasurore “nuk parashkruhen”. Në këtë kuptim, në çdo kohë, çdo trashëgimtar i
autorit mund të pretendojë mbrojtjen e këtyre të drejtave. Kjo i jep mbrojtjes së të drejtave
jopasurore një karakter të përjetshëm edhe pse përdorimi i këtij mbiemri mund të jetë i
tepruar. Por me këtë koncept, nënkuptohet që të drejtat jopasurore, në ndryshim nga ato
pasurore, nuk njohin ligjërisht asnjë kufi kohor.
Në praktikë, mund të jetë një nga aspektet më jo të efektshme të të drejtës morale. Së pari
sepse publiku fiton të drejtat mbi veprën pas mbarimit të kohëzgjatjes së monopolit të
shfrytëzimit të veprës nga autori, domethënë 70 vjet pas vdekjes së autorit. Dhe kësisoj është
e vështirë të ndalosh publikun të ushtrojë të drejtën e tij të shfrytëzojë veprën, përfshi dhe
modifikimin e saj, që njëkohësisht është edhe një aspekt i të drejtës jopasurore, pasi një
modifikim i veprës nënkupton shkelje të integritetit të saj. Përjetësia e të drejtës morale fiton
një efektshmëri vetëm në rastet e mbrojtjes së emrit të autorit. Por edhe në këtë rast, kërkohen
persona që të paraqesin padi kundër shkelje të të drejtës morale, pra kërkohen trashëgimtarë,
që gjë që me kalimin e kohës, edhe mund të mungojnë… Në këtë pikë, Ligji për të drejtat e
autorit, ashtu si dhe Ligji i vjetër 9380 shkojnë përtej kërkesave të nenit 6 bis të Konventës së
Bernës, duke qenë kështu më mbrojtëse se minimumi që garantohet prej Konventës. Sipas
kësaj Konvente, "të drejtat e njohura autorit në përputhje me paragrafin e parë të këtij neni (të
drejtat morale) mbeten të tilla, edhe pas vdekjes së tij të paktën deri në përfundimin e të
drejtave të tij pasurore dhe ushtrohen nga personat apo institucionet të cilëve legjislacionet
kombëtare ku kërkohet mbrojtja u japin këtë mundësi. Megjithatë, vendet në të cilat
legjislacionet, në fuqi në kohën e ratifikimit të kësaj konvente ose të aderimit të tyre në të,
nuk përmbajnë dispozita që mundësojnë mbrojtjen pas vdekjes së autorit të të drejtave të
njohura në paragrafin e parë, kanë mundësinë të parashikojnë që disa të drejta nuk do të
mbrohen pas sigurohen pas vdekjes së autorit"
451
. Konventa e Bernës në këtë pikë siguron një
minimun të drejtash për autorin në aspektin e të drejtave morale. Shtetet anëtare, nëse
450 Po aty, f. 191.
451 http://www.wipo.int/treaties/fr/text.jsp?file_id=283699#P127_24066 (teksti i Konventës së përditësuar).
Dostları ilə paylaş: |