Vendim Nr. 99, datë 18 2005 Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikimit të Mbetjeve



Yüklə 341,21 Kb.
səhifə1/4
tarix21.04.2018
ölçüsü341,21 Kb.
  1   2   3   4

B



Vendim

Nr. 99, datë 18.2.2005
Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikimit të Mbetjeve
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 3 të ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Miratimin e Katalogut Shqiptar të Klasifikimit të Mbetjeve, në përputhje me Katalogun Europian të Mbetjeve, sipas aneksit A që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe është pjesë përbërëse e tij, e që përmbledh shtojcat I, II, III dhe IV, në të cilat jepen përkatësisht:

a) Shtojca I: Klasifikimi i mbetjeve;

b) Shtojca II: Vetitë dhe karakteristikat e mbetjeve të rrezikshme;

c) Shtojca III: Kategoritë e mbetjeve të gjeneruara, të listuara sipas natyrës së tyre (III.A) dhe veprimtarisë që i gjeneron ato (III.B);

ç) Shtojca IV: Përbërësit e mbetjeve të shtojcës III.B që i bëjnë ato të rrezikshme, kur paraqesin vetitë e përshkruara në shtojcën II.

2. Në kuptim të këtij vendimi vlerësohen si të rrezikshme:

a) mbetjet e shtojcës I, të shënuara me “*”, të cilat paraqesin njërën apo më shumë nga vetitë e listuara në shtojcën II ose kanë një apo më shumë substanca të listuara në shtojcën IV;

b) mbetjet e rrezikshme, të përcaktuara si të tilla nga konventa e Baselit “Për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”.

3. Katalogu Shqiptar i Klasifikimit të Mbetejeve të rishikohet dhe të plotësohet sipas ndryshimeve përkatëse të Katalogut Europian të Mbetjeve.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Kryeministri

Fatos Nano

SHTOJCA I

Hyrje

1. Tipet e ndryshme të mbetjeve në katalog janë të përcaktuara me një kod 6-shifror, ndërsa sektorët ekonomikë dhe nëndarjet përkatëse që i gjenerojnë këto mbetje, jepen përkatësisht me kode 2-shifrorë dhe 4-shifrorë.



2. Numrat 6-shifrorë të kodeve të mbetjeve, në rastet kur nuk ka pasur ndryshime në klasifikimin e mbetjeve sipas Katalogut përkatës Europian kanë mbetur po ato. Në rastet kur në amendimet e herëpashershme klasifikimi ka ndryshuar, kodet e vjetra janë fshirë si të papërdorshme, për të shmangur konfuzionet që mund të vijnë nga ndryshimet në renditje.

3. Tipet e mbetjeve në katalog emërtohen si më poshtë:

01. mbetje që dalin nga kërkimet dhe shfrytëzimi i minierave dhe karrierave, si edhe nga trajtimet fiziko-kimike të mineraleve;

02. mbetje që dalin nga bujqësia (agrikultura), kopshtaria (hortikikultura) ujërat, pylltaria (silvikultura), gjuetia dhe peshkimi, si edhe përgatitja dhe përpunimet e ushqimeve;

03. mbetje që dalin nga përpunimi i drurit dhe prodhimi i paneleve dhe mobilieve, brumit të letrës, letrës dhe kartonit;

04. mbetje që dalin nga industria e lëkurëve, peliçeritë dhe tekstili;

05. mbetje të dala nga rafinimi i naftës nga pastrimi i gazit natyror dhe nga trajtime pirolotike të karbonit;

06. mbetje të kimisë minerale;

07. mbetje nga proceset e kimisë organike;

08 mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi i lëndëve të veshjes (bojëra, llaqe dhe emalime të tejdukshme), ngjitsa, stukove dhe bojra stampimi;

09. mbetje të industrisë fotografike;

10. mbetje nga proceset termike;

11. mbetje nga trajtimi kimik i sipërfaqeve dhe veshjeve të metaleve dhe materialeve të tjerë; hidrometalurgjia e metaleve joferrore;

12. mbetje nga trajtimi fiziko-mekanik dhe dhënia e formës së metaleve dhe plastikave;

13. mbetje vajrash dhe mbetje të karburanteve të lëngshëm (përveç vajrave ushqimore dhe ato në kapitullin 05 12 19;

14. tretës të mbetjeve organike ftohës dhe pompues (përveç 07dhe 08) ;

15. paketime mbeturinash; absorbente, rroba fshirëse, materiale të filtrave dhe rroba mbrojtëse të paspecifikuara ndryshe ;

16. mbetje të paspecifikuara në listë;

17. mbetje nga ndërtimet dhe prishjet (përfshi dhera të gërmuara nga zona të kontaminuara);

18. mbetje nga kujdesi shëndetësor njerëzor ose shtazor dhe kërkime që lidhen me to (me përjashtim të mbetjeve të kuzhinave dhe restoranteve që nuk lidhen drejtpërdrejt me kujdesin shëndetësor);

19. mbetje nga impiantet e trajtimit të mbetjeve, të ujërave të ndotur (jo në vend) dhe përgatitja e ujit për përdorim njerëzor dhe industrial;

20. mbetjet urbane (mbetjet shtëpiake dhe tregtare, mbetje industriale e institucionale të ngjashme) përfshirë fraksionet e mbledhura veçmas.

01 MBETJE QË DALIN NGA KËRKIMET E SHFRYTËZIMI I MINIERAVE DHE KARRIERAVE, SI EDHE NGA TRAJTIMET FIZIKO - KIMIKE TË MINERALEVE

01 01 Mbetje që dalin nga nxjerrja e mineraleve

01 01 01 Mbetje që dalin nga nxjerrja e mineraleve metalore

01 01 02 Mbetje që dalin nga nxjerrja e mineraleve jometalore

01 03 Mbetje që dalin nga përpunimi fiziko-kimik i mineraleve metalore

01 03 04 * Sterile acide që vijnë nga përpunimi i xeherorëve me përmbajtje të squfurit

01 03 05 * Sterile të tjera që përmbajnë substanca të rrezikshme

01 03 06 Sterile të tjera nga ato të përmendura në 01 03 04 dhe 01 03 05

01 03 07* Mbetje të tjera që përmbajnë substanca të rrezikshme që dalin nga përpunimet fiziko-kimike të mineraleve metalore

01 03 08 Mbetje pluhurash, përveç atyre të përmendura në rubrikën 01 03 07

01 03 09 Mbetje (në formë balte të kuqe) e dalë nga prodhimi i aluminit, të tjera nga ato të përmendura në 01 03 07

01 03 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

01 04 Mbetje që dalin nga përpunimet fiziko-kimike të mineraleve jometalore

01 04 07 * Mbetje që përmbajnë substanca të rrezikshme që vijnë nga përpunimet fizik- kimike të mineraleve jometalore

01 04 08 Mbetje zhavori dhe mbetje gurësh të tjera nga ato të përmendura në 01 03 07

01 04 09 Mbetje rërash dhe argjilash

01 04 10 Mbetje pluhurash, të tjera nga ato të përmendura në 01 04 07

01 04 11 Mbetje nga përpunimi i kripërave të potasit, të tjera nga ato të përmendura në 01 04 07

01 04 12 Sterile dhe mbetje të tjera që vijnë nga larja dhe pastrimi i mineraleve, të tjera nga ato të përmendura në 01 04 07 dhe 01 04 11

0104 13 Mbetje që vijnë nga prerja dhe sharrimi i gurëve, të tjera nga ato të përmendura në 01 04 07

01 04 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

01 05 Baltra nga shpimet dhe mbetje të tjera nga shpimet

01 05 04 Balta dhe mbetje të tjera nga shpimet për ujë të ëmbël

01 05 05* Baltë dhe mbetje të tjera nga shpimet për naftë hidrokarbure

01 05 06* Baltë dhe mbetje të tjera nga shpimet që përmbajnë substanca të rrezikshme

01 05 07 Baltë dhe mbetje të tjera nga shpimet të cilat përmbajnë kripëra të bariumit, të tjera nga ato të përmendura në 01 05 05 dhe 01 05 06

01 05 08 Baltë dhe mbetje të tjera nga shpimet të cilat përmbajnë klorurë, të tjera nga ato të përmendura në 01 05 06

01 05 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

02 MBETJE QË DALIN NGA BUJQËSIA (AGRIKULTURA), KOPSHTARIA (HORTIKULTURA), UJËRAT, PYLLTARIA (SILVIKULTURA), GJUETIA DHE PESHKIMI, SI EDHE PËRGATITJA DHE PËRPUNIMET E USHQIMEVE

02 01 Mbetjet që vijnë nga bujqësia, nga kopshtaria, nga gjuetia dhe peshkimi

02 01 01 Llumra që vijnë nga larja dhe pastrimi

02 01 02 Mbetje nga indet e kafshëve

02 01 03 Mbetje të indeve bimore

02 01 04 Mbetje të lëndëve plastike (me përjashtim të ambalazheve)

02 01 06 Fekale, urinë dhe pleh (duke futur këtu dhe pleh kashtë të prishur), rrjedhje, mbeturina të ndara dhe të trajtuara jashtë qendrës së trajtimit

02 01 07 Mbetje që vijnë nga pylltaria (silvikultura)

02 01 08* Mbetje bujqësore që përmbajnë substanca të rrezikshme

02 01 09 Mbetje bujqësore, përveç atyre të paraqitura në rubrikën 020108

02 01 10 Mbetje metalike

02 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

02 02 Mbetje që vijnë nga përgatitja dhe përpunimi i mishit, peshkut dhe ushqimeve të tjera me origjinë shtazore

02 02 01 Llumra që vijnë nga larja dhe pastrimi

02 02 02 Mbetje që vijnë nga indet shtazore

02 02 03 Materiale të papërshtatshme për konsum apo për përpunim

02 02 04 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve

02 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

02 03 Mbetje që vijnë nga përgatitja dhe përpunimi i frutave, perimeve, drithërave, vajrave ushqimore, i kakaos, kafesë, çajit, duhanit, të prodhimit të konservave, të prodhimit të majasë dhe të ekstrakteve të majasë, të përgatitjes dhe të fermentimit të melasës

02 03 01 Llumra që vijnë nga larja, nga pastrimi, nga qerimi, nga centrifugimi dhe nga ndarja

02 03 02 Mbetje të agjentëve të konservimit

02 03 03 Mbetje nga ekstraktimi me solvent

02 03 04 Lëndë të papërshtatshme për konsum apo përpunim

02 03 05 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve

02 03 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

02 04 Mbetje nga përpunimi i sheqerit

02 04 01 Dhera me prejardhje nga larja dhe pastrimi i panxharit të sheqerit

02 04 02 Karbonat kalciumi i precipituar

02 04 03 Baltra që vijnë nga trajtimi në qendër i rrjedhjeve

02 04 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

02 05 Mbetje që vijnë nga industria e prodhimit të qumështit

02 05 01 Lëndë të papërshtatshme për konsum apo përpunim

02 05 02 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve

02 05 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

02 06 Mbetje të industrisë së bukës, ëmbëlsirave

02 06 01 Lëndë të papërshtatshme për konsum apo përpunim

02 06 02 Mbetje të agjentëve të konservimit

02 06 03 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve

02 06 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

02 07 Mbetje që vijnë nga prodhimi i pijeve alkoolike dhe joalkoolike (përveç kafesë, çajit, dhe kakaos)

02 07 01 Mbetje që vijnë nga larja, pastrimi dhe përpunimi mekanik i lëndëve të para

02 07 02 Mbetje nga distilimi i alkoolit

02 07 03 Mbetje nga trajtimet kimike

02 07 04 Lëndë të papërshtatshme për konsum apo përpunim

02 07 05 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve

02 07 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

03 MBETJE QË DALIN NGA PËRPUNIMI I DRURIT DHE PRODHIMI I PANELEVE DHE MOBILJEVE, BRUMIT TË LETRËS, LETRËS DHE KARTONIT

03 01 Mbetje që dalin nga përpunimi i drurit dhe prodhimi i paneleve dhe mobilieve

03 01 01 Mbetje të lëvores dhe të tapës

03 01 04* Pluhur sharrë, ashklat, copa prej druri, panele me materiale

grimcore dhe me pllaka që përmbajnë materiale të rrezikshme

03 01 05 Pluhur sharre, ashklat, copa prej druri, panele me materiale

grimcore dhe me pllaka, të tjera nga ato të përmendura në 03 01 04

03 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

03 02 Mbetje të produkteve që përdoren në staxhionimin e drurëve

03 02 01* Komponime organike jo të halogjenuara që përdoren për staxhionimin e drurëve

03 02 02* Komponime organike të kloruara që përdoren për staxhionimin e drurëve

03 02 03* Komponime organometalike që përdoren për për staxhionimin e drurëve

03 02 04* Komponime inorganike që përdoren për për staxhionimin e drurëve

03 02 05* Komponime të tjera që përdoren për staxhionimin e drurëve që përmbajnë substanca të rrezikshme

03 02 99 Staxhionues të tjerë të paspecifikuar

03 03 Mbetje që dalin nga prodhimi dhe përpunimi i letrës, kartonit dhe brumit të letrës

03 03 01 Mbetje të lëvoreve dhe drurit

03 03 02 Llumra të lëngshme të gjelbëra (që vijnë nga rekuperimi i lëngjeve të zierjes)

03 03 05 Llumra të çngjyrosura që dalin nga riciklimi i letrës

03 03 07 Mbetje skarco të ndara mekanikisht që vijnë nga pulpëzimi i mbetjeve të letrës dhe kartonit

03 03 08 Mbetje që dalin nga seleksionimi i letrave dhe kartonave të destinuara për riciklim

03 03 09 Baltë që del nga trajtimi me gëlqerë

03 03 10 Mbetje skarco fibroze, llumra të mbushjeve dhe të veshjeve të dala nga ndarjet mekanike

03 03 11 Mbetje të dala nga trajtimi në vend i rrjedhjeve, të tjera nga ato të përmendura në 03 03 10

03 03 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

04 MBETJE QË DALIN NGA INDUSTRIA E LËKURËVE,

PELIÇERITË DHE TEKSTILI

04 01 Mbetje që dalin nga industria e lëkurëve dhe peliçeritë

04 01 01 Mbetje nga rrjepjet dhe prerjet

04 01 02 Mbetje gëlqerore

04 01 03* Mbetjet nga heqja e yndyrnave që përmbajnë tretës pa fazë të lëngët

04 01 04 Lëngje nga regjia e lëkurëve që përmbajnë krom1[1]

04 01 05 Lëngje nga regjia e lëkurëve që nuk përmbajnë krom

04 01 06 Llumra që vijnë kryesisht nga trajtimi në vend i rrjedhjeve që përmbajnë krom

04 01 07 Llumra që vijnë kryesisht nga trajtimi në vend i rrjedhjeve që nuk përmbajnë krom

04 01 08 Mbetje të lëkurës së regjur (preje, kanale, mostrime, pluhura nga përpunimi) që përmbajnë krom2[2]

04 01 09 Mbetje që vijnë nga veshjet dhe lustrimet

04 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

04 02 Mbetje të industrisë së tekstilit

04 02 09 Materiale të përziera (tekstile të imprenjuara, elastomere, plastomere)

04 02 10 Lëndë organike të dala nga produkte natyrore (p.sh. dhjamra, dyllra)

04 02 14* Mbetje që dalin nga përpunimet e fundit me tretës organike

04 02 15 Mbetje që dalin nga përpunimet e tjera, përveç ato të përmendura në 04 02 14

04 02 16* Ngjyrosës dhe pigmente që përmbajnë substancë të rrezikshme

04 02 17 Ngjyrosës dhe pigmente, përveç atyre të përmendura në 04 02 16

04 02 19* Mbetje të dala nga trajtimet në vend të rrjedhjeve që përmbajnë substanca të rrezikshme

04 02 20 Mbetje të dala nga trajtimet në vend, përveç atyre të përmendura në 04 0219

04 02 21 Mbetje të fibrave tekstile të papërpunuara

04 02 22 Mbetje të fibrave tekstile të përpunuara

04 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

05 MBETJE TË DALA NGA RAFINIMI I NAFTËS NGA PASTRIMI I GAZIT NATYROR DHE NGA TRAJTIME PIROLOTIKE TË KARBONIT

05 01 Mbetje që vijnë nga rafinimi i naftës

05 01 02* Llumra të shkripëzimit

05 01 03* Llumra të fundit të depozitave

05 01 04* Llumra të alkileve acide

05 01 05* Derdhje naftë të shpërndarë aksidentalisht

05 01 06* Llumra të naftës që dalin nga operacionet e mirëmbajtjes së impiantit apo pajisjeve

05 01 07* Mbetje zifti acide

05 01 08* Mbetje zifti të tjera dhe bitume

05 01 09* Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve që përmbajnë substanca të rrezikshme

05 01 10 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 05 01 09

05 01 11* Mbetjet që vijnë nga pastrimi i lëndëve djegëse me baza ( alkale)

05 01 12* Nafta që përmbajnë acide

05 01 13 Llumra të dala nga trajtimi i ujit ushqyes të kaldajave

05 01 14 Mbetjet që vijnë nga kollonat e ftohjes

05 01 15* Argjila që dalin nga filtrimet

05 01 16 Mbetjet që përmbajnë squfur të dala nga procesi i desulfurimit të naftës

05 01 17 Përzierje bituminoze

05 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

05 06 Mbetjet e dala nga trajtimi pirolitik i qymyrëve

05 06 01* Zifte acid

05 06 03* Zifte të tjera

05 06 04 Mbetje të dala nga kollonat e ftohjes

05 06 99 Mbeturina të tjera të paspecifikuara

05 07 Mbetje të dala nga pastrimi dhe transporti i gazit natyror

05 07 01* Mbetje që përmbajnë mërkur ( Hg)

05 07 02 Mbetje që përmbajnë squfur

05 07 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

06 MBETJE TË KIMISË MINERALE

06 01 Mbetje që dalin nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i acideve

06 01 01* Acid sulfurik dhe acid sulfuror

06 01 02* Acid klorhidrik

06 01 03* Acid fluorhidrik

06 01 04* Acid fosforik dhe acid fosforor

06 01 05* Acid nitrik dhe acid nitror

06 01 06* Acide të tjera

06 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

06 02 Mbetje që dalin nga FFSHP i bazave

06 02 01* Hidroksidi i kalciumit

06 02 03* Hidroksidi i amonit

06 02 04* Hidroksidi i natriumit dhe kaliumit

06 02 05* Baza të tjera

06 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

06 03 Mbetje që dalin nga FFSHP i kripërave dhe tretësirave të tyre dhe i oksideve metalike

06 03 11* Kripëra të ngurta dhe tretësira që përmbajnë cianure

06 03 13* Kripëra të ngurta dhe tretësira që përmbajnë metale të rënda

06 03 14 Kripëra të ngurta dhe tretësira të tjera, përveç atyre të përmendura në 06 03 11 dhe 06 03 13

06 03 15* Okside metalike që përmbajnë metale të rënda

06 03 16 Okside metalike të tjera, përveç atyre të përmendura në 06 03 15

06 03 99 Mbeturina të tjera të paspecifikuara

06 04 Mbetje që përmbajnë metale, përveç atyre të përmendura në rubrikën 06 03

06 04 03* Mbetje që përmbajnë arsenik

06 04 04* Mbetje që përmbajnë mërkur

06 04 05* Mbetje që përmbajnë metale të tjera të rënda

06 04 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

06 05 Llumra që dalin nga trajtimet në vend të rrjedhjeve

06 05 02* Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve që përmbajnë substanca të rrezikshme

06 05 03 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera përveç atyre të përmendura në rubrikën 06 05 02

06 06 Mbetje që vijnë nga FFSHP i kimikateve të squfurit, të proceseve të kimisë së squfurit dhe të proceseve të desulfurimit

06 06 02* Mbetje që përmbajnë sulfidë të rrezikshëm

06 06 03 Mbetje që përmbajnë sulfidë të tjera nga ato të përmendura në 06 06 02

06 07 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

06 07 Mbetje që vijnë nga FFSHP i halogjeneve dhe nga kimia e halogjeneve

06 07 01* Mbetje që përmbajnë asbest që vjen nga elektroliza

06 07 02* Karbon i aktivizuar nga prodhimi i klorit

06 07 03* Llumra të sulfatit të bariumit që përmbajnë mërkur

06 07 04* Solucionë dhe acide, p.sh. acide kontakti

06 07 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

06 08 Mbetje që vijnë nga FFSHP i silicit dhe derivative të silicit

06 08 02 Mbetje që përmbajnë silikone të rrezikshme

06 08 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

06 09 Mbetje që vijnë nga FFSH P i kimikateve të fosforit dhe të proceseve të kimisë së fosforit

06 09 02 Llumra fosforike

06 09 03* Mbetje të reaksioneve me bazë kalciumin që përmbajnë ose janë të kontaminuara me substanca të rrezikshme

06 09 04 Mbetje të reaksioneve me bazë kalciumi, të tjera nga ato të përmendura në 06 09 03

06 09 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

06 10 Mbetje që vijnë nga FFSHP i kimikateve të azotit, nga proceset kimike të azotit dhe nga prodhimi i plehrave azotike

06 10 02* Mbetje që përmbajnë substanca të rrezikshme

06 10 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

06 11 Mbetje që dalin nga prodhimi i pigmenteve dhe turbullirave inorganike

06 11 01 Mbetje të reaksioneve me bazë kalciumi, që dalin nga prodhimi i dyoksidit të titanit

06 11 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

06 13 Mbetje që dalin nga proceset kimike inorganike të paspecifikuara

06 13 01* Produkte inorganike, të mbrojtjes së bimëve, konservues të drurit dhe biocide të tjera

06 13 02* Karbon aktiv i përdorur (përjashtuar 060702)

06 13 03 Karbon i zi

06 13 04* Mbetje që vijnë nga transformimi i asbestit

06 13 05* Bloza

06 13 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

07 MBETJE NGA PROCESET E KIMISË ORGANIKE

07 01 Mbetje që dalin nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i kimikateve organike bazë

07 01 01* Lëngje ujore të larjes dhe lëngje meme ujore

07 01 03* Tretësa, lëngje larës dhe lëngje meme organike të halogjenuar

07 01 04* Tretës, lengje larës dhe lëngje meme organike të tjere

07 01 07* Mbetje të halogjenuara të distilimit dhe mbetje të halogjenuara të reaksioneve

07 01 08* Mbetje të tjera të distilimit dhe mbetje të tjera të reaksioneve

07 01 09* Shtresa filtri dhe absorbentë të përdorur të halogjenuar

07 01 10* Shtresa filtri dhe absorbentë të përdorur të tjerë

07 01 11* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve (derdhjeve)që përmbajnë

substanca të rrezikshme

07 01 12 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 07 01 11

07 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

07 02 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i plastikave, gomave sintetike dhe fibrave të bëra nga njeriu

07 02 01* Lëngje ujore të larjes dhe lëngje mëmë ujore

07 02 03* Tretës, lëngje larës dhe lëngje mëmë organike të halogjenuar

07 02 04* Tretës, lëngje larës dhe lëngje mëmë organike të tjerë

07 02 07* Mbetje të halogjenuara të distilimit dhe mbetje të halogjenuara të reaksioneve

07 02 08* Mbetje të tjera të distilimit dhe mbetje të tjera të reaksioneve

07 02 09* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të halogjenuar

07 02 10* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të tjerë

07 02 11* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve (derdhjeve) që përmbajnë substanca të rrezikshme

07 02 12 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 07 02 11

07 02 13 Mbetje plastike

07 02 14* Mbetje nga materialet shtesë që përmbajnë substanca të rrezikshme

07 02 15 Mbetje nga materialet shtesë të tjera nga ato të përmendura në 07 02 14

07 02 16* Mbetje që përmbajnë silikonë të rrezikshëm

07 02 17 Mbetje që përmbajnë silikonë të tjerë nga ato të përmendura në 07 02 16

07 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

07 03 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i ngjyruesve organikë dhe pigmenteve (përveç 06 11)

07 03 01* Lëngje ujore të larjes dhe lëngje mëmë ujore

07 03 03* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të halogjenuar

07 03 04* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të tjerë

07 03 07* Mbetje të halogjenuara të distilimit dhe mbetje të halogjenuara të reaksioneve

07 03 08* Mbetje të tjera të distilimit dhe mbetje të tjera të reaksioneve

07 03 09* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të halogjenuar

07 03 10* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të tjerë

07 03 11* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve (derdhjeve)që përmbajnë substanca të rrezikshme

07 03 12 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 07 03 11

07 03 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

07 04 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i produkteve organike të mbrojtjes së bimëve(përvec 02 01 08 dhe 02 01 09), agjentëve të ruajtjes (konservimit) së drurit (përveç 03 02) dhe biocideve të tjera

07 04 01* Lëngje ujore të larjes dhe lëngje mëmë ujore

07 04 03* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të halogjenuar

07 04 04* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të tjerë

07 04 07* Mbetje të halogjenuara të distilimit dhe mbetje të halogjenuara të reaksioneve

07 04 08* Mbetje të tjera të distilimit dhe mbetje të tjera të reaksioneve

07 04 09* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të halogjenuar

07 04 10* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të tjerë

07 04 11* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve (derdhjeve) që përmbajnë substanca të rrezikshme

07 04 12 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 07 04 11

07 04 13* Mbetje të ngurta që përmbajnë substanca të rrezikshme

07 04 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara




Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2019
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə