Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə28/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



47 

1.7.3. Shfrytëzimi racional i resurseve natyrore në dobi të zhvillimit 

ekonomik në 

Park

 

Pse dhe çka është sfiduese?  

Rregullimi dhe shfrytëzimi i parqeve kombëtare brenda një shteti ofron 

mundësi  për përfitime ekonomike. Territori i Bjeshkëve të Nemuna si 

tërësi hapësinore karakterizohet me vlera dhe llojllojshmëri peisazhore me 

rëndësi shkencore, edukativo – arsimore, kulturore – historike, rekreative - 

turistike që janë potencial për zhvillim ekonomik. 

Si të ruhen dhe të shfrytëzohen në mënyrë racionale resurset natyrore  në 

dobi të zhvillimit ekonomik, duke pasur parasysh se në një masë janë 

evidente: prerja e pakontrolluar e pyjeve, ndërtimi i paplanifikuar, 

shfrytëzimi i pakontrolluar i peizazheve për aspekte komerciale, që kanë 

pasoja në degradimin e mjedisit dhe në zhvillimin e ardhshëm të parkut?

 

Sfiduese janë çështjet praktike dhe teknike të lidhura me shfrytëzimin e PK 



“Bjeshkët e Nemuna “ sikur që janë: 

 



Ngritja e njohurive të përgjithshme për vlerat natyrore dhe kulturore 

të PK “Bjeshkët e Nemuna“, për mundësitë e përfitimit ekonomik;  

 

Parandalimi i ndikimeve të dëmshme në parkun kombëtar; 



 

Shfrytëzimi i kullosave, bimëve mjekuese aromatike si dhe pemëve 



frutore të egra në harmoni me ligjin për mbrojtjen e natyrës dhe 

ligjeve përkatëse; 

 

Zhvillimi i ekoturizmit dhe bujqësisë tradicionale të  cilat nuk janë në 



kundërshtim me mbrojtjen e natyrës por kërkojnë një menaxhimi 

aktiv;   

 

Planifikimi i zhvillimeve në park: ndërtimi, rindërtimi dhe mbrojtja e 



objekteve tradicionale si dhe zhvillimi i turizmit në park; 

 



Ngritja e ofertës turistike në dobi të zhvillimit ekonomik të parkut; 

 



Përgatitja e programeve të përshtatshme për grupet e  ndryshme të 

vizitorëve; 

 

Përgatitja e programeve për aktivitete rekreative, hulumtuese 



shkencore; 

 



Bashkëpunimi ndërkomunal, ndërkufitar dhe ndërkombëtar lidhur me 

zhvillimin e PK “Bjeshkët e Nemuna “; 

 



 



Njohja e PK “Bjeshkët e Nemuna” në ËTTC-Këshillin botëror për 

turizëm (sikurse që  është  rasti me projektin “Majat e Ballkanit”-  të 

organizuar nga komuna e Pejës;

 



 

Konkurimi i Kosovës me resurset e veta natyrore në turizëm në rajon 

dhe më gjerë; 

Cilat janë mundësitë e identifikuara? 

Konteksti i ngushtë –  PK “Bjeshkët e Nemuna” mund të jetë i 

vetëqëndrueshëm financiarisht, përderisa të hyrat mund të përdoren për 

mbrojtje dhe zhvillim të tij. Komunat përreth PK “Bjeshkët e Nemuna”  

mund të përfitojnë nga zhvillimi i qëndrueshëm dhe mund të investojnë 

bashkarisht në ngritjen e ofertës turistike që do të rezultonte me rritje 

ekonomike të banorëve brenda dhe jashtë parkut.  

Është e nevojshme mbështetja (financiare, institucionale, morale, 

edukative), për ruajtjen e origjinalitetit të traditave lokale, arkitekturës, 

mënyrës së jetesës, gatimit, ushqimit, sepse këto ofrojnë mundësi të

 

shumta për zhvillimin



 

e kapaciteteve të turizmit fshatar, eko-turizmit dhe 

mundësi për përfitime ekonomike të krijuara nga vizitorët të cilët i kanë 

për destinacion  këto vende. 

Stimulimi i banorëve për shfrytëzimin e kullosave për kultivimin e 

blegtorisë, për mbledhjen e bimëve mjekuese aromatike dhe frutave të 

imta si prodhime me shenjën identifikuese të parkut, mundëson përfitim 

ekonomik të tyre nga plasimi i prodhimeve në tregun vendor dhe më gjërë.  



Konteksti i gjerë  –  Ndikimi ekonomik i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e 

Nemuna” në ekonominë e Kosovës mund të vlerësohet me të hyrat në 

BPV-në e Kosovës si dhe me gjenerimin e punësimit. Punësimi do të mund 

të kategorizohej si: i)punësim  direkt në park; ii) indirekt në park dhe iii) 

indirekt jashtë parkut. 

Parku ofron punësim direkt të vogël mirëpo ndikimi i tij në punësimin 

indirekt brenda dhe jashtë kufijve të tij është i madh. Shembuj specifik 

janë prodhimet vendore dhe mikpritja tradicionale e cila rritë ofertën 

turistike. 

Vlerat e parqeve kombëtare duhet të mbrohen dhe të ruhen, kështuqë 

aktivitetet e turizmit dhe aktivitetet tjera duhet të jenë të atilla që nuk i 

dëmtojnë këto vlera. Aktivitetet e varura nga kualiteti i mjedisit siç është 

turizmi dhe rekreacioni, janë shfrytëzues intensiv të mjedisit dhe si të tillë 

nuk bën ta dëmtojnë mjedisin prej të cilit varen.  

Punësimi brenda dhe përreth parkut kombëtar, perspektivën e ka në 

turizëm dhe bujqësi. 

Me rregullimin e parkut kombëtar do të duhej të tentohet të arrihet ajo që 

në mënyrë sa më të organizuar dhe të menaxhuar të ofrohet qarkullimi i sa 

më shumë vizitorëve, me qëndrim sa më të shkurtër, bazuar në qëllimet e 

planifikimit hapësinor të parkut, duke mundësuar vizita të shumta, gjithnjë 

në pajtim me rregullat e aplikueshme për zonat e ndryshme të mbrojtjes 

në kuadër të parkut dhe me synimin e përhershëm për ruajtjen e vlerave 

të parkut. 

Parqet nacionale nuk duhet të jenë pjesë e industrisë turistike, por mund 

të jenë pjesë kualitative e ofertës turistike. Parqet nacionale dhe parqet 

natyrore janë hapësira të vlerave dhe potencialeve të larta brenda një 

shteti, prandaj nuk duhet trajtuar si pjesë të zhvillimit të nivelit lokal.

17

Oferta turistike mund të rritet nëse zhvillimet janë të planifikuar duke e 



ditur se: 

 



 

Parqet kombëtare janë ikona të turizmit brenda dhe jashtë kufijve 

shtetëror, 

 



Parku krijon imazhin apo shenjën identifikuese kombëtare, 

 



Përfitimi ekonomik është më i madh jashtë parkut, 

 



Parku mbështetë jo vetëm ekonomitë lokale por të Kosovës në tërësi. 

Mundësitë që, ato që u thanë në pikat më lartë të jetësohen, do të 

rriteshin nëse parku kombetar do të njihej nga organizma ndërkombëtarë 

për arësye të mbrojtjes së vlerave të parkut dhe njohja pastaj do të 

krijonte mundësi për mbështetje financiare nga po të njëjtit organizma 

financiarë.

 

                                                            



17

 Johanesburg, 2002; www.world-tourism.org/sustainable/wssd/final-report.pdf 

Joshja e tregut më të gjerë me një frymë më konkurruese në turizmin 

botëror është një sfidë dhe kjo mund të arrihet përmes ofertës më të 

specializuar si: turizmi malor dimëror dhe veror, ekoturizmi, turizmi rural, 

turizmi kulturor, turizmi shëndetësor, turizmi për mirëqenie, turizmi 

aventurier,  etj. 

Lista e çështjeve të identifikuara

 



Arritja e standardeve evropiane për turizëm në të ardhmen; 

 



Kapacitetet e pamjaftueshme ne krahasim me kerkesat e 

turisteve/Ngritja e ofertës turistike; 

 

Kthimi i banoreve ne traditat lokale; 



 

Konkurrimi i Kosovës me resurset e veta natyrore për ofertë turistike, 



në raport me rajonin; 

 



Bashkëpunimi në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi në 

funksion të ruajtjes dhe  zhvillimeve të planifikuara në hapësirën 

gjeografike të Bjeshkëve të Nemuna; 

 

 

→ Mbledhja e pakontrolluar e bimëve mjekuese dhe frutave të egra 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə