Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə27/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



46 

 



Në Samitin për Tokën, të mbajtur në vitin 1992 në Rio de Zhaneiro

liderët botëror u morën vesh për një strategji gjithëpërfshirëse për 

„zhvillimin e qëndrueshëm”. Njëra prej marrëveshjeve kryesore që 

kanë dalë nga Samiti ka qenë Konventa për Diversitetin Biologjik. Kjo 

konventë i obligon shtetet që e kanë ratifikuar atë që të nxjerrin ligje 

dhe akte tė tjera juridike përmbajtjesore për mbrojtjen e mjedisit dhe 

të aplikojnë sistematikisht përgjegjësinë ndaj shkatërruesve dhe 

përgjegjësve për mjedisin jetësor. 

 

Konventa Europiane për Peisazhin - Firenca 2000 ka për qëllim kryesor 



mbrojtjen, menaxhimin dhe planifikimin e peisazheve në Europë. Ajo 

është pjesë e punës së Këshillit të Europës për trashëgiminë natyrore 

dhe kulturore, planifikimin hapësinor, mjedisin dhe vetëqeverisjen 

vendore. Shqetësimi për zhvillim të qëndrueshëm, i shprehur në 

konferencën e Rio de Zhaneiros, e bën peisazhin element shumë të 

rëndësishëm në krijimin e një balanci ndërmjet ruajtjes së trashëgimisë 

natyrore dhe kulturore si reflektim i identitetit dhe diversitetit europian 

dhe përdorimit të saj si burim ekonomik i aftë të gjenerojë vende pune 

në kuadrin e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. 

 



Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë arkitekturore të Europës - 

Granada 1985, ka për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë arkitekturore e 

cila përbën shprehjen e pazëvendësueshme të pasurisë dhe diversitetit 

të trashëgimisë kulturore të Europës, është njëra nga dëshmitë e së 

kaluarës sonë dhe bartjes tek gjeneratat e ardhshme. Përveç kësaj 

konventa synon përmirësimin e mjedisit urban dhe rural me përfshirjen 

e trashëgimisë në politikat e planifikimit urban dhe rregullimit të 

mjedisit që do të rezultojë me zhvillim ekonomik, social dhe kulturor të 

shteteve të Europës. 

 



Konventa e Espoos e vitit 1991 që ka hyrë në fuqi në vitin 1997 e që ka 

të bëjë me vlerësimin e ndikimit në mjedis në kontekstin ndërkufitar, i 

obligon shtetet që e kanë ratifikuar atë,  që ta bëjnë këtë vlerësim për 

aktivitete të caktuara qysh në fazat e hershme të planifikimit. Shtetet 

duhet ta njoftojnë njëra tjetrën dhe të konsultohen nëse implementimi 

i ndonjë projekti do të mund të kishte ndikim të pafavorshëm në 

mjedisin e hapësirës ndërkufitare. 

 



Konventa e Lluganos e vitit 1993 për detyrimet civile për dëmet që 

rezultojnë nga aktivitetet e rrezikshme për mjedisin jetësor i obligon 

ratifikuesit e kësaj konvente për kompensimet që palët dëmtuese 

duhet t’ua bëjnë palëve të dëmtuara për dëmet në mjedisin jetësor e 

gjithashtu i obligon për sigurimin e mjeteve për mbrojtje dhe për 

kthimin në gjendjen e mëparshme. 

 

Direktiva e Këshillit të Evropës për ruajtjen e habitateve natyrore dhe 



florës e faunës së egër e vitit 1992 i përcakton masat që duhet t’i 

ndërmarrin shtetet anëtare të Këshillit të Evropës në mënyrë që të 

ruhen habitatet natyrore, flora dhe fauna e egër. 

 



Sipas koncepteve të UNESCO-s, konventave dhe standardeve të BE-së, 

zhdukja e llojeve bimore dhe shtazore si dhe prerjet ilegale të pyjeve 

janë humbje e trashëgimisë natyrore të parkut. 

Në drejtim të mbrojtjes, ruajtjes dhe zhvillimit të një trashëgimie të pasur 

natyrore, autoritetet duhet të punojnë në rritjen e vetëdijes për vlerat e 

saj. 


Ligji për Planifikim Hapësinor përmban parimin për zhvillimin e 

qëndrueshëm dhe tani është koha që të gjitha parimet që përmban ky ligj, 

pastaj standardet, konventat dhe agjendat e ndryshme të përkthehen në 

veprime konkrete dhe të reflektohen në menaxhim. 

Zbatimi i ligjeve në fuqi dhe i konventave ndërkombëtare do të 

kontribuojë në zvogëlimin e problemeve mjedisore dhe të trashëgimisë 

kulturore në Parkun Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna’’. Ligjet relevante me 

sfidën në fjalë e të cilat duhet të zbatohen janë: 

 

Ligji për mbrojtjen e mjedisit,  



 

Ligji për mbrojtjen e natyrës, 



 

Ligji për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,  



 

Ligji për pyje, 



 

Ligji për mbrojtjen e tokave bujqësore,  



 

Ligji për mbrojtjen e ujërave, 



 

Ligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, 



 

Ligji për mbeturina, 



 

Ligji për kimikate, 



 

Ligji për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, 



 

Ligji për vlerësimin strategjik mjedisor



 

Ligji për mbrojtje nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe sigurinë 



nukleare, 

 



Ligji për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësive tjera, 

 



Ligji për mbrojtje nga zjarri

 



Ligji për trashëgiminë kulturore,  

 



Ligji për zonat e veçanta të mbrojtura 

 

Cilat janë mundësitë e identifikuara? 

Konteksti i ngushtë – Për mbrojtjen e mjedisit dhe të të gjitha vlerave të 

parkut do të duhej të ndërmerren hapa konkret si: 

 

Ndarja e qartë e përgjegjësive në menaxhimin e parkut; 



 

Përpilimi i planit menaxhues të parkut; 



 

Hulumtimet për gjendjen aktuale të biodiversitetit, prerjeve ilegale, 



fatkeqësive, ndotjeve në park; 

 



Nënshkrimi i konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës; 

 



Zbatimi i legjislacionit relevant në park 

Konteksti i gjerë - Parku dallohet me zona me vlera të veçanta natyrore, 

hidrografi, pyje, kullosa, livadhe dhe biodiversitet jo vetëm në Kosovë por 

edhe më gjërë. 

Zonat e ndjeshme natyrore dhe zonat tjera të vlefshme nuk mund të 

trajtohen në izolim, meqë ndikimi i këtyre zonave është më i gjërë. 

Përveç trendeve lokale nga komunat ku ka shtrirje Parku dhe dinamikës 

rajonale (shtrirja e Bjeshkëve të Nemuna edhe në shtetet  fqinje Shqipëri 

dhe Mal të ZI), ndryshimet globale në Ballkan dhe më gjërë, gjithashtu 

ndikojnë në mjedisin e hapur, si dhe menaxhimin e mbrojtjen natyrore, në 

veçanti në zonën a parkut.  

Si do t’i qaset Kosova ndryshimeve globale me ndryshimin fiziko-

gjeografik, biologjik etj. dhe si do të mund të ndihmojë në përpjekjet 

ndërkombëtare për të trajtuar këtë problem, është sfidë në kontekst më 

të gjërë?  



Lista e çështjeve të identifikuara 

 



Mungesa e menaxhimit dhe koordinimit të masave dhe aktiviteteve në 

park; 


 

Degradimi i pyjeve; 



 

Rrezikimi i biodiversitetit; 



 

Fatkeqësitë natyrore (erozioni, ortiqet, zjarri, smundjet); 



 

Shfrytëzimi joracional i kullosave; 



 

Mungesa e inventarizimit të llojeve bimore dhe shtazore



 

Mungesa e publikimit te llojeve specifike natyrore; 



 

Gjetja dhe shfrytëzimi i masave hidroteknike, bujqësore dhe biologjike 



si mundësi; 

 



Ndotja e ujit në zonat me potencial të zhvillimit të turizmit; 

 



Objektet me trashëgimi kulturore brenda dhe në afërsi të parkut; 

 



Prezenca e Zonave të veçanta të mbrojtura në kudër të parkut si: 

Patriarkana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit; 

 

Prezenca e vendbanimve në park dhe rreth tij; 



 

→ Ndërtimet e paplanifikuara 


Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə