Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə30/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



49 

II 

VIZIONI, PARIMET DHE CAQET 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2.

 

VIZIONI, PARIMET DHE CAQET 

2.1. VIZIONI 

 

Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” vend me biodiversitet të pasur ku 

të gjitha habitatet dhe llojet janë të ruajtura;  

Park me një shfrytëzim të qëndrueshëm të tokës, në funksion të ruajtjes 

dhe zhvillimit socio-ekonomik të tij, me theks të veçantë në zhvillimin e 

turizmit të qëndrueshëm, i cili rritë mirëqenjen e komunitetit brenda dhe 

përreth tij;  

Park  me numër të madhe të vizitorëve të cilët  aty gjejnë mikpritjen, 

inspirimin dhe kënaqësinë duke i shfrytëzuar mundësitë që i ofron për 

pushim e rekreim dhe binden për trajtimin shembullor tëPparkut; 

Banorët brenda dhe rreth parkut ruajnë dhe avansojnë trashëgiminë dhe 

traditat kulturore. 

 

 

2.2. SYNIMET DHE OBJEKTIVAT 

2.2.1. Synimi – Administrimi, menaxhimi efikas dhe bashkëpunimi 

në shërbim të parkut 

Në mënyrë që të mund ta kryejë funksionin e vet, Parku duhet të jetë nën 

mbikqyrjen dhe përgjegjësinë e një subjekti (organi) të caktuar, i cili do ta 

administrojë dhe menaxhojë atë park që në thelb do të thotë kujdes për 

ruajtjen dhe zhvillimin e tij. Rrjedhimisht një park që nuk do ta kishte këtë 

kujdes nuk do të mund t’i ruheshin vlerat e tij natyrore, kurse zhvillimet, 

qofshin ato ndërtime, qofshin vizita të turistëve do të ishin të 

paplanifikuara, stihike dhe të paorientuara dhe natyrisht kjo do të 

rezultonte me devalvimin dhe dëmtimin e hapësirës së parkut si dhe 

humbjen e atraktivitetit të tij për ta vizituar. Për këtë arësye, ky plan 

hapësinor, si synim të rëndësishëm e vë administrimin dhe menaxhimin 

efikas të parkut si dhe bashkëpunimin në shërbim të parkut.  

Objektivat për arritjen e këtij synimi janë: 

Objektivat: 

1.

 



Administrimi i mirë dhe transparent; 

2.

 



Menaxhimi efikas i zhvillimeve; 

3.

 



Bashkëpunimi vendor dhe ndërkombëtar  

2.2.2. Synimi – Mbrojtje, ruajtje dhe shfrytëzim racional i vlerave 

të trashëgimisë natyrore e kulturore në park dhe për rreth tij 

Një zonë e caktuar nuk do të mund të shpallej park kombëtar, nëse mjedisi 

atje nuk do të ishte i pastër dhe nëse ajo nuk do ta kishte një trashëgimi të 

pasur natyrore. Trashëgimia e pasur kulturore do të ishte një arësye më 

shumë për shpalljen e parkut kombëtar. Parku Kombëtar “Bjeshkët e 

Nemuna” i ka këto vlera, por kuptohet, në mënyrë që ai të vazhdojë të jetë 

park kombëtar dhe të funksionojë, është e nevojshme që këto vlera të 

ruhen. Funksionimi i parkut konsiston në krijimin e rrethanave që ai të 

vizitohet, të frekuentohet nga turistët e kjo në radhë të parë e nënkupton 

ruajtjen e vlerave natyrore dhe kulturore të tij. Për këto arësye planifikimi 

hapësinor i parkut kombëtar e ka për synim mbrojtjen, ruajtjen dhe 

shfrytëzimin racional të vlerave të trashëgimisë natyrore e kulturore në 

park dhe për rreth tij. Trashëgimia natyrore dhe kulturore është faktor i 

rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe parakusht themelor për zhvillimin e 

turizmit. Përmes menaxhimit të matur të pasurive të parkut do të 

kontribohet  në ruajtjen dhe thellimin e identitetit dhe llojllojshmërisë 

natyrore e kulturore. Janë caktuar disa objektiva që duhet të arrihen dhe 

në këtë mënyrë të arrihet edhe ky synim, të cilët janë: 

1.

 

Vetëdijesimi dhe informimi për parkun kombëtar; 



2.

 

Inventarizimi i biodiversitetit; 



3.

 

Publikimi i llojeve specifike natyrore; 



4.

 

Mbrojtja dhe ruajtja e llojeve bimore në përgjithësi dhe e bimëve 



relikte, endemorelikte, endemike autoktone të parkut dhe endemike 

të Ballkanit në veçanti; 

5.

 

Ruajta e faunës në përgjthësi dhe llojeve të gjitarëve dhe shpezëve 



endemike, relikte në veçanti; 

6.

 



Ruajtja e llojeve të shpezëve të cilat për shkak të rrezikut që iu kanoset 

gjenden në regjistrin e Librit të Kuq të Evropës; 

7.

 

Mbrojtja e të gjitha llojeve të vegjetacionit pyjor nga degradimi dhe 



prerja ilegale e tyre; 

8.

 



Mbrojtja e elementeve mjedisore (ajri, uji dhe toka) nga ndojta dhe 

degradimi; 

9.

 

Mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe të shkaktuara nga faktori njeri;  



10.

 

Monitorimi vazhdueshëm i burimeve ujore, pellgjeve lumore, liqeneve, 



dukurive morfologjike dhe mbrojtja e tyre nga ndotja dhe degradimi; 

11.


 

Aplikimi i regjimit të shfrytëzimit të resurseve dhe vlerave të parkut; 

12.

 

Vetëdijesimi dhe informimi mbi rolin dhe rëndësinë e trashëgimisë 



natyrore dhe kulturore; 

13.


 

Shfrytëzim racional i vlerave të trashëgimisë natyrore e kulturore të 

parkut; 

14.


 

Sigurimi i infrastrukturës së nevojshme për zonat dhe objektet e TK

15.

 

Rikonstruktimi i objekteve me vlerë të TK-së duke ruajtur 



autenticitetin e plotë të tyre; 

16.


 

Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të organizatave qeveritare dhe 

joqeveritare të nivelit qendror dhe lokal; 

17.


 

Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë së luajtshme dhe shpirtërore 



 

2.2.3. Synimi – Zhvillimi i turizmit dhe ngritja ekonomike e parkut 

Zhvillimi i turizmit dhe ngritja ekonomike e parkut  është  njëri prej 

synimeve më të rëndësishëm për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. 

Hartimi i strategjisë për zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë 

zhvillimin e turizmit në kuadër të parkut dhe rreth tij është sfidë e 

rëndësishme që të siguroj turizëm cilësor duke pasur parasysh që burimet 

natyrore janë të kufizuara. Për të, jo vetëm që duhet minimizuar efektet 

negative në mjedis, por përfitimet ekonomike prej turizmit duhet të 

kontribuojnë në mbrojtjen, përdorimin e qëndrueshëm e të planifikuar të 

burimeve natyrore. 

Resurset natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me 

trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar 

kështu baza të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə