Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə32/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



51 

III 

KORNIZA  

E ZHVILLIMIT HAPËSINOR

 

 

 

3.

 

KORNIZA E ZHVILLIMIT HAPËSINOR 

Korniza e zhvillimit hapësinor shpreh parashikimin e dëshiruar hapësinor 

për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ajo përmban konceptin e 

zhvillimit të ardhshëm hapësinor dhe strukturën hapësinore për zhvillimin 

dhe organizimin e ardhshëm. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

→ PHK – Koncepti i zhvillimit hapësinor 

3.1. KONCEPTI I ZHVILLIMIT HAPËSINOR 

Bazuar në konceptin kryesor të zhvillimit hapësinor, të definuara në Planin 

Hapësinor të Kosovës 2010-2020+, territori i Kosovës ndahet në zona sipas 

karakteristikave dhe potencialeve të ngjashme zhvillimore. Në këtë 

drejtim,  Rajoni i Pejës, pjesë e të cilit është edhe Parku Kombëtar 

“Bjeshkët e Nemuna”, ndodhet në hapësirën me ngjyrë portokalli, në 

pjesën perëndimore të Kosovës. Kjo zonë për shkak të përmbajtjeve dhe 

vlerave dominuese dhe të dëshmuara natyrore, ka qenë arsyeja kryesore 

që të përkufizohet me epitetin “Kopshti i Kosovës”. Ky përkufizim është 

themeli nga i cili është filluar ndërtimi i konceptit zhvillimor hapësinor për 

vet zonën e Parkut. 



Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



52 

Vizioni për zhvillimin e ardhshëm hapësinor për këtë hapësirë, i dhënë në 

Planin Hapësinor të Kosovës është: 

Zonë e zhvilluar kulturore e turistike, agro-industriale dhe tregtare, 

zhvilluar në rrënjët dhe traditat e lashta, me qeveri lokale të përgjegjshme 

dhe efikase, në bashkëpunim me qytetarët e saj dhe aktorët për zbatim të 

qëllimeve zhvillimore, me shfrytëzim të resurseve natyrore dhe njerëzore, 

posaçërisht në fushën e turizmit, afarizmit e bujqësisë. 

Shpallja e Bjeshkëve të Nemuna park kombëtar dhe realizimi i zhvillimeve 

hapësinore që janë paraparë atje me planin hapësinor, është një hap 

shumë i rëndësishëm për jetësimin e vizionit për “Kopshtet e Kosovës”. 

Koncepti i zhvillimit hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” e 

ka ndarë hapësirën e parkut në zona sipas regjimit të mbrojtjes, 

shfrytëzimit të Parkut dhe sipas strukturave hapësinore. Më pas, në proces 

të zhvillimit të konceptit  janë trajtuar tre skenarë të zhvillimit të këtyre 

zonave. 

 

3.1.1. Ndarja në zona sipas regjimit të mbrojtjes dhe shfrytëzimit 

Kjo ndarje është bërë duke u respektuar Ligji për Parkun Kombëtar 

“Bjeshkët e Nemuna”i cili kërkon që hapësira e parkut t’i ketë 4 zona të 

cilat dallojnë përnga regjimi i mbrojtjes së tyre. Ato janë:  

1.

 



Zona e parë – mbrojtja strikte; 

2.

 



Zona e dytë – menaxhimi aktiv; 

3.

 



Zona e tretë – shfytëzimi i qëndrueshëm; 

4.

 



Zona e ndikimit – jashtë parkut, 50 metra nga kufiri i parkut. 

Identifikimi dhe definimi i kufinjve të zonave I, II dhe III është bërë përmes 

ekspeditave në terren të grupit të ekspertëve duke u bazuar në vlerat 

natyrore me ç’rast janë përdorur kriteret si: 

 

Biodiversiteti i vlerave natyrore (florës, faunës, ekosistemeve, 



habitateve etj.); 

 



Karakteri endemo-relikt i vlerave natyrore

 



Rrezikshmëria e vlerave natyrore

 



Vlerat biogjeografike, gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike dhe 

peisazhore

 

Kufiri natyror dhe fizik i zonave (luginat, kurrizet malore, prrockat dhe 



lumenjtë, kufiri i vegjetacionit pyjor, shkëmbinjtë, rrugët etj.)  

 

Zona e parë  

Si  zonë e parë e mbrojtjes në territorin e PK “Bjeshkët e Nemuna” janë 

propozuar  disa  hapësira  me gjithësejt  9927  ha që përbëjnë 15.8% të 

sipërfaqes së parkut kombëtar. Zona e parë paraqitet me vlera të veçanta 

natyrore të cilat karakterizohen me biodiversitet të pasur të florës, faunës, 

habitateve dhe të ekosistemeve. Ajo në përbërjen e saj karakterizohet me 

ekosistemet me potenciale autentike të pandryshuara ose pak të 

ndryshuara si rezultat i praktikave tradicionale të menaxhimit. Kjo zonë 

poashtu karakterizohet me dendësi të lartë të llojeve tipike, të rralla dhe 

endemike të bimësisë, me dendësi të lartë të bimëve që janë vënë nën 

mbrojtje, me shkëmbinj të veçantë dhe është zonë me rëndësi të madhe 

për linjat e migrimit të dhive të egra, arinjve dhe rrëqebujve. Këtu, jeta e 

lirshme e habitateve të botës bimore (flora me speciet pyjore, barishtore, 

etj) dhe shtazore (fauna me speciet e sisorëve, rrëshqitësve, shpezëve, 

etj), duhet të zhvillohet  në kushte krejtësisht natyrore.  Hapësirat  e 

identifikuara në terren si zonë e parë do të shpallen rezervate të natyrës të 

cilat janë nën mbrojtje strikte. Rezervatet e natyrës

 

mund të shfrytëzohen 



vetëm për nevojat shkencore dhe arsimore. 

 

Zona e dytë 

Si zonë e dytë në territorin e PK “Bjeshkët e Nemuna” është propozuar 

sipërfaqja  prej 45832  ha që përbën 72.7  % të sipërfaqes së parkut 

kombëtar. Pjesë e konsiderueshme e cila i takon zonës së dytë mbulohet 

me pyje dhe kullosa. Kullosat janë të përhapura mbi vegjetacionin 

barishtor ku mbizotëron klima e maleve të larta (alpine dhe subalpine).  

Zona e dytë është me sipërfaqe më të madhe në krahasim me dy zonat e 

tjera dhe karakterizohet me ekosisteme pyjore dhe barishtore. Në këtë 

zonë janë të pranishme llojet e rralla e të rrezikuara si dhe endemike të 

florës, faunës, por në krahasim me zonën e parë, prania e tyre është më e 

kufizuar. Kjo zonë, përveq biodiversitetit të pasur natyror, posedon edhe 

vlera të rëndësishme biogjeografike, gjeologjike, gjeomorfologjike, 

hidrologjike, pedologjike dhe peizazhore. 

Zona e dytë është zonë me mbrojtje të orientuar, më pak rigoroze se sa në 

zonën e parë dhe ku njeriu mund të intervenojë, por në mënyrë të 

kontrolluar. Zona është e dedikuar për pushim aktiv dhe rekreacion të 

popullësisë. Aktivitetet e lejuara në këtë zonë janë:  

1.

 



Aktivitetet bujqësore siq është kultivimi i drithërave dhe kulturave të 

tjera bujqësore, por me norma të caktuara të përdorimit të pesticideve, 

herbicideve dhe plehrave azotike;  

2.

 



Prerja e pyjeve për qëllime sanitare, për plotësimin e nevojave të 

banorëve rezident për ngrohje dhe për evitimin e shpërndarjes së 

zjarreve;  

3.

 



Ripyllëzimi në hapësira që shërbejnë si mbrojtës dhe rregullues të 

dëmtimeve mjedisore pa ndikim ne pyjet ekzistuese;  

4.

 

Aktivitetet për një blegtori ekstenzive, mbajtja e lopëve, deleve dhe 



kuajve, kullotja e kontrolluar e tyre, mbajtja dhe kullotja e dhive në tufa 

jo të mëdha – më së shumti deri 100 krerë dhi në 10 km²; 

5.

 

Bletaria;   



6.

 

Vjelja e frutave të imta dhe bimëve mjekuese në periudha të caktuara 



kohore gjatë vitit,  

7.

 



Kultivimi i frutave, por jo i frutave dhe bimëve komplementare që u 

bëjnë konkurrencë frutave ekzistues; 

8.

 

Ndërtimi i shtigjeve të skijimit në vendet ku nuk dëmtohen ose ku 



shumë pak dëmtohen pyjet, ndërtimi i shtigjeve për shetitje me punkte 

për çlodhjen e vizitorëve; 

9.

 

Instalimi i ski liftave, teleferikëve;  



10.

 

Aktivitetet rekreative sportive si shetitja, ngasja e biçikletës, skijimi, etj;  



11.

 

Ndërtimi i rrugëve dhe hekurudhave që lidhin territoret të cilët i 



përkasin zonës së tretë, kurse nuk lejohet ndërtimi i autoudhëve; 

12.


 

Nuk lejohet transportimi i derivateve dhe materieve të tjera të 

dëmshme; 

13.


 

Shfrytëzimi i resurseve ujore të rrjedhshme që ndodhen deri në 

lartësinë prej 1500 metrash me qëllim të furnizimit të banorëve me ujë; 

14.


 

Shfrytëzimi i resurseve ujore që ndodhen deri në lartësinë prej 1500 

metrash me qëllim të furnizimit të banorëve me ujë në mënyrë 

individuale përmes puseve duke e ndërtuar infrastrukturën e tyre 

përcjellëse; 

15.


 

Shfrytëzimi jo industrial i resurseve minerare, ndërsa nuk lejohet 

operimi i minierave sipërfaqësore si guroret dhe i atyre nëntokësore, 

apo xeheroret; 

16.

 

Me leje të veçantë mund të ndërtohen spitale me karakter specifik siq 



janë spitalet për sëmundjet kardiovaskulare, të mushkërive etj., por nuk 

lejohen aktivitetet që shkojnë në kundërshtim me traditën dhe kulturën 

e banorëve të parkut.  

Përveq ndërtimeve që u përmendën më lartë, ndërtime tjera nuk lejohen 

në këtë zonë. Aktivitetet që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e pasurive të 

natyrës  në zonën e dytë, më hollësisht rregullohen me planin e 

menaxhimit të parkut kombëtar. 

 

Zona e tretë 

Si Si zonë e tretë në territorin e PK “Bjeshkët e Nemuna” janë propozuar 

gjithësejt 61 hapësira me 7269  ha që përbëjnë 11.5  % të sipërfaqes së 

parkut. Sipërfaqet e këtyre zonave varirojnë nga 1 ha deri në 582 ha. Zona 

e tretë i përfshinë të gjitha sipërfaqet barishtore dhe gurore të cilat nuk 

kanë vlera të veçanta të biodiverzitetit as vlera të veçanta kulturore-

historike. Zona III, në krahasim me zonat I dhe II, ka kushte të volitshme 

gjeografike, relievore dhe klimatike për zhvillimin e turizmit. Zona e tretë 

ndahet në tri nënzona: zona IIIa apo zona e vendbanimeve, zona IIIb apo 

zona ku gjenden stanet dhe zona IIIc apo zona e zhvillimit. Në nënzonat IIIa 

dhe IIIc, përveq aktiviteteve që lejohen në zonën e dytë, lejohen edhe 

ndërtime në funksion të banimit, arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit 

ekonomik, me theks të veçantë në zhvillimin e turizmit. Në nënzonën IIIb 

të staneve, lejohet vetëm ndërtimi i staneve tjera, me materialet që janë 

karakteristike për stanet, ndërtimi i objekteve për bagëtinë dhe i objekteve 

përcjellëse për bylmetin. Në zonën III në përgjithësi nuk lejohet ndërtimi i 

kapaciteteve industriale të cilat e ndotin mjedisin. Ndërtimet duhet të jenë 

të bazuara në këtë plan hapësinor dhe në planet rregulluese e poashtu të 

jenë në harmoni të plotë me mjedisin natyror. 

 

 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə