Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə36/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   32   33   34   35   36   37   38   39   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



59 

krijohej apo forcohej pas një informimi të mirë për vlerat që i ka 

parku. Veprimet e nevojshme për arritjen e këtij objektivi janë: 

a.

 



Plani i menaxhimit të parkut duhet ta përmbajë programin 

vjetor për komunikim me publikun/marketing/, promovimin e 

vlerave te parkut; 

b.

 



Rritja e  ndërgjegjësimit sa i përket parkut kombëtar përmes 

pjesëmarrjes në iniciativat ndërkombëtare, konkurimit dhe 

fushatave senzibilizuese;  

c.

 



Puna me autoritetet e arsimit për të rritur ndërgjegjësimin rreth 

zonave të mbrojtura përmes programeve shkollore dhe 

aktiviteteve në park; 

d.

 



Plani i menaxhimit të parkut duhet t’i përmbajë hartat/dispozitat 

për hapësirat në të cilat publiku ka çasje dhe për ato ku nuk ka 

e.

 

Përgatitja e librit  dhe broshurave me informatat për parkun 



kombëtar; 

4.2.2.

 

Objektivi  –  Inventarizimi i biodiversitetit –  Si një hap i 

domosdoshëm në mbrojtjen e biodiversitetit është inventarizimi i tij. 

Ky është një objektiv tjetër për parkun që konsiston në njohjen, 

renditjen,  katalogimin dhe vënjen në hartë gjatë një periudhe të 

caktuar të njësive si: gjini, individë, popullata, lloje, habitate, 

peisazhe dhe ekosisteme. Objektivi mund të arrihet me: 

a.

 

Krijimin e bazës së të dhënave hapësinore për parkun kombëtar e 



cila do të shërbejë si një vegël administrative për menaxhim dhe 

hulumtim e ku përfshihen informacionet për zhvillimin fizik, 

transportin, biodiversitetin, shfrytëzimin e tokës, zonimin në park 

etj. 


4.2.3.

 

Objektivi  –  Publikimi i llojeve specifike natyrore –  Llojet specifike 

duhet të jenë në qendër të vëmendjes, duke marrë parasysh 

rëndësinë që e kanë në pikëpamje ekologjike dhe shkencore. Llojet e 

tilla duhet të cilësohen si lloje prioritare që duhet të monitorohen. 

Në mënyrë që llojet specifike natyrore të publikohen duhet: 

a.

 



Plani i menaxhimit të parkut t’i përmbajë dispozitat për 

raportimin vjetor sa i përket statusit të llojeve të veçanta 

natyrore dhe çfarëdo ndryshimeve të rëndësishme gjatë vitit 

Aktiviteti mundëson regjistrimin e pranisë së llojeve specifike brenda 

parkut me qëllim të monitorimit, për të siguruar mbrojtjen adekuate 

të tyre. 



4.2.4.

 

Objektivi – Mbrojtja dhe ruajtja e llojeve bimore në përgjithësi dhe 

e bimëve relikte, endemorelikte, endemike autoktone të parkut 

dhe endemike të Ballkanit në veçanti – Parku kombëtar vlerësohet 

në bazë të pasurisë së tij me lloje bimore, sidomos me bimë relikte, 

endemorelikte dhe endemike autoktone. Parku Kombëtar “Bjeshkët 

e Nemuna” e ka një pasuri të tillë dhe objektivi është që ajo të 

mbrohet dhe të ruhet sepse kështu ruhen vlerat e parkut e me këtë 

edhe rëndësia dhe atraktiviteti i parkut. Është e nevojshme të 

kryhen disa veprime në mënyrë që ky objektiv të arrihet e ato janë: 

a.

 



Identifikimi brenda bazës së të dhënave hapësinore të PK i 

llojeve të rendesishme të bimëve që duhet të përfshihen në 

listën e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Bimësisë. Identfikimi dhe 

vlerësimi i tyre ju mundeson menagjereve te parkut t’i 

përcaktojnë vendet për konservim. 

b.

 



Hartimi i pjesës së dytë të Librit të Kuq të Florës Vaskulare të 

Kosovës. Ky veprim mundëson identifikimin e habitateve brenda 

parkut dhe llojeve të bimëve vaskulare të cilat janë të rrezikuara 

dhe kërkojnë menagjim të shpejtë dhe efikas. 



4.2.5.

 

Objektivi  –  Ruajta e faunës në përgjthësi dhe llojeve të gjitarëve 

dhe shpezëve endemike, relikte në veçanti –  Parku kombëtar, 

poashtu vlerësohet në bazë të pasurisë me lloje të faunës, pra me 

lloje të gjitarëve dhe shpezëve endemike dhe relikte. Një pasuri të 

tillë Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” e posedon dhe natyrisht 

objektivi është që ajo të ruhet në mënyrë që kështu të ruhen vlerat e 

parkut e me këtë edhe rëndësia dhe atraktiviteti i parkut. Në mënyrë 

që ky objektiv të arrihet, duhet të kryhen disa veprime: 

a.

 



Krijimi  i invenatrit te gjithareve si pjese e bazës së te dhenave 

hapesinore, duke perfshire habitatet dhe rruget e migrimit; 

b.

 

Krjimi i rrjetit te monitrimit per karnivoret, veçanërishtisht për 



llojet qe jane te kercenuar me zhdukje; 

c.

 



Identifikimi i llojeve te cilat kerkojne trajtim te duhur – është e 

nevojshme që disa lloje te mbrohen per shkak te terreneve 

karstike dhe pjeseve perberse te tyre; 

d.

 



Identfikimi dhe mbrojtja e llojeve te cilat tregojne për ndotjen e 

mjedist. Llojet e mbrojtura mund te perdoren vetem me 

miratimin e autoritetit kompetent. 

4.2.6.

 

Objektivi – Ruajtja e llojeve të shpezëve që janë në Librin e Kuq të 

Evropës  –  Ky  objektiv pra fokusohet në ruajtjen e llojeve të 

shpezëve që gjenden në regjistrin e Librit të Kuq të Evropës. 

Veprimet apo aktivitetet që duhet të ndërmerren për arritjen e këtij 

objektivi janë: 

a.

 

Hartimi i Librit te Kuq te Kosoves per ornitofaunen - ky aktivitet 



mundeson identifikimin e habitateve dhe llojeve te ornitofaunes 

qe jane ne rrezik te zhdukjes dhe te cilat kerkojne menagjim te 

shpejtë dhe efikas. 

b.

 



Vendosja e rrjetit afatgjate per monitorimin e shpendeve – me 

vendosjen e rrejtit krijohet nje platforme per monitorim siq 

është monitorimi dinamik sezonal dhe monitorimi i ritmit 

biologjik. 



4.2.7.

 

Objektivi  –  Mbrojtja e të gjitha llojeve të vegjetacionit pyjor nga 

degradimi dhe prerja ilegale e tyre –  Fatkeqësisht sot në park ka 

prerje ilegale të pyjeve. Përkundër kësaj, parku ende është i pasur 

me pyje, por nëse kjo dukuri do të vazhdonte edhe në të ardhmen, 

parku do të rrezikohej seriozisht. Që kjo të mos ndodhë, është 

caktuar ky objektiv për mbrojtjen e të gjitha llojeve të vegjetacionit 

pyjor. Ky objektiv do të mund të arrihej përmes veprimeve: 

a.

 

Prerja e kontrolluar fito-sanitare e pyjeve – Prerja e kontrolluar 



e pyjeve, si diçka e domosdoshme, duhet të bëhet në zonën e 

dytë dhe atë tretë të parkut në mënyrë që ta kemi një 

zhvillimin normal të tyre. 

b.

 



Identifikimi i lokacioneve ne zonen e dyte per qellim te 

ripyllezimit dhe ndertimit të ujembledhesve  per mbrojtjen e 

pyllit; 

c.

 



Integrimi i nje kadastri modern te pyjeve brenda bazës së te 

dhenave hapesinore te PK,  i cili do te dokumentoje dhe 

azhurnoje pasurinë pyjore, jo vetem si siperfaqe dhe vellim, por 

edhe si vlerë dhe pronesi ne te gjitha nivelet e administrimit 

   

4.2.8.

 

Objektivi – Mbrojtja e elementeve mjedisore (ajri, uji dhe toka) nga 

ndojta dhe degradimi –  Nuk kemi rezultate te cilësisë së ajrit te 

monitoruar ne Parkun Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna’’, mirëpo si 

zonë larg ndikimeve urbane, industriale dhe te transportit, 

konsiderohet si zonë me ajër të pastër. Monitorimi aktual i cilësisë 

së ujërave sipërfaqësore është i pamjaftueshëm për të paraqitur një 

vlerësim të plotë të situatës. Sa i përket tokës, është prezente 

dukuria e degradimit të saj përmes  prerjes ilegale të pyjeve që 

shkakton rritjen e shkallës së erozionit apo rrëshqitjen e dheut. Në 

mënyrë që të arrihet objektivi për mbrojtjen e ajrit, ujit dhe tokës, 

është e nevojshme:



 

a.

 



Integrimi i të dhënave për burimet e ndotjes në bazën e të 

dhënave hapësinore për parkun kombëtar 

b.

 

Ngritja e nivelit të monitorimit përmes sigurimit të laboratorit 



lëvizës për matjen e parametrave ndotës LNP,PM10, SO2, NO2, 

Ozoni dhe Pb, ndërtimit të stacionit hidrometeorologjik në 

lumin Erenik dhe atij afër gurrës së Radavcit.  –  Të dy këto 

stacione ndërtohen pas përcaktimit paraprak të pikave nga 

ekspertët e hidrologjisë. 

c.

 



Monitorimi vazhdueshëm i burimeve ujore, pellgjeve lumore, 

liqeneve,  zonave pyjore, kullosave, pasazheve dhe  dukurive 

morfologjike(shpellave, cirqeve, gurrave, kanjoneve etj); 

d.

 



Monitorimi i vazhdueshëm në lokacionet ku shfrytëzohet uji 

për pije dhe për hidro-energji; 

e.

 

Raportimi i vazhdueshëm nga personat përgjegjës për 



monitorim nga Drejtoria e Parkut  tek Agjencia e Mbrojtjes së 

Mjedisit të Kosovës; 

f.

 

Vendosja e impiantit për trajtimin e ujrave të zeza; 



g.

 

Rikuperimi në sipërfaqet tokësore të dëmtuara nga ndërtimi i 



infrastrukturës; 

h.

 



Menaxhimi i mbeturinave; 

b.

 



Ndërmarrja e masave antierozive si:  

o

 



Ndërtimi i tarracave, gardianeve, dhe pendëve;

  

o



 

Mbrojtja e pyjeve ekzistuese nga prerjet e pakontrolluara 

dhe zjarri;  

o

 



Krijimi i brezave te gjelbra ne ato vise ku shkalla e erozionit 

është e lartë;  

o

 

Pyllëzimi i viseve te zhveshura dhe atyre te degraduara  



 

4.2.9.

 

Objektivi  –  Mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe të shkaktuara 

nga faktori njeri –  Fatkeqësitë natyrore dhe te shkaktuara nga 

faktori njeri janë rreziqe qe ndikojnë negativisht në mjedis, ekonomi 

dhe në jetën sociale. Për këtë arësye, njëri nga objektivat për parkun 

kombëtar është edhe mbrojtja nga këto fatkeqësi. Ky objektiv mund 

të arrihet përmes këtyre veprimeve: 

a.

 



Hartimi i planit emergjent për parkun; 

b.

 



Përgatitja e hartave të rreziqeve nga ekspertet e fushave te 

ndryshme  –  Përgatitja e këtyre hartave ka për qellim mbrojtjen 

dhe ruajtjen e vlerave te natyrës, si dhe njeriun me veprimtaritë 

socio-ekonomike Në hartë paraqitet pasqyrë e përafërt për 

situata të rrezikshme sipas kalendarit dhe sipas hapësirave ne 

Bjeshkët e Nemuna. Aty tregohen  zonat e rrezikshme varësisht 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   32   33   34   35   36   37   38   39   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə