Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə37/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



60 

nga stina e vitit, tërësia hapësinore dhe elementi rrezikues. 

Hartat që duhet të bëhen janë: 

o

 



harta për zonat që kanë rrezikshmëri nga ortiqet; 

o

 



harta për zonat që kanë rrezikshmëri nga rrëshqitjet e 

dheut; 


o

 

harta për zonat që kanë rrezikshmëri nga erozionet e 



rrezikshme; 

o

 



harta për zonat që kanë rrezikshmëri sizmike; 

o

 



harta për zonat shtegtuese me pjerrtësi shumë të 

mëdha; 


o

 

harta për zonat që kanë rrezikshmëri nga kafshët e 



egra; 

o

 



harta për zonat me potencial rreziku për zjarre; 

e.

 



Bashkëpunimi dhe mbajtja e ushtrimeve të përbashkëta në mes 

të Drejtorisë së Parkut, komunave, institucioneve relevante dhe 

forcave të reagimit (njësitë e zjarrfikësve, policia, ndihma e parë, 

mbrojtja civile, FSK, KFOR  si dhe shoqëria civile). 



4.2.10.

 

Objektivi  –  Aplikimi i regjimit të shfrytëzimit të resurseve dhe 

vlerave të Parkut  –  Për të gjitha resurset e parkut duhet të 

aplikohet regjimi i shfrytëzimit në mënyrë që të krijohen kushte të 

volitshme për mbrojtjen e tyre. Poashtu duhet të bëhet ndarja e 

përgjegjësive për përkujdesjen dhe ndërmarrjen e masave dhe 

veprimeve adekuate. Për arritjen e këtij objektivi janë të 

nevojshme këto veprime: 

a.

 

Hartimi i planit menaxhues për parkun ku është i caktuar ky 



regjim i shfrytëzimit –  Regjimi i shfrytëzimit ka të bëjë me 

shfrytëzimin e tokës bujqësore, kullosave, livadheve, fryteve 

malore, bimëve mjeksore, kërkudhave, si dhe trupave ujore.  

b.

 



Monitorimi i aplikimit të regjimit të shfrytëzimit dhe raportimi i 

vazhdueshëm për këtë tek Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të 

Kosovës 

4.2.11.

 

Objektivi – Vetëdijesimi dhe informimi mbi rolin dhe rëndësinë e 

trashëgimisë natyrore dhe kulturore – Organizimi i kampanjave të 

ndryshme për vetëdijësim dhe informim të banorëve që jetojnë në 

park, për turistët që e vizitojnë parkun, për institucionet 

parashkollore, shkollore, për institucionet vendimmarrëse dhe për 

të gjithë ata që dëshirojnë t'a vizitojnë parkun, është komponentë 

shumë e rëndësishme dhe primare për qëndrueshmërinë e parkut. 

Informimi për kategoritë e mbrojtjes së zonave, për aktivitetet që 

lejohen dhe nuk lejohen në park, si dhe vlerat e resurseve natyrore 

dhe kulturore, është një element shumë i rëndësishëm i këtij 

objektivi.      

Aktivitetet me të cilat do të arrihet objektivi janë: 

a.

 



Trashëgimia kulturore e Kosovës (arkeologjike, arkitekturore, e 

luajtshme dhe shpirtërore) të përfshihet në planprogramet 

shkollore; 

b.

 



Specializimi i ciceronëve për vlerat natyrore, historike dhe 

kulturore të parkut të Bjeshkëve të Nemuna; 

c.

 

Pregatitja e hartave, fletëpalosjeve dhe broshurave për pasuritë 



natyrore dhe kulturore që posedon parku; 

d.

 



Programet dokumentare për parkun, emitimi në ditët e caktuara 

të manifestimeve vjetore;  

e.

 

Organizimi vjetor i ekskursioneve shkollore, vizitë objekteve 



natyrore dhe kulturore. 

4.2.12.

 

Objektivi – Shfrytëzim racional i vlerave të trashëgimisë natyrore 

e kulturore të Parkut  –  Objektivi konsiston në atë që vlerat e 

trashëgimisë natyrore e kulturore të mbrohen nga keqpërdorimi dhe 

të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme në mënyrë që ato vlera 

të ruhen dhe t’i trashëgojnë edhe gjeneratat e ardhshme. Ky 

objektiv do të mund të arrihej duke i ndërmarrë veprimet si: 

a.

 



Përfshirja e trashëgimisë kulturore (arkeologjike, arkitekturore, 

të luajtshme, shpirtërore dhe peisazhet) në planet e nivelit lokal 

si: PZHK, PZHU dhe PRrU-në që përfshinë zonën me trashëgimi 

kulturore, ku njëherit do të bëhet kontrollimi i zhvillimeve të 

ardhshme në këto zona. 

b.

 



Hartimi i planeve të  konservimit dhe menaxhimit për zonat me 

trashëgimi kulturore për komunat që janë pjesë e parkut; 

c.

 

Gjetja e formave të partneritetit publiko-privat të cilat do të 



ofronin mundësi të konservimit, përfshirë mirëmbajtjen e 

objekteve me vlera kulturore 



4.2.13.

 

Objektivi – Sigurimi i infrastrukturës mbështetëse për zonat dhe 

objektet e TK – Ky objektiv ka të bëjë me sigurimin e informacionit 

të nevojshëm në park për orientimin e vizitorëve, por edhe me 

promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të parkut.  Veprimet 

apo aktivitetet me të cilat mund të arrihet ky objektiv janë: 

a.

 

Krijimi i një sistemi të shenjëzimit për vlerat e trashëgimisë 



kulturore e natyrore; 

b.

 



Hartimi i planit për menaxhimin e parkut, i cili duhet ta 

promovojë trashëgiminë kulturore, shtëpitë kullë në formë 

bujtinash, si njësi akomodimi, kishat, xhamitë, teqet etj.  

4.2.14.

 

Objektivi  –  Rikonstruktimi i objekteve me vlerë të TK-së duke 

ruajtur autenticitetin e plotë të tyre –  Mbrojtja e objekteve me 

vlera kulturore, ku secili nga ata ka një histori në vehte, ruajtja e 

autenticitetit dhe vlerës së tyre është një objektiv parësor. Me 

rikonstruktimin dhe funksionalizimin e tyre do të mbrohet e kaluara 

dhe identiteti ynë dhe njëkohësisht do të shfrytëzohet dhe ruhet për 

gjeneratat e ardhshme. Për arritjen e këtij objektivi është i 

nevojshëm: 

a.

 



Identifikimi i objekteve dhe nevojave për rikonstruktim dhe 

caktimi i prioriteteve; 



4.2.15.

 

Objektivi  –  Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të 

organizatave qeveritare dhe joqeveritare të nivelit qendror dhe 

lokal  –  Rëndësi të veçantë për parkun ka bashkëpunimi 

ndërinstitucional, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, duke 

i respektuar detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë që i takojnë secilit 

institucion në veçanti si dhe koordinimi i të gjitha aktiviteteve që 

dalin nga objektivat e përcaktuara më parë. Pozita gjeografike e 

Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, kufizimi me shtetin e 

Shqipërisë dhe të Malit të Zi, ofron mundësi të lidhjes dhe 

bashkëpunimit ndërkufitar përmes projekteve që kanë të bëjnë me 

promovimin e trashëgimisë natyrore objekteve kulturore, 

peisazheve të ndryshme si dhe ushqimit tradicional të fshatrave që 

përfshihen në këtë trekëndësh parqesh ndërshtetëror. Në mënyrë 

që ky objektiv i bashkëpunimit të arrihet, është e nevojshme të 

kryhen aktivitetet si: 

a.

 



Mbështetje nga ana e nivelit shtetëror mbi rolin dhe rëndësinë e 

vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të parkut, përmes 

politikave zhvillimore, që do të jenë bazë për arritjen e qëllimit 

tonë që është mbrojtja e TK dhe TN nga degradimi i 

vazhdueshëm; 

b.

 



Harmonizimi i planeve zhvillimore që kanë të bëjnë me zhvillimin 

e turizmit të Bjeshkëve të Nemuna, që i takojnë Shqipërisë dhe 

Malit të Zi, ku do të klasifikoheshin zonat dhe lokalitetet 

turistike; 

c.

 

Promovimi i vlerave natyrore dhe kulturore të secilit shtet, 



organizimi i eksursioneve të përbashkëta turistike duke i'u dhënë 

rëndësi datave të caktuara vjetore (të organizohen në të gjitha 

stinët e vitit) 

4.2.16.

 

Objektivi – Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë së luajtshme 

dhe shpirtërore – Duke e ditur se trashëgimia kulturore në tërësi e 

sidomos ajo shpirtërore, pra forma e shprehjes kulturore, e kaluara 

historike, traditat, ushqimi,  vallet, veshjet, ritet etj paraqet 

identitetin e kësaj treve, me këtë objektiv dëshirohet që ky identitet 

të ruhet dhe të përcillet tek gjeneratat e ardhshme. Aktivitetet me të 

cilat do të arrihet ky objektiv janë: 

a.

 

Organizimi i aktiviteteve në formë të ekspozitave, panaireve, 



koncerteve, festave apo tjetër ku mund të prezantohet 

trashëgimia kulturore përfshirë atë shpirtërore (zakonet, doket, 

ritet, vallet, muzika, kënga dhe shprehjet artistike

-artizanatet, 

zejet etj); 

b.

 



Promovimi i trashëgimisë shpirtërore dhe të luajtshme duke 

organizuar gara të ndryshme në shkolla, ekskurzione në fundvit 

ekspozita të vizatimeve, fotografive dhe aktivitete tjera 

shkollore; 

c.

 

Ndërtimi i një muzeu etnologjik i "parkut" në të cilin do të 



prezantohen veshjet, armët, enët që janë përdorur për ushqim, 

elementet dekorative të qëndisura, veglat e punës, ato muzikore 

dhe veglat e shtëpisë të gdhendura nga druri, si dhe ushqimi  

tradicional i këtyre anëve; 

d.

 

Përkrahja e projekteve që stimulimojnë zhvillimin e veprimtarisë 



artizanale dhe kultivimin e gastronomisë tradicionale. 

 

4.3.

 

SYNIMI 3 –  ZHVILLIMI SOCIO-DEMOGRAFIK NË 

VENDBANIMET BRENDA DHE PËR RRETH PARKUT  

Realizimi i këtij synimi do të bëhet i mundshëm përmes zbatimit të 

objektivave si në vazhdim: 

4.3.1.

 

Objektivi – Ngritja e cilësisë së edukimit – arsimimit – Një numër i 

konsiderueshëm i vendbanimeve rurale është shpopulluar, një pjesë 

e tyre është shpopulluar pjesërisht ose ka të tilla ku kanë ngelur pak 

familje me banim të përhershëm. Duhet të bëhet përpjekje 

institucionale që banorëve t’u sigurohet qasja në sistemin e 

edukimit dhe arsimit dhe të ngritet cilësia. Ky objektiv do të mund të 

arrihej me disa veprime si: 

a.

 



Ndërtimi i objekteve shkollore dhe  sigurimi i transportit për 

nxënësit – Në ato raste (vendbanime) ku numri i nxënësve është 

i mjaftueshëm (sipas ligjit) për të patur një objekt shkollor në 

vendbanimin e tyre, të ndërtohet objekti shkollor sipas 

standardeve, në të kundërtën duhet të sigurohet transporti për 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə