Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə33/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
73
 
quajt e 16-ta “Today  girl”. Por shumë shpejt Walters rrëzoi përfytyrimin e shoqërueses duke 
treguar aftësitë e saj si gazetare.
258
  
Ajo e drejtoi Today Show në NBC për 15 vite dhe pasi la këtë program u bë një nga dy 
spikerët e edicionit qendror të mbrëmjes në ABC Evening News.  Kolegu i saj ishte Harry 
Reasoner. Kjo ishte hera e parë një grua drejtonte një edicion kryesor lajmesh, një punë që në atë 
kohë shihej si ekskluzivitet i një burri. Por kjo lëvizje, e cila i kushtoi ABC-së 1 mln $ pagë 
vjetore për Barbaran, nuk u prit mirë nga opinioni publik dhe kritikë, të cilët akuzonin ABC-në 
se po fuste mentalitetin “infotainment” në edicionin qendror, duke cenuar raportimin tradicional. 
Një nga kritikët më të ashpër të Barbara Walters ishte dhe bashkëdrejtuesi i lajmeve, Harry 
Reasoner. Ai e shfaqte pakënaqësinë e tij edhe në ekran.
259
  Kjo u pasua me rënie të 
shikueshmërisë dhe largim të Barbara Walters nga lajmet kryesore.
260
 
Por pavarësisht këtij largimi, Walters rikthehet në një bashkëpunim me ABC-në me 
rubrikën  The Barbara Walters Specials, një seri intervistash me krerë shtetesh, gazetarë, yje të 
hollywood-it dhe sportit. Ashtu si Mike Wallace, Barbara Walters spikat për pyetje shumë të 
forta por të përcjella në një mënyrë elegante femërore.
261
  
 
1.2.2.5 The Phil Donahue Show 
  
Phil Donahue është moderatori që i prezantoi publikut amerikan konceptin modern të talk 
show-t të ditës, i cili nuk kishte patur një jehonë kaq të madhe që nga periudha e Arlene Frances 
me emisionin e saj Home.  
Merita kryesore e Donahue në The Phil Donahue Show, program që nisi për herë të parë 
që në 1967 dhe vijoi deri në 1996,  ishte përmbysja e të ashtëquajtrit “formula Wallace”, ku 
tashmë rolin e moderatorit, si personi i cili interviston të ftuarin e merr publiku.
262
 
I mësuar në radio me reagimin e publikut, Donahue zbuloi që në javët e para të programit 
se ai duhet të ketë zërin e tij. “Gjatë ndërprerjeve publicitare kuptova se shikuesit në sallë bënin 
pyetje shumë të mira, madje, më të mira sa unë. Ishte java e tretë ose e katërt, kur e kuptova këtë. 
Për këtë arsye unë zbrita nga paneli në radhët e publikut. Nuk do të kishte pasur Donahue Show
pa reagimet dhe pyetjet e publikut në studio.”, – deklaron Phil Donahue.
263
  
Ndërsa regjisori i parë i këtij talk show të ditës, Richard Mincer, rrëfen momentin kur 
Donahue u mahnit nga komunikimi i publikut me të ftuarit. Ai tregon se “gjatë reklamave një 
grua pyet një modele që ishte në panel se përse nuk i kishte bërë flokët gërshetë. Modelja iu 
përgjigj se nuk e kishte mësuar asnjëherë këtë, por pranoi ndihmën e gruas për stilimin e ri të 
flokëve”. Pasi u kthyem në transmetim, deklaron Mincer, diskutimi përsëritet dhe gruaja i kap 
flokët gërshetë modeles, ndërsa diskutimi vijonte. Kishte një elektricitet në ajër, shton Mincer, 
dhe që atë ditë Phil dhe unë vendosëm që publiku të bëhej pjesë e programit çdo ditë.
264
 
 
                                                           
258
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 64 
259
 Barbara Walters, The Biography.com, 2015,
  
http://www.biography.com/people/barbara-walters-9523127
 
(15.02.2015) 
260
 Susan McLeland, “Barbara Walters: U.S. Broadcast Journalist”, Museum of Broadcast Communication, Chicago,  
http://www.museum.tv/eotv/waltersbarb.htm
 (15.02.2015) 
261
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 64 
262
 Ibid., f. 70 
263
 Phil Donahue, The Biography.com, 2015,
 
http://www.biography.com/people/phil-donahue-9542194
 
(15.02.2015)  
264
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 70 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
74
 
 
Foto nr.17 Phil Donahue gjatë drejtimit të The Phil Donahue Show në mes të viteve '70
265
 
 
Kontributi i The Phil Donahue Show në lëvizjen feministe është ndoshta më i madhi në 
vitet e para të emisionit, e që vinte nga një moderator si Phil Donahue. Gjatë karrierës së tij më 
shumë se 30 vjeçare me këtë program, i cili që nga viti 1972 nisi të transmetohej në të gjithë 
Amerikën, janë trajtuar tema të abortit, marrëdhënia burrë grua në familje, çështje për barazinë 
gjinore, problemet me sidën, drogën seksin. Të gjitha problemet e shoqërisë amerikane dhe 
evoluimi i saj pasqyrohet në programin The Phil Donahue Show.
266
  
Ky koncept i prezantuar nga Donahue, solli një kategori të re në këtë gjini: Talk show-n e 
ditës me pjesëmarrje të audiencës. Programi nuk është më në një komunikim vertikal, por 
horizontal, ku publiku në studio pyet e panelistët përgjigjen dhe anasjelltas.  
Phil Donahue krijoi figurën e një moderuesi ecejak, synimi i të cilit ishte forcimi i zërit të 
qytetarit ndërsa The Phil Donahue Show prezantoi demokracinë pjesëmarrëse televizive ose tele-
demokracinë.
267
    
Adresimi i tematikave tabu të shoqërisë amerikane, i shtroi rugën moderatorëve të tjerë si 
Geralo Rivera, Sally Jesse Raphael dhe Oprah Winfrey. Kjo e fundit nderoi figurën e pionierit të 
talk showt të ditës me pjesëmarrje të audiencës, me shprehjen: “Nëse nuk do të kishte qënë Phil, 
nuk do të kisha ekzistuar as unë”.
268
  
 
 
 
 
 
 
 
 
                                                           
265
 Foto nr.17 e shkëputur nga Chicago Tribune, 
http://www.chicagotribune.com/entertainment/tv/ct-chicago-
daytime-tv-talk-shows-htmlstory.html
 , vizituar më 15.04.2016 
266
  Sue Murray, “Phil Donahue: U.S. Talk Show Host”, Museum of Broadcast Communication, Chicago,  
http://www.museum.tv/eotv/donahuephil.htm
 vizituar më 15.04.2016 
267
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 70 
268
 Phil Donahue, The Biography.com, 2015,
 
http://www.biography.com/people/phil-donahue-9542194
 
(15.02.2015)  


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə