Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə30/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
67
 
 
Një vit më vonë Carson nis bashkëpunimin me televizionin KNXT, të rrjetit CBS. Ai 
spikat me monologun dhe skeçet satirike në seritë Carson’s Cellar, fama e të cilit bëri që 
komediani të ketë një spektakël-variete 30 minutësh në CBS, The Johnny Carson Show.
220
 Por 
kjo eksperiencë nuk rezultoi e suksesshme për Carson, dhe programi u mbyll pas 39 javësh, për 
shkak shikueshmërisë së ulët.
221
 
 
Pas largimit nga CBS, dhe një eksperience si tekst shkrues për programin Red Skeleton 
Show, është rrjeti tjetër prestigjioz, ABC që i ofron Carsonit game show-nWho do you trust?, të 
cilin e drejtoi që nga viti 1957 deri në 1962, para kalimit në Tonight show në NBC.
222
   
 
Ish shefi ekzekutiv i NBC-së, David Tebet dhe kreu i programacionit Mort Werner, 
tregojnë se vendosën ta marrin Carson pasi panë me sytë e tyre sesi ai arrinte të ekzaltonte 
publikun në studio. “Publiku në sallë shpërtheu nga të qeshurat, ata ulërisnin  e bërtisnin si të 
ishin në një stallë kafshësh”, - deklaron Tebet. Pas kësaj, NBC i ofroi Carsonit një kontratë prej 
100 mijë $ në vit.
223
 
 
 
Foto nr.12 Johnny Carson në The Tonight show
224
 
 
 
Tonight show  me Johnny Carson nis transmetimin më 1 tetor 1962.
225
  Nën drejtimin e 
Carson programi kishte më shumë elemente të spektaklit në raport me paraardhësin e tij Jack 
Paar.  
Sipas studiuesit Paul Corkery, Tonight show  me Johnny Carson ndërthuri monologun 
tradicional 15 minutash me një intensitet prej 16-22 barsoletash, me skeçet e huazuara nga Steve 
Allen, lojërat prej prestigjatori të cilat i realizonte vetë në Who do you trust?, të ftuar që 
promovonin libra e ide si në formatin Today show, batuta me audiencën dhe pjesë muzikore si 
rubrika tradicionale të Tonight show.
226
     
                                                           
220
  Joel Sternberg, “Johnny Carson: U.S. Comedian/talk show host”, Museum of Broadcast Communication, 
Chicago,  
http://www.museum.tv/eotv/carsonjohnn.htm
   (15.02.2015) 
221
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 58 
222
  Joel Sternberg, “Johnny Carson: U.S. Comedian/talk show host”, Museum of Broadcast Communication, 
Chicago,  
http://www.museum.tv/eotv/carsonjohnn.htm
   (15.02.2015) 
223
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 59 
224
  Foto nr.12 e shkëputur nga "Here's Johnny! The Making of The Tonight Show: The Definitive Collection 12 
DVD set", October 2016 
225
 Vincent Terrace, Encyclopedia of Television Shows, 1925 throught 2007, Volume 4, McFarland, 2008, f. 1548 
226
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 59-60 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
68
 
 Në një analizë të saj në maj të vitit 1965 revista Time  shkruante se “emocioni i Paar e 
bënte talk show-n ndjellësin më të madh të pagjumësisë, pas kafeinës. Por humori i këndshëm i 
Carson ishte ai që krijonte varësi. Paar gjeneron interes, por Carson shihet më shumë”.
227
  
 
Në fakt impakti i Carson në të dhënat e shikueshmërisë ishte i menjëhershëm. Në gjashtë 
muajt e parë të transmetimit ai kalon 7.5 milion shikues, që ndiqnin Paar. Në vitin 1971-72 
audienca u ngrit në 11.4 milion shikues, për të kaluar në 17.3 milion shikues në sezonin 1977-
78.
228
 
 
Arsyet kryesore të këtij suksesi janë aftësia komunikuese e Carson me publikun në studio 
dhe jashtë saj, loja aktoriale me kamerën dhe distancimi i tij për të mbajtur qëndrime politike.  
Carson hyn në Tonight show si ylli i mbrëmjes pas prezantimit të bandës e të ftuarve nga 
anonçuesi Ed McMahon, i cili thërret: “Heeeeere’s Johnny!”. Carson futet në skenë me një 
kantilenë falenderuese për këtë pritje dhe bëhet menjëherë njësh me audiencën, duke e 
konsideruar veten si një prej tyre.
229
 
Sikurse evidenton studiuesi Bernard Timberg se në rastin e Carson, ndryshe nga 
Letterman, kamera xhiron lojën aktoriale të tij, por nuk bëhet pjesë e saj. Ajo qëndron e fiksuar 
përballë Carson, ndërsa ky i fundit komunikon vetëm me audiencën duke shmangur shikimin nga 
kamera. Komunikimi vertikal i kamerës  kompensohet nga intimiteti që Carson krijon me 
publikun në studio.  
Elementi i tretë është kontrolli që Carson kishte në pjesët humoristike, çështjet sociale 
dhe politike që trajtoheshin  në studio. Në një intervistë për gazetarin Alex Haley, Carson ka 
thënë se ka mësuar që të mbajë për vete opinionin e tij për çështje politike dhe bindjet e tij të mos 
ndikojnë në program.
230
 
 
1.2.2.2 Rivaliteti për shikueshmëri në talk show-n argëtues të mbrëmjes 
 
Thuajse të gjithë rivalët e Johnny Carson në spektaklin e mbrëmjes kishin patur më parë 
një bashkëpunim me Tonight show, si të ftuar apo tekstshkrues.  
Rrjeti “ABC” vendosi përballë Carson komedianin Joey Bishop. Ky i fundit ishte mjaft 
aktiv në klubet e humorit dhe kishte spikatur si i ftuar në programin Tonight show, si në kohën 
kur këtë talk show e drejtonte Jack Paar, ashtu dhe me Johnny Carson.
231
 Por ky program ishte 
jetëshkurtër (1967-1969) për shkak të nivelit të ulët të audiencës.
232
  Në Dhjetor  të 1969, ABC 
zëvendëson Bishop me David Cavett.
233
     
I diplomuar për dramë në Universitetin e Yale, Dick Cavett spikati në radhët  e 
tekstshkruesve për programet The Jerry Lewis Show dhe The Tonight Show me Jack Paar. Ai nis 
karrierën e tij si moderator në talk show-n  This Morning në ABC. Të dhënat e shikueshmërisë 
dhe kritikët e vlerësuan emisionin si tepër të rëndë për fashën orare të mëngjesit duke e 
zhvendosur atë në prime time, përballë Johnny Carson. 
234
 
                                                           
227
  Joel Sternberg, “Johnny Carson: U.S. Comedian/talk show host”, Museum of Broadcast Communication, 
Chicago,  
http://www.museum.tv/eotv/carsonjohnn.htm
   (15.02.2015) 
228
  Kenneth Tynan, “Fifteen years of the salto mortale”, The New Yorker, February 20, 1978, 
http://www.newyorker.com/magazine/1978/02/20/fifteen-years-salto-mortale?printable=true
 (15.02.2015) 
229
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 60-61 
230
 Ibid., f. 61-62 
231
 Ibid., f. 73-75 
232
 Vincent Terrace, Encyclopedia of  Television Shows, 1925 throught 2007, Volume 2, McFarland, 2008, f. 785 
233
 Ibid., f. 382 
234
 Dick Cavett, The Biography.com , 2015,
 
http://www.biography.com/people/dick-cavett-9242278
 
(15.02.2015) 
 
 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə