Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə27/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
60
 
minuta kushtuar produkteve komerciale,
171
  hapësira për reklamat është më e madhe. Në një 
memo, që Pat Weaver ka marrë nga specialistët e marketingut, thuhet se “përmbajtja komerciale 
e mesazhit në program është aq e sofistikuar sa do të jetë e vështirë për të kuptuar nëse bëhet 
fjalë për reklamë apo informacion”.
172
 
Risia e parë e Home  ishte se ndërsa trajtonte tema me interes për audiencën femërore 
rreth arredimit të shtëpisë, gatimit, modës, indirekt përcillte dhe mesazhe komerciale. Emisioni 
dha një shembull se si mund të kombinohen bashkë këto dy elemente, duke e trajtuar shikuesin 
jo vetëm si konsumator, por në radhë të parë si një qytetar dhe më pas si klient.
173
  Ndërsa 
elementi i dytë i rëndësishëm i programit të drejtuar nga Arlene Francis ishte se nuk i trajtonte 
femrat si shtëpiake, me një hapësirë kuzhinë -  dhomë  –  tualet, por si qytetare të barabarta me 
meshkujt, të afta për të korrur sukses në sferën publike.
174
  Elementi i tretë është se ky “talk 
magazine” luajti një rol të rëndësishëm në emancipimin e femrës dhe i parapriu valës së dytë të 
lëvizjes liberale të femrave, në fund të viteve ’60, që solli barazi ligjore dhe sociale për to.
175
 
Megjithatë, vetë Francis ka pohuar gjatë një interviste për Mike Wallace dhe më vonë në librin e 
saj të kujtimeve “Arlene Francis: A Memoir”, se sa i limituar ishte vendi i një femre moderatore 
në një terren ku talk show ishte i dominuar nga meshkujt.
176
 
Mbyllja e papritur e Home,  më 9 gusht 1957, me argumentin se ishte viktimë e të 
dhënave të ulëta të shikueshmërisë, ishte një shok për Arlenën dhe audiencën e gjerë. Në fakt, 
Arlene Francis ishte viktimë e vendimit për të spastruar grupin “Weaver” nga ana e drejtuesit të 
ri të NBC-së, David Sarnoff.
177
 Nëse nuk do të ishte marrë një vendim i tillë Home me Arlene 
Francis” do të kishte një rrugëtim të gjatë në talk show-n e ditës, pasi koha vërtetoi se ai ishte i 
vetmi emision që kishte në qendër të audiencës femrat, deri në periudhën e Phil Donahue, në 
fund të viteve ’60.
178
  
 
c. The Tonight show me Steve Allen dhe Jack Paar 
 
Tonight ishte talk show i tretë, që bashkë me Today dhe Home, kompletoi tre programet 
ditore të NBC-së, me ide të Sylvester Pat Weaver.
179
 Qëllimi fillestar i Weaver ishte një miksim i 
informacionit, argëtimit dhe shërbimit publik, që Dave Garroway bënte çdo mëngjes me 
elemente të varietesë, karakteristikë e formateve të mbrëmjes.
180
  Për të drejtuar këtë program, 
Weaver zgjedh një personazh si Steve Allen,
181
  i cili moderonte në atë kohë The Steve Allen 
                                                           
171
 I. L. Stole, op.cit., f. 107 
172
 Marsha F. Cassidy. What Woman Watched: Daytime Television in the 1950s. Austin: University of Texas Press, 
2005, f. 138 
173
 Lynn Spigel. Make Room for TV: Television and the Family Ideal in Postwar America. Chicago: University of 
Chicago Press, 1992, f. 84 
174
 M. F. Cassidy, op.cit., f. 138 
175
  Charlotte Krolokke & Anne Scott Sorensen, Gender Communication Theories & Analyses: from Silence to 
Performance, New York: Sage Publication Inc., 2005, f. 7-8 
176
  Bernard Timberg, “Arlene Francis: U.S. Talk Show Host/Performer”, Museum of Broadcast Communication, 
Chicago, 
http://www.museum.tv/eotv/francisarle.htm
 (19.11.2014)    
177
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 41 
178
  Bernard Timberg, “Arlene Francis: U.S. Talk Show Host/Performer”, Museum of Broadcast Communication, 
Chicago, 
http://www.museum.tv/eotv/francisarle.htm
 (19.11.2014)    
179
  Vance Kepley Jr., “Sylvester Weaver: U.S. Media Executive/Programmer”, Museum of Broadcast 
Communication, Chicago, 
http://www.museum.tv/eotv/weaversylve.htm
 (19.11.2014)   
180
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 45 
181
 Henry Colman, Steve Allen on Pat Weaver deciding to bring The Steve Allen Show to network and re-titling it 
Tonight, Steve Allen interview part 5 of 11, 
https://www.youtube.com/watch?v=IxgX1KZ40-g#t=291
  (19.11.2014)  


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
61
 
Show në CBS.
182
 Por, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, spektakli “devijoi” nga skenari duke 
iu përshtatur më shumë karakterit të Allen, si komedian dhe muzikant.
183
  Humori dhe muzika 
karakterizonin spektaklin e tij të mëparshëm televiziv. Për këtë zhvendosje konceptuale, Allen 
pati dhe mbështetjen e Weaver.
184
 Që në puntatën e parë të Tonight, Allen spikat me humorin e 
tij, ndërsa e nis shfaqjen me këtë batutë: Ky është programi i ri Tonight në NBC, dhe do ta nisim 
atë me një lajm të keq, pasi ky emision do të vazhdojë përgjithmonë!...
185
 Pas një monologu të 
shkurtër ai nis të luajë në piano, që më vonë do të shndërrohej në standard të hapjes së 
spektakleve të tjera argëtuese të mbrëmjes.
186
 
 
Foto nr.9 Steve Allen gjatë moderimit të talk show-t Tonight show
187
 
Kjo është ajo çka kuptohet në analizën e përshkrimit viziv të Tonight  me Steve Allen
Shtator 1954 – Janar 1957.
188
  Po, një nga elementët më të rëndësishëm që ky moderator i sjell 
talk show-t të mbrëmjes është “skripti”. Komediani në spektaklin e tij kishte punësuar dy tekst 
shkrues të cilët shënonin pjesë të shkurtra humori.
189
 Ai kishte aftësinë që të improvizonte dhe t’i 
përshtaste ato nga letra në të folurën televizive. Pra, parapërgatitja dhe aktrimi duke sjellë 
                                                           
182
 Horace Newcomb, Encyclopedia of Television, Second Edition, CRC Press 2004, f. 2208 (Steve Allen ka drejtuar 
programin The Steve Allen show, në CBS, në Dhjetor 1950-Shtator 1952) 
183
  Katherine Fry, “The Tonight Show: U.S. Talk/Variety”, Museum of Broadcast Communication, Chicago,  
www.museum.tv/eotv/tonightshow.htm
  (19.11.2014)   
184
 Henry Colman, Steve Allen on Pat Weaver deciding to bring The Steve Allen Show to network..., Archive of the 
American Television (Shënim:Në këtë intervistë, Allen falenderon ish-drejtorin e CBS-së, Pat Weaver, që e zgjodhi 
për këtë spektakël të fjalës. Ai shton se kontributi i Weaver-it qëndron në vizionin për të plotësuar programacionin. 
Allen pohon se ishte Weaver që zgjodhi emrin Tonight, por thekson se autorësia e përmbajtjes së programit është e 
tija. Sipas moderatorit, Tonight me Steve Allen është thuajse i njëjti program si The Steve Allen show  autorësia e 
talk show-t) 
185
 Tonight Show – clip from the first episode, Steve Allen and Tonight Show videos,  
 
https://www.youtube.com/watch?v=n8AYUfBt1dE&list=PL3k02QRIf7hM473Z43Un2c2MSCdPmZlRu&index=1
 
(19.11.2014)   
186
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 46 
187
 Foto nr.9 e shkëputur nga programet e para të Tonight show, vizituar më 13.07.2016   
https://www.youtube.com/watch?v=QPwRo0YTTe4&list=PL3k02QRIf7hM473Z43Un2c2MSCdPmZlRu&index=2
 
188
 Lindsay E. Pack, “Steve Allen: U.S. Comedian/Host/Composer/Writer”, Museum of Broadcast Communication, 
 Chicago, 
http://www.museum.tv/eotv/allensteve.htm
 (19.11.2014)   
189
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 47 (Nga dy tekstskrues, në vitet ’80, David Letterman e rrit numrin e tyre 
në 12 skenaristë).  


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə