Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə23/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
51
 
 
KAPITULLI II 
 
TALK SHOW NË HISTORI: RASTI AMERIKAN 
 
 
Kur flasim për talk show-n në televizion, duhet të zhvendosemi në kohë, në mesin e 
shekullit XX-të, në kontinentin e  Amerikës së Veriut. Kjo gjini televizive fillon që me lindjen 
dhe përhapjen e televizionit në Shtetet e Bashkuara në vitet ’50, e në vijim.
104
 Sikurse analizon 
profesor Bernard Timberg dhe studiues të tjerë, historia e talk show-t në SHBA kalon në të 
paktën gjashtë cikle nga viti 1948 – 2000.
105
 Këtyre etapave do t’i shtonim dhe një cikël të shtatë 
deri në vitin 2010, që ka të bëjë me dominimin e talk show-ve informativ satirik në formimin e 
opinionit publik amerikan. Secila nga këto periudha historike ka elementet e saj specifike, me të 
cilat do të njihemi në vijim.  
Në parantezë, evidentojmë se ndonëse talk show ishte një gjini e re në televizion, ai nuk 
ishte i ri si koncept. Në vitet ’20 - ’30, historiani Wayne Munson numëron 21 emisione talk-u në 
radio, ku janë trajtuar problematika të kohës, tematika fetare, por dhe çështje për mirëmbajtjen e 
shtëpisë apo sjelljen në familje. Deri në këtë periudhë, talk show-t radiofonikë kanë si 
karakteristikë komunikimin e njëanshëm, ku drejtuesi dhe eksperti në studio i  flisnin publikut. 
Në dhjetëvjeçarin tjetër, zhvillohen formate më interaktive.
106
  Në vitin 1932, startoi programi 
radiofonik VoxPopuli, që krahas ekspertit, përfshiu dhe reagimin e opinionit publik në radio.
107
 
Elementi i dytë i rëndësishëm gjatë viteve 1940-1950 ishte se, moderatorët ose drejtuesit 
e programeve të rinj televiziv ishin emra të njohur. Themeluesit e emisioneve televizive, si 
Edward Murrow dhe Arthur Godfrey në CBS; Dave Garroway, Arlene Francis, Steve Allen dhe 
Jack Paar në NBC, apo, dhe Mike Walace në rrjetin televiziv DuMont, vinin nga një eksperiencë 
e gjatë në programet radiofonike, si gazetar, narrator e drejtues programesh. Ata ishin një 
“markë” në opinionin publik amerikan. Kjo i ndihmoi ata në gjetjen e sponsorëve, idenë dhe 
drejtimin e emisioneve të rinj, këtë radhë në televizion.
108
 
Etapa e parë, nga vitet 1948-1962, shënon eksperimentimin dhe konsolidimin e gjinive 
kryesore talk show. Kjo fazë ecën paralelisht me krijimin e rrjeteve televizive CBS, NBC dhe 
DuMont.
109
 
Në analizën e ciklit të parë, me referencë kryesore studimin e prof. Bernard Timberg
trajtojmë dy pjesë. Së pari, analizojmë dy emra të njohur të ekranit CBS, si reporterin e 
drejtuesin televiziv Edward Murrow dhe moderatorin e spektakleve Arthur Godfrey. Konceptet e  
 
 
                                                           
104
 Thomas Tennant, “Talk isn’t cheap: A brief history of the TV talk show”, about entertainment,  
http://talkshows.about.com/od/morningshows/p/TalkIsntCheap.htm
 (29.10.2014) 
105
 Bernard M. Timberg & Robert J. Erler, Television Talk: A history of the TV talk show, Austin, TX: University of 
Texas Press, 2002.   
106
 Ellen Hume, “History: US talk show from Radio to Television and the internet”, 8 Mars 2011, 
 
http://www.ellenhume.com/node/22
 (29.10.2014) 
107
 Vox Pop: The show that traveled America (1932-1948), University of  Maryland,  
http://web.archive.org/web/20120623153712/http://www.lib.umd.edu/LAB/COLLECTIONS/voxpophome.html
 
(29.10.2014) 
108
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 19 
109
 Ibid


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
52
 
tyre në raportimin informues, analitik e argëtues dhe elemente të të folurës në televizion, më 
vonë do të evidentohen si elemente të talk show-t.  
Në pjesën e dytë analizohet themelimi i tre  talk show-ve kryesorë në NBC: Today,  Home  dhe 
Tonight  dhe  Nightbeat  në DuMont. Programi i mëngjesit dhe ai i mbrëmjes në NBC dhe 60 
Minutes që nisi transmetimet më vonë, në vitin 1968, në CBS, vijojnë sot e kësaj dite. Ato kanë 
qenë referencë për dhjetëra emisione të kësaj gjinie televizive.  
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
53
 
1.2.1 FILLESAT DHE EKSPERIMENTIMI (1948-1962) 
 
 
1.2.1.1  Themeluesit e të folurës në televizion: Murrow dhe Godfrey 
 
Pasi mori drejtimin e rrjetit televiziv CBS, reporteri dhe moderatori Edward Murrow 
vendos në ekran tre lloj formatesh televizive: See it nowPerson to Person dhe Small World.
110
 
See it now  është transmetuar nga 18 Nëntori 1951 deri në Korrik 1958.
111
  Ky ishte një 
program i përjavshëm. Ai drejtohej nga Edward Murrow. Dhoma e transmetimit të zyrave 
qendrore të CBS ishte studioja e tij. Emisioni ishte i konceptuar me dokumentare ose raportime 
analitike për ngjarje të caktuara. Programi kishte herë pas here dhe karakter analitik-investigues. 
Më të rëndësishmit ndër to mund të evidentohen “Çështja Raduloviç”
112
  dhe katër emisionet e 
tjera kundër senatorit të Wiskonsin, Joseph McCarthy.
113
  Ky i fundit kishte ndërmarrë një 
fushatë sulmesh dhe akuzash ndaj një grupi komunist që kontrollonte disa prej institucioneve 
kryesore në SHBA. Programi See it now  vërtetoi se McCarthy akuzonte pa patur prova të 
mjaftueshme për këtë.
114
  
 
Foto 5: Edward Murrow gjatë drejtimit të emisionit See It Now
115
 
Në këtë “revistë televizive me lajme”, Murrow fut për herë të parë në ekran konceptin 
“fresh talk”, raportimin e drejtpërdrejtë, improvizimin dhe bisedën në kohën e tashme.
116
  Me 
                                                           
110
 Murrow at CBS, USA, 1946-1961, 
http://dca.lib.tufts.edu/features/murrow/exhibit/cbsusa.html
 (11.06.2014) 
111
  CBS News Flashback: First satellite news video
https://www.youtube.com/watch?v=nN3VBrlmu70
 
(01.11.2014) 
112
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 25 (Ndër programet më të suksesshëm të See it now është “Çështja Milo 
Raduloviç” i transmetuar më 20 Tetor 1953, ku argumentohej se ish-oficeri i Air Forcës amerikane ishte pushuar 
nga puna, për shkak të lidhjeve që të afërmit e tij mund të kenë patur me regjimin komunist. Pas transmetimit të 
emisionit ku qytetarët ndiheshin të frikësuar se po gjykoheshin për bindjet e të afërmve të tyre, në fund të nëntorit të 
vitit 1953, Murrow merr një telefonatë në orën 8 të mëngjesit nga Sekretarja e Air Force, Harold Talbott, e cila i 
kërkon një dëshmi të operatorit të programit. Disa orë më vonë Murrow dhe stafi i tij festojnë rikthimin në punë të 
oficer Raduloviç.)  
113
 Ron Simon, “See it now: US documentary series”, Museum of Broadcast Communication, Chicago,  
 
http://www.museum.tv/eotv/seeitnow.htm
 (11.06.2014) 
114
  Edward R. Murrow: A Raport on Senator Joseph R. McCarthy, See it Now (CBS-TV, March 9, 1954), Media 
Resources Center, UC Berkeley
http://www.lib.berkeley.edu/MRC/murrowmccarthy.html
 (11.07.2014)   
115
 Foto nr. 5 është shkëputur nga artikulli Edward R. Murrow: Response to Senator Joe McCarthy on CBS' See It 
Now, 
http://www.americanrhetoric.com/speeches/edwardrmurrowtomccarthy.htm
 (11.07.2014)  


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə