Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə21/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
47
 
 
 
Senatori Bob Dole që i drejtohej kongresit e senatit në emisionin tim do të humbiste përballë dy 
femrave dhe një burri i cili kryen marrëdhënie me të dyja këto. Ne, padyshim, do të dështonim 
kur një prej këtyre femrave do të ngrihej dhe do ta qëllonte me grusht mashkullin, sepse ka fjetur 
me një kurvë. Unë nuk kisha asnjë shans me Senatorin Dole, që flet për çështjet e Izraelit, Irakut 
apo bombën atomike. Sigurisht që do të humbisja...
76
 
  
 
Nën këtë presion të lartë të audiencës producentët e programeve talk show kërkojnë të 
ftuar që janë të aftë të tregojnë historinë e tyre publikisht. Ata kujdesen që ajo të vihet në skenë 
në mënyrë të tillë ku konfrontimi mes të ftuarve të servirësh si spektakël televiziv.
77
  Kjo, 
shkruan Grindstaff, nuk arrihet vetëm me gjetjen e personazhit por dhe me trajnimin e historisë 
së tyre. Ata duhet jo thjesht të rrëfejnë por mësohen dhe si të rrëfejnë. "Duhet të përcjellin atë që 
në terminologjinë pornografike njihet si "the money shot" (ejakulimi televiziv)", - vijon autorja.  
Gëzimi, hidhërimi, urrejtja, pendesa nuk kanë kuptim nëse ato nuk shprehen vizualisht, me 
gjuhën trupore. Duke ruajtur konfidencialitetin, Grindstaff tregon një moment teksa një prej 
producentëve të emisioneve të ditës këshillonte një prej të ftuarve, sesi të tregojë historinë 
personale në ekran:  
 
 
Tregoje historinë siç është. Dil drejt e në temë. Mos mbaj asnjë lloj emocioni sepse kjo 
është mundësia jote e madhe, për t'i treguar miliona shikuesve se sa shumë je prekur ti nga kjo 
histori... Nëse ndihesh e lumtur, na trego sa e lumtur je; nëse je e mërzitur, na e thuaj; nëse je e 
inatosur, shfryje dufin tënd...
78
 
 
 
Ndërsa përshkruan trash talk show-n, Grindstaff e krahason atë me filmat pornografik. Të 
ftuarit zhvishen nudo, -  thekson ajo,  dhe ashtu, pa kurrfarë droje vijojnë lojërat epshndjellëse 
derisa arrijnë në orgazëm. Ashtu si në filmat porno, edhe në emisionet e tilla talk show momenti 
final tregohet me detaje nga kamerat. E gjithë kjo shfaqje realizohet për kënaqësinë e 
shikuesve.
79
  
 
Niveli i lartë i shikueshmërisë në programet trash talk show bënë që elementët kryesor të 
tij të jenë bazë e emisioneve reality show. Sikurse evidenton profesor Jonathan Bignell, dhe 
autorë të tjerë britanikë, programet reality janë zgjatime të trash talk show-ve:
80
  
 
 
 
Reality show i krijon akses personave të zakonshëm. Ashtu si talk show-t, reality TV 
bazohet te rrëfimi i historive personale. Ai fokusohet te linjat trupore dhe seksualiteti si mjetet e 
domosdoshme për të shprehur identitetin. Qëllimi është që personat e zakonshëm të shfaqin veten 
                                                           
76
  James Moll, “Phil Donahue: Talk Show Host, Archive to American Television: TV Legends”, 9 Maj 2001,  
http://www.emmytvlegends.org/interviews/people/phil-donahue
, Shko direkt te video:  
https://www.youtube.com/watch?t=706&v=5_Fyp_bfhHI
 (19.09.2015)
 
77
  Ian Hutchby, “Confrontation as a spectacle: The argumentaive frame of the Ricki Lake Show”, Television Talk 
Show: Discourse, Performance, Spectacle, edited by Andrew Tolson, New Jersey: LEA, 2001, f.167 
78
 L. Grindstaff, op.cit., f.19 
79
 Ibid., f. 20 
80
  Elvin Luku, "Big Brother Albania, mes realitetit dhe spektaklit", Observatori Europian i Gazetarisë, 28 shkurt 
2015, 
http://al.ejo-online.eu/marredheniet-publike/big-brother-albania-mes-realitetit-dhe-spektaklit
 (19.09.2015) 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
48
 
e tyre përballë njëri-tjetrit dhe audiencës në mënyrë të tillë që shikuesit të kuptojnë pikat e 
dobëta, turpërimin dhe triumfin e pjesëmarrësve, të cilët prezantohen si persona të zakonshëm.
81
  
  
 
Formate të  tillë shkojnë dhe më tej. Duke u bazuar në konceptin e shkrimtarit George 
Orwell në veprën "1984", Mark Andrejeviç thekson se reality TV lidhet me kulturën e 
vuajarizmit. Sipas tij brezi i ri po rritet pa konceptin e privatësisë.
82
  
 
 
1.1.4.3 Talk show-t satirik si alternativë e re gazetarie 
 
 
Humori i parë me një figure të lartë politike, siç ishte presidenti amerikan Gerard Ford
është bërë në spektakël varietenë Saturday Night Live, në vitin 1975 në rrjetin "NBC".
83
 Një grup 
i ri komedianësh ironizuan kreun e shtetit, duke e  portretizuar atë si tërësisht të paaftë. Rolin e 
presidentit Ford e luan komediani Chevy Chase,
  84
 i cili, në një intervistë të mëvonshme shprehet 
se "humori me një figurë të tillë ishte i qëllimshëm politikisht, pasi z.Ford nuk ishte zgjedhur nga 
populli dhe nuk duhet të mbante atë post".
85
 
 
Me thyerjen e kësaj tabuje, në një periudhë kur rrjetet e mëdha kontrollonin në mënyrë të 
rreptë programacionin, duke ndërhyrë  deri te të ftuarit, pjesë të tilla humori i shohim gjatë 
monologëve të Johnny Carson e Merv Griffin në fillim fund të viteve '70,
86
 por dhe pasuesit e tij 
Leno e Letterman. Sipas një monitorimi të kryer nga "Qendra për Median dhe Punët Publike në 
SHBA", e fokusuar te monologët  me përmbajtje politike në talk show-t e mbrëmjes rezultoi se 
nga Janari 1989 - Prill 2002, Jay Leno ka bërë 21.245 batuta me orientim politik. Ndërsa rivali i 
tij Letterman ka thënë 16,118 shaka të tilla gjatë të njëjtës periudhë.
87
 
 
Në vitin 1993 Comedy Central eksperimenton talk shown Politically Incorrect me Bill 
Maher. Në program ftoheshin persona publik, autorë, muzikantë, komedianë dhe politikanë të 
cilët diskutonin rreth ngjarjeve të ditës, në një program që varionte herë nga argëtimi e herë nga 
politika. Politically Incorrect ishte më shumë një emision humori se satirik, por ai ndikoi për të 
rrëzuar konceptin e ndarjes së argëtimit me politikën, si dhe u krijon mundësi ekspertëve dhe 
joekspertëve të diskutojnë, argumentojnë apo të tallen me politikbërësit në të njëjtën tryezë.
 88
 
 
Politically Incorrect,  The  Daily  Show  si zëvendësuesi i tij
89
  dhe  Denis Miller Live 
përcaktohen nga studiuesi Jefferey Jones si programet që krijuan kategorinë e të talk show-t 
satirik. Ata sollën dhe një erë të rë të raportimit politik në televizion. Jones vijon argumentin e tij 
                                                           
81
 Jonathan Bignell. Big Brother: Reality TV in the Twenty-first Century. Basingstoke: Palgrave MacMillan, 2005, 
f.172 
82
 Mark Andrejeviç, Reality TV: The Work of Being Watched. Rowman and Littlefield Inc, 2004 
83
 Jeffrey P. Jones, “With All Due Respect: Satirizing Presidents from Saturday Night Life to Lil’ Bush”, in Satire 
TV: Politics and Comedy in Post-Network Era, edited by Jonathan Gray, Jeffrey P. Jones and Ethan Thompson. 
New York: New York University Press, 2009, f. 39 
84
 Saturday Night Live, A Message Fron President Ford, 4 October 2013, 
 https://www.youtube.com/watch?v=nEIpAIqzbTg&index=15&list=PLS_gQd8UB-hKnJ_gv43YieLpzbz6wRZ0n
  
85
 "Presidential pratfall? Enough already!", January 1, 2007, Los Angeles Times,  
http://articles.latimes.com/2007/jan/01/entertainment/et-chase1
  
86
 Johnny Carson Jokes About the 5th Anniversary of Richard Nixon's Resignation on "The Tonight Show", Johnny 
Carson, July 19, 2011, 
https://www.youtube.com/watch?v=0pRdE1ApqOA 
  
87
 Joe Hale Cutbirth. “Satire as Journalism: The Daily Show and American Politics at the turn of the Twenty-First 
Century”. Columbia University, 2011, f. 32 
88
 Jonathan Gray, Jeffrey P. Jones and Ethan Thompson. Satire TV: Politics and Comedy in the Post-Network Era. 
New York: New York University Press, 2009, f. 26 
89
  Elena-Daniela Neacsu, Political Satire and Political News: Entertaining, Accidentally Reporting or Both? The 
Case of The Daily Show with John Steweart, University of New Jeresey, May 2011, f. 1 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə