Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə20/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
45
 
 
1.1.4 NGA TALK SHOW TE REALITY: EVOLUIMI NË KOHË I GJINISË  
 
 
 
 
Përkufizimi i programeve të tyre talk show ka vënë më shumë në vështirësi moderatorët e 
emisioneve të kësaj gjinie në Shqipëri. Nga 31 të intervistuar, njëmbëdhjetë prej tyre u shprehën 
se drejtojnë një spektakël-informativ (infotainment), nëntë u përgjigjën se programi i tyre është 
informativ, katër e përkufizuan si informativ-analitik, dy si emisione aktualiteti, dy si satirik-
informativ, një si emision debati dhe një tjetër si social-satirik.
69
  
 
 
Grafiku 1: Përkufizimi i emisioneve talk show nga vetë moderatorët
70
 
 
Hezitimi  është i kuptueshëm. Ndonëse pyetja kishte në fokus programin që drejtonin 
aktualisht, drejtuesit e emisioneve përpiqeshin të jepnim një përkufizim të gjithë historisë disa 
vjeçare të talk show-t të tyre. Por, a është e mundur një gjë e tillë? 
 
 
1.1.4.1 Talk show: një gjini televizive që evoluon në kohë 
 
 
Me rritjen e ndjeshme të konkurrencës, hapjen e mediave të reja, nevojës për audiencë e 
njëkohësisht për para, programet talk show por dhe gjinitë e tjera bëhen gjithnjë e më shumë 
dinamike. Kufijtë e tyre janë të lëvizshëm ndërsa përkufizimi teorik është gjithnjë e më i vështirë 
për t'u bërë. 
 
Në talk show-n amerikan të ditës Phil Donahue themeloi këtë gjini në fund të viteve 
1960, dhe, për afro 20 vjet, ai ishte i vetmi program që transmetohej në rang kombëtar. Në vitet 
1980, garës në këtë kategori iu bashkuan Sally Jessy Raphael, Oprah Winfrey e Geraldo dhe 
dekadën tjetër dhjetëra talk show të tjerë, mes të cilëve Springer e Lake.  
                                                           
69
 Anketë me 31 moderatorë të emisioneve talk show realizuar nga autori në periudhën Dhjetor 2013-Gusht 2014 
70
 Grafiku nr. 1 është realizuar nga autori i punimit 
36% 
29% 
13% 
7% 
6% 
3% 
3%  3% 
Përkufizimi i emisioneve talk show nga 
moderatorët 
Infotainment
Informativ
Informativo-analitik
Program aktualiteti
Satiriko-informativ
Spektakël
Debat
Social-satirik


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
46
 
Por, nëse Donahue e Winfrey ishin më shumë të fokusuar te targetgrupi femëror, duke trajtuar 
me ekspertë tema si abuzimi seksual, diskriminimi racor e mbipesha, me përfshirjen e 
konsiderueshme të publikut në debat, në programet e pas viteve '90, në fokus ishin njerëzit e 
zakonshëm. Ata ishin yjet e vërtetë të emisionit.
71
  
 
Ajo që solli zhvendosjen e objektit nga eksperti dhe personazhet VIP te njerëzit e thjeshtë 
dhe historitë e tyre personale të vendosura në funksion të spektaklit ishte konkurrenca dhe nevoja 
për të përthithur një spektër sa më të gjerë të audiencës.  
 
Duke analizuar këtë periudhë, studiuesi Munson thekson se "një medium si talk show nuk 
ka një vendndodhje apo kufij të përcaktuar. Ai është hiperlokal, ndërhapësinor. Kufijtë e vjetër 
kanë rënë, të tjerë janë duke u ngritur", thekson ai. Munson shton se "talk show-t nuk kanë më të 
njëjtin komunikim "me fqinjin e vjetër të lagjes". Sipas tij ato kanë ndryshuar rrënjësisht dhe për 
këtë arsye dhe kritika ndaj tyre është e madhe.
72
  
 
Profesor Jason Mittell që e analizon talk show-n si kategori  kulturore shkruan se 
programe të kësaj gjinie luajnë një rol thelbësor në formimin dhe ruajtjen e identitetit social, mbi 
çështjet gjinore, raciale e kulturore.
73
  Për këtë arsye, thekson Mittell në librin e tij "Genre and 
Television" emisionet e këtij lloji studiohen në periudha të caktuara kohore dhe kontekstuale, në 
mënyrë që të kuptohet evoluimi i tyre dhe funksionimi i vetë medias.
74
  
 
 
Po të marrim si shembull programin Opinion  në Shqipëri, do të mund të vërejmë se që 
nga momenti i krijimit të tij më 31  gusht 1997 në TVSH e deri në Tetor të 1998, programi ka 
patur karakter të mirëfilltë politik. Për rreth 10-vjet talk show mban këtë profil, duke 
eksperimentuar herë pas here, sipas ngjarjeve, intervista të karakterit kulturor dhe dokumentaret. 
Ndërsa pas vitit 2008, Opinion  zgjeron spektrin e tematikave duke u kthyer nga një emision 
politik në një program aktualiteti. 
 
Nga shembulli i mësipërm mund të konkludojmë se dhe i njëjti emision në periudha të 
ndryshme kohore ka përcaktime të ndryshme teorike, të cilat varen nga faktorë të brendshëm dhe 
të jashtëm të industrisë mediatike.   
 
 
1.1.4.2 Nga "trash" te reality show: si lindën spektaklet televizive të realitetit  
 
 
"Shikueshmëria e The Phil Donahue Show nisi të bjerë që në fillim të viteve '90. Kishte 
më shumë konkurrencë, më shumë ulërima në programet e tjera... Garohej përballë programeve 
ku mamaja shprehej publikisht se vajza e saj 12-vjeçare është një kurvë, dhe ajo si prind, nuk 
mund të bënte asgjë... ",  -  shprehet Phil Donahue, i cili thekson se presioni i audiencës në atë 
periudhë ishte shumë i madh.
75
 
 
Donahue tregon se për sa kohë që niveli i shikueshmërisë është e vetmja njësi matëse e 
programeve emisionet do të bëjnë çdo gjë që të munden për t'u prezantuar sa më mirë në atë që 
njihet si "shekulli i femrës nudo":  
 
                                                           
71
 L. Grindstaff, op.cit., f. 18 
72
 W. Munson, op.cit., f. 18 
73
  Jason Mittell, “Television Talk Shows and Cultural Hierarchies”, Audience Talking Genre, f. 36, 
https://justtv.files.wordpress.com/2007/03/talk-shows.pdf
 (19.09.2015) 
74
 Jason Mittell. Genre and Television: From Cop shows to Cartoons in American Culture. New York and London: 
Routledge, 2004, f. XII 
75
  James Moll, “Phil Donahue: Talk Show Host, Archive to American Television: TV Legends”, 9 Maj 2001,  
http://www.emmytvlegends.org/interviews/people/phil-donahue
, Shko direkt te video:  
https://www.youtube.com/watch?t=706&v=5_Fyp_bfhHI
 (19.09.2015) 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə