Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə19/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
43
 
 
Siç do të shohim në dialogun e mëposhtëm, thekson Haarman, do të vërejmë se roli i 
publikut në studio është shumë më i madh. Atyre u lejohet të ndërhyjnë, të këshillojnë, aprovojnë 
por dhe të shajnë të ftuarit.  
 
-Ricki: ...dëshiron që ai të kthehet? 
-Joani: Po, do ta pranoja. 
-Audienca: Jooooooooooo... 
-Ricki: (ecën drejt publikun dhe i zgjat mikrofonin një gruaje) Ngrihuni zonjë. Ju thatë jo? 
-Gruaja: Unë nuk do ta pranoja që ai të kthehej. Në asnjë mënyrë, ai të la në rrugë me dy fëmijë. 
-Joani: Unë e dua atë... 
-Gruaja: Dashuria është vetëm një fjalë, ajo është e verbër. 
-Ricki: (i zgjat mikrofonin një burri) po zotëri... 
-Burri: Joanës do ti thoja të marrë plaçkat e saj dhe të eci përpara në jetë. Qeni mbetet qen tërë 
jetën... 
 
 
 
 
 
 
 
* * * 
-Jerry Springer : Ka ndonjë gjë që të shqetëson në këtë histori? 
-Beckey: Asgjë, përveç hallës së tij. 
-Audienca: Jooooooooooooo... 
-Gruaja 1: Ti je e sëmurë! 
-Gruaja 2: Nuk dua të të kryqëzoj si të tjerët, por, ti je e pështirë.
64
 
 
  
Ndryshe nga qasja e Oprah Winfrey në historinë e Mery-t dhe Bobit që përcillte historinë 
e tradhtisë bashkëshortore si diçka negative, të dëmshme, jo normale dhe ku dy prindërit shfaqen 
të penduar për atë që kanë bërë, evidenton Haarman, në programet trash  talk show ndodh e 
kundërta. Në historinë e prezantuar gjatë emisionit The Jerry Springer Show nxitet që personazhi 
të jetë vulgar, mos shfaqë asnjë ndjenjë pendimi, të jetë konfrontues tamam si në një ndeshje 
"wrestling-u" kur luftëtarët qëndrojnë hundë më hundë me njëri-tjetrin, gati për ta goditur atë në 
çdo moment.  
 
-Jerry: Mirëserdhët në shfaqe. Sot, do të flasim për një familje në krizë. Së pari, dua të njiheni 
me Beckey-n, një grua e martuar e cila një muaj e gjysmë më parë pati një histori me një burrë 
tjetër.. 
-Audienca: Boooooooo... 
-Jerry: Beckey, pse e tradhtove burrin tënd? 
-Beckey: Pse e tradhtova? sepse isha e lodhur me të gjitha fjalët e tij... 
-Jerry: Çfarë fjalësh? 
-Beckey: Isha e lodhur me të dhe me xhelozinë e tij. 
-Jerry: Kur u martove me të mendoje se do të ndryshonte? 
-Audienca: (Zhurmë) hhhhhhhhh 
-Beckey:  Ai është shumë xheloz. Kudo ku shkoj, marrë një telefonat prej tij. Çdo herë që 
largohem, më telefonon. Dhe, është shumë abuzues, më ka goditur.
65
 
     
                                                           
64
 L. Haarman, op.cit., f. 62-63 
65
 Ibid., f. 64 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
44
 
 
Në këto formate personazhet ose sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin ose luajnë rolin e 
viktimës, si në rastin konkret,  ku gruaja paraqitet sikur ka vuajtur nga burri i saj dhe është  
abuzuar prej tij. Ato mallkojnë, ofendojnë, tregojnë tradhtitë e tjetrit, ndërsa publiku vuajarist 
kënaqet teksa është dëshmitar i shkeljes së vlerave dhe normave morale.
66
  
 
-Dale: Para se të fillojmë, ajo tha se unë kam abuzuar me të. Jo, jo, jo... 
-Jerry: Ok 
-Dale: E kam goditur dy herë. 
-Audenca: (Zhurmë) 
-Dale: Ne jemi të martuar dhe hera e parë që e kam goditur... 
-Jerry: Ok, ta dëgjojmë 
-Dale: Ajo ishte tapë, kishte hipur sipër meje dhe më gjuante me shpulla 
-Beckey: Ai më ka goditur gjashtë herë. 
-Dale: Jo, e kam goditur vetëm dy herë... 
-Jerry: Beckey, po ti e ke goditur? 
-Beckey: Ai më gjuajti me shkelm dhe më vuri thikën në fytyrë. 
-Jerry: Ti e ke goditur? 
-Beckey: Po, e kam goditur. 
-Audienca: hhhhhhhhh 
-Jerry: Një sekondë, nuk e kuptoj publikun. Nuk e justifikoj rrahjen e tij, por pse buzëqeshni kur 
ajo thotë se i ka gjuajtur? 
-Audience: hhhhhhhhh...
67
 
 
 
Në fund, pavarësisht se emisione të tilla trash i përdorin këto histori personale në 
funksion të kënaqjes së audiencës, moderatorët e këtyre programeve, përsëri, përpiqen që të 
përcjellin një mesazh për sjelljen devijante të të ftuarit të tyre. 
 
-Jerry: Beckey, a mendon se sjellja jote në këtë martesë ka qenë ajo e duhura? Ti je nëna e tre 
fëmijëve dhe je betuar se do ta duash burrin tënd deri në vdekje.  
-Jerry: Hej, Chris (i dashuri i Beckey-t i pranishëm në studio), për sa kohë që Beckey është në 
lidhje me Dale-in, a nuk do të ishte më mirë sikur t'i jepje një shans kësaj martese. Ata kanë tre 
fëmijë. Atyre u duhet dhënë një shans për t'u rritur në një familje të shëndoshë. A nuk mendon se 
duhet ti thuash Beckey-t se e do  dhe se për këtë arsye  dëshiron që ajo të rindërtojë martesën e 
saj?
68
 
 
 
Në përfundim të këtij punimi, studiuesja Haarman thekson se talk show-t e gjeneratës së 
parë që fokusohen në problemet sociale sipas këndvështrimit personal, ndërtojnë programet sipas 
një kornize morale. Ato bazohen te rrëfimi. Nga ana tjetër, programet trash talk show bazohen në 
parodinë, shkojnë deri në limitet e absurdit dhe groteskut duke shfrytëzuar dhe rolin e publikut 
në studion si aktor në këtë performancë. Ky lloj programi ndërtohet si spektakël që falë klipeve e 
kthen emisionin në një dramë televizive. 
 
 
                                                           
66
 J. E. Manga, op.cit., f. 189 
67
 L. Haarman, op.cit., f. 65-66 
68
 Ibid. 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə