Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə17/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
39
 
Gjatë diskutimit të publikut, moderatori Kilroy shfaq interes të madh sidomos në çështjet që kanë 
të bëjnë me historitë personale të personave në studio. Ai e ndjek me vëmendje rrëfimin dhe më 
pas nxit ekspertët dhe pjesëtarët e tjerë të publikut të thonë fjalën e tyre: 
 
 
-  Vajza 2:  Sapo kisha nisur vitin e fundit të gjimnazit. Atë periudhë mamaja ishte shumë e 
mërzitur. Ishte gjatë gjithë kohës në gjendje të rëndë dhe qante vazhdimisht. Disa kohë më vonë, 
ajo më ulet pranë dhe më tregon se do të kërkonte divorcin nga babi. Kjo shkatërroi gjithë botën 
time... 
- Kilroy: Çdo të thuash me këtë? 
- Vajza 2: Mu shkatërrua gjithçka sepse para meje ata shfaqeshin gjithnjë të lumtur.  
- Kilroy: Çfarë bëre ti? 
-  Vajza 2: Unë doja të flisja me dikë, por nuk mund të flisja më me mamanë time, si më parë. 
Prandaj, nisa të dalë më shpesh me të dashurin. Ai ishte një ndihmë shumë e madhe për mua.  
- Kilroy: Të duhej dikush tjetër për t'u hapur.  
- Vajza 2: Unë kisha miqtë dhe të dashurin. Ata më kanë ndenjur shumë pranë... 
- Kilroy: A ndihmon kjo?(kthehet nga pjesa tjetër e publikut) 
-Gruaja 6: Mendoj se ndihmon, por kushton... 
-Eksperti: Nuk kushton nëse përdor qendrat e konsultimit për të rinjtë të cilat janë krejtësisht 
falas. 
-Gruaja 6: A nuk është e turpshme fakti që na nevojiten qendra të tilla? 
-Gruaja 7: Kjo është e tmerrshme
52
  
   
 
Stili i Kilroy mundëson një komunikim interaktiv mes moderatorit, ekspertit dhe sidomos 
pjesëtarëve të publikut në studio, pasi ky format vë në plan të parë audiencën. Ndërkohë, në dy 
programet e tjerë, me talk show të orientuar nga tematikat, diskutimi bazohet kryesisht te rrëfimi 
i të ftuarve, moderatori dhe ekspertët. Publiku në studio ka hapësira për reagim, por roli i tij është 
dytësor.  
 
 
 
1.1.3.3 Talk show tematik: Çështje sociale në këndvështrim personal 
 
 
 
Emisionet e ditës, duke filluar që nga The Phil Donahue Show  me moderator  Phil 
Donahue në vitin 1967, që u konsolidua më pas nga Oprah Winfrey në The Oprah Winfrey Show
kategorizohen te talk show-t tematik sipas këndvështrimit personal.
53
  Ndërsa programet e Jerry 
Springer e Ricki Lake, kategorizohen në trash show. Kjo për shkak se dy emisionet e fundit i 
përdorin historitë personale dhe problemet sociale në funksion të spektaklit televiziv.
54
 Ndonëse 
bëjnë pjesë në të njëjtën nëngjini, këto programe ndryshojnë nga njëri-tjetri si në nivel diskursi 
ashtu dhe në mënyrën e moderimit.  
                                                           
52
 L. Haarman, op.cit., f. 42-44 
53
 A.Tolson, Media Talk: Spoken …, f. 138 
54
 Ian Hutchby. Media Talk: Conversation Analysis and the Study of Broadcasting. Glasgow: Open University Press
2006, f. 70 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
40
 
 
Sikurse evidenton Jane Shuttac, në librin e saj "The talking cure: TV talk shows and 
women",  programet e ditës që trajtojnë problemet sociale, i prezantojnë ato si probleme 
personale, me personazhe, për të dalë më pas të fenomeni që shqetëson shoqërinë. Tema të tilla  
si obeziteti, tradhtitë, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, çështjet gjinore, etj., janë trajtuar 
gjerësisht në The Oprah Whinfrey Show. Siç do të vërejmë më poshtë, gjatë një emisioni për  
duhanpirjen, ka një kontrast të vazhdueshëm mes gjuhës formale të përdorur nga eksperti dhe 
asaj të përditshme të Oprah-s dhe publikut: 
 
- Doktori: ... kur flasim për fëmijët dhe ambientin ku pihet duhan, ka disa gjëra që, më parë ne 
nuk i kemi ditur, e që tani duhet t'i themi, si mjekë, veçanërisht sa i takon kancerit në mushkri. 
15-20 vitet e fundit janë shtuar studimet dhe ne përpiqemi të informojmë publikun, studentët, të 
trajnojmë doktorët e tjerë, t'i flasim prindërve për t'i thënë se duhanpirja është e dëmshme. Nuk 
ka asnjë nivel mbrojtje, as nga duhanpirja pasive.  
-  Oprah:  (ecën drejt publikut) Ok, ok, doktor. Ka ndonjëra ndonjë gjë për të thënë? Po? Po 
thoje? 
Gruaja 1: Jam vajza e një duhanpirësi për më shumë se 25 vjet. Le ta bëjmë kështu. Nëse, të 
themi se gruaja jote ka një makinë difektoze, dhe vajza juaj është në atë makinë çdo ditë. A ka 
siguri ktu? A bëhet fjalë për një rast abuzimi me fëmijën? Ajo mund të bëj aksident.  
-Oprah: Ti the po, ka rrezik... (i drejton mikrofonin një gruaje tjetër) 
- Gruaja 2: Po Oprah, ashtu thashë. Po, është shumë e rëndësishme... 
-Oprah: Nëse nget atë makinë e ke kokën në trastë dhe t'i përsëri e nget atë.
55
  
 
 
Nga njëra anë kemi artikulimin e doktorit i cili përdor një gjuhë të rregullt, të rrjedhshme, 
referenciale, si p.sh: "më parë ne nuk i kemi ditur" (ne -  komuniteti shkencor); "15-20 vitet e 
fundit janë shtuar studimet që tregojnë se..." (shpreh një konkluzion bazuar në një referencë); 
"duahnpirja është e dëmshme" (gjuhë mjekësore), etj...  
Nga ana tjetër kemi gjuhën jo zyrtare të moderatores dhe të publikut, kur thonë: " Po thoje se?"; 
" Jam vajza e një duhanpirësi për më shumë se 25 vjet." (Fjalia e duhur do të ishte: Babai im pi 
duhan prej 25 vjetësh); "Le ta bëjmë kështu"; "Nëse, të themi se gruaja jote ka një makinë 
difektoze" (Kur fjalia e duhur duhet të ishte: Supozojmë se gruaja juaj...). 
 
Po të analizojmë lëvizjet e moderatores Oprah, vijon Haarman, vërejmë se në momentin 
që doktori nis të japë konkluzionin, ajo kthehet nga publiku dhe u zgjat me radhë mikrofonin. 
Synimi i saj, shkruan autorja, e cila jo rastësisht përdor gjuhën jo zyrtare, është që ta bëjë 
konkluzionin e doktorit në  një diskutim të kuptueshëm ku çdokush mund të shprehë lirshëm 
opinionin e tij.  
 
Në intervistën e radhës, pasi prezanton se historinë e tradhtisë bashkëshortore, Oprah 
Winfrey e nis qëllimisht intervistën me djalin Chris, nëpërmjet të cilit përcjellë menjëherë 
mesazhin se pasojat e para nga një veprim i tillë i pësojnë fëmijët. 
 
- Oprah: Kjo familje po mundohet të gjejë mënyrat për të vazhduar të qëndrojë e tillë, jo pas një, 
por, pasi dy tradhtish bashkëshortore që tronditën themelet e saj. Mary ka patur një lidhje 
jashtëmartesore 12 vjet më parë. Bobi e zbuloi dhe u ndanë. Ato u bashkuan sërish dhe më pas 
Bobi pati një lidhje që përfundoi një vit e gjysmë më parë. Situata në shtëpi ishte shumë e rëndë. 
Ata kanë mbajtur dhe një mbledhje familjare bashkë me tre fëmijët e tyre Chris, Corey dhe 
                                                           
55
 L. Haarman, op.cit., f. 46-47 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə