Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar
56
Small World ishte një shkrirje
e dy programeve See it now me një audiencë të kufizuar dhe
Person to Person, me shikueshmëri masive. Këtë fakt e konfirmon dhe vetë Edward Murrow
teksa ka thënë se “për të realizuar show-n televiziv që unë dëshiroj të bëj (See it now), duhet të
bëj një show që nuk dëshiroj ta bëj”.
138
Foto nr.6 Arthur Godfery gjatë reklamimit të produkteve në The Arthur Godfery show
139
Atë që Edward Murrow përfaqësonte për talk-un informativ me elemente argëtues,
Arthur Godfrey e përfaqësonte në spektaklet e para televizive.
140
Ai ka qenë modeluesi i disa
programeve dhe aktiviteteve, ndër të cilat, në radio spikasin Athur
Godfrey’s Talent Scouts në
vitet 1946-1956,
Arthur Godfrey Time gjatë viteve 1945-1972, dhe seritë televizive
Arthur
Godfrey’s Talent Scouts 1948-1958 e
Arthur Godfrey and his Friends, 1949-1959.
141
Gjatë karrierës së tij televizive, Arthur Godfrey solli tre elemente kryesore: I pari ka të
bëjë me faktin se Godfrey nuk ishte thjesht një moderator spektakli televiziv, por një industri.
142
Godfrey kishte dy programe televizive në “prime-time” nga të cilat llogariste një audiencë prej
82 milionë shikuesish. Ai solli 12% të të ardhurave totale të rrjetit CBS.
143
Showman-i
numëronte 80 sponsor për programin e tij të mëngjesit dhe merrte 60 mijë letra në javë dhe
shumë dhurata.
144
Arthur Godfrey ishte imazhi i disa prej sponsorëve në programet që drejtonte,
138
Kathleen Collins, “Murrow and Friendly’s Small World: Television Conversation at the Crossroads”,
Journal of
Popular Film and Television, f. 6,
file:///C:/Users/servis-pc/Downloads/murrow_published-libre.pdf
(11.06.2014)
139
Foto nr.6 është shkëputur nga
The Arthur Godfery show 1959,
https://www.youtube.com/watch?v=fEKBGM7qPwM
, vizituar më 13.07.2016
140
B. M. Timberg & R. J. Erler,
op.cit., f. 29
141
Arthur Godfrey Collection, University of Maryland,
http://digital.lib.umd.edu/archivesum/actions.DisplayEADDoc.do?source=/MdU.ead.lab.0035.xml&style=ead
(19.11.2014)
142
Dick Cavett, “A. Godfrey: A Man for a Long, Long Season”,
The New York Times, June 25, 2010,
http://opinionator.blogs.nytimes.com/2010/06/25/a-godfrey-a-man-for-a-long-long-season/
(19.11.2014)
143
B. M. Timberg & R. J. Erler,
op.cit., f. 29
144
Albin Krebs, “Arthur Godfrey, Television and
Radio Star, Dies at 79”,
The New York Times, March 17, 1983,
http://www.nytimes.com/1983/03/17/obituaries/arthur-godfrey-television-and-radio-star-dies-at-79.html
(19.11.2014)
Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar
57
mes tyre dhe imazh i cigareve “Chesterfield”
145
, të cilat i konsumonte dhe vetë
∗
e që mendohet
se i shkaktuan kancerin në mushkri.
146
Elementi i dytë ka të bëjë me mënyrën e komunikimit në bisedën e drejtpërdrejtë. Ai ishte bindës
e me zërin e thellë, të plotë e intonativ krijonte intimitet dhe një stil sarkastik që i shkon për shtat
programeve të tilla. Një komunikim të ngjashëm e gjejmë të mishëruar te David Letterman dhe të
tjerë pas tij.
147
Tipari i tretë, që evidentohet nga Athur Godfrey, ishte spontaniteti. Shikuesi asnjëherë
nuk mund të parashikonte atë që Godfrey do të thoshte, madje as vetë Godfrey nuk e dinte
saktësisht.
148
Ai ishte i suksesshëm se bënte “gjithçka mbi ekran”. Fakt ky që më vonë i kushtoi
karrierën. Edhe momentin e largimit të pjesëtarit të grupit të tij, Julius LaRosa, Godfrey e bëri
drejtpërdrejt. Në një intervistë për serialin “Biografi”, kitaristi i spektakleve të Godfrey-t, Remo
Palmier, thotë se shikuesit nuk ia falën kurrë largimin e LaRosas. Duke cituar studime të kohës ai
pohon se “Arthur Godfrey konsiderohej si babai, audienca si mamaja, ndërsa Julius La Rosa
ishte i biri i tyre. Ata e gjykuan Godfrey-n se kishte nxjerr djalin nga shtëpia. Këtë nuk ia falën
kurrë.”
149
Fundi i karrierës së Arthur Godfrey-t shënon dhe fundin
e televizionit eksperimental,
me konceptin “gjithçka mbi ekran”.
Por krahas komunikimit të drejtpërdrejtë, aftësisë për të shitur dhe karakterit të
moderatorit në një talk show, karriera e Arthur Godfrey-t ilustron në mënyrë gati të përsosur
ngritjen dhe shkërmoqjen e një sistemi për yjet televizive.
150
1.2.1.2 Filozofia “Weaver” dhe krijimi i Today dhe Tonight show
Ndërsa në CBS spikasnin programet e Murrow dhe Godfrey, rrjeti tjetër televiziv NBC,
punëson Sylvester “Pat” Weaver në vitin 1949 deri në 1956.
151
Pat Weaver ndante shqetësimin
se ishin sponsorët, jo rrjeti televiziv, që drejtonin industrinë televizive.
152
Për këtë arsye, ai krijoi
konceptin “magazine” edhe për reklamat.
153
Sipas tij, ishte televizioni që duhet të krijonte
programet dhe më pas sponsorët të blinin hapësira publicitare të shkurtra, 30 sekonda deri në 1
minutë, për të reklamuar bizneset e tyre. Kjo filozofi revolucionarizuese i dha më shumë fuqi
rrjeteve televizive për të kontrolluar teknologjinë dhe përmbajtjen e programeve që
145
Gallery of graphich design featuring Arthur Godfrey acting as spokesman for various products,
http://graphic-
design.tjs-labs.com/gallery-view?keyword=ARTHUR%20GODFREY
(19.11.2014)
∗
Arthur Godfrey refuzonte të reklamonte një produkt nëse ai vetë nuk bindej për cilësinë e tij.
146
The Arthur M. Godfrey Aviation
Foundation, Inc.,
http://arthurgodfreyaviation.org/arthur-m-godfrey/
(19.11.2014)
147
B. M. Timberg & R. J. Erler,
op.cit., f. 30
148
Ibid., f. 32
149
Julius LaRosa Fired, “Biography”,
https://www.youtube.com/watch?v=6s75wpdiri8
(19.11.2014)
150
Douglas Gomery, “Arthur Godfrey: U.S. Variety Show Host”, Museum of Broadcast Communication, Chicago,
http://www.museum.tv/eotv/godfreyarth.htm
(19.11.2014)
151
Thomas J. Lueck, “Sylvester Weaver, 93, Dies; Created “Today” and “Tonight””,
The New York Times, March
18, 2002,
http://www.nytimes.com/2002/03/18/nyregion/sylvester-weaver-93-dies-created-today-and-tonight.html
(19.11.2014)
152
Sylvester Weaver,
The Mike Wallace Interview, 06.08.1958, Harry Ransom Center – University
of Texas, Austin,
http://www.hrc.utexas.edu/multimedia/video/2008/wallace/weaver_sylvester.html
(19.11.2014)
153
Vance Kepley Jr., “Sylvester Weaver: U.S. Media Executive/Programmer”, Museum of Broadcast
Communication, Chicago,
http://www.museum.tv/eotv/weaversylve.htm
(19.11.2014)