Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə24/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
54
 
qëndrimin e tij, lëvizjet karakteristike dhe pirjen e cigares gjatë transmetimit Murrow përcjell 
idenë e një komunikimi origjinal, pa skenar dhe krijon një lloj intimiteti me shikuesit.
117
 See it 
now  ishte  inspirimi kryesor i programit 60 minuta, i cili kishte si regjisor Don Hewitt dhe 
punonjësit e tjerë të stafit të Murrow-t.
118
  
Person to Person është programi i dytë që gazetari Edward Murrow drejtoi paralelisht me 
See it now. Ky emision u transmetua në periudhën 2 Tetor 1953 – 15 Shtator 1961.
119
 Programi 
ishte një show i cili bazohej në intervistat dhe bisedat me personazhe të njohur. Këtë radhë, 
studioja e Murrow-t kishte një dritare karakteristike. Përmes saj, ai futej në shtëpinë apo 
ambientet e tjera private të emrave të njohur të botës së politikës, kulturës e artit, nga njëra anë, 
dhe figurave të spektaklit e sportit, nga ana tjetër.
120
  Gjatë tetë vjetëve transmetim, Person to 
Person pati 312 personazhe të ftuar.
121
 Mes tyre Frank Sinatra, Marlon Brando, Elisabeth Taylor, 
Marilyn Monroe, Senator John Kennedy dhe bashkëshorten e tij Jacqueline, Eleanor Roosevelt 
dhe personazhe të tjerë VIP.
122
  Qëllimi i emisionit ishte që, përmes mediumit të ri televizion. 
Person to Person  t’i tregonte shikuesve anën tjetër të personazheve publik. Por këta të fundit 
shfrytëzonin programin për të promovuar projektet e tyre ose librat.
123
   
Shumë kritikë e kanë cilësuar Person to Person si antitezën e See it now, duke iu drejtuar 
një audience krejtësisht të re.
124
  Në fakt, statistika e shikueshmërisë tregon një rekord të 
audiencës. Gjatë viteve 1953-1959, ky program ka qenë i palëvizshëm në listën e dhjetë 
emisioneve më popullore në SHBA.
125
  Çdo javë programi grumbullonte tetë deri në nëntë 
milionë shikues.
126
  Por gjatë vitit 1957, Person to person  arriti shikueshmërinë më të lartë, ku 
45% e të gjitha shtëpive me televizor në atë kohë, ndiqnin programin.
127
    
Person to Person ishte një talk i cili bazohej në bisedën mes të ftuarve. Padyshim, nuk 
ishte me karakter lajmor, por përmbante edhe informacion. Nuk mund të përkufizohet as thjesht 
si një program argëtues. Ishte një kombinim i të dyjave: informacionit dhe argëtimit. Kombinimit 
të dy elementeve themelore, Murrow i shton dhe një të tretë: personazhet publikë. Kjo e bën këtë 
një “Celebrity talk”.
 128
 
                                                                                                                                                                                           
116
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 25 
117
 Ibid., f. 23 
118
 Don Hewitt (1922-2009),  
http://www.imdb.com/name/nm0382026/
 (11.06.2014)  
119
 Edward R. Murrow Biography, Radio Personality, News Anchor, Journalist, BIO., 
 
http://www.biography.com/people/edward-r-murrow-9419104#synopsis
  
120
  Richard Bartone, “Person to Person: US talk interview program”, Museum of Broadcast Communication, 
Chicago, 
http://www.museum.tv/eotv/persontoper.htm
 (11.06.2014) 
121
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 27 
122
 Robert Seidman, CBS News brings back Person to Person – Will debut in prime time on Wednesday, February 
8, December 15th, 2001, 
http://tvbythenumbers.zap2it.com/2011/12/15/cbs-news-brings-back-person-to-person-
will-debut-in-primetime-on-wednesday-february-8/113841/
 (11.06.2014) 
123
 Horace Newcomb, Encyclopedia of Television, Second Edition, CRC Press 2004, f. 1774 
124
  B. M. Timberg & R. J. Erler,  op.cit., f. 28 (Shënim:  Në esenë e tij mbi programin Person to Person, me titull 
“Murrow on TV: See it Now,  Person to Person  and the Making of a “Masscult Personality”, e botuar në Korrik 
1988, autori Jeffrey Merron, duke përdorur termat e Dwight Macdonald, argumenton se emisioni See it Now  i 
drejtohej një audience të mesme, e cila është e informuar, e shqetësuar dhe e ndërgjegjshme. Ndërsa në emisionin 
“Person to Person”, Murrow shkon drejt një audience masive, e cila kërkon argëtimin.)     
125
 Judy Tygard, “Person to Person: New life for legendary TV show” CBS News, November 16, 2012,  
http://www.cbsnews.com/news/person-to-person-new-life-for-legendary-tv-show/
 (11.06.2014)   
126
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 29 
127
 Judy Tygard, “Person to Person: New life for legendary TV show”, CBS News, November 16, 2012,  
http://www.cbsnews.com/news/person-to-person-new-life-for-legendary-tv-show/
 (11.06.2014)   
128
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 26 (Shënim:Drejtuesi Edward Murrow ka shprehur vazhdimisht dëshirën 
për të intervistuar persona jo publikë, por të dhënat e audiences për këtë lloj programi ishin shumë të ulëta. Murrow 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
55
 
Suksesi i jashtëzakonshëm i Person to Person  nuk lidhet vetëm me formatin, por dhe 
infrastrukturën teknike të tij. Në atë kohë, ky program konsiderohej një “triumf i 
teknologjisë”.
129
 Për herë të parë në emision përdorej spliteri ose ndarja e ekranit në dy pjesë dhe 
mikrofonat valor.
130
 Vetë Murrow e përshkroi televizionin për kohën si “një lapës pesëtonësh”, 
duke nënkuptuar se duhen pesë tonë pajisje teknike për të realizuar një show televiziv.
131
 
Ndërkohë  studiuesi Jeffrey Merron evidenton se Edward Murrow, falë aftësive të tij në 
dy role kontradiktore, arriti “të krijojë një urë mes dy audiencave”.
132
 Duke iu referuar Murrow-t, 
Merron nxjerr në pah rolin e madh që luan moderatori në talk show-n televiziv, i cili ka aftësinë 
t’i drejtohet dhe shikuesit me formim të mesëm dhe audiencës masive. Ndërsa studiuesi 
McMahon shkruan se shfaqja e Person to Person  nuk ishte një show tradicional. Ajo ishte e 
planifikuar në detaje. Çdo lëvizje e të ftuarit ishte e paracaktuar, pasi çdo cep i shtëpisë mbulohej 
me kamera.
133
  
Small World ishte programi i tretë i konceptuar dhe drejtuar nga Edward Murrow, në vitet 
1958-1960.
134
  Emisioni ishte konceptuar në bisedën e ndërthurur mes artistëve dhe 
intelektualëve më të mëdhenj të kohës. Tre të ftuarit nuk ndodheshin në studio, por në shtete të 
ndryshme të botës. Ata lidheshin me njëri-tjetrin me anë të linjave telefonike. Komunikimi i tyre 
xhirohej nga kamera që ndodheshin në ambientet e gjithsecilit, montohej në një minutazh prej 30 
minutash dhe transmetohej mbrëmjen e të dielës.
135
 Ndonëse programi ishte jetëshkurtër ai solli 
dy risi: E para, Small World  ishte një përpjekje për t’i shërbyer opinionit publik

, dhe, në të 
njëjtën kohë, një përpjekje eksperimentale nga pikëpamja kulturore  dhe teknologjike.
136
 
Elementi i dytë, ishte precedenti që vendosi Eduard Murrow, se moderatori mund të drejtojë një 
program ku ka një ndërthurje të përkryer mes çështjeve serioze sociale e politike me gazetarinë 
“rozë”.
137
  
                                                                                                                                                                                           
iu nënshtrua argumenteve të producentëve të programit se personat jo publikë nuk funksiononin në këtë lloj 
formati.)  
129
 Ed McMahon & David Fisher. When Television Was Young: The Inside Story with Memories by Legends of the 
Small Screen. Nashville, Tennessee: Thomas Nelson, 2007, f. 147 
130
 Ibid., f.148 
131
 Ibid., f.147 (Shënim:Studiuesi Bernard Timberg shkruan në librin e tij “Television Talk: A history of the TV talk 
show” se, “për të realizuar një emision Person to Person, 12 teknikë punonin disa ditë për të ngritur studion e 
transmetimit me 5-6 kamera, 10 prozhektorë dhe reflektorë, mijëra kilometra kabull dhe disa tonë pajisje teknike që 
ishin të paketuara në 20 valixhe. Ditën e transmetimit, shtëpia pushtohej nga 6 grupe kameramanësh, 6 teknikë që 
kujdeseshin për sinjalin,  elektriçist, producentë, regjisorë, grimier dhe inxhinierë të kompanive telefonike. Sakaq, 
më shumë se 26 teknikë të tjerë qëndronin në studion qendrore të CBS-së, ku vinte sinjali.)  
132
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 28 
133
 E. McMahon & D. Fisher, op.cit., f. 148 
134
 Kathleen Collins, “Murrow and Friendly’s Small World: Television Conversation at the Crossroads”, Journal of 
Popular Film and Television, f. 5, 
file:///C:/Users/servis-pc/Downloads/murrow_published-libre.pdf
 (11.06.2014) 
135
 Ibid., f. 6  

  Shënim:Edward Murrow e konsideronte televizionin një mjet me shumë influencë mbi opinionin publik. Ai 
besonte se sistemi amerikan i financimit të TV-së përmes sponsorëve është më i miri i mundshëm. Megjithatë ai 
pranon se ky lloj sistemi komercial mund të prodhojë programet më të mirë, por, njëkohësisht, dhe më të këqijat të 
mundshmet. Më 15 tetor 1958, Edward Murrow mbajti një fjalim përpara pjesëmarrësve të konventës së Shoqatës 
Kombëtare në Radio Televizion dhe Sistemet Dixhitale, ku ngriti shqetësimin e tij. Fjalimin e plotë mund ta lexoni 
në këtë link:  
http://www.rtdna.org/content/edward_r_murrow_s_1958_wires_lights_in_a_box_speech#.VGxRaDTF9yM
 
(11.06.2014) 
136
 Kathleen Collins, “Murrow and Friendly’s Small World: Television Conversation at the Crossroads”, Journal of 
Popular Film and Television, f. 5, 
file:///C:/Users/servis-pc/Downloads/murrow_published-libre.pdf
 (11.06.2014) 
137
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 28 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə