Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə22/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
49
 
duke thënë se Stewart, Maher dhe Miller arritën të ndryshojnë analizën politike në televizion, 
çështjet që mbulohen, trajtimin e tyre dhe reagimin e audiencës.
90
   
 
Ndërsa profesor Baym thotë se The Daily Show  është krijuar si nevojë e ambientit 
mediatik e shoqëror. Ai është produkt i zhvillimit teknologjik, konsolidimit ekonomik dhe nivelit 
të diskursit politik. Baym argumenton se ndonëse lajmi tradicional është vështirë të identifikohet, 
The Daily Show  nuk është një program me lajme të rreme, por një eksperiment i gazetarisë që 
përdorë teknika të huazuara nga gjinitë e lajmit, komedia dhe e folura televizive. Qëllimi i tij 
final është të rikthejë një gazetari kritike, e rrjedhimisht të rrisë nivelin e  demokracisë.
91
 
 
Por a kemi të bëjmë me të vërtetë me një gazetari të re që nxit mendimin kritik në shoqëri 
dhe ndërgjegjëson qytetarët? 
 
Në një anketim të kompanisë së sondazheve Gallup në vitin 2006 rezultoi  se 
besueshmëria e qytetarëve në  media, përfshi televizionin, ishte më e ulta në tre dekadat e 
fundit.
92
  Ndërsa tre vjet më vonë, një sondazhi on line  i revistës Time  nxorri John Stewart si 
moderatorin më të besueshëm të ekraneve në SHBA, me 44% të votave. Në këtë anketim morën 
pjesë 9411 votues.
93
 
Ndërkohë në tetor të vitit 2010, The Daily Show theu një rekord shikuesish, duke arritur në 3 
milion personash, çka e bëri atë talk show-n më të shikuar në atë fashë orare në SHBA. 
94
   
 
Ata që ndiqnin rregullisht John Stewart, thekson studiuesi Cutbirth, nuk shihnin thjesht 
një tjetër program komedie, por ndanin shqetësimet dhe vlerat me atë që Stewart thotë. Nuk 
bëhet fjalë thjesht për një shaka të radhës  por për një angazhim në traditën më të lartë të 
gazetarisë: E folura me fuqinë e të vërtetës.
95
  
 
Profesor Amber Day pohon se The Daily Show ka një popullaritet të tillë pasi audienca 
beson se emisioni është një filtër kritik i botës reale dhe debatit, që përcillet përmes komedisë.
96
 
Ndërsa studiuesja Joane Morreale shkruan se ky program përdor satirën, parodinë dhe ironinë për 
të nxjerrë në pah kontradiktën, hipokrizinë dhe çmenduritë që thuhen në diskursin politik në 
vend.
97
  
 
Edhe në realitetin e talk show-t në Shqipëri ekziston disa programe të tilla, ndër të cilat 
dhe formati satiriko-investigues Fiks Fare, i cili transmeton që prej 19 dhjetorit të vitit 2002 në 
televizionin "Top Channel". Emisioni gërsheton gazetarinë investigative me humorin dhe satirën, 
lidhur me problematikat që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Video-skandalet e 
transmetuara në këtë talk show kanë sjellë një seri arrestimesh e dorëheqjesh, mes të cilave mund  
                                                           
90
 J. H. Cutbrith, op.cit., f. 7-8 
91
 Geoffrey Baym, “The Daily Show: Discursive Integration an the Reinvention of Political 
Journalism,” Political Communication, Vol. 22, Issue 3, July 2005, f.173, 
 
http://dx.doi.org/10.1080/10584600591006492
  
92
 J. H. Cutbrith, op.cit., f.5 
93
 Jason Linkins, “Online Poll: John Stewart is America's most trusted newsman”, The Huffington Post, 08.22.2009,  
http://www.huffingtonpost.com/2009/07/22/time-magazine-poll-jon-st_n_242933.html
 
94
 Brian Stelter, “Nearly 3 million watch as Obama visits Daily Show”, The New York Times, October 28, 2010,  
http://mediadecoder.blogs.nytimes.com/2010/10/28/nearly-3-million-watch-as-obama-visits-daily-show/?ref= 
media&_r=0 
  
95
 J. H. Cutbrith, op.cit., f.6 
96
 Amber Day, “And Now... the News? Mimesis and the Real in the Daily Show”, in Satire TV: Politics and Comedy 
in the Post-Network Era, ed. Jonathan Gray, Jeffrey P. Jones and Ethan Thompson. New York:  New York 
University Press, 2009, f. 85 
97
  Joane Morreale, “John Stewart and The Daily Show: I thought You Were Going to Be Funny!”, In Satire TV: 
Politics and Comedy in the Post-Network Era. edited by Jonathan Gray, Jeffrey P. Jones and Ethan Thompson. New 
York: New York University Press, 2009, f. 121 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
50
 
përmendet ajo e ish Ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, shkarkimi i ish Ministrit 
të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango apo dhe dënimet e disa gjyqtarëve.  
 
Por krahas video-përgjimeve, drejtuesit e këtij emisioni denoncojnë fenomenet korruptive 
apo absurditetet politike përmes diskursit ironik dhe një seri rubrikash, mes të cilave mund të 
përmendim "Monitorime", "Vende dhe popuj", "Foni President" "Ping Pong", etj...
98
  
 
Investigimi, ndërveprimi me qytetarët dhe satira e kanë kthyer Fisk Fare-n ndër 
programet më të shikuar në fashën orare 20:00 -  20:50 në prime time
99
  dhe në radhët  e 
emisioneve më fitimprurëse në "Top Channel"
100
.  
 
Për tu rikthyer sërish në realitetin amerikan, një kërkim i fundit mbi programin satirik 
The Daily Show, me autore studiuesen Elena Neacsu, evidenton se publiku ndjek më shumë këtë 
emision pasi nuk kërkon raportimin e faktit bruto, por interpretimin e tij, një gjykim, mendimin 
mbi atë fakt. Dhe, sipas saj,  The Daily Show bën atë që mund të quhet si "watchdog-u" i 
gazetarisë. Drejtuesit e këtij emisioni zgjedhin të interpretojnë edhe lajme të trajtuara nga mediat 
e tjera. Kriteri i përzgjedhjes së skenaristëve të emisionit është ngjarja që shkakton më shumë të 
qeshura në publiku. 
101
  
 
Nga kjo pikëpamje, përfundon Elena Neacsu The Daily Show nuk është një program që 
fokusohet te raportimi i lajmit politik kombëtar të ditës, por te mbulimi që mediat i bëjnë këtij 
informacioni dhe këtu qëndron magjia e tij. Shpirti kritik i një medie ndaj vetë medias nxit 
bisedën dhe interaktivitetin me publikun.
102
  
 
Në vijim të këtij këndvështrimi profesor Geoffrey Baym argumenton se The Daily Show 
është një model gazetarie. Ai thotë se ndërsa lajmi tradicional është i mbyllur, vertikal, në 
formën e monologut, talk show satirik kërkon dialogun duke vendosur shumë zëra kundër njëri-
tjetrit. Baym shton se kjo kategori nuk pretendon të vërtetën e kulluar por diskursin e duhur për 
të shkuar drejt saj. Dhe rruga e duhur sipas tij është satira që e ndihmon The Daily Show  të 
ofrojë një alternativë të re gazetarie.
103
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
                                                           
98
 Denisa Haxhiaj, “Një vështrim retrospektiv në historikun e emisionit “Fiks Fare”, transmetuar në Top Channel”, 
Studime Albanologjike V:  Historia e medias dhe mediatizimi i historisë, Departamenti i Gazetarisë dhe 
Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, UT, Tiranë 2012, f. 473 
99
 Abacus Research, të dhënat e audiencës për periudhën Shtator-Dhjetor 2011  
100
 Top Channel, tarifat e reklamave Shtator- Dhjetor 2013 
101
 E. D. Neacsu, op.cit., f. 273-274 
102
 Ibid., f. 281 
103
 G. Baym, op.cit., f. 261-267 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə