Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə18/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
41
 
Elisabeth. Të gjithë thonë se janë duke u përpjekur që çdo gjë të kthehet si më parë. Mu duk 
interesante, sepse, mesa kuptova, ti Chris ke fajësuar veten tënde për këtë lidhje të babait? 
 
-  Chris: Jo, nuk fajësoj veten time por atë gruan me të cilën babi ka patur lidhje. Unë e kam 
takuar më parë atë dhe nuk e dija se... 
- Oprah: Por nuk mendon se është faji yt... Si e zbuluat këtë lidhje? 
- Chris: Po, ja... 
- Corey: Unë e zbulova. 
- Oprah: Ti ishe... 
- Corey: Isha në dhomën tim, me dritare nga rruga dhe dëgjova nga dritarja... 
- Oprah: Dëgjove babin? 
- Corey: dhe mamin... 
- Oprah: Hmmmm 
- Corey: Nuk më pëlqeu që ato po ziheshin dhe nisa të qaj. 
- Oprah: Sigurisht që nuk të ka pëlqyer... dhe je lënduar shumë nga kjo... 
- Corey: Ata nuk na e thanë. E zbuluam në këtë mënyrë... (nis të qajë)  
-  Oprah:  Ja pse tradhtitë janë kaq problematike. Ato nuk ju shkatërrojnë vetëm lidhjen... por 
dëmtojnë fëmijët tuaj përjetë, një dëm që nuk do ta kuptoni kurrë sesa i rëndë është.
56
    
 
 
Moderatorja synonte që me pyetjen e parë të drejtuar Chrisit, të përftonte një përgjigje 
emocionale të tij: " ...mesa kuptova, ti Chris ke fajësuar veten tënde për këtë lidhje të babit 
tend?", e cila nuk rezultoi e suksesshme për shkak të përgjigjes së tij negative. Por Winfrey 
tenton sërish të nxjerrë anën emocionale të fëmijëve, ndërsa e kërkon përjetimin e vajzës Corey, 
me një pyetje sugjestionuese, kur i thotë: "... dhe je lënduar shumë nga kjo...".
57
 
 
Në vijim, Oprah interviston Bobin. Ajo jep një shembull intervistimi me pyetje e fjali të 
shkurtra, që ndihmojnë Bobin të tregojë në detaje historinë e tij.  
 
- Oprah: Bob, sa kohë ke me këtë lidhje? 
- Bobi: Rreth 11 muaj. 
- Oprah: 11 muaj... pse e nise këtë lidhje Bob? 
-Bobi: Po ja... 
-Oprah: Për të gjitha ato arsye që kemi diskutuar? 
-Bobi:  Po, ato arsye. Ne nuk komunikonim. Ka disa gjëra që... Ne jemi të martuar prej 17 
vjetësh, dhe, për një arsye a një tjetër, ne... 
-Oprah: hmmmm 
-Bobi: dhe... 
-Oprah: (kthehet nga publiku në studio dhe me zë të lartë thotë) Siç e thashë pak më parë, ajo që 
ne kemi mësuar është se, me kalimin e viteve, njerëzit nuk braktisin njëri-tjetrin sepse personi 
tjetër është më simpatik apo e bukur. Dëgjojmë vazhdimisht femra të thonë se si është e mundur 
që e ka tradhtuar me dikë që është më e shëmtuar se ajo. Por, (kthehet nga Bobi) ato tradhtojnë 
sepse personi tjetër i bën të ndihen më mirë. 
-Bobi: Saktë! 
                                                           
56
 L. Haarman, op.cit., f. 48-50 
57
  Alana D. Cullen, 
Despair  disguised as entertainment: Does Oprah Winfrey sensationalize human suffering in 
order to fuel her media empire and encourage other media to follow?
, Slave Regina University, 2007, f. 6, 
http://digitalcommons.salve.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1018&context=pell_theses
  


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
42
 
-Oprah: Jam e saktë? 
-Bobi: Po 
-Oprah:  Pra, ti kishe humbur ndjenjat për gruan tënde dhe nuk dije sesi ti rifitoje sërish këto 
ndjenja...
58
 
 
 
Gjatë bisedës, Oprah kthehet nga publiku dhe thotë: " Siç e thashë pak më parë, ajo që ne 
kemi mësuar është se...". Duke përdorur përemrin vetor "ne", drejtuesja Oprah Winfrey 
përforcon konfidencialitetin e krijuar me publikun, duke e përfshirë veten e saj si pjesë të tyre.
59
 
Nga ana tjetër,  teksa i drejtohet Bobit, Oprah kthehet përballë tij dhe ndryshon krejtësisht 
tonalitet. Me një zë të ulët ajo pohon, se: "... ato tradhtojnë sepse personi tjetër i bën të ndihen 
më mirë...", duke marrë dhe aprovimin e Bobit.
60
     
 
Në vijim, Oprah interviston dhe gruan e Bobit, Mary-in, duke kaluar nga një intervistë 
emocionale në një intervistë formale. Më pas ajo i drejtohet publikut për të dhënë mesazhin final, 
se: "lidhjet jashtëmartesore janë të rrezikshme".  
 
 
1.1.3.4 Histori personale si spektakël televiziv: "Trash" talk show  
 
 
Nëse emisionet e Donahue e Winfrey kategorizohen në gjeneratën e parë të talk show-t të 
ditës në SHBA, emisionet e fillim viteve '90 sipas studiueses Jane Shuttac përbëjnë atë që njihet 
si "trash show" ose gjenerata e dytë e këtyre programeve. Quhet e tillë sepse ky lloj formati 
fokusohet në problemet personale dhe i shfrytëzon ato deri në ekstrem. Shpesh herë të ftuarit 
detyrohen të thonë të vërtetën e tyre përmes gënjeshtrave të njëpasnjëshme, në funksion të 
spektaklit.
61
 
 
Zakonisht, në këto formate, mes të cilëve The Jerry Springer Show, The Jenny Jones 
Show e The Ricki Lake Show ftohen personat që bëjnë pjesë në ato që njihen si kategori sociale 
"devijante", si personat gay, të dënuarit, prostitutat, personazhe që janë rritur me një prind, etj., 
ndërsa pjesëtarët e publikut përzgjidhen nga punëtorët e thjeshtë, të pashkolluarit, grupet raciale 
që mund të paragjykohen si personat me ngjyrë apo hispanikët, etj.... 
62
 
Gjuha që përdoret në këto programe është konfliktuale, tonaliteti i zërit është i lartë, fjalori është 
i pistë deri në atë pikë sa shprehja "kujdes me gjuhën" nga moderatori apo dhe editimi me "beep" 
i këtyre fjalëve është një praktikë e zakonshme.  
 
Një tjetër element, ndryshe nga talk show-t e ditës së gjeneratës së parë, janë klipet dhe 
trajlerat, të cilët prezantojnë temën, të ftuarit, por dhe se çfarë pritet të ndodhë pas hapësirave 
publicitare. Kjo realizohet me qëllim për të mbajtur të mbërthyer shikuesin. Më shumë se një 
emision live, trash talk show ngjason me një serial apo një sitcom, ku ndjesia e një programi që 
po zhvillohet drejtpërdrejt zëvendësohet nga shprehja "what's next".
63
  
                                                           
58
 Ibid., f. 51-52 
59
  Jennifer Harris and Elwood Watson, The Oprah Phenomenon. Kentucky: The University Press of Kentucky, 
2007, f. 3  
60
 L. Haarman, op.cit., f.53 
61
  Joshua Gamson. Freaks Talk Back: Tabloid Talk Shows and Sexual Nonconformity. Chicago: University of 
Chicago Press, 1998, f.73 
62
  Julie Engel Manga. Trash Talking: The Cultural Politics of Daytime TV Talk Shows. New York: New York 
University Press, 2003, f. 161-162 
63
 L. Haarman, op.cit., f. 54 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə