Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə14/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
32
 
drejtohen pyetje me doza të forta emocionale, karakteristikë e disa programeve talk show,
35
 
Plasari rrëfen se ka bërë shumë gabime në jetë. Ai thotë se i ka mbetur peng fakti që sot do të 
mund të kishte një djalë të rritur, të cilin, fatkeqësisht e ka braktisur ende pa ardhur në jetë: 
   
-
 
Cilët janë njerëzit që iu mungojnë më shumë sot, të cilët i keni humbur rrugës. Miq, të 
afërm etj., i vuan humbjet Aurel Plasari? 
-
 
Shumë (Pauzë – P) Humbjet ndoshta jo shumë, por, më saktë, do të ishte ato njerëz të cilët 
unë i kam braktisur.  
-
 
I keni braktisur ju? 
-
 
Po, në Shqipëri, jashtë. (P) Ndonjëherë, (P) Në një moshë më të re, (P) s’ke ç’i bën... 
-
 
Janë shumë? 
-
 
Janë disa, në fakt. Kur nis të bëj ndonjë listë them, lëre se këto janë fajet e mia. (P) 
-
 
Është e vështirë të rivendosësh edhe njëherë kontaktet? 
-
 
Jo, jo, jo... (P) Ka të drejtë një shkrimtar anglez kur thotë se, “është më keq të lësh njerëz 
sesa të të lënë”. (P) Në këtë moshë e kam kuptuar. (P) Në një moshë shumë të re, do të 
kisha patur sot një djalë shumë të rritur! (P) Kam qenë gati i papërgjegjshëm. Ta heqim! 
(P) Më vonë, e kam menduar dhe mendoj që u ndodh njerëzve, në mosha të atilla... (P) Në 
mosha të mëdha nuk duhet lejuar çfarëdolloj vështirësie që të jetë përpara. 
Por atëherë, edhe jeta ka qenë e vështirë, shoqëria e kontrolluar, e disiplinuar, kërkonte 
llogari. (P) Në rastin konkret, fajin e kam unë, jo personi tjetër.
36
 
 
 
Kushdo që i rikthehet kësaj interviste në emisionin Natën Vonë do të përjetojë të njëjtën 
ndjesi si në ditën e parë. Ky është efekti i komunikimit në kohën e tashme, që karakterizon talk 
show-n, një gjini që synon të jetojë në kohë.  
 
Studiuesi Bernard Timberg shkruan, se “e folura në kohën e tashme tregon familjaritet. 
Moderatori i flet miliona personave, por secilit në shtëpinë e tij. Ai dhe audienca ndajnë jo vetëm 
momentin në kohë, por më shumë se kaq. Intimiteti i momentit lidhet me historinë, me 
vazhdimësinë e marrëdhënies së këtij komunikimi me shikuesin”. 
 
Në fakt, raporti i ndërgjegjes së dyfishtë nuk lind me talk show-n, por me vetë median: 
Në çdo kohë shkrimtarët, poetët, gazetarët kanë reflektuar mbi këtë efekt. Diferenca mes 
ndërgjegjes së dyfishtë në të kaluarën dhe tani, në epokën e talk show-t, është shpejtësia e 
përhapjes së mesazhit, shtrirja dhe impakti i tij. 
 
 
 
c. Biseda në studio: produkti që tregtohet 
 
 
Në një shkrim të tij, me titull “Talk-show nuk është as thjesht talk, as thjesht show”, 
gazetari dhe drejtuesi i emisionit Jame Vu, Mustafa Nano, thekson se: 
  
 
“Suksesi i debateve të tilla varet nga lloji e statura e të ftuarve, e prandaj moderatorët 
vihen në garë kush e kush të ftojë më parë personazhe që supozohet se ndjellin, që njëherë mund 
të jetë Sali Berisha, njëherë tjetër Edi Rama, e njëherë tjetër akoma ndonjë ambasador. Për ta  
 
                                                           
35
 Andrew Boyd, Peter Stewart, Ray Alexander. Broadcast Journalism: Techniques of Radio & Television News, 6th 
edition, Oxford: Focal Press, 2008, f. 116   
36
  Emisioni  Natën Vonë, Gazetarja Jonida Shehu interviston publicistin Aurel Plasari, 21 mars 2013, 
https://www.youtube.com/watch?v=rXcFh3wnClM
 , vizituar më 12.06.2016   


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
33
 
 
nuk është i rëndësishëm personi që ftojnë, por personaliteti, d.m.th një funksionar i lartë publik  
konsiderohet vetvetiu një i ftuar i mirë, që i rrit vlerën programit.”
37
 
 
 
Teorikisht konstatimi i Nanos, se një personalitet i lartë politik e bën emisionin shumë të 
shikueshëm është i drejtë, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Tjetra, lidhet me formatin, 
karakterin dhe aftësitë e moderatorit, strukturimin e bisedës në formë e përmbajte, 
parapërgatitjen dhe elemente të tjerë të spektaklit. Nëse do të bëjmë një lojë fjalësh me idenë 
kryesore të Nanos, do të thoshim se, në Shqipëri ka me shumicë formate talk show të debatit 
politik të cilat nuk kanë elemente të show-ut, por vetëm të talk-ut. 
 
Arsyet  se pse mungon elementi i show-t në pjesën më të madhe të programeve në 
Shqipëri janë disa, por më kryesoret, siç do të shikojmë në vijim, është buxheti dhe stafet e vogla 
dhe ai që njihet si mekanizmi i selektimit, që buron nga mospublikimi i të dhënave të matjes së 
audiencës.  
 
Shikueshmëria është motori që vë në punë të gjithë ingranazhet e talk show-t, zgjeron 
gamën e tyre dhe i fut televizionet në një garë reale me njëri-tjetrin. Kjo është dhe një nga 
shkaqet e krizës financiare në ekranet shqiptare, të cilat nuk marrin feedback-un e duhur nga 
audienca e programeve të tyre dhe rrjedhimisht nga kompanitë e reklamave. 
 
Problemi tjetër që evidentohet buron edhe nga koncepti se televizioni “është mjet i 
komunikimit elitar”. Në artikullin “Komunikimi masiv dhe publiku individual –  paradoks 
apo normë?”, gazetarja Valbona Sulçe, shkruan:  
 
 
“Në fund të fundit, televizioni më shumë sesa mjet i komunikimit masiv në fakt është mjet 
i komunikimit elitar. Në televizion shfaqen ata që përbëjnë serën e lartë të shoqërisë, ndërsa të 
dobëtit mbeten jashtë, në anën tjetër. Ata janë pjesë e zinxhirit komunikativ, po nuk kanë ndikim 
në këtë zinxhir sepse nuk mund të shndërrohen në dhënës informacioni siç ndodh në një proces 
normal komunikimi, kur dy persona flasin dhe e ndryshojnë pozicionin e tyre vazhdimisht nga 
dhënës në marrës të mesazhit”.
38
 
 
 
Debati nëse televizioni është ose jo një mjet komunikimi elitar, i ka rrënjët tek dallimi 
ideologjik mes demokracisë përfaqësuese (vertikale), ku vërehet një distancë në komunikimin 
mes elitës politike e publikut, dhe demokracisë së pjesëmarrjes, ku kjo elitë e ekranit dialogon 
me publikun.
39
 Koha ka treguar se televizioni është orientuar më  shumë drejt tregut, shpesh herë 
dhe në dëm të cilësisë. Një shembull të tillë ilustrues e sjell dhe moderatori Adi Krasta. Gjatë një 
interviste për talk show-n Klubi i Mëngjesit, më 29 janar 2013, Krasta kujton me keqardhje sesi 
mbyllet një emision elitar në Britaninë e Madhe: 
 
 
  “Në BBC u mbyll një program i cili ishte i destinuar për letërsinë. Nga 60 milionë 
britanikë, atë emision e shikonin gjithsej një milionë. Në këtë moment ndërhyn departamenti i 
marketingut dhe për shkak të audiencës së ulët vendos të mbyllë programin. Kjo bëri bujë të 
                                                           
37
  Mustafa Nano, “Talk-show nuk është as thjesht ‘talk’, as thjesht ‘show’”, ResPublica, 8 tetor 2011, 
http://www.respublica.al/arkiv-opinion/talk-show-nuk-%C3%ABsht%C3%AB-thjesht-%E2%80%98talk% E2% 
80%99-thjesht-%E2%80%98show%E2%80%99
 , vizituar më 12.06.2016    
38
  Valbona Sulçe, 
Komunikimi masiv dhe publiku individual –  paradoks apo normë?
,  Media për median, Instituti 
Shqiptar i Medias, 5 nëntor 2012, 
http://mediapermedian.wordpress.com/2012/11/05/hello-world/
  , vizituar më 
12.06.2016  
39
 Giovanni Sartori. Edhe një herë për teorinë e demokracisë: Debati bashkëkohor. Tiranë: Dituria, 2006, f. 146, 167  


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə