Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə10/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
24
 
 
Ekspertët flasin duke cituar të tjerë ndërsa audienca flet në vetën e parë. Për këtë arsye 
është e vështirë për ekspertët që të ndërtojnë një identitet të besueshëm në ekran. Origjinaliteti 
dhe besueshmëria janë më efikase se argumenti intelektual dhe referencat shkencore në diskursin 
publik. Ekspertët janë mësuar të zhvillojnë argumentin e tyre me kujdes duke u mbështetur në 
evidenca dhe citime, ndaj ato janë të "dënuar të dështojnë" në emisionet talk show. Ata duken 
nga jashtë më shumë si të çorientuar sesa me ide konkrete dhe shumë të ftohtë, në një kohë kur 
shikuesi pret ngrohtësi.
8
  
 
 
Për tu kthyer sërish te pyetja fillestare e Carpignano, nëse kemi të bëjmë apo jo me një 
hapësirë të re publike, Lunt dhe Livingston pohojnë se mundësia për të marrë pjesë në programe 
të tilla televizive është një gjë dhe ndikimi në opinionin publik është një gjë tjetër. Dy studiuesit i 
shohin këto programe si të kontrolluara nga moderatori dhe ku shikuesit, që mund të jenë dhe 
pjesëmarrës, nuk janë realisht të lirë për të thënë fjalën e tyre.
9
  
 
Në konkluzion të punimit të tyre Livingstone dhe Lunt, ashtu si Habermasi dhe dy 
studiuesit Negt dhe Cluge theksojnë se hapësira publike nuk mund të jetë e plotë kur debati nuk 
është i lirë, pasi kontrollohet nga moderatori. Ata thonë se në këto forume përplasen mendimet e 
shumë grupeve të interesit, por, për fat të keq, nuk arrihet asnjë konkluzion.
10
        
 
 
1.1.1.3 Nga feminizmi te melo-drama 
 
 
Ndërkohë, autorë feministë i kanë analizuar nga tre pikëpamje të ndryshme programet 
talk show në SHBA. E para lidhet me një gjykim utopik sipas të cilit këto emisione, veçanërisht 
ato të ditës me pjesëmarrje të audiencës janë fokusuar te publiku femëror, duke promovuar vlerat 
e saj. Autorët Gray, Haag dhe Masciarotte në fillim të viteve'90, kanë përpunuar tezën se talk 
show funksionon si një "rrjet femëror" që forcon pozitën e gruas në shoqëri. Ato i referohen rolit 
të luajtur nga moderatorja Oprah Winfrey për të drejtat e grave me ngjyrë, femrave të dhunuara 
dhe të abuzuara seksualisht e atyre të tradhtuara. Winfrey përdor rrëfimin publik dhe 
dramatizimin në funksion të qëllimit të saj për promovimin e mesazhit.
11
 
 
  Por, në këndvështrimin e teorisë kritike të lëvizjes feministe, problemi kryesor qëndron 
te kjo mënyrë e mbrojtjes së të drejtave të këtyre grupeve të margjinalizuara. Ata i referohen 
shpjegimit që profesor Foucault i ka bërë "rrëfimit publik". Sipas tij "rrëfimi është një ritual i të 
folurit i cili kërkon domosdoshmërish  një partner. Ky i fundit nuk luan vetëm rolin e 
ndërmjetësit, por është personi i cili ka autoritetin e gjykimit, ndëshkimit apo ngushëllimit". 
Sipas Landerman, Lupon, McLaughin dhe Peck drejtuesja e programit Winfrey dhe moderatorët 
e tjerë kërkojnë lotët, dramën e këtyre personazheve duke shfrytëzuar historitë e tyre për 
spektakël televiziv. Në këtë kuptim, më shumë se pjesëmarrja dhe komunikimi në vetën e parë, 
rëndësi ka fakti se ato janë viktima të spektaklit të fjalës.
12
  
 
 
 
                                                           
8
  Sonia Livingstone and Peter Lunt. Talk on Television: Audience Participation and Public Debate.  Taylor & 
Francis e-Library, 2001, f. 130 
9
 A. Tolson, “Talking about talk: The Academic Debates..., f.17 
10
 Ibid., f.18 
11
  Laurie L. Haag, “Oprah Winfrey: The Construction of Intimacy in the Talk Show Setting”, Journal of Popular 
Culture, Volume 26, Issue 4, Spring 1993, f.116-117   
12
 A. Tolson, “Talking about talk: The Academic Debates..., f. 21-24 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
25
 
Teza e tretë e autorëve feministë është ajo e rrëfimit publik që i ka rrënjët në kulturën dhe 
shoqërinë amerikane. Krause dhe Goering, të cilët kanë analizuar talk show-t në Gjermani dhe 
ato në SHBA në mes të  viteve '90, theksojnë se ato ndryshojnë rrënjësisht mes tyre. Sipas dy 
studiuesve programet e tilla në Gjermani ishin më të interesuar për diskursin në sferën publike. 
Ndërsa në SHBA në qendër është individi në atë që njihet si "terapia e rrëfimit publik". Kjo i bën 
programet e tilla talk show në Amerikë më dramatike. Emisionet janë më dinamikë dhe lejojnë 
një pjesëmarrje të gjerë të audiencës duke bërë që në total e gjithë performanca e show-t 
amerikan të jetë ndryshe nga ai gjerman.  
 
Në librin e saj "The Talking Cure: TV Talk Show and Women", Jane Shuttac nënvizon se 
emisionet e këtij zhanri në SHBA kanë ngjashmëri me të përditshmet tabloid, sidomos sa i takon 
tendencës melankolike-dramatike. Së pari, Shuttac i referohet studiuesit Carabaugh ndërsa 
thekson se e ashtuquajtura "e folura amerikane" buron nga një traditë e besimtarëve protestantë, 
të cilët komunikimin në grup e kanë si një ndër metodat kryesore të rrëfimit. Së dyti, autorja 
evidenton se tashmë kemi një shoqëri e cila ka mësuar të flasë në mënyrë melankolike, e njohur 
ndryshe si gjuha e talk show-t. Në pikëpamjen e Shuttac kjo mënyrë të foluri e përdorur në 
komunikimin e përditshëm është përvetësuar nga programet talk show duke fituar popullaritet 
dhe shikueshmëri.
13
  
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
                                                           
13
 A. Tolson, “Talking about talk: The Academic Debates..., f. 25-27  


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə