Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə6/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
xiv
 
mënyrë  talk show është specifikisht zhanri televiziv më i përdorur  aktualisht,  për  të  ndërtuar 
forma shprehje të teledemokracisë me avantazhet dhe kufizimet e veta, që vijnë si nga konturet e 
këtij  zhanri televiziv, kapacitetet profesionale të vetë  producentëve, ashtu edhe politikat 
financiare apo nga vetë vija editoriale e agjencisë televizive që i transmetonSë dytiformatet 
talk show në televizionet shqiptare mbulojnë një pjesë të madhe të kohës televizive, veçanërisht 
prime time-in, për arsye se:  
 
- Koha e shtrenjtë televizive kërkon programe të suksesshme dhe me shikueshmëri të  
 
  lartë; 
 
- Audienca e dëshiron sepse i mundëson një komunikim interaktiv brenda dhe jashtë  
   
 
  studios; 
 
- Përfshihen tek ato emisione televizive që kanë një kosto të ulët prodhimi; 
 
- Tiparet e talk show-t përputhen më së miri me ato të televizionit si nga pikëpamja e  
   
 
  formës, ashtu edhe nga përmbajtja.  
 
Objekti i studimit  është analiza e programeve talk show në Shqipëri gjatë periudhës 
kohore Shtator 2012 - Qershor 2014. Megjithatë, nuk lihen jashtë vëmendjes zhvillimet e reja të 
rëndësishme para e pas kësaj periudhe apo dhe vështrimi historik, sipas nevojave të punimit. 
Afati i sipërcituar përmbledh dy sezone televizive dhe ka si kampion 31 emisione në dy 
televizionet kombëtare, Top Channel e TV Klan, televizionet satelitore kombëtare, Vizion Plus e 
AS, si dhe Televizionin Publik Shqiptar. Gjithashtu, në mënyrë selektive, bazuar në të dhënat e 
audiencës, ndikimin në shoqëri dhe kontributin në këtë gjini televizive, janë përzgjedhur dhe disa 
programe talk show në televizionet e tjera private lokale.  
 
Metodologjia  e këtij kërkimi bazohet në konceptin "frame analysis" prezantuar nga 
sociologu kanadez Erving  Goffman. Në rastin konkret ajo ndalet tek analiza teorike e gjinisë 
televizive duke sjellë dhe raste të veçanta të programeve shqiptare, për të kaluar te 
përputhshmëria e këtyre emisioneve me kanalin mediatik e për t'u rikthyer sërish tek analiza e 
talk show-t në kontekstin shqiptar. Kjo e fundit mbështetet në kërkimin  empirik të të dhënave 
kuantitative dhe atë të modeleve në programet talk show në median shqiptare.  
 
Për  të realizuar këtë janë kryer  rreth 26 orë  intervista dhe anketime me  31  moderatorë, 
autorë dhe kryeredaktorë të programeve talk show. Intervistat kanë patur 15 pyetje të hapura, të 
cilat  kanë qenë të njëjta për të gjithë të intervistuarit, por krahas  tyre ka patur edhe  pyetje 
specifike për programe të ndryshme. Këta drejtues televiziv i janë nënshtruar dhe një anketimi 
me 75 pyetje të mbyllura. Ato kanë qenë të njëjta për të gjithë moderatorët. Të dhënat e siguruara 
nga pyetësorët janë përpunuar në tabela dhe grafikë.  
 
Janë kryer mbi 234 orë monitorime të emisioneve dhe komunikimit në rrjetet sociale për 
periudhën Prill -  Qershor 2014, pjesë e objektit të studimit, prej të cilave kanë dalë elemente 
përmbajtësore dhe të dhëna statistikore, që janë shfrytëzuar gjatë analizës së programeve të këtij 
zhanri televiziv. Të dhënat kuantitative janë përpunuar edhe në tabela.    
 
Për përqasjen historike të studimit dhe analizën e programeve janë shfrytëzuar burime 
parësore materialesh arkivore, të siguruara në televizionet e sipërcituara, si skedat e programeve 
talk show, dokumente dhe raporte lidhur me këtë zhanër televiziv të marra në këto media, ligje, 
vendime dhe raporte të siguruara në Autoritetin e Medias Audiovizive, emisione video të marra 
nga arkivat fizike e ato në YouTube për programet shqiptare dhe ato të huaja, fotografi të  
 
 
 
 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
xv
 
 
nga arkivi i emisioneve e i moderatorëve, si dhe kontakte e biseda me drejtuesit e këtyre talk 
show-ve, para dhe pas kuintave. 
 
Gjithashtu janë shfrytëzuar dhe burime dytësore materialesh, si: botime e monografi mbi 
historikun e talk show-t në botë dhe atë të televizioneve në Shqipëri, artikuj dhe të dhëna sasiore 
të botuar në revista shkencore, të dhëna nga adresat zyrtare në internet të televizioneve, shkrime, 
analiza dhe intervista në median vizive, shtypin e shkruar e atë në linjë për emisionet talk show.    
 
Kërkimi mbi programet talk show në Shqipëri është plotësuar me një përpunim dhe 
analizë krahasuese të të dhënave të audiencës për këtë zhanër televiziv, të cilat janë siguruar nga 
kompania "Abacus Research". Kjo qendër kërkimi dhe matje të shikueshmërisë televizive ka 
vënë në dispozicion të dhënat për matjen e audiencës në periudhat Dhjetor 2010 - Mars 2011 dhe 
Shtator - Dhjetor 2011.  
 
Studimi plotësohet edhe me analizën e tarifave zyrtare të reklamave për periudhën 
Shtator-Dhjetor 2013, për tre televizione: Top Channel, TV Klan e Vizion Plus. Në punim 
zhvillohet një përqasje krahasuese e kostove të reklamave për kohën televizive para, në 
ndërprerje dhe pas emisioneve talk show. 
 
Punimi mbështetet në një bibliografi tepër të pasur veçanërisht sa i takon përqasjes 
teorike të zhanrit talk show dhe autorëve të komunikimit. Ai ka si referencë 74 monografi dhe 
botime studimore, 5 doktoratura dhe 57 artikuj shkencorë. Mes kësaj literature mund të 
përmendim autorët që analizojnë gjininë, si: Bernard Timberg, Andrew Tolson, Louann Haarman 
Jason Mittell, Wayne Munson, Geoffrey Baym, Sonia Livingston, Jane Shuttac, Joshua Gamson, 
Ian Hutchby, Laura Grindstaff, Jefferey P. Jones, Jonathan Gray, Jonathan Bignell, etj., por edhe 
autorë të filozofisë, sociologjisë dhe komunikimit, si: Erving Goffman, Jurgen Habermas, John 
Searle, Marshall McLuhan, Umberto Eco, Pierre Bourdie, Karl Popper, John Fiske, Giovani 
Sartori, Noam Chomsky, Raymond Williams, Artan Fuga, Richard Hoggart, etj.  
   
Struktura e punimit është konceptuar në tre pjesë, secila me nga tre kapituj. E para, me 
titull "Talk show si gjini televizive" ofron një përqasje teorike të këtij zhanri, e cila mbështetet në 
dhjetëra autorë e studiues të këtyre programeve, mes të cilëve me të rëndësishmit janë Bernard 
Timberg, Andrew Tolson dhe Louann Haarman. Gjithçka nis me debatin teorik dhe përplasjen e 
shkollave të ndryshme të mendimit, nga autorët konservatorë e deri tek ato të lëvizjes feministe; 
vijohet me një paraqitje të tipologjive dhe karakteristikave kryesore të programeve talk show; 
ndalemi tek evoluimi i talk show-t të ditës me pjesëmarrje të audiencës; për ta mbyllur me një 
analizë të zhvillimit të gjinisë në kohë dhe prezantimin e talk show-ve satirik si një alternativë 
gazetarie.  
Krahas përqasjes teorike, në këtë pjesë paraqitet dhe një analizë historike e talk show-t si gjini 
televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku ka lindur ky lloj formati. Ky kapitull 
bazohet në botimin "Television talk: a history of the TV talk show" me autor Bernard Timberg, 
dhe, sikurse do të mund të lexoni në vijim, analizohen të gjitha etapat e zhvillimit të talk show-t, 
nga emisionet e para eksperimentale, te konsolidimi i tipologjive të këtij formati bashkë me 
rrjetet televizive dhe evoluimin e tij në kohë në SHBA.  
Pjesa e parë, mbyllet me një historik të programeve talk show në Shqipëri. Në punim 
evidentohen shtatë fazat në të cilat është zhvilluar kjo gjini televizive, duke nisur nga emisionet e 
para eksperimentale debat në TVSH, gjatë kohës së diktaturës komuniste, për të vijuar me fillesat 
e programeve talk show në Shqipëri; kalojmë në programet eksperimentale me lindjen e 
televizioneve private, influencën e formateve italiane, britanike e amerikane dhe kapërcimi nga  


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə