Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə8/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
xix
 
Rapport talk është një koncept i futur nga moderatorja Oprah Winfrey për të sfiduar programet 
që kishin si bazë konceptin e raportimit televiziv (Report vs. rapport talk). 
 
Melo-drama  -  Term i përdorur nga autorët e lëvizjes feministe për të kritikuar tendencën e 
programeve talk show të cilët kërkojnë lotët dhe  dramën e personazheve  të tyre,  duke  i 
shfrytëzuar këto histori për spektakël televiziv.  
 
Trash show  -  Spektakli i banalitetit  -  Është  një nga nëngjinitë e programeve talk show që i 
përkasin gjeneratës së dytë të këtyre emisioneve të prezantuara nga Jerry Springer e Ricky Lake. 
Ky lloj formati fokusohet në problemet personale që  i shfrytëzon ato deri në  ekstrem, duke 
përfshirë dhe përplasjet verbale e fizike, e gjitha në funksion të spektaklit. 
 
Ejakulim televiziv  -  Është  momenti kulmor i programeve talk show. Ky koncept është 
prezantuar nga studiuesja Laura Grindstaff dhe është përdorur për të përshkruar çastin final të 
trash talk show-ve, kur të ftuarit qanin, fyenin ose përplaseshin fizikisht.  
 
Celebrity talk  -  Programet me persona të famshëm  -  Janë emisione që kanë si bosht të tyre 
intervistat dhe profilet me personalitete të njohura kryesisht të botës së spektaklit. Për herë të 
parë ky format është eksperimentuar nga Edward Murrow në programin Person to Person  në 
1953.    
 
Revistë informative - Janë emisionet talk show të cilat transmetojnë në mënyrë të përmbledhur 
informacionet e një dite më parë. Dy ose tre çështjet kryesore thellohen me diskutimin e këtyre 
temave me të ftuar në studio.    
 
Syndication talk show -  Programe nga kompani prodhimi  -  Janë emisione talk show që nuk 
janë prodhuar nga rrjetet televizive por nga shtëpi lokale prodhimi të cilat blejnë kohë televizive 
ose transmetohen në kabllore. Kjo praktikë funksionon më së shumti në SHBA. Programet e para 
të suksesshme syndication kanë qenë në vitet '70-'80 si The Phil Donahue Show  e  The Oprah 
Winfrey Show.  
 
Reality show - Spektakël i realitetit - Janë programe që përdorin qytetarë ose personazhe publik 
të cilët përmes sfidave, lojërave apo mekanizmave të tjerë shfaqin historitë personale në funksion 
të spektaklit. Bazuar në konceptin e studiuesit Jonathan Bingell, në punim emisionet reality janë 
trajtuar edhe si zgjatim i programeve trash talk show, që konsiderohet si faza tranzitore për 
spektaklet e realitetit.  


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar
 
 
20 
 
 
 
 
 
 
 
PJESA E PARË 
 
TALK SHOW SI GJINI TELEVIZIVE 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
21
 
 
KAPITULLI I 
 
SPECIFIKAT DALLUESE TË TALK SHOW-t 
 
 
Si një gjini televizive me ndikim të madh në shoqëri, talk show ka qenë objekt studimi i 
shumë autorëve në botë. Emisionet e këtij lloji janë parë në këndvështrime të ndryshme, duke 
filluar nga analiza e talk show-t si akt i të folurit dhe performancë televizive, në ndikimin e tij 
kulturor, e deri te ravijëzimi i hapësirës publike dhe demokracisë.  
 
Në këtë pjesë të parë do të përpiqemi të prezantojmë disa nga shkollat dhe autorët me 
përfaqësues mbi programet talk show, kryesisht në SHBA, Britani por do të sjellim edhe 
shembuj nga emisionet e këtij lloji në Shqipëri.  
 
Së pari, do të ndalemi te paraqitje të shkurtër të debatit teorik të zhvilluar në kohë mbi 
talk show-n, të realizuar mes shkollave të ndryshme të mendimit. Ky parashtrim teorik bazohet 
në punimin e autorit britanik Andrew Tolson, "Talking about talk". Kësaj strukture i shtohen dhe 
autorë të tjerë postmodernistë e ata të lëvizjes feministe.  
 
Pas trajtesës në planin e përgjithshëm teorik, ndalemi në një tjetër studiues, profesor 
Bernard Timberg,  i cili evidenton karakteristikat kryesore të talk show-t si gjini televizive 
përgjatë historisë së saj në SHBA por dhe prezantimin e llojeve tradicionale të këtyre 
emisioneve. Përqasjen teorike të profesor Timberg përpiqemi ta vëmë në kontekstin shqiptar
duke sjellë disa shembuj nga programet talk show në vend.  
 
Kapitulli i parë mbyllet me dy punime të tjera: E para, është një analizë e programeve 
talk show me pjesëmarrje të audiencës dhe evoluimit të këtij formati në kohë. Analiza bazohet në 
konceptet e profesores Louann Haarman  që e sheh talk show-n si diskurs, performancë dhe 
spektakël. 
E dyta lidhet me një përpjekje për të parë gjininë talk show si një format i cili i parapriu krijimit 
programeve reality show,  por dhe emisioneve informative-satirike, të cilat përbëjnë dhe një 
alternativë të re gazetarie. 
 
Për këtë parashtrim teorik, krahas autorëve të  sipërpërmendur  na vijnë në ndihmë disa 
studiues të tjerë të gjinisë talk show. Mes tyre mund të evidentojmë profesorët Jason Mittell, 
Wayne Munson, Geoffrey Baym, Sonia Livingston, Jane Shuttac, Joshua Gamson, Ian Hutchby, 
Laura Grindstaff, Jefferey P. Jones, Jonathan Gray, Jonathan Bignell, etj...  
 
1.1.1 TALK SHOW: DEBATI TEORIK
 
 
 
Përgjatë historisë së saj programet talk show janë konsideruar si emisione të cilat kanë 
një ndikim të madh në shoqëri, familje dhe veçanërisht edukimin e të rinjve. Për këtë arsye 
autorë të ndryshëm në SHBA, Britani e më gjerë i kanë kushtuar shumë analiza këtij formati. Ky 
punim është një pasqyrim në vija të përgjithshme i përplasjes së mendimeve dhe shkollave të 
ndryshme në këtë fushë, mes të cilëve ato moralistë, postmodernistë, autorët e hapësirës publike 
apo dhe ato të lëvizjes feministe.  
 
 
 
 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə