Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə9/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
22
 
 
1.1.1.1 Moralistët dhe postmodernistët 
 
 
Në përqasjen teorike me titull "Talking about talk", Profesor Andrew Tolson sjell debatin 
e studiuesve që i përkasin rrymave të ndryshme të mendimit filozofik. Debati i parë i 
rëndësishëm është ai mes autorëve postmodernistë dhe moralistë. Këta të fundit, të përfaqësuar 
nga Abt dhe Seesholtz, në esenë e tyre "The shameless World of Phil, Sally and Oprah: 
Television talk shows and the deconstructing of society", ngrenë dy shqetësime: E para, se talk 
show shkatërron normat tradicionale shoqërore, kufirin mes normales dhe deviantes, publikes 
dhe privates, reales dhe trillimit. Sipas tyre duke rrëzuar këto kufij talk show televiziv krijon një 
shoqëri problematike, të papërgjegjshme për detyrimet personale e sociale, të domosdoshme për 
jetesën në komunitet.
1
  
 
Argumenti i dytë lidhet me faktin se komunikimi në këto programe është mediokër, 
ndërsa rrëfimi publik i jetës personale mund t'i dëmtojë ata në të ardhmen.
2
  
 
Përballë mendimit të Abt dhe Seesholtz, profesor Tolson vë dy studiues të tjerë, Davis 
dhe Mares. Këta të fundit, në punimin e tyre "Effects of talk show viewing on adolescents",  
shtrojnë katër çështje në një anketim me një kampion prej 282 gjimnazistësh në Karolinën e 
Veriut.
3
  E para, lidhet shqetësimin se talk show mund të sjellë humbjen e sensit të realitetit te 
audienca, kryesisht adoleshentët; e dyta, shikuesit mund të humbasin ndjeshmërinë ndaj 
konflikteve dhe vuajtjeve njerëzore; çështja e tretë konsiston në atë se audienca mund të jetë më 
e prirur të kenë gjykime sipërfaqësore rreth problemeve komplekse sociale, dhe, e katërta, ngrenë 
supozimin se nëse shikuesit, që e kuptojnë trillimin dhe spektaklin në talk show, a janë më të 
prirur që të mos kenë qasje kritike ndaj këtyre ngjarjeve?  
 
Rezultatet  e  anketimit  të tyre dëshmuan se vetëm hipoteza e parë, sipas të cilës "talk 
show-t mund të shkaktojnë shpërqendrim dhe adoleshentët janë të prirur që të humbasin sensin e 
realitetit", vlen në rastin e këtyre programeve. Ndërsa supozimit rreth nivelit të ndjeshmërisë, 
sondazhi dëshmoi të kundërtën, se personat që ndiqnin rregullisht këto emisione ishin më të 
prirur të trajtonin me seriozitet problemet e tyre. Pra, jo vetëm që normat shoqërore dhe gjykimi 
moral nuk cenohen, sikundër pretendonin Abt dhe Seesholtz, por ato forcohen më shumë nga 
programet talk show.
4
  
 
Por ky studim i Daves and Mares, shkruan profesor Tolson, pavarësisht se rrëzon efektet 
negative të pretenduara nga autorët konservatorë, nuk i rrëzon tezat e autorëve të tjerë, përfshi 
këtu dhe ata postmodern, si Wayne Munson, për ndikimin kulturor që programe të tilla talk show 
kanë në shoqëri. Duke cituar Munson në librin e tij "All talk: The talk show in media culture", 
Tolson evidenton se argumentet e postmodernistëve janë të ngjashëm, deri diku, me ato 
konservatorë, ndërsa evidenton se këto lloj programesh, për shkak të elementit jetësor të 
spontanitetit, janë produkte që krijojnë destabilitet: 
 
 
                                                           
1
  Andrew Tolson, “Talking about talk: The Academic Debates”, Television Talk Show: Discourse, Performance, 
Spectacle, New Jersey: LEA, 2001, f. 9 
2
 Ibid
3
  Stacy Davis and Marie-louise Mares, “Effects of Talk Show Viewing on Adolescents”, Journal of 
 
Communication, August 1998, f. 75 (Shënim. Autorët plotësuan 292 anketime në dy gjimnaze, një publik dhe një 
privat në Karolinën e Veriut. 10 prej formularëve ishin të paplota, për këtë arsye në final studimi u bazua në 
përgjigjet e 282 gjimnazistëve, prej të cilave 57% ishin femra. Nxënësit ishin të moshave 13-18 vjeç).     
4
 A. Tolson, “Talking about talk: The Academic Debates..., f. 10 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
23
 
 
Paparashikueshmëria është thelbësore për një talk show të suksesshëm, i cili në të njëjtën 
kohë krijon destabilitet për shkak të kaosit që krijon e folura spontane në raport me atë me 
skenar. Talk show-t radiofonik, ashtu si ato televiziv, janë kthyer në një paradigmë për 
spektatorin mediokër, që trajtohet si mall dhe ku ky i fundit i përgjigjet kushteve të reja 
postmoderne ku kjo gjini luhatet.  Ato riprodhojnë kulturën e konsumit...
5
 
 
Munson vijon argumentin e tij duke thënë se këto programe e kthejnë personalen në 
spektakël, në një kohë që fokusi duhet të jetë e mira publike:  
 
Talk show-t me telefonata shfrytëzojnë për spektakël publik historitë private të njerëzve, 
ndonëse në njëfarë mënyrë telefonuesi është anonim, i fshehur pas aparatit të telefonit. Ato 
kthejnë në të njëjtën kohë spektaklin privat në një pasion publik. Ndërkohë që sfera publike 
moderne ka rënë në një hulli të tillë, nocioni i të mirës publike dhe ajo e diskutimit të kulturuar 
duhet të prevalojë. Në gjykimin tim ky është sensi në të cilin hapësira publike duhet të 
zhvillohet.
6
 
 
Këtu Munson duket se është pranë idesë së studiuesit gjerman Habermas. Ai shkruan se 
sfera e re publike ka krijuar, së pari, një mënyrë të re rrëfimi publik e komunikimi, dhe, së dyti  
një spektator të ri.  
 
 
1.1.1.2 Nga postmodernizmi te hapësira publike 
 
 
Autorë të hapësirës publike, mes të cilëve evidentojmë Paulo Carpignano, duke thirrur në 
vëmendje teorinë klasike të Habermasit për sferën publike, si një diskutim racional, ngre këtë 
pyetje: A kemi të bëjmë me një hapësirë të re publike? 
  
Carpignano, në punimin e tij "Talk Television and the "Public Mind" (1990) pohon se 
evoluimi i talk show-t ka krijuar spektator dhe kategori të reja të publikut. Ai shton se 
performanca ndryshon nga format tradicionale teatrale. Kufijtë mes moderatorit, të ftuarit dhe 
audiencës në studio janë thuajse inegzistente, kamera është gjithnjë e më shumë e lëvizshme dhe 
dinamika është më e madhe. Për pasojë, përfshirja e publikut gjatë programit veç krizës së 
formave tradicionale të teatralitetit, ka sjellë një hapësirë të re forumi që mundëson diversitetin e 
zërave. Përfshirja e njerëzve të thjeshtë në formate të tillë është një sprovë dhe për statusin e 
ekspertit. 
7
   
 
Duke patur parasysh se kemi të bëjmë me një shikues të ri, Carpignano ngre pyetjen: Cila 
është struktura e re e të folurës televizive? A flasin personazhet në publik atë që mendojnë 
realisht apo ato janë aktorë ose interpretues të skenarit, që siç analizon studiuesi Goffman, 
shërben si pikëmbështetje e ligjërimit tyre.  
 
Livingston dhe Lunt, autorët e librit "Talk on television: Audience, Partecipation and 
Public  Debate", theksojnë se veçanërisht në hapësirat publike, folësit ndryshojnë 
pikëmbështetjen.  Ata flasin herë në mënyrë institucionale e herë me fjalët e tyre. Dy studiuesit 
shkruajnë se programet talk show shpesh herë përdorin përplasjen mes personave me status të 
ndryshëm. Nga njëra anë publiku, që flet në vetën e parë, dhe, nga ana tjetër, ekspertët që flasin 
në mënyrë institucionale: 
 
                                                           
5
 Wayne Munson. All talk: The talk show in media culture. Philadelphia: Temple University Press 1993, f. 45 
6
 Ibid., f. 152 
7
 A. Tolson, “Talking about talk: The Academic Debates..., f.14 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə