Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə7/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
xvi
 
talk te reality show. Pas paraqitjes historike realizohet një analizë e modeleve të huaja të cilat 
kanë frymëzuar formatet shqiptare gjatë periudhës në studim, qasjen e këtyre formateve me 
zhvillimet teknologjike e mediat e reja, si dhe një analizë e reality show-t, Big Brother Albania
 
Pjesa e dytë, me temë "Talk show dhe televizioni: Përputhje mes brendisë dhe kanalit" 
është një përpjekje për të parë talk show-n si gjini e cila ka përvetësuar më së miri tiparet e 
medias vizive, duke sjellë një njësim të plotë mes formës dhe përmbajtjes. Ajo është konceptuar 
në tre kapituj ku trajtohet talk show si një spektakël mbi spektaklin televiziv që prodhon kanali 
mediatik. Vijohet me një analizë të talk show-t si performancë dhe spektakël, në të cilën 
evidentohen të gjitha elementet që kjo gjini dhe vetë media kërkon për ta kthyer ngjarjen në një 
realitet televiziv. Ndërsa kapitulli i tretë ndalet në një vëzhgim të këtyre programeve si formë 
teledemokracie, ku analizohet pjesëmarrja e publikut në studio dhe jashtë tij, ndikimi që kanë 
sponsorët për ta kthyer kohën televizive në një hapësirë publicitare, censurën që mund të vijë nga 
lidhjet e pronarëve me median dhe tendencën e gazetarisë për t'u orientuar drejt marrëdhënieve 
me publikun.  
Të treja përqasjet analitike janë realizuar bazuar në autorë të njohur të komunikimit, sociologjisë 
dhe filozofisë, mes të cilëve mund të përmendim Erving Goffman, Jurgen Habermas, John 
Searle, Artan Fuga, Pierre Bourdieu, Marshall McLuhan, etj.  
Pjesa e tretë,  me titull "Talk show si produkt televiziv", fokusohet në analizën e 
modeleve të këtyre programeve në Shqipëri. Në shqyrtim merren gjashtë emisione televizive, 
konkretisht:  Akrasta  show  –  Adi Krasta; E Diela Shqiptare  –  Ardit Gjebrea; Opinion  –  Blendi 
Fevziu;  Top Story  –  Sokol Balla; Top  show  –  Alban Dudushi; Zonë e lirë  –  Arian Çani. 
Programet janë filtruar në shtatë kategori, si:  
1.
 
Gjeneralitetet e programeve
2.
 
Historikun e tyre; 
3.
 
Karrierën e drejtuesve televiziv; 
4.
 
Karakteristika të programeve sipas anketimit të kryer me to; 
5.
 
Përshkrimit viziv të programeve; 
6.
 
Intervistat me drejtuesit e emisioneve; 
7.
 
Përdorimin e interaktivitetin në rrjetet sociale. 
 
Ndërsa përqasja sasiore e 31 programeve talk show bazohet në të dhënat e anketimeve të 
kryera gjatë periudhës Dhjetor 2013 - Gusht 2014, e cila mbulon objektin e studimit. Ajo është 
konceptuar në tre kategori, si: menaxhimi  ku përfshihet një vëzhgim i buxheteve të emisionit, 
pagave dhe kontratat që drejtuesit televiziv kanë me televizionin, sponsorët e programit dhe 
reklamat e studio; kategoria e dytë janë moderatorët, në të cilën pasqyrohen eksperiencat në 
ekran, përvojat në aktrim, arsimimin e tyre, spontanitetin, marketingun dhe stafet e programeve 
talk show. Në kategorinë e tretë analiza fokusohet mbi audiencat, si matja dhe niveli i 
shikueshmërisë, prania e publikut në studio; format e transmetimeve multimediale dhe mbulimi 
me sinjal i emisioneve.  
Kjo  pjesë mbyllet me kapitullin e tretë, që është një përpunim dhe krahasim i të dhënave të 
audiencës, për programet talk show sipas fashave orare, por dhe tarifave zyrtare të tre prej 
televizioneve Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus. Sa i takon statistikave të shikueshmërisë 
ato janë siguruar nga kompania "Abacus Research".  
 
 Teza e doktoratës përfundon me disa konkluzione mbi talk show-n si gjini televizive në 
Shqipëri. Në të pasqyrohen tipologjitë dhe karakteristikat universale të këtij zhanri, por dhe 
specifikat në realitetin televiziv shqiptar. Studimi evidenton dhe profilin e moderatorëve, ndërsa  


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
xvii
 
programet analizohen sipas disa perspektivave historike, programore, përmbajtësore apo llojeve 
të formatit. Në përfundime u jepen përgjigje të gjitha pyetjeve kërkimore të ngritura që në krye të 
herës dhe analizohet hipoteza e punimit.    
Gjithashtu nga studimi janë evidentuar edhe gjetjet, të cilat janë strukturuar në katër kategori:  
-
 
Gjetje si prirje të gjinisë; 
-
 
Gjetjet faktuale; 
-
 
Gjetjet nga anketat gjatë periudhës Shtator 2012 - Gusht 2014; 
-
 
Gjetjet bibliografike.  
 
Ndërkohë të gjitha dokumentet, tabelat, grafikët, fotot dhe intervistat me pyetje të hapura 
e të mbyllura, që nuk janë përfshirë në tekst, pasqyrohen në anekset e këtij punimi.   
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
xviii
 
Fjalorth terminologjik 
 
 
Talk show - Spektakël i fjalës - Gjini televizive që ndërtohet specifikisht mbi aktin komunikativ
që nënkupton një ndërthurje mes spektaklit të fjalës me një lojë aktoriale të moderatorit në raport 
me të ftuarit dhe publikun në studio e jashtë tij. Këto emisione vijnë në formën e monologut, 
intervistës, diskutimit apo debatit televiziv. 
 
Moderatori - Drejtues i programeve televizive. Në rastin e emisioneve talk show me moderator 
nënkuptojmë markën e këtyre  formateve. Sipas konceptit të Prof. Berndard Timberg ku 
mbështetet ky punim, drejtuesi i emisionit është një industri që afron audiencën, reklamat dhe 
sponsorët në program. Ai është ikona me të cilët identifikohet i gjithë stafi emisionit.   
 
Speech act  -  Akti komunikativ  -  Koncept i prezantuar fillimisht nga J.Austin, me: a) aktin 
lokutor; b) aktin ilokutor; c) aktin perlokutor, dhe të zhvilluar nga John Searle. Ky i fundit arriti 
që të ndërtonte një bazë të fortë teorike mbi “Speech act” duke bashkuar në një dimensionin e 
shprehjes, kuptimit dhe aksionit, që kanë në thelbin e tyre qëllimin brenda një konteksti të 
caktuar. Në rastin e talk show-ve, spektaklit të fjalës iu bashkëngjit plastika e lëvizjeve trupore, 
duke e bërë zhanrin njëherësh një komunikim verbal dhe  joverbal; ekrani integroi në gjini 
kontekstin dhe qëllimin e aktit komunikativ dhe e vuri atë në një pozicion të caktuar hapësinor, 
siç është studioja, duke i shtuar përmasën e teatralitetit, raportit moderator - i ftuar - publik.
  
 
Fresh talk - Komunikim spontan - Është biseda spontane mes moderatorit dhe të ftuarit që lind 
nga një ngjarje aktualiteti, ku bashkëbiseduesit ndërrojnë vazhdimisht rolet. Ky diskutim nuk 
është i shkruar në skenar. "Fresh talk" është prezantuar si koncept nga studiuesi Erving Goffman. 
Ky lloj komunikimi është bërë masiv nga programet radiofonike, ndërsa për herë të parë në 
televizionet amerikane e ka përdorur Edward Murrow në emisionin See it now  në 1951, ku 
ndërthuri raportimin e drejtpërdrejtë, improvizimin dhe bisedën spontane. 
 
  
Spontanitet televiziv  -  Është  biseda televizive e parapërgatitur dhe e shkruar në skenar të 
emisionit e cila serviret si një komunikim spontan. Spontaniteti televiziv është një nga 
karakteristikat e programeve talk show të prezantuara nga Prof. Bernard Timberg. 
 
Infotainment  -  Programe informativo-argëtuese  -  Janë emisione të cilat ndërthurin 
informacionin e aktualitetit me lajmet argëtuese. Ky koncept është perfeksionuar nga moderatori 
David Letterman  në fillim vitet '80. Ai  e zhvendosi boshtin e programeve të tij  nga  thjesht 
argëtues në informativo-argëtues duke kombinuar këto dy elementë.  
 
Oprahfication  -  Terapia e rrëfimit publik  -  Rrëfimi publik i emocioneve ose problemeve 
personale. Kjo dëshirë lidhet me influencën e programeve talk show, veçanërisht emisionet e 
drejtuara nga moderatorja Oprah Winfrey.  Koncepti  oprahfication  ndryshoi komunikimin në 
media e rrjedhimisht edhe shoqërinë amerikane. 
 
Rapport talk  -  Komunikim intim  -  Programe televizive ku mes moderatores dhe të ftuarit 
krijohet një marrëdhënie miqësore, faza që paraprin rrëfimin publik të historisë personale.  
 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə