Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə4/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   158

 
ix
 
3.3.2.2 E diela shqiptare kalon E diell në shikueshmëri .................................................284 
3.3.2.3 Pasdite në Top Channel talk show më i ndjekur i pasdites .................................286 
3.3.2.4 Fiks Fare shikueshmëri mbizotëruese ndaj telenovelave ....................................288 
3.3.2.5 Top Channel dominues në prime time .................................................................290 
3.3.2.6 Top show fiton betejën me Opinion .....................................................................291 
Përfundime ...................................................................................................................................294 
Gjetje ............................................................................................................................................300 
Bibliografi ....................................................................................................................................306 
Anekse..........................................................................................................................................330 
Abstrakt ........................................................................................................................................376 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


 
x
 
Falënderime 
 
 
Mirënjohja dhe falënderimi  i shkon udhëheqësit të kësaj teze doktorate, Profesor Artan 
Fugës, i cili ka konceptuar metodologjinë e punës, ka drejtuar kërkimin shkencor dhe më ka 
orientuar drejt një bibliografie të pasur me autorë bashkëkohorë të komunikimit. Pa rigorozitetin 
shkencor dhe sugjerimet profesionale e miqësore të drejtuesit, ky punim nuk do të ishte në 
cilësinë e kërkuar.     
 
Gjithashtu, dëshiroj të falënderoj  pedagogët e Departamentit të Gazetarisë dhe 
Komunikimit, në Fakultetin Histori-Filologji, të Universitetit të Tiranës, që më dhanë mundësinë 
të realizoj këtë kërkim shkencor. Asistenca dhe sugjerimet e profesorëve në këtë fakultet ka qenë 
e vyer dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre janë reflektuar në punim.  
 
Falënderoj  drejtuesit e televizionit Vizion Plus, TVSH, Top Channel dhe TV Klan për 
ndihmën e ofruar dhe mundësinë e krijuar për të patur akses në arkivin e programeve talk show
të departamentit të financës dhe atë të marketingut.  
 
Një  falënderim  shkon për të gjithë moderatorët, autorët dhe kryeredaktorët e 31 
programeve talk show në Shqipëri, të cilët u treguan të gatshëm dhe të papërtueshëm për 
realizimin e intervistave dhe anketimeve me to. Gjithashtu, falënderoj  kompaninë "Abacus 
Research", e cila më  mundësoi pa pagesë të dhënat e audiencës për programet talk show në 
Shqipëri, duke i dhënë një përmasë tjetër këtij punimi shkencor, si dhe gjithë personat e tjerë që 
janë kontaktuar dhe kanë kontribuar për këtë punim.  
 
Së fundi, jo për nga rëndësia, dëshiroj të falënderoj  familjen time, e cila më ka 
mbështetur përgjatë gjithë formimit tim, studimit në këtë shkollë doktorale dhe realizimin e këtij 
punimi shkencor.  
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
xi
 
Parathënie 
 
 
Kur zgjodha tezën "Talk show në peizazhin televiziv shqiptar", ideja fillestare ishte për të 
sjellë botimin e parë që përkufizonte gjininë dhe analizonte këtë format të rëndësishëm televiziv 
në ekranet shqiptare. Por, ndërsa shfletoja literaturën bashkëkohore mbi këto programe në 
vendet e origjinës, si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani e më gjerë, secili prej autorëve 
rendiste elemente të ndryshme teorike, në varësi të emisionit dhe fashës orare në të cilën ai 
transmetohej, periudhës kohore, kontekstit social, moderatorit me aftësitë e tij artikuluese dhe 
aktoriale, etj... Askund nuk gjeta një përcaktim definitiv teorik për to. Me kalimin e kohës 
kuptova se nuk kishte një të tillë, pasi programet talk show janë formate shumë fleksibël që 
evoluojnë në kohë. Madje, edhe i njëjti emision përkufizohej në mënyra të ndryshme në periudha 
të caktuara kohore, pasi kjo gjini karakterizohet nga tipari i përshtatshmërisë. 
 
Studimi mbi talk show-n ishte një zgjedhje e dëshiruar prej meje dhe e mbështetur edhe 
nga drejtuesi shkencor i punimit. Unë vija nga një eksperiencë pesëvjeçare si gazetar në median 
vizive, punoja në një televizion satelitor kombëtar, si Vizion Plus, që ishte pjesë e objektit të 
kërkimit, kisha kryer një studim shkencor  në nivelin master mbi talk show-n Zonë e lirë dhe 
njihja nga afër shumë prej drejtuesve të formateve të tilla. Kjo përvojë më krijonte mundësi të 
kisha akses në dokumente dhe materiale arkivore rreth emisioneve në disa prej televizioneve
marrjen e tarifave nga kompanitë e reklamave, sigurimin e një pjese të pasqyrës së të dhënave të 
audiencës dhe intervistat e anketimet me moderatorët, autorët e kryeredaktorët e emisioneve talk 
show.  
 
Nga ana tjetër, ishte një sfidë profesionale, pasi duhet të përshtatesha me një kulturë dhe 
metodë të re pune. Më duhej të kaloja nga natyra e gazetarit që menaxhon dhe filtron një fluks  
të madh informacioni nën presionin e madh të kohës, në një gjendje krejt të re mendore dhe 
organizimi të punës, siç e kërkon dhe imponon kërkimi i mirëfilltë shkencor; nevojitej të 
përshtatesha nga një stil publicistik të shkruari, në një tjetër ku mbizotërojnë fjalitë protokollare, 
faktike e statistikore; isha i detyruar të kaloja nga gjendjet emocionale që të ofrojnë 
shumëllojshmëria e ngjarjeve që pasqyroheshin në ekran, në një përpjekje për të qenë krejtësisht 
i distancuar emocionalisht nga objekti i analizës të cilën unë arrita ta realizoja falë ndihmës së 
drejtuesit shkencor të kësaj teze doktorature.  
 
Kërkimi dhe analiza e programeve talk show në Shqipëri ka kaluar disa vështirësi. E 
para, ishte faza seleksionuese e emisioneve, për shkak të numrit të madh të formateve të tilla në 
ekranet shqiptare. Duke u mbështetur në disa tipologji dhe karakteristika të talk show-ve, që i 
kisha huazuar edhe nga literatura e huaj, unë zgjodha 31 prej tyre. Të gjitha dilemat dhe 
vendimet e diskutueshme për këtë zgjedhje janë trajtuar në këtë punim.  
 
Vështirësia e dytë lidhet me mungesën e literaturës dhe numrit të vogël të botimeve nga 
autorë shqiptarë, por dhe mungesën e studimeve të huaja të përkthyera në shqip në këtë zhanër 
televiziv. Ky fakt përbën një pengesë të madhe dhe për vetë drejtuesit e emisioneve talk show, të 
cilët nuk kanë patur referenca teorike për programin e tyre, por janë frymëzuar vetëm vizualisht 
nga formatet e huaja. 
 
Problematika e tretë me të cilat jemi përballur ka të bëjë me mbledhjen e dokumenteve 
dhe materialeve të cilat i takojnë anës financiare të emisioneve, informacioneve mbi pagat e 
kontratat e deri te tarifat e reklamave, pasi ato konsiderohen nga ana e drejtuesve të 
televizioneve si të dhëna të rezervuara pasi mund të cenojnë konkurrencën.  
 
Vështirësia e katërt lidhet me të dhënat e audiencës që nuk botohen. Kompanitë e matjes 
së shikueshmërisë i japin këto shërbime kundrejt pagesës, tarifat e të cilave konsiderohen të larta 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə