Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə5/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
xii
 
edhe për televizionet në treg. Ne kemi mundur të marrim nga "Abacus Research" vetëm një 
periudhë të shkurtër kohore me të dhënat e audiencës mbi emisionet talk show në Shqipëri.  
 
Studimi mbi talk show-n si gjini televizive ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në 
formimin tim. Kërkimi ka bërë të mundur të njihem në hollësi me historikun e televizionit dhe 
këtij zhanri televiziv në SHBA dhe në Shqipëri që nga fillesat, konsolidimi e deri te evoluimi i 
këtyre programeve. Gjithashtu kam patur mundësinë të shfletoj një literaturë të pasur me autorë 
vendas e të huaj nga fusha e medias vizive e asaj të shkruar, studiues të filozofisë dhe 
sociologjisë së komunikimit, të cilët e analizonin talk show-n si gjini nga këndvështrime të 
ndryshme. Natyra e këtij studimi ka sjellë nevojën e realizimit dhe ndërthurjes së disa lloje 
përqasjesh, si ato historike, krahasuese, cilësore e sasiore duke më shtyrë në hulumtime të 
dokumenteve arkivore, intervistave, anketimeve e monitorimit të programeve talk show.  
 
Nga ana tjetër ky studim jo shterues mbi gjininë talk show më ka orientuar drejt kërkimit 
të tipologjive të reja të këtij zhanri në Itali, Francë, Spanjë, Britani, Gjermani apo vendet e 
Amerikës Latine të cilat  ofrojnë elemente specifike që lidhen edhe me kontekstet sociale e 
politike. Këto modele mund të jenë shtysa e një botimi të ri në të ardhmen. 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
xiii
 
Hyrje 
 
 
Talk show është një nga gjinitë më të suksesshme televizive në Shqipëri. Ato zënë kohën 
më të madhe në programacionet e televizioneve në vend, krahasuar me emisionet e tjera, madje 
dhe transmetimet në prime time.  Këto formate trajtojnë në formë bisedash, monologësh, 
intervistash apo debati, shpesh herë edhe me nota humori, temat  sociale, politike, ekonomike e 
sportive që prekin interesin e gjerë të opinionit publik. Nga ana tjetër, publiku  i kërkon dhe i 
"konsumon" këto programe. Ai  mund të bëhet pjesë e diskutimeve  të emisioneve talk show  si 
audiencë  aktive  në studio ose jashtë tij, përmes mesazheve në aparatet celularë dhe rrjeteve 
sociale.  
 
Duke parë rëndësinë e këtij zhanri dhe ndikimin e madh në shoqëri, qëllimi i këtij punimi 
me temë "Talk show në peizazhin televiziv shqiptar" është të evidentojë nivelin e zhvillimit të 
këtyre formateve në median televizive shqiptare, ndikimin e tyre në tregun mediatik, 
interaktivitetin me publikun, marrëdhënien me mediat e reja, ndikimin e programeve talk show 
në shoqëri dhe zhvillimin  e demokracisë. Në këtë pikëpamje kërkimi është një përpjekje për të 
sjellë një qasje të re në lëmin e analizave mbi televizionin si media e komunikimit masiv në 
vend, duke e parë atë përmes gjinisë talk show.   
Deri më tani, autorë e kërkues në Shqipëri kanë kryer analiza për programe të veçantë variety
talk apo reality show, por asnjëherë një kërkim mbi talk show-n si gjini televizive. Këtu qëndron 
një tjetër risi e këtij punimi. 
 
Nisur nga qëllimi i studimit janë ngritur disa pyetje kërkimore, të cilat synojnë të 
zbulojnë më shumë rreth gjinisë, historikut të formatit, nivelit në të cilin janë programet talk 
show në vend dhe ndikimit të tyre në shoqëri, si:  
 
1.
 
Çfarë janë programet talk show? 
2.
 
Cilat janë tipologjitë dhe karakteristikat universale të kësaj gjinie?  
3.
 
A ka specifika talk show në Shqipëri dhe cilat janë ato? 
4.
 
Kush janë emisionet e para talk show në Shqipëri, si nisën ato? 
5.
 
Pse programet talk show janë kaq të përhapura në televizionet shqiptare? 
6.
 
Cilat janë arsyet që programet talk show mbulojnë prime time-in, që është dhe fasha më e 
shtrenjtë në programacionin e televizionit? 
7.
 
Sa fitimprurëse janë këto emisione? 
8.
 
Si qëndron raporti mes gjinisë talk show dhe kanalit televizion? 
9.
 
Çfarë hapësire u krijohet publikut në studio dhe jashtë tij në këto emisione? 
10.
 
Cili është ndikimi i këtyre emisioneve në shoqëri dhe nivelin e demokracisë në vend? A 
mund të flasim për teledemokraci? 
 
 
Këto pyetje kërkimore sollën në formësimin e hipotezës së kësaj teze doktorate sipas të 
cilës, së pariprogramet talk show sjellin një demokratizim të tematikave dhe të kodeve televizive 
të  komunikimit duke ndërtuar në mënyrë specifike një hapësirë  televizive debati dhe diskutimi
dialogu dhe bashkëveprimi brenda dhe jashtë studios, mes producentëve dhe të  ftuarve, mes 
studios dhe publikut të gjerë. Këto  teknika të prodhimit televiziv,  nga njëra anë,  ndërtojnë 
emisione të këndshme  dhe me shumë interes për publikun  dhe,  nga ana tjetër,  kontribuojnë 
ndjeshëm në kulturën e debatit në shoqëri, afrojnë audiencën  në  forma transparence dhe 
provokative,  personazhe publike dhe politike, ku moderatori simbolikisht zë vendin dhe 
përfaqëson  shikuesin, duke e vendosur këtë të fundit përballë përfaqësuesve të elitave. Në këtë 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə