Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə15/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
34
 
madhe sepse njerëzit thanë, si guxoni ju t’i mbyllni emisionin një grupi shikuesish prej një 
milionë vetësh, të cilët të prirur drejt letërsisë janë më të avancuar, artikulojnë më mirë, dinë të  
bëjnë analizë etj., por vendimi ishte i prerë...”
40
 
 
 
Pra, televizion elitar është një gjë dhe përdorimi i ekranit për të edukuar është një gjë 
tjetër. Pjesa elitare e shoqërisë nuk mund të realizojë një program të suksesshëm nga pikëpamja e 
audiencës sepse nuk bën kompromis me të vërtetën për hir të marketingut dhe nuk pranon ta ulë 
nivelin e programit, për t’iu përshtatur tiparit kryesor të televizionit që është ai i 
gjithëpërfshirjes.
41
 Prandaj drejtuesit e televizionit përzgjedhin ata moderatorë që krijojnë më së 
miri imazhin e të ashtuquajturit “njeriun mesatar” ose “everyman”.  
 
Për t'u rikthyer sërish te ideja e shkrimit të Nanos, se emisionin e bën i ftuari, duhet thënë 
se në pjesën dërrmuese të talk show-ve në Shqipëri, ndryshe nga rasti i sipërcituar me David 
Letterman dhe Presidentin Obama, të ftuarit nuk vihen në dispozicion të moderatorit, por këta të 
fundit në shërbim të tyre. Drejtuesit e emisioneve mjaftohen me praninë e një zyrtari të lartë 
politikë dhe i kushtojnë pak rëndësi bisedës që zhvillohet në studio. Ata i nderojnë gazetarët me 
praninë e tyre në emision, ndërsa këta të fundit ua kthejnë favorin duke i lejuar politikanët të 
thonë çtë duan. Politikanët në emisionet shqiptare ndihen si zot në "shtëpinë" e tyre.   
 
 
 
d. 
Talk show si një ngjarje spontane 
 
 
 
Emisionet talk show i krijojnë ndjesinë shikuesve se janë spektakle që po ndodhin aty për 
aty, në atë moment të programit. Po, a është vërtetë kështu? A mund t’i lihet gjithçka në dorë 
rastësisë? 
 
Sigurisht, që jo! 
 
Atmosfera në studio, zënkat, futja e befasishme e një të ftuari pa lejen e moderatorit, të 
bërtiturat etj., janë truke televizive që mbajnë gjallë panelin dhe publikun në studio, ndërsa nga 
ana tjetër, shikuesin gjysmë të shtrirë e të shkujdesur në shtëpi e mbërthen kureshtja. Ky i fundit 
qëndron sy e veshë para ekranit, ndërsa muskujt e gishtave mbi  butonin e pultit, gati për të 
kaluar në emisionin tjetër, ç’tensionohen. Tashmë i dorëzuar përballë ekranit magjik, shikuesi 
pret me ankth surprizën e radhës, ndërsa dora ledhaton lehtëshëm telekomandën. 
 
Ky është efekti i spontanitetit, që në fakt është rezultat i një pune të jashtëzakonshme.  
 
Kjo do të thotë, se sa më i natyrshëm të duket një emision talk show, aq më shumë kohë 
është harxhuar nga producenti e moderatori për ta sjellë atë këndshëm në sytë e publikut. 
 
Kur pyetëm moderatorin e Zonë e Lirë, Arian Çanin nëse publiku dëshiron të shoh tema 
të lehta, argëtuese apo serioze e të thella, ai tha: 
 
“Publiku i dëshiron të dyja, por çështja është se si ia komunikon ato. Nëse ti ia jep sa më 
thjesht, sa më natyrshëm dhe me inteligjencën e duhur, atëherë ai i gëlltit me dashuri. Në të 
kundërt, publiku të braktis pa iu dridhur dora. Të “zhduk” me një buton të pultit, që nuk e heq 
nga dora. Prej vitesh tashmë, ne po jetojmë epokën e një miti të madh. Ai quhet “Pult”. Ose  
 
                                                           
40
 Adi Krasta në Klubi i Mëngjesit, ClubFM Albania, 29 janar 2013, 
https://www.youtube.com/watch?v=2qdGLGAuawE
  , vizituar më 12.06.2016(Krasta vijon  argumentin e tij duke 
thënë se në moderimin e tij preferon të qëndrojë diku në mes, me një sens humori të pranueshëm, por duke mos dalë 
nga boshti i televizionit që është për të edukuar). 
41
  Marshall McLuhan. Instrumentat e Komunikimit: Media si zgjatim i njeriut. Tiranë: Instituti i dialogut & 
Komunikimit, 2004, f. 31  


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
35
 
 
“Zaping”…”
42
  
   
 
 
Kjo është dhe arsyeja se përse drejtuesi i Zonë e lirë, Arian Çani përgatit çdo gjë në detaj 
përpara se të nisë programi. Pjesa dërmuese e bisedave është e shënuar në skenar, ndonëse në 
ekran paraqitet sikur gjithçka është spontane.  
Në emisionin e datës 9 maj 2009 në Zonë e lirë, Arian Çani vjen si i ftuar në program për 
të promovuar një shfaqje teatrale të tijën, ndërsa  rolin e moderatorit e zënë një ndër "miqtë e 
emisionit", siç e quan ai, Ermal Mamaqi.  
 
- Ermali:  
Si ndihesh aty ku je? 
- Çani:  
Ej, paske emocione kur vike si i 
 
 
 ftuar, tani po e provoj për herë 
 
 
 të parë! 
- Ermali:  
Të kam ftuar për diçka shumë 
 
 
 interesante. 
- Çani:  
Do flasim me "ti" apo me "ju"? 
- Ermali: 
Unë them të flasim me "ata"! 
 
 
(ilaritet në studio) 
- Ermali: 
Ju jeni sonte këtu për të  
 
 
promovuar shfaqen tuaj të parë  
 
 
në teatir 
- Çani:  
Lapsus, bëje dhe një herë 
- Ermali: 
Z.Arian Çani... 
- Çani:  
Të lutem mbaje pak dorën më 
 
 
 drejtë, që të duket logoja e  
 
 
emisionit në skaletë. 
- Ermali: 
Sa drejtë duhet ta mbaj, se po më 
 
 
 zë ngërçi. 
 
 
(ilaritet në studio) 
- Ermali:  
Është shumë e vështirë të bësh 
 
 
Arian Çanin 
- Çani:  
Shoku yt, Genti, pretendonte se 
 
 
më bënte. 
- Ermali: 
Po, ai ta bënte! 
- Çani:  
Ma bënte, po deri në një farë 
 
 
mase... 
 
 
(ilaritet në studio) 
 
 Pavarësisht se në ekran i gjithë spektakli shfaqet në mënyrë të tillë sa duket shumë 
spontan, gjithçka është e strukturuar mirë. I ftuari, në rastin konkret Ermal Mamaqi është 
zgjedhur me kujdes, pasi atij i bie detyra e vështirë për të zëvendësuar Arian Çanin në këtë 
ndërrim rolesh. Edhe biseda mes tyre është e paracaktuar në skaletë. Madje, në disa raste dhe  
 
 
                                                           
42
 Intervistë me moderatorin e “Zonë e Lirë”, Arian Çani, Tetor 2010 
Foto 4: Arian Çani intervistohet nga Ermal Mamaqi në Zonë e lirë
 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə