Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə12/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
28
 
1.1.2.2 Karakteristikat e emisioneve talk show 
 
 
Në studimin e tij "Television talk: A history of the TV talk show", ku analizon gjashtë 
dekada të kësaj gjinie televizive në SHBA, Bernard Timberg evidenton katër karakteristika 
kryesore që bashkon të gjitha llojet e emisioneve talk show.  
 
Autori thekson se elementi më i rëndësishëm i një programi të tillë është moderatori, të 
cilin ai e konsideron si "fytyrën" e këtyre formateve. Në botën televizive amerikane, vijon 
Timberg, në emisionet talk show më të suksesshme, moderatori nuk është vetëm “ylli” i 
programit, por shumë më tepër. Nëse e analizojmë nga pikëpamja e produksionit, moderatori 
sillet si një menaxhues kritik. Nga pikëpamja e marketingut, ai është etiketa, marka që shet 
produktin. Nga ana organizative spikat fuqia personale e tij si menaxheri kryesor.
22
  Shkurt, 
moderatori është ai që “josh” audiencën të shohë emisionin, drejtuesit e korporatave të sjellin 
reklamat dhe rrjetet televizive të blejnë formatin. Ai është pjesa më e pa zëvendësueshme e 
programit.   
 
Tipari i dytë që karakterizon talk show-n sipas Timberg është komunikimi në kohën e 
tashme. Autori evidenton se ky element i mundëson gjinisë të jetojë në kohë. Ky lloj komunikimi 
krijon intimitet jo vetëm mes gazetarit dhe të ftuarit në studio, por edhe me publikun brenda dhe 
jashtë emisionit. 
 
Veçantia e tretë e programeve talk show, vazhdon autori, është intervista si ofertë 
televizive. Timberg thekson se në momentin që analizojmë bisedat në studio, ato nuk duhen parë 
thjesht dhe vetëm si një marrëdhënie pyetje-përgjigje apo si rrëfimin e një historie personale. 
Sipas tij, ky akt i të folurit është "produkti që do të shitet".  
 
Dhe, karakteristika e fundit sipas Timberg, por jo për nga rëndësia, është spontaniteti
Kur flasim për biseda spontane, thotë studiuesi, nuk nënkuptojmë një intervistë të improvizuar në 
moment apo një reagim të rastit, përkundrazi. Në konceptin e tij, spontanitet  do të thotë 
parapërgatitje e programit dhe aktrimin e moderatorit duke e servirur intervistën si një ngjarje që 
po ndodh në atë moment. Le t'i ilustrojmë këto tipare me një shembull:  
 
Në emisionin e datës 18 shtator 2012, moderatori David Letterman ka si  të ftuar 
presidentin e SHBA-së, Barack Obama, në programin e tij Late show. Ndryshe nga herët e tjera, 
Letterman i kushton të gjithë emisionin kreut të Shtëpisë së Bardhë, për shkak se është një 
“special guest”, i ftuar special.
23
 Pasi ngroh atmosferën në studio me disa batuta, Letterman fton 
Presidentin Obama dhe nis me të diskutimin në studio:  
 
 
- Letterman:   Dukesh në formë  
- Obama:  
Ndihem mirë 
- Letterman:   Sa i gjatë je? 
 
 
(ilaritet në sallë) 
- Obama:  
Rreth 180 cm 
- Letterman:   Në fakt, dukesh mirë 
- Obama: 
Ti dukesh më i shkurtër 
                                                           
22
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 3-4 
 
23
 David Letterman with President Barak Obama, 18 shtator 2012,  
https://www.youtube.com/watch?v=gObZ745ANL4
 , vizituar më 12.06.2016 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
29
 
- Letterman:   S'më ke parë zhveshur prandaj 
 
 
(ilaritet në sallë) 
- Obama:  
Ok, kështu e lëmë 
 
 
(ilaritet në sallë) 
- Obama:  
Para se të fillojmë, ma jep 
 
 
 pak macen tënde. Ke bërë  
 
 
zgjedhjen e duhur me këtë,  
 
 
por po e ulim këtu  
- Letterman:    Oh, jo jo... Hiqe që aty. Ma jep 
 
 
këtu macen. Sepse, para se të 
 
 
fillojmë, dua të di nëse ke gjë  
 
 
për t'i thënë karriges bosh?   
 
 
 
Moderatori David Letterman është mëse i ndërgjegjshëm se në krah të tij qëndron personi 
më i pushtetshëm në botë, por nuk ngurron t’i tregoj presidentit se është ai “zot i shtëpisë”. 
Letterman "e përdor” edhe Obamën në funksion të imazhit të tij. Nga ana tjetër, Kreu i Shtëpisë 
së Bardhë e pranon këtë pozicion pasi përmes Lettermanit, fiton simpatinë e shikuesve besnik të 
Late show with David Letterman.  
Skeçi i maces është një rast tipik. Drejtuesi i emisionit synonte të ironizonte monologun e 
regjisorit Clint Eastwood me karrige bosh, gjatë Konventës së Republikanëve disa ditë para 
intervistës dhe në të njëjtën kohë të nxiste Barak Obamën të shprehte qëndrimin e tij për këtë 
çështje. Me një kantilenë të qeshur dhe me sytë ngulitur te kukulla e tij, Lettermani pret 
momentin që Obama ta vendosë macen te kolltuku, për ta pyetur nëse ka ose jo ndonjë gjë për t’i 
thënë "karriges bosh"... Ndodhemi përballë asaj që Timberg e cilëson si ngjarje spontane, që në 
fakt ka qenë e përgatitur qysh në krye të herës mes Letterman dhe Obamës.  
 
Për ta mbyllur me një shembull që na vjen po nga Letterman por këtë radhë nga 
programet e para të tij në Late night: Kur komediani Richard Pryor u shfaq në talk show-n e 
Lettermanit në vitin 1986, më shumë se 80% e intervistës ishte e paracaktuar. Që atëherë, për 
shkak të suksesit, kjo u kthye në një praktikë pune për këto formate që zbatohet sot e kësaj dite.
24
  
 
Më sipër pamë sesi tiparet e evidentuara nga Timberg ishin pjesë e natyrshme e talk 
show-ve amerikane. Por, a mundet që  karakteristikat e sipërpërmendura  të gjejnë vend në 
peizazhin e emisioneve të kësaj gjinie në Shqipëri?  
 
Në vijim, jemi përpjekur të bëjmë një analizë të programeve shqiptare duke i parë ato në 
filtrin e këtyre elementëve kryesorë.  
 
 
 
a. Moderatori, marka e programit 
 
 
Kur TV Klan nisi transmetimet e Të Dielës Shqiptare me prezantuesin Ardit Gjebrea, më 
21 shtator 2008, mediat shkruanin se televizioni Top Channel kishte kohë që përgatitej për një 
program të ngjashëm me Të Dielën Shqiptare, që, sikurse shkruan vetë Gjebrea në faqen e tij 
zyrtare në internet, “është një format i frymëzuar nga Domenica In”.
25
  Një javë më vonë, Top 
                                                           
24
  Rosemarie Lennon. David Letterman: On Stage and Off. New York: Pinnacle Books, Windsor Publishing 
Company, 1994, f. 15 
25
 Ardit Gjebrea, Ardit Gjebrea starton programin E Diela Shqiptare, 21 shtator 2008,  
http://www.arditgjebrea.info/lajme_33.htm
  , vizituar më 12.06.2016 
Foto 1: Barak Obama në Late show with David Letterman 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə