Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə13/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
30
 
Channel i përgjigjet TV Klan-it me të njëjtin program, madje ideatorja e tij ishte Alessia 
Vessicchio, autore e disa puntatave të Domenica In.  
 
Strategjia e përdorur nga Top Channel, për të bërë një garë me të njëjtin format, i krijoi 
një terren të përshtatshëm drejtuesit të emisionit, Adi Krastës. Në këto kushte, nuk ishte më një 
garë mes gjinive në programacion, por një konkurrencë e drejtpërdrejtë mes dy moderatorëve, 
Krastës dhe Gjebresë. Ata tashmë nuk përfaqësonin më veten e tyre si prezantues, por ishin 
imazhet e E Diell  dhe  Të Dielës Shqiptare, madje, akoma më tepër, imazhe të Top Channel-it 
dhe TV Klan-it. 
 
Foto 2: Ardit Gjebrea në të majtë dhe Adi Krasta në të djathtë
26
 
 
Pesha e drejtuesit të emisionit në të dhënat e audiencës, u ndje veçanërisht në çastin kur 
Adi Krasta u largua nga E Diell, për shkak të përplasjeve të brendshme që pati me ideatoren 
italiane të këtij programi.
27
 Top Channel ndërron strategji dhe punëson një dyshe moderatorësh 
nga Kosova, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, të cilët riformatuan talk show-n duke futur 
në skenë dhe tre prezantuese të tjera, mes të cilave Albana Osmanin dhe motrat Marina e Luana 
Vjollcën.
28
  
 
Pra, imazhin e Ardit Gjebresë në E Diela Shqiptare, Top Channel e konkurron me pesë 
moderatorë brenda të njëjtit program, duke mos e identifikuar atë me asnjërin prej tyre. Është 
njësoj sikur një markë të njohur, kompania rivale ta konkurrojë me pesë “mini marka”, pa patur 
një pikë referimi. Në vitin 2012, Top Channel i rikthehet strategjisë fillestare dhe përballë 
Gjebresë vendos moderatorin e Top Show, Alban Dudushi.
29
 
 
Rasti në fjalë është shembulli që vërteton faktin se një format talk show është një punë 
grupi që identifikohet me një imazh, dhe kjo është fytyra e moderatorit. Të ftuarit, regjisori, 
ideatori, skenaristi, moderatorët mbështetës, banda muzikore, kameramanët, teknikët, punonjësit 
e skenës, skena vetë etj., vihen të gjithë në shërbim të një imazhi, që duhet të paraqitet gjithnjë në 
formën më të mirë të mundshme. 
          
Po të bëjmë një zhvendosje në kohë dhe hapësirë dhe t'i rikthehemi shembullit në realitetin  
 
                                                           
26
 Foto nr. 2 është marrë në Google dhe është përpunuar nga autori 
27
 
Zënka brenda stafit E diell, Adi Krasta nuk flet me Alessian, Dorina Xërxa largohet
,   
http://vip.shqiperia.com/art/5024/Zenka-brenda-stafit-E-diell-Adi-Krasta-nuk-flet-me-Alessian-Dorina-Xerxa-
largohet.html
 , vizituar më 12.06.2016 
28
 “Nesër rikthehet “E Diell”, Alban Dudushi dhe Xhemi Shehu prezantojnë të vetëm në çift”, Gazeta Panorama, 8 
Janar 2012, 
http://www.ikub.al/lajme_gossip_category/1201280043/article-neser-e-diell-alban-dudushi-e-xhemi-
shehu-ne-cift.aspx
  , vizituar më 12.06.2016 
29
 Ibid


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
31
 
amerikan, në emisionit The Tonight Show, një talk show i cili ka nisur transmetimet në 
televizionin NBC që në vitin 1954 dhe vijon ende sot e kësaj dite, konstatojmë se i njëjti format 
është drejtuar nga pesë moderatorë të ndryshëm, si Steve Allen (1954–1957), Jack Paar (1957–
1962),  Johnny Carson  (1962–1992),  Jay Leno  (1992–2009),  Conan O'Brien  (2009–2010), Jay 
Leno (2010–2014)
  30
, Jimmy Fallon (2014 -  vijon).
31
  Gjatë gjithë kësaj periudhe 60-vjeçare 
pavarësisht se parimet dhe struktura e formatit ishte e njëjtë ka spikatur epoka e Johnny Carson. 
Ka disa arsye për këtë, por kritiku amerikan i TV-së, Tom Shales, thotë se më kryesorja ishte 
mjeshtëria e tij për të qenë një “everyman”.
32
 Kjo aftësi karakteriale e bëri atë, Carsonin, që gjatë 
30 viteve në ekran të meritojë me të drejtë edhe pseudonimin “The King”, mbreti i talk show-t të 
mbrëmjes.
33
   
 
 
 
b. Komunikimi në kohë të tashme 
 
 
Emisionet talk show kanë një element që i  dallon nga formatet e tjera: biseda në këto 
programe karakterizohet nga ajo që ekspertët e cilësojnë si “ndërgjegje e dyfishtë”. Komunikimi 
këtu është njëherësh shumë intim, sepse diskutohet rreth jetës private të të ftuarit, por 
njëkohësisht është masiv,  sepse gjithçka që luhet në skenë ofrohet për shikuesin e gjerë si 
spektakël.
 
 
 
Foto 3: Moderatorja Jonida Shehu interviston Aurel Plasarin
34
 
 
 
 
Në emisionin Natën Vonë, i transmetuar në datën 21 Mars 2013, gazetarja Jonida Shehu 
ka arritur të krijojë një klimë të ngrohtë në studio me shkrimtarin Aurel Plasari dhe nga fundi i 
bisedës e pyet publicistin dhe për jetën e tij private. Në këtë bashkëbisedim, ku shpesh herë  
 
                                                           
30
  “‘The Tonight Show’ hosts: Funny men through the decades”, The Washington Post,  
http://www.washington 
post.com/lifestyle/style/the-tonight-show-hosts-funny-men-thorough-the-decades/2013/04/03/985a2efc-9c93-11e2-
9a79-eb5280c81c63_gallery.html#photo=1
 , vizituar më 12.06.2016 
31
 Maggie Pannacione, “The Roots to Head to "The Tonight Show" With Jimmy Fallon”, 15 prill 2013, 
 
http://www.artistdirect.com/entertainment-news/article/the-roots-to-head-to-the-tonight-show-with-jimmy-
fallon/10446919
 , vizituar më 12.06.2016 
32
 Bill Zehme, “Johnny Carson: King of Late Night: Biographical Essay About Johnny Carson”, 7 maj 2012,  
http://www.pbs.org/wnet/americanmasters/episodes/johnny-carson-king-of-late-night/biographical-essay-about-
johnny-carson-by-author-bill-zehme/2054/
 , vizituar më 12.06.2016   
33
 Johnny Carson: King of Late Night, PBS American Masters, 1 Gusht 2014,  
https://www.youtube.com/watch?v=VhE6x0WhS3g , vizituar më 12.06.2016
 
34
 Foto nr.3 e marrë nga emisioni Natën Vonë në RTV Ora News, transmetuar më 21 Mars 2013 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə