Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə16/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
36
 
 
gabimet gramatikore, që duken si spontane, janë shkruar në mënyrë të qëllimshme në skedat e 
Ermalit, për të ç'tensionuar intervistën mes tyre. 
Sikurse pohon dhe vetë Çani në emisionin e tij nuk ka asgjë të rastësishme: reklamat, 
pyetjet, koha e të ftuarve, gjithçka është e mirëpërcaktuar. Të gjitha intervistat dhe bisedat 
konsiderohen si "mall mjaft i vlefshëm" të cilat duhet të menaxhohet me shumë kujdes.  
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
37
 
 
1.1.3 TALK SHOW-t ME PJESËMARRJE TË AUDIENCËS: NGA EMISIONET E 
DEBATIT DREJT "TRASH" TALK SHOW-t 
 
 
 
Në punimin e saj "Performing talk" studiuesja Louann Haarman, Profesore e Gjuhës 
Angleze në Universitetin e Bolonjës, fokusohet në analizën e diskursit dhe performancës 
televizive në të paktën tre programe të ndryshme talk show në kohë dhe hapësirë. Ajo ndalet në 
emisionet e ditës: Kilroy  me moderator Robert Kilroy-Silk, një format britanik i fokusuar në 
diskutimin e audiencës; The Oprah Winfrey Show me Oprah Winfrey, një spektakël i orientuar 
nga tematika, ku trajtohen problemet sociale sipas kënvështrimit personal dhe The Jerry Springer 
Show  me Jerry Springer, i kategorizuar si trash talk show. Ky i fundit vendos problemet 
personale të të ftuarve në funksion të spektaklit.
43
  
 
 
1.1.3.1 Një përqasje mbi komponentët e talk show-t të ditës 
 
 
Në parantezë Haarman evidenton komponentët bazë të talk show-t: Moderatori, që është 
përgjegjësi kryesor për gjithë performancën e emisionit. Ai është pika e kontaktit mes audiencës 
në studio e shikuesve në shtëpi, por, dhe publikut e të ftuarve në program. Si menaxherë të 
emisionit ato prezantojnë temën që trajtohet, të ftuarit dhe ekspertët, merren me çdo problem 
teknik sidomos gjatë transmetimit dhe njoftojnë hapësirat publicitare. Ata janë të vetmit nga 
gjithë stafi teknik ose jo, që u lejohet të lëvizin lirshëm në studio dhe të kenë kontrollin e plotë të 
emisionit të tyre përmes hapjes/mbylljes së programit, drejtimit të tij dhe ndërhyrjeve për pyetje 
ose devijim të diskutimit.  
Ndonëse rregullat e mësipërme janë të përbashkëta, ajo që i dallon drejtuesit e emisioneve nga 
njeri-tjetri është stili i tyre individual. Kjo do të thotë se secili prej tyre krijon një marrëdhënie të 
caktuar me publikun në studio e jashtë tij, të ftuarit dhe ekspertët.
44
 
 
Komponenti i dytë i evidentuar nga Haarman janë të ftuarit. Këta të fundit, zakonisht, 
janë persona që përbëjnë lajm, autoritarë, përfaqësues ose njerëz të thjeshtë që shihen nga 
moderatori si interesantë për publikun. Shpesh herë ndodh që drejtuesit e emisionit, krahas të 
ftuarve special të programit të tyre të përfshijnë dhe ekspertë, si psikologë, sociologë, 
akademikë, qeveritarë, etj., të cilët presupozohet se kanë njohuri më të thelluar sa i takon çështjes 
që merret në shqyrtim. Roli i ekspertit në program dëshmon praninë e një autoriteti të besueshëm 
të sferës publike dhe institucionale.
45
 
  
Elementi i tretë është roli i audiencës në studio e cila varet nga lloji i formatit të gjinisë 
talk show. Ata mund të jenë personazhe të veçantë në radhë të publikut, persona që thjesht u 
përgjigjen pyetjeve të moderatorit ose aktorë aktiv në studio që kanë të drejtën e ndërhyrjes në 
bisedë, ngritjen e pyetjeve apo dhe të drejtën e shprehjes së reagimeve "spontane" të 
aprovimit/mosaprovimit, duartrokitjeve apo të qeshurave.
46
  
 
Komponenti i fundit, jo për nga rëndësia, është fokusi i bisedës. Ky është "motori" që 
përcakton sjelljen e të gjithë elementëve të tjerë. Tematika mund të jetë thjesht debat, sikurse 
                                                           
43
 Andrew Tolson. Media Talk: Spoken Discourse on TV and Radio. Edinburgh: Edinburgh University Press, 2006, 
f.138 
44
  Louan  Haarman, “Performing Talk”, Television Talk Show: Discourse, Performance, Spectacle, edited by 
Andrew Tolson, New Jersey: LEA, 2001, f.32 
45
 Ibid., f.33 
46
 Ibid.  


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
38
 
ndodh në "celebrity talk show", mund të jetë personazh, një problematike sociale por dhe një 
temë "trash" për tradhtinë apo xhelozinë, ku ka një përfshirje më të gjerë të të gjithë aktorëve. Të 
ftuarit, publiku në studio e jashtë tij bëhen pjesë e temës aq sa drejtuesi i emisionit ua lejon, nisur 
nga çështja që trajtohet.
47
  
 
 
1.1.3.2   Formatet me debat mes publikut 
      
 
Në këto emisione publiku vendoset në qendër të diskutimit në studio. Zakonisht, këto 
formate kanë 50-70 persona të cilët bashkë me ekspertët e ftuar nga moderatori zhvillojnë debate 
në studio. Personat më aktiv në diskutim vendosen në qendër, ndërsa ata që replikojnë janë 
përballë me njëri-tjetrin. Drejtuesit e programit kujdesen që ata të kenë kontaktin sy më sy. 
 
Një  nga këto emisione, ku studiuesja Haarman ndalet është Kilroy, nën drejtimin e ish 
deputetit të parlamentit laburist në Britaninë e Madhe, Robert Kilroy. Duke patur parasysh faktin 
se ky është një program diskutimi mes pjesëtarëve të publikut, të cilët kanë formime të 
ndryshme, e rrjedhimisht dhe nivel të ndryshëm në mendim dhe artikulim, Kilroy ka detyrën 
kryesore, që me ndërhyrjet e tij të ruaj ritmin e bisedës me pyetje, ndërhyrje, e shpesh herë dhe 
provokime.
48
 Kilroy është gjithnjë në dijeni të folësve, e di qëndrimin e tyre dhe i thërret ata në 
emër. Natyrisht, gjithçka serviret për publikun si spontane. Komunikimi në emër krijon afrimitet 
mes publikut dhe moderatorit, i cili përdor gjuhën e përditshme, në vend të klisheve televizive. 
Shpesh herë moderatori merr dhe anën e publikut, duke sfiduar ekspertët dhe argumentet e 
tyre
49
:    
 
- Eksperti Michael:... më bëre një pyetje dhe unë do të përgjigjem. Jemi duke diskutuar për një 
person me shumë eksperiencë. Ka kohë që është shkëputur, por ka shumë eksperiencë si ekspert 
kontabël. 
- Personi 1: Ndoshta, ka qenë i përgatitur por tani s'është më... 
- Eksperti Michael: Baza për kontabilistin nuk ndryshon... 
- Personi 1: A do të merrje një mekanik që nuk ka prekur makinë me dorë për 15-20 vjet? 
- Audienca: uhhhhhhhh... 
- Kilroy: Michael, të bënë një pyetje... 
- Personi 1: Të bëra një pyetje... 
- Eksperti Michael: Dhe unë po përpiqem të përgjigjem 
- Kilroy: Michael, po apo jo? 
- Eksperti Michael: ... 
- Kilroy: Përgjigja është jo, por Michael nuk dëshiron ta thotë atë...
50
     
 
 
Ekstrakti, ku personi nga publiku debaton me ekspertin, ilustron atë që Sonia Livingstone 
dhe Peter Lunt e cilësojnë si "ndikim narrativ romantik", sipas të cilit drejtuesi i emisionit bëhet 
njësh me argumentet e publikut ndaj të ftuarit. Kjo ndodh shpesh në këtë lloj formati.
51
  
 
                                                           
47
 L. Haarman, op.cit., f. 33-34 
48
  Helen Wood, Talking with Television: Women, Talk Shows and Modern Self-reflexivity. University of Illinois 
Press, 2009, f. 64 
49
 Ibid., f.62 
50
 L. Haarman, op.cit., f. 35, 38 
51
 S. Livingstone and P. Lunt, op.cit., f. 56 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə