Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə11/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
26
 
 
1.1.2 PËRQASJE TEORIKE MBI TALK SHOW-n: RASTI SHQIPTAR 
 
 
 
 
Nëse ka një koncept që përmbledh gjithçka transmetohet në ekran, ai quhet “television 
talk”, që në shqip do të thotë “e folura në televizion”. Brenda këtij togfjalëshi përfshihen disa 
gjini, si: lajmet, talk show (spektakli i fjalës), game show (spektakël i lojës), reality show 
(spektakli i realitetit), talent show (spektakli i talenteve), cooking show (spektaklet e gatimit), 
varietetë, konkurset e bukurisë, konkurset e modës, soap opera (serialet televizive), etj…
14
 
 
Fokusi i këtij punimi është gjinia talk show, ndaj në parantezë sqarojmë se, në këtë 
studim nuk do të gjeni një përkufizim përfundimtar mbi këtë zhanër, por disa nga karakteristikat 
kryesore të tij.  
 
Talk show televiziv është krijim i produksioneve të shekullit të 20-të, i konceptuar si një 
gjini që trajton tema të lira, me një impakt të jashtëzakonshëm në formimin kulturor në shoqëri. 
Ai njihet si një spektakël i fjalës, i ndërtuar specifikisht mbi aktin e të folurit.

  
  
Ndryshe nga disa formate të tjera, talk show është një ngjarje që krijohet dhe ndodh në 
studio. Ai ngjason me një dramë apo komedi që vendoset në skenë, por këtu regjisor  është 
moderatori i cili luan vetë rolin e protagonistit kryesor, ndërsa aktorët mbështetës janë të ftuarit 
dhe publiku.
15
     
 
 
Por talk show do të quanim dhe një intervistë, një debat politik, një monolog dhe një 
komunikim të drejtpërdrejtë të moderatorit me publikun në shtëpi. 
 
Për ta përmbledhur, një format do të kategorizohej si talk show kur ai strukturohet në 
bashkëbisedimin mes moderatorit dhe të ftuarit, mes tij dhe publikut apo në formën e dialogut 
mes të ftuarve dhe audiencës në studio e jashtë saj. Ky diskutim që ngjan herë me një shfaqje 
humori, e herë me një dramë vjen në shtëpitë e shikuesve në formën e një spektakli televiziv. 
 
 1.1.2.1 Tipologjitë e emisioneve talk show sipas Bernad Timberg 
 
 
Ndonëse nuk ka një përkufizim përfundimtar mbi “spektaklin e fjalës”, nga historia mbi 
60-vjeçare e kësaj gjinie televizive që ka lindur në SHBA, studiuesi Bernard Timberg
*
 ka arritur 
të evidentojë disa karakteristika bazë mbi të cilat ndërtohet çdo lloj programi talk show.  
                                                           
14
  Bernard M. Timberg dhe Robert J. Erler. Television talk : a history of the TV talk show. Teksas: University of 
Texas Press, 2002, f. 3 

 Shënim: Termi “akt i të folurit” bazohet në teorinë “Speech act” (“Akti i të folurit”, botuar më 1969) të iniciuar nga 
J.Austin me: a) aktin lokutor; b) aktin ilokutor; c) aktin perlokutor, dhe të zhvilluar nga John Searle. Searle arriti që 
të ndërtonte një bazë të fortë teorike mbi “Speech act” duke bashkuar në një, dimensionin e shprehjes, kuptimit dhe 
aksionit, që kanë në thelbin e tyre qëllimin.  
15
 Hanne Bruun, “The Aesthetics of the Television Talk Show”, f. 244  
http://www.nordicom.gu.se/sites/default/files/kapitel-pdf/45_Bruun.pdf 
 , vizituar më 12.06.2016  
*
 Shënim: Berndard M. Timberg (1945-2010) ka qenë Kërkues dhe Profesor i Ftuar në Universitetin e Karolinës së 
Veriut. Ai njihej në publik si profesor i medias dhe kulturës popullore. Profesor Timberg ka fituar gradën shkencore 
PhD në fushat "Ndërdisiplinore të Radios, Televizionit dhe Filmit" në Universitetin e Teksasit, në Austin. Më herët, 
Timberg ishte diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Berkley dhe kreu masterin shkencor në Gazetari dhe 
Komunikim Masiv në Universitetin Shtetëror të Iowa-s. Ai është autor i dy librave "Fair Use and Free  Inquiry: 
Copyright Law and New Media" dhe "Television Talk: A History of the Television Talk Show". Për këtë të fundit, 
editori i botimit Prof. Horace Newcomb shkruan se "...është po aq e vështirë të imagjinosh Amerikën e Shek. XXI 
pa programet talk show,  sa të imagjinosh talk show-n pa perspektivën e pasur historike të Timberg". Para se të 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
27
 
  
 
 
Por, përpara se të flasim për to, le të kujtojmë nëngjinitë klasike të talk show-t, prej të cilave janë 
influencuar shumë emisione të tjera në ekran: 
a.
 
Talk show argëtues i mbrëmjes  i modeluar në The Tonight Show  të Steve Allen dhe 
Jack Paar në vitet 1954-1961. Emisioni i tyre është konsoliduar në 30 vitet e  ardhshme 
nga Johnny Carson, që sot cilësohet si “mbreti i talk show-t argëtues të mbrëmjes”.
16
 Deri 
në mes të viteve ’80 formati ka patur karakter humoristik, prandaj dhe drejtohej dhe 
vazhdon të prezantohet nga komedianë. Ai evoluoi me David Letterman, i cili arriti të 
kombinonte dy elemente: atë informativ me humorin, në konceptin e ashtuquajtur 
“infotainment”.
17
 Pas Carsonit, dy ndër emisionet më të ndjekur të kësaj gjinie në SHBA 
kanë qenë Late show with David Letterman  dhe  The Tonight Show with Jay Leno.
18
 
Aktualisht, të dy moderatorët janë larguar. I pari është zëvendësuar nga Stephen Colbert, 
ndërsa i dyti nga Jimmy Fallon.     
b.
 
Talk show i ditës me pjesëmarrje të audiencës  i themeluar nga Phil Donahue në The 
Phil Donahue Show, në vitet 1967-1995. Ky format, i cili përfshin gjerësisht edhe 
angazhimin e publikut në studio u përmirësua nga gazetarja Oprah Winfrey, në The 
Oprah Winfrey show. Në këtë lloj emisioni trajtohen një larmishmëri temash, kryesisht 
me karakter social. Në pjesën dërmuese të rasteve, drejtuesi i tij vinte nga fusha e 
gazetarisë. Pas viteve '90 Jerry Springer e Ricky Lake e zhvillojnë këtë gjini në atë që 
njihet si trash talk show, duke vendosur rrëfimin personal në funksion të spektaklit.
19
 
Aktualisht, një ndër emisionet më të suksesshme të talk show-t të ditës është The Ellen 
DeGeneres show, i cili prezantohet nga një aktore.  
c.
 
Revista informative e mëngjesit  i zhvilluar fillimisht tek “Today” me Dave Garroway 
në vitet 1952-1959 në NBC. Emisioni vijon ende sot. Që prej vitit 1975, ka patur një 
konkurrencë të jashtëzakonshme mes tij dhe programit Good Morning America në ABC.  
d.
 
Talk show-t politike të krijuar në programin Meet the Press, në 6 nëntor 1947, në NBC. 
Formati u ndryshua disi te emisioni The McLaughlin Group  në vitin 1982, i fokusuar 
vetëm në debatin politik.
20
 Revolucionin në këtë gjini, duke futur elemente të humorit, e 
bëri programi Politically Incorrect, i drejtuar nga moderatori Bill Maher. Formati satirik i 
talk show-t u konsolidua me John Stewart në The Daily Show apo Stephen Colbert në The 
Colbert Report.
21
  Një tjetër program  interesant është The Rush Limbaugh Show, që 
ndërtohet në monologun e Limbaugh apo në komunikimin e tij me publikun.  
 
                                                                                                                                                                                           
ndërronte jetë, Prof. Timberg po punonte për librin e tij të radhës "The comedy of Provocation", një botim mbi 
komedinë hebreje në SHBA.     
16
 Rick Beach, The talk show, Teaching Film, Television and Media,   
 www.tc.umn.edu/~rbeach/teachingmedia/module7/7i.htm
 , vizituar më 12.06.2016 
17
 Joe Flickinger. “Infotainment and the Question of Legitimacy: A Case Study of CBS News in the 1980’s”.  Ph.D. 
dissertation, University of Oregon, 1993, f. 295 
18
 Amanda Kondolojy, "The Late show with David Letterman places first for the week in adults 18-49, adults 25-54 
and adults 18-34", 
http://tvbythenumbers.zap2it.com/2013/02/28/the-late-show-with-david-letterman-places-first-
for-the-week-in-adults-18-49-adults-25-54-and-adults-18-34-2/171309/
 ,  vizituar më 12.06.2016 
19
  Laura Grindstaff. The Money Shot: Trash, Class and making of TV talk shows. Chicago: The University of 
Chicago Press, 2002, f. 19 
20
 R. Beach, The talk show..., 
www.tc.umn.edu/~rbeach/teachingmedia/module7/7i.htm
  , vizituar më 12.06.2016 
21
 Seth Mnookin, “The man in the iron mask”, Vanity Fair, October 2007,  
http://www.vanityfair.com/news/2007/10/colbert200710
 , vizituar më 12.06.2016   


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə