Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə28/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
62
 
gjithçka si spontane janë dy elemente që karakterizojnë talk show-n dhe që mbetën në traditën e 
këtyre lloj spektakleve.
190
   
Pas largimit të Steve Allen, i cili iu rikthye talk show-t të tij të vjetër The Steve Allen 
Show në NBC për të rivalizuar The Ed Sullivan Show në CBS,
191
 vendin e tij e zë Jack Paar. Vetë 
Allen pohon se Tonight me Jack Paar ndryshon krejtësisht “fytyrë”. Në qendër të programit të tij 
ishte “talk-u”. Sipas Allen, Jack Paar vuri kolltukun në themel të këtij talk show. Kjo, -  vijon 
Allen, ndodhi sepse ai nuk ishte as këngëtar, as luante në piano, as performues i skeçeve. Paar, 
sipas tij, kishte sens të fortë humori dhe këtë e përdori në funksion të bisedës që ishte boshti i 
programit Tonight me Jack Paar, por dhe të tjerëve pas tij.
192
 
 
d. Jack Paar Tonight show dhe shakaja e WC-së 
 
 Ashtu si Allen, edhe Jack Paar vuri karakterin e tij në qendër të programit The Tonight 
Show. Stafi i ri, ku bënin pjesë edhe shkrimtarët Jack Douglas e Paul Keyes, me të cilët Paar 
kishte kohë që bashkëpunonte vendosën të nxirrnin në pah anën më të mirë të tij. Ata shfrytëzuan 
aftësitë e Paar si një rrëfimtar i aftë, duke vënë theksin te monologu hapës i programit.
193
 Paar 
kishte aftësi për të shkrirë publiken dhe privaten, duke krijuar një komunikim intim me shikuesit. 
Ai i trajtonte ata si bashkëbisedues.
194
 Paar tregonte për të kënaqur të tjerët, por njëkohësisht dhe 
për të shfaqur pikëpamjet dhe emocionet e tij mbi çështje të ndryshme.
195
 
Elementi i dytë i rëndësishëm që Paar solli në The Tonight Show, ose siç quhej në kohën 
e tij The Jack Paar Tonight Show, ishte se ai riktheu në qendër atë që Weaver kishte konceptuar 
që në nisje të këtij programi: Intervistën.
196
  Audienca e ndiqte emisionin e Paar jo vetëm për 
shkak të numrit të madh të të ftuarve, nga fusha e humorit te politika, por për atmosferën që 
moderatori krijonte në studio falë aftësive të tij komunikuese. Ai nuk i shmangej kurrë debatit, 
“konfrontimit”, madje dhe atij politik, si dhe përfshihej emocionalisht në çështjet që 
diskutoheshin në studio me të ftuarit.
197
 Ky lloj afrimiteti që ai krijonte me publikun përmes këtij 
programi, vinte për shkak të sinqeritetit që Paar reflektonte në ekran.
198
  
                                                           
190
 Ibid. 
191
 Steve Allen, The Mike Wallace Interview, 06.08.1958, Harry Ransom Center – University of Texas, Austin, 
 
http://www.hrc.utexas.edu/multimedia/video/2008/wallace/allen_steve.html
 (19.11.2014)   
192
 Henry Colman, Steve Allen on Jack Paar and how Paar “invented the couch” on The Tonight Show, Steve Allen 
interview part 10 of 11, 
https://www.youtube.com/watch?v=JlvVUqJdVxY#t=1705
   
(19.11.2014) 
 
193
 Ron Simon, “Jack Paar: U.S. Talk-Show Host”, Museum of Broadcast Communication, Chicago,  
http://www.museum.tv/eotv/paarjack.htm
, (19.11.2014)   
194
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 48 
195
 Ron Simon, “Jack Paar: U.S. Talk-Show Host”, Museum of Broadcast Communication, Chicago, 
 
http://www.museum.tv/eotv/paarjack.htm
, (19.11.2014)   
196
 Katherine Fry, “The Tonight Show: U.S. Talk/Variety”, Museum of Broadcast Communication, Chicago,  
 
www.museum.tv/eotv/tonightshow.htm
 (19.11.2014)   
197
 Ibid. 
198
 B. M. Timberg & R. J. Erler, op.cit., f. 49 (Shënim:Siç shkruan vetë Paar në librin e tij autobiografik “P.S. Jack 
Paar: An Entertainment”, pas këtij incidenti, ai vendosi që gjëja më e mirë do të ishte t’i tregonte të vërtetën publikut 
dhe më pas të largohej nga drejtimi i spektaklit).   


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
63
 
Foto nr.10 Jack Paar gjatë largimit live nga Tonight show
 
199
 
 
Kjo u kuptua dhe nga incidenti i famshëm me shakanë e WC-së,
  *
 më 11 shkurt 1960, që 
drejtuesit e NBC-së, nën presionin e sponsorëve, e censuruan pa i marrë më parë leje drejtuesit të 
programit, Jack Paar. Në episodin e radhës, tre minuta pas shfaqjes, Paar i tregoi publikut të 
vërtetën rreth censurimit të programit dhe gjithë prapaskenat dhe debatet që pati me drejtuesit e 
NBC-së. Në fund, ai tha: “Kam marrë një vendim për atë që dua të bëj. Unë largohem nga The 
Tonight Show.  Duhet të  ketë një mënyrë më të mirë për të jetuar se kjo që po bëj...” (Paar 
                                                           
199
 Foto nr.10 marrë nga "Jack Paar Walked on this day in 1960", 
http://pdxretro.com/2015/02/jack-paar-walked-on-
this-day-in-1960-2/
 , vizituar më 13.07.2016    
*
 Shënim: Në episodin e datës 11 shkurt 1960, Jack Paar tregon një shaka ku përmendet fjala WC. Ajo u gjykua si e 
papërshtatshme nga ana e drejtuesve të NBC-së, të cilët ishin nën trysninë e sponsorëve dhe e shkurtuan monologun 
e Paar. Në vijim mund të lexoni të zbardhur monologun e Paar me këtë batutë: Një grua angleze po kërkonte një 
dhomë gjatë vizitës së saj në Zvicër dhe pyeti një mikun e saj, pedagog, nëse mund t’i rekomandonte ndonjë. Ai i 
tregoi zonjës disa dhoma, një nga të cilën ajo e prenotoi. Pasi u kthye në shtëpinë ku po qëndronte përkohësisht, 
gruas i kujtohet se ajo nuk kishte parë banjën dhe i bëri një shënim mikut të saj. Ajo e pyeti nëse kishte WC (Water 
Closet) dhoma dhe si ishin kushtet e saj. Me të marrë shënimin, mësuesi, i cili kishte njohuri elementare në anglisht, 
nuk kupton domethënien e inicialeve WC dhe kërkon ndihmën e një prifti. Pas disa orë kërkimesh, mësuesi dhe 
prifti zbuluan se WC do të thotë “kishë buzë rruge” (Wayside Chapel). Pasi mësoi kuptimin e shënimit, ai i kthen 
përgjigje mikeshës së tij: “E dashur zonjë. Kam kënaqësinë t’iu informoj se WC-ja ndodhet nëntë milje nga shtëpia 
që ju keni marrë. Ajo është e rrethuar me pisha.  WC-ja ka një kapacitet prej 229 personash dhe është e hapur të 
dielën dhe të enjten. Unë do iu sugjeroja që të shkoni herët në mëngjes nëse dëshironi të gjeni vend, ndonëse mund 
të qëndroni dhe në këmbë. Disa planifikojnë të marrin dhe bukë me vete për ta  ngrënë atë në ambientet e WC-së. 
Unë do iu rekomandoja që ju të shkoni ditën e enjte, pasi në sfond vendoset dhe muzikë. Besoj se është me interes 
për ju që të dini se vajza ime është martuar në WC. Madje ai ishte vendi ku ato janë takuar bashkë. Ishte një ditë e 
jashtëzakonshme. Fluks i madh njerëzish. Dhjetë veta qëndronin në një ulëse. Ishte e mrekullueshme të shihje 
mimikat e tyre. Sot në WC është vendosur dhe një kambanë. Atë e ka dhuruar një pasanik. Kambana bie sa herë që 
një person futet në WC. Unë do të isha i lumtur t’iu rezervoja vendin më të mirë. Nga ai pozicion mund t’iu shohin 
të gjithë. Sa i takon fëmijëve, ato kanë orarin e tyre në mënyrë që të mos shqetësojnë të rriturit. Mbetem në 
shërbimin tuaj. Sinqerisht, Mësuesi.” 


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə