Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar



Yüklə 4,83 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə38/158
tarix26.09.2017
ölçüsü4,83 Kb.
#2006
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   158

Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
83
 
tash, të rrëfyera të gjitha në ekran, krijuan te shikuesit e saj besnik, veçanërisht publiku femëror, 
ndjesinë se Oprah është njëra prej tyre. Megjithëse Oprah se ka pranuar asnjëherë ndikimin e saj 
në lëvizjen feministe, Oprah karriera e saj 25-vjecare në The Oprah Winfrey  Show, është 
kontributi më i madh për të drejtat e femrave.
318
 
 
1.2.4. The Tonight Show me Jay Leno 
 
 
Foto nr.21 Jay Leno në debutimin e tij në The Tonight Show, May 1992
319
 
 
Largimi i Johnny Carsonit pas 30 vjetësh nga The Tonight Show, me një audiencë të 
padiskutueshme e kishte bërë gjithnjë e më të vështirë zëvendësimin e tij. Rreth dhjetë 
kandidatura e përmendën në atë kohë, por dy prej tyre David Letterman dhe Jay Leno ishin më 
favoritet për të marrë fronin e mbretit të talk show-t të mbrëmjes.  
Dy komedianët, miq që në fillimet e karrierës së tyre, u transmetonin siguri edhe 
reklamuesve por dhe rrjetit NBC se të ardhurat dhe përfitimet monetare do të ishin të mëdha.   
Në vitin 1992 bordi i NBC, pa marrë në konsideratë opinionin e Carson, i cili kishte 
zgjedhur si pasardhës së tij Lettermanin, vendos që Jay Leno të drejtojë The Tonight Show. Për 
drejtuesit e këtij rrjeti, Leno, ose siç  njihej ndryshe “komiku i ëmbël”, kishte një stil humori 
aspak fyes, jo racist dhe jo me përmbajtje seksuale. Ai ishte më bashkëpunues, antiteza e 
Lettermanit, i cili spikaste me ironinë e tij therëse. 
Caktimi i Jay Leno në drejtimin e The Tonight Show, e detyroi Lettermanin që në vitin 
1993, të linte NBC dhe të nënshkruante me konkurrentët e tyre CBS për transmetimin e The Late 
Show me David Letterman. 
Ashtu si rivaliteti historik Pepsi vs. Cola apo Avis vs. Hertz u shndërrua dhe lufta për talk 
show-n argëtues të mbrëmjes Leno vs. Letterman. Ajo bëhej për produktin më të mirë 
infotainment. 
Humori popullor i Jay Leno, një komediani që vinte nga një shtresë e mesme, synonte 
përqeshjen e jetës mondane, burokracive në shoqëri dhe pushtetarëve. Ai kishte një filozofi të 
                                                           
318
  Jennifer L.Rexroat, “I’m Everywoman” –  Oprah Winfrey and Feminist identification”, Stories of Oprah: The 
Oprahfication of American Culture, edited by Trystan Cotten and Kimberly Springer, University Press of 
Mississippi, 2010, f. 27 
319
 Foto nr.21 e shkëputur nga emisioni i parë The Tonight Show me Jay Leno, 
https://www.youtube.com/watch?v=hKubBc4doGo
 , vizituar më 15.04.2016 


Elvin Luku                                                                                                        Talk show në peizazhin televiziv shqiptar 
 
84
 
qartë mbi mënyrën e të bërurit humor: “Bëj gjithnjë shaka me atë që është në pushtet... nuk po 
sulmon individin por personin e rradhës që mban atë post”.  
Në një intervistë për revistën Washingtonian  në vitin 1993, duke folur për humorin 
politik Leno thotë se “komediani nuk duhet të merret me pamjen e jashtme të pushtetarit, por të 
satirizojë atë që ai bën ose thotë”. 
Por më shumë se çdo gjë tjetër, ajo që e renditi Leno-n në radhët e ikonave të talk show-t 
të mbrëmjes ishte vetë puna e tij. Ai kryen një punë "robotike", ndërsa flinte vetëm katër orë 
gjumë. Leno kishte një filozofi sipas të cilës “herët a vonë, moderatori tjetër do të shkojë për të 
ngrënë, të flejë, të ushqehet, për pushime, të bëj seks ose çdo gjë tjetër. Dhe është pikërisht ky 
momenti kur ti e kap audiencën tënde...”.  
Është kjo këmbëngulje dhe riformulimi që drejtuesit e The Tonight Show i bënë 
programit duke e orientuar atë nga një format talk-u në një variete, që i përshtatej plotësisht 
figurës së Leno-së,  të cilat bënë që ky program të kalonte në të dhëna audience dhe David 
Lettermanin. 
Tre vitet e para, deri në 1995, The Late Show  me David Letterman kishte një audiencë 
dukshëm më të lartë përballë The Tonight Show  me Jay Leno, e cila arinte në 5.3% rating ose 
16% e share. Por me riformulimin e formatit të Carsonit, duke e orientuar atë më shumë nga 
varieteja që ishte terreni i Leno-s dhe vendosja e objektivit te grupmosha e të rinjve, në fund të 
vitit 1995 The Tonight Show ka një feedback që rezulton të jetë 4.7% rating ndaj 3.9 të The Late 
Show. 
Rasti Leno rikonfirmon edhe një herë se talk show nuk është një format standard. Ai i 
ndërton specifikat e tij mbi personalitetin e moderuesit. Kjo është ajo që bënë dhe drejtuesit e 
The Tonight Show, krijuan një program me karakteristikat e një klubi komedie, ku Leno gjente 
vetveten. 
Pas fytyrës së Steve Allen, Jack Paar e Johnny Carson, The Tonight Show  mori dhe 
fytyrën e Jay Leno. Ky i fundit e drejtoi këtë  program deri në  vitin 2009. Pas një shkëputje 1-
vjeçare nën drejtimin e Conan O’Brien,
320
  Leno rikthehet në Mars të 2010, për ta drejtuar 
programin deri në Shkurt 2014. Në Prill 2014, NBC njofton se pasuesi i Leno do të jetë Jimmy 
Fallon.
321
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
                                                           
320
 “Conan O’Brian Goodbye Speech”, The young Truks, January 25, 2010, 
 
https://www.youtube.com/watch?v=e35SVmdx9nY
  
321
 Jay Leno’s Heartfelt Goodbye – Last Tonight Show with Jay Leno, StarSuperVideos, February 12, 2014,  
https://www.youtube.com/watch?v=xFuYE0UWFsA
  


Yüklə 4,83 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   158




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə