Aftësia e kufizuar në median e shkruar: Si portretizohet aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara nga media e shkruar në Bosnje Herzegovinë


Të verbrit janë veçanërisht të guximshëm



Yüklə 0,62 Mb.
səhifə5/12
tarix02.10.2017
ölçüsü0,62 Mb.
#2969
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12

Të verbrit janë veçanërisht të guximshëm


Lacmanovic thotë se më vështirë është gjatë verës kur pronarët e restorantëve vendosin tavolina dhe karrike në trotuare.

- Më pas të duhet ta gjesh me vështirësi rrugën mes tavolinave, karrikeve dhe klientëve. Makinat e parkuara në trotuare përbëjnë gjithashtu problem. Lëvizja e pavarur është rezultat i kurajos vetiake edhe për shkak se nuk ka alternativa – thotë Lacmanovic.

III. Burimet e Lajmit



Në këtë pjesë të këtij dokumenti ne pyesim: nga i marrin lajmet gazetarët për shkrimet e tyre në lidhje me aftësinë e kufizuar?
Përse janë të rëndësishme burimet e lajmit?
Në këtë studim është e qartë se:


  • Pjesa më e madhe e lajmit në lidhje me aftësinë e kufizuar vjen nga zyrtarët shtetëror dhe autoritetet lokale.

  • Të dytët renditen profesionistët që punojnë në fushën e mbrojtjes sociale të tillë si defektologët, mësuesit dhe punonjësit social.

  • Zyrtarët e organizatave të aftësisë së kufizuar renditen më pas dhe përbëjnë një pjesë të rëndësishme të burimeve të lajmit dhe citohen gjithnjë e më shumë në shkrime.

Sipas studimeve të mëparëshme mbi median, media preferon burimet e lajmit që vijnë nga qeveria dhe burime të tjera elitë21. Në SHBA, me rastin e Aktin e Amerikanëve mbi Aftësinë e Kufizuar, gazetarët dhe mediat kishin njohuri aq të pakta mbi aftësinë e kufizuar, sa që iu desh të fillonin të zhvillonin burimet nga vetë komuniteti i aftësisë së kufizuar22. Po kështu është edhe për Ballkanin. Ndërkohë që shumë çështje të aftësisë së kufizuar në rajon janë në varësi të qeverive dhe legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar, burimet nga qeveria dhe zyrtarë të tjerë priten si lajme mbi çështjet që kanë të bëjnë me aftësinë e kufizuar. Megjithatë, marrja e lajmit nga komuniteti i aftësisë së kufizuar nuk është e vetmja çështje. Gazetarët, në përgjithësi, nuk janë të sensibilzuar ndaj çështjeve të aftësisë së kufizuar dhe, ndoshta pa vetëdije, e shohin aftësinë e kufizuar nga një prespektivë pezhorative. Në fakt, sipas teoristes së komunikimit Pamelas Shoemaker, kur raportimi mbi një grup të marxhinalizuar çon në etiketim, gazetari vepron sikur të ishte gjyqtar duke i dhënë audiencës së tij apo të saj gjykime mbi normat e sjelljes23.


Kur aftësia e kufizuar raportohet nga personat pa aftësi të kufizuara, vihet re tendenca për të shkruar mbi aftësinë e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuar si “të tjerët”. “Është bërë i zakonshëm besimi se kjo është e vetmja mënyrë që lexuesit të kenë akses tek lajmi. Duke u fokusuar në eksperiencën e familjes, miqve dhe profesionsitëve dhe përgjigjeve të tyre një person me aftësi të kufizuara ndihet pranë eksperiencave të lexuesve, ata do të ndihen më mirë me eskperiencën e një mesatareje lexuesish dhe për rrjedhojë ata do të ndihen mirë me këtë reportazh “shokësh” 24.
Gjatë dhënies së një lajmi, biseda me sa më shumë persona me aftësi të kufizuara është mënyra më e mirë sipas Wailim Wong, Korespondent i Çëshjteve Sociale në MB. Siç shpjegon ai, “shkrimet mbrojtëse mbi personat ‘antikap të guximshëm’ që kapërcejnë këto sëmundje ende shfaqen në median e shkruar” Për ta ndryshuar këtë, ai sygjeron, se komuniteti i aftësisë së kufizuar duhet të komunikojë me gazetarët mbi mënyrën se si dëshirojnë të pasqyrohen çështjet e aftësisë së kufizuar. Megjithatë, shton ai, gazetarët duhet të flasin me sa më shumë persona me aftësi të kufizuara, duke patur parasysh faktin se ai nuk është një grup njerëzish uniform. Egzistojnë çëshjte të ndryshme dhe opinione të ndryshme mbi atë çfarë është fyese dhe atë çfarë nuk është e tillë25.
Tendencat kryesore të identifikuara:
Vihet re një miks burimesh dhe në studim tregohet se gazetarët marrin lajmet e tyre nga tre burime kryesore: qeveria, OPAK, dhe profesionsitët. Në BH është evidente se në shumë prej shkrimeve që kanë të bëjnë me aftësinë e kufizuar, gazetari përdor një miks burimesh. Shkrimi, “Invalidët: shteti na plagosi më shumë se lufta” (Invalidi: Država nas ranjava gore od rata) nga Dnevni List, 30.06. 2006, në tekst citohen disa burime të ndryshme, përfshirë Unionin e veteranëve invalid të luftës, si dhe zyrtarë qeveritarë. Në “Kompanitë lokale kundërshojnë punësimin e invalidëve” (Domaće tvrtke protiv zapošljavanja invalida) Dnevni List, 16.06.06, mbi legjislacionin e punësimit, si anëtarët e shoqatës së punonjësve ashtu edhe përfaqësues të ndryshëm të OPAK citohen në shkrim. Po kështu, në “Përfshirja e 407 fëmijëve në nevojë” (Uključeno 407 djece s posebnim potrebama) në Nezavisne Novine më datë 19.10.06, janë intervistuar drejtori i një shkolle speciale dhe një zyrtar i ministrisë.
Kur trajtohen reformat ligjore ose strategjitë qeveritare në lidhje me aftësinë e kufizuar, burimi kryesor i lajmit janë përfaqësuesit qeveritar. Kështu, për shembull, në një shkrim mbi legjislacionin e përfitimeve sociale, “Zbatimi i ligjit mbi personat me aftësi të kufizuara civilë dhe invalidëve të luftës” nga (Implementacija zakona o civilnim invalidima i zrtvama rata) Dnevni Avaz 14.09.06, në tekst citohet vetëm burimi qeveritar. Edhe në shkrimin “Personave me aftësi të kufizuara në RS u janë dhunuar të drejtat e tyre” (Invalidii u RS obespravljeni) në Nezavisne Novine, datë 11.10.06, gazetari përdor burime nga ministria si dhe nga zyra kombëtare e punësimit, por askush nga shoqëria civile nuk citohet në shkrim. Në një shkrim mbi detyrimet ligjore të qytetit në lidhje me aksesueshmërinë, arkitekti i qytetit dhe një përfaqësues i ministrisë janë të vetmit burime lajmi dhe askush nga komuniteti i aftësisë së kufizuar nuk citohet në tekst.
Situata është e njëjtë në Serbi kur bëhet fjalë për lajme mbi reformën ligjore. Në një shkrim mbi miratimin e strategjisë kombëtare të aftësisë së kufizuar, “Krijimi i kuadrit për jetesë të barabartë: strategjia për përmirësimin e jetës të personave me aftësi të kufizuara” (Stvaranje okvira za ravnopravan život: Strategija za unapređenje položaja osoba sa invaliditetom), zyrtarët e ministrisë janë burimi kryesor i lajmit. Po kështu në “Viti i Mundësive të Barabarta: Parlamenti i Serbisë mbi ndalimin e diskriminimit të personave me aftësi të fkuziaura” (Godina jednakih mogućnosti: skupština srbije o zabrani diskriminacije invalida), Politika, 04.04.2006, që hedh një vështrim mbi reformat më të fundit ligjore për të lehtësuar barazi më të madhe, qeveria është i vetmi burim i lajmit, pasi vetëm një ministër dhe anëtarë të parlamentit janë cituar duke folur për rëndësinë e legjislacionit anti-diskriminim. Është ironik fakti që, pavarësisht nga tema e shkrimit, një zyrtar qeveritar është cituar duke përdor gjuhë pezhorative: “ nëse shteti nuk u siguron atyre (personave me aftësi të fkuziaura) akses në edukim të barabartë me të tjerët, këta persona të dëmtuar do të mbeten handikap dhe të marxhinalizuar.”

shkrimet në të cilat një OPAK ka realizuar një veprimtari ose fushatë dhe ka kontaktuar median, ata prezantohen në shkrim si burimi kryesor I lajmit. Për shembull, në shkrimin “të përdorësh biznesin për të luftuar paragjykimet” (Firmom protiv predrasuda), Politika, 18.01.2007, në lidhje me një OPAK që hapi një biznes të vogël për të punësuar personat me aftësi të kufizuara, e tregon historinë sipas këndvështirmit të organizatës. Shkrimi artikulon qartë këndvështrimin e OPAK mbi mundëistë e barabarta dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut. Në një shembull tjetër, kemi një shkrim të përgatitur sipas këndvështrimit të advokuesve të aftësisë së kufizuar mbi turizmin e aksesueshëm në “Përgatisin valixhet vetëm kur duhet: personat me aftësi të kufizuara si turistë” (Pakuju kofere samo kad moraju: Osobe sa invaliditetom kao turisti), Politika, 22.08.2006. Shkrimi bazohet në një aktivitet të realizuar nga OPAK mbi turizmin e aksesueshëm dhe ka një ton të qartë advokacie mbi barrierat me të cilat ndeshen personat me aftësi të kufizuara. Në “të arrish pavarësinë e personit me aftësi të kufizuara: premierë filmi në një qendër kulturore” (Osamostaljivanje invalida: Premijera filma u kulturnom centru), Politika, 07.12.06, shkrim mbi një premierë filmi të organziuar nga një OPAK në përkujtim të 3 Dhjetorit, gazetari citon përfaqësuesin e OPAK që organizoi veprimtarinë dhe zyrtarët e ministrisë që e ndoqën aktivtetin. Ata flasin për rëndësinë e shërbimeve të asistencës personale për të arritur jetesën e pavarur. Për pjesën më të madhe, OPAK janë burimet e lajmit kur kanë realizuar evenimente që gjejnë pasqyrim në media. Në Serbi shumë OPAK kanë arritur të komunikojmë një axhendë të gjerë të aftësisë së kufizuar kur gazetarët ndjekin veprimtaritë e tyre.


Nuk ndodh gjithnjë kështu në BH kur OPAK janë burime kryesore të lajmit. Për shembull në shkrimin e datës 3 Dhjetor, “Mijëra persona me aftësi të kufizuara kanë nevojë për ndihmë” (Hiljadama invalida neophodna pomoć), Nezavisne Novine, 03.12.06, gazetari interviston disa OPAK që shpjegojnë se personat me aftësi të kufizuara në BH kanë nevojë për asistencë. Në këtë shkrim gazetari gjithashtu citon një individ me aftësi të kufizuara që flet mbi arritjet e jetës së tij. Në “Ndarja mes tyre i çoi në pozicion edhe më të vështirë” (Podjele ih dovele u još teži položaj), Oslobođenje, 03.12.06, dy OPAK janë intervistuar në 3 Dhjetor për të shpjeguar rëndësinë e krijimit të një organizate ombrellë në BH. Të dy shkrimet janë neutral në tonet e tyre dhe nuk përmendin as fuqizim, barazi apo çështje të tjera mbi axhendën e të drejtave të njeriut.
Megjithatë, ka shembuj të OPAK-ve që mbulohen nga shtypi i shkruar nga një këndvështrim më pozitiv lidhur me të drejtat e njeriut. Në artikullin, “Në rrezik të drejtat e grave invalide në Bosnjë dhe Hercegovinë” (Ugrožena prava hendikepiranih žena u BiH), Nezavisne Novine, 25.11.04, intervistohet përfaqësuesja e një OPAK, e cila në mënyrë të qartë artikulon diskriminimin e dyfishtë me të cilin përballen femrat kur thotë se: “Gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara..... u dërgojnë një mesazh urgjent ministrive që të ndalin dhunën ndaj këtyre femrave në familje dhe ti bëjnë klinikat gjinekologjike të aksesueshme sa më shpejt që të jetë e mundshme me qëllim që të gjitha femrat me aftësi të kufizuara të kenë mundësi për kontrolle mjekësore”. Në “Kampanja zagovaranja prava osoba s mentalnom retardacijom u FBiH”, një artikull që mbulon një fushatë mediatike të organizuar nga një OPAK, advokuesi i aftësisë së kufizuar i intervistuar në mënyrë të qartë prezanton një këndvështrim nga ana e të drejtave të njeriut lidhur me punësimin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale. Në, “Kujdes iI pakët për të verbërit: Nesër është dita ndërkombëtare e Bastunit të Bardhë” (Malo brige za slijepe; Sutra je Medjunarodni Dan Bijelog Stapa”, OPAK-u i intervistuar diskutoi mbi barrierat me të cilat përballen të verbërit për të patur të ardhura të qëndrueshme. Gazetari citon përfaqësuesin të thotë: “Personat me aftësi të kufizuara dhe handikapatë janë kategoria më e rrezikuar e popullsisë në Bosnjë Hercegovinë pasi të drejtat dhe liritë e tyre bazë shkelen çdo ditë dhe kjo u ndodh edhe në nivelet më të larta të qeverisë. Hapi i parë duhet të jetë barazimi i të drejtave dhe përfitimeve financiare bazuar në mbrojtjen sociale në të gjithë teritorin e Bosnjë Hercegovinës.

Malin e Zi, përfaqësuesve të OPAK-ve u kërkohet të jenë burime lajmi, por zakonisht lidhur me një ngjarje apo projekt me të cilin ata po merren. Në Malin e Zi ka një numër tepër të pakët artikujsh që i përdorin OPAK-ët si burime lajmesh. Në artikullin, “Shteti të kujdeset më shumë” (Država da povede više računa), Dan, 21.11.06, mbi një iniciativë lokale për krijimin e shërbimeve dhe mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, OPAK-u që merrej me zbatimin e projektit citohet së bashku me përfaqësuesin e një organizate ndërkombëtare të përfshirë më projekt. Ditën ndërkombëtare të Bastunit të Bardhë, një person me aftësi të kufizuara ëshë burimi kryesor i lajmit mbi barrerat që hasin të verbrit dhe personat më vështirësi shikimi në «Nga 198 të verbër, vetëm 15 mund të lëvizin lirisht» (Od 198 slijepih samo se 15 krece samostalno), Dan, 08.07.06. Megjithatë, në një tjetër artikull mbi veprimtaritë e OPAK-ve, kuadri i artikullit i përket modelit mjekësor: “Veprimtaritë pakësojnë errësirën” (Aktivnosti “smanjuju mrak), Dan, 20.06.06. Pavarësisht titullit tepër emocionues, personat me vështirësi shikimi paraqiten si për tu mëshiruar: “Ashtu siç u tha edhe më parë, shoqëria jonë është ende e vonuar me pishtarin njerëzor në drejtim të këtyre personave invalidë”. Prirja e përgjithshme është që OPAK-ët janë burimi kryesor i artikujve të shkruar për veprimtari apo projekte që ata i menaxhojnë, ose si në ditët ndërkombëtare si për shembull 3 dhjetori ose Dita e Bastunit të Bardhë.


Në artikujt mbi arsimin përfshirës si edhe arsimin special, egziston një model i qartë ku ekspertët të tillë si defektologë, mësues apo drejtorë shkollash janë aktorët kryesorë që intervistohen dhe citohen. Për shembull, në artikullin, “Dashuria nxjerr në pah anët më të mira të fëmijëve” (Ljubavlju izvlace najbolje iz dece) në Blic të datës 13.06.06, mbi një shkollë speciale, u intervistuan dhe u cituan në artikull vetëm defektologët që punojnë në këtë shkollë. Kjo prirje egziston edhe në Bosnjë Hercegovinë. Në artikullin mbi vështirësitë për vënien në jetë të arsimit përfshirës, “Prindërit padi kundër ministrit” (Roditelji podnose krivičnu prijavu protiv ministra Turkušića), Oslobođenje, 14.10.06, zërat kryesorë që debatonin mbi çështjen e arsimit përfshirës vinin nga: drejtori i shkollës speciale, menaxheri i shkollës speciale, psikologu dhe një numër mësuesish. Vetëm një prind citohet në fund të artikullit dhe asnjë fëmijë me aftësi të kufizuara apo advokues i aftësisë së kufizuar nuk u intervistua; ai u shkrua plotësisht sipas këndvështrimit të profesionistëve. Ky elitizëm përforcohet edhe nga fjalët denigruese të drejtorit të shkollës speciale: “Mund të ishte më mirë që të gjithë fëmijët të ishin të shëndetshëm, por situata nuk është afër as me atë që do të dëshironin (qeveria) të paraqitej.” Edhe në një artikull të plotë mbi reformën e arsimit përfshirës në Malin e Zi, ngjarja tregohet plotësisht sipas këndvështrimit të ekspertit kombëtar të arsimit përfshirës dhe donatorit. Në artikull nuk përfshihen pjesëtarë të komunitetit të aftësisë së kufizuar.
Zëri i vetë personave me aftësi të kufizuara rrallë përdoret si burim lajmi. Zëri i personave me aftësi të kufizuara regjistrohet në reportazhe që profilizojnë jetën e një personi të caktuar me aftësi të kufizuara. Siç do të tregohet edhe në vijim të këtij materiali, këto janë zakonisht portretizime steriotipike që i përshkruajnë personat me aftësi të kufizuara ose si për tu mëshiruar ose si superheronj. Në Malin e Zi, në vetëm 7 nga 89 artikuj gazetarët intervistojnë përsonat me aftësi të kufizuara (pa përfshirë përfaqësuesit e OPAK-ve), por secili lajm tregonte mbi arritjet në jetë dhe asnjëri prej tyre nuk përbënte lajm. Pothuajse e njëjta tendencë egziston edhe në Serbi. Megjithatë, ka një numër artikujsh ku personat më aftësi të kufizuara citohen si burim lajmi, por nuk përmendej fakti se ata ishin persona me aftësi të kufizuara. Për shembull, në artikullin, “Si ti zgjidhim problemet jetësore të persoanve me aftësi të kufizuara”, citohet personi me aftësi të kufizuar, por në vend që të thuhet se ai është person me aftësi të kufizuara ai përmendet si ekspert ligjor. Përsëri në “Mbrojtje për personat invalidë” (Zaštita osoba sa invaliditetom) Politika, 05.01.2006, personi me aftësi të kufizuara citohet, por aftësia e tij e kufizuar nuk nënvijëzohet, përkundrazi ata përcaktohen vetëm në bazë të prefesionit. Jo gjithmonë është me vend të përmendet aftësia e kufizuar e dikujt, sikurse mund të mos ketë kuptim të përmendet ngjyra e lëkurës apo etnia e një personi.
Shtypi në Bosnjë Hercegovinë duket të ketë zhvilluar një disiplinë në kërkimin e personave me aftësi të kufizuara si burim lajmi. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për vetëranët e luftës me aftësi të kufizuara, që japin çerekun e citimeve (koment mbi një çështje ose ngjarje, duke i lënë vend vetëm një zëri të vetëm) për shtypin. Si rregull, burimi kryesor nga sektori i shoqërisë civile është një zyrtar i lartë i sindikatës ose i një shoqate (p.sh. presidenti apo sekretari i përgjithshëm), i cili zakonisht tërheq vëmendjen mbi këtë çështje. Në artikullin e Nezavisne novine, “Skedimi i 750 Ankesave Legale kundër Qeverisë Federale”, (Podneseno 750 tuzbi protiv Federalne Vlade) presidenti i Unionit Federal të Personave me Aftësi të kufizuara kërcënon: “ne do të vazhdojmë ti skedojmë këto ankesa ndaj qeverisë federale. Me çdo përgjigje negative të dhënë për kërkesat për pension të aftësisë së kufizuar, ne do të përgatisim një ankesë tjetër legale. Ose, në të njëjtin artikull, sekretarja e përgjithshme e Unionit federal të paraplegjikëve dhe atyre me pasoja nga poliomeliti, kërkon vëmendje ndaj çështjes, ndërkohë që citohet të ketë thënë: “vetëranët e luftës me aftësi të kufizuara favorizohen në krahasim me personat me aftësi të kufizuara jo vetëranë lufte, dhe egziston edhe diskriminimi gjeografik,” Në “Rritje e numrit të pensionistëve që përfitojnë në bazë invaliditeti: në Bosnjë Hercegovinë, një në katër pensione është pension invaliditeti”, (Povecan broj penzionera koji su prava ostvarili na osnovu invalidnosti: U BiH svaka cetvrta invalidska penzija), shkrim mbi reformën e pensioneve të aftësisë së kufizuar, gazetari flet me pensionistët dhe punonjësit e zyrave të pensioneve. Në mënyrë të ngjashme, në artikullin “invalidët diskriminohen në të gjitha nivelet” (Invalidi diskrimisani na svim nivoima), Nezavisne Novine, 29.10.06, gazetari interviston dhe citon tre përfaqësues të ndryshëm të OPAK-ve, së bashku me një anëtar të qeverisë mbi çështjen e reformës së përkrahjes sociale.

Ka shumë shkrime në Serbi që kombinojnë burimet, kur gazetari kontakton përfaqësues qeveritarë, përfaqësues të OPAK dhe aktorë të tjerë të fushës për të marrë prespektiva të shumëllojshme mbi çështjen. Ka evidenca se një numër shkrimesh marrin në konsideratë zërin e advokuesve të aftësisë së kufizuar dhe se ata janë përfshirë në shkrim, gjë që është shenjë e mire. Në një shkrim mbi punësimin, “Punësim dhe jo bamirësi: Si të zgjidhësh problemet e jetës së një personi me aftësi të kufizuara” (Zaposlenje, a ne milostinja: Kako rešiti životni problem invalida), Politika, 21.10.2006, gazetarja interviston një numër aktorësh të ndryshëm në një lloj raporti investigues për të marrë një pamje më të plotë mbi këtë çështje. Gazetarja nis shkrimin me një intervistë të dy përfaqësuesve të ndryshëm të OPAK. Më tej ajo vijon me një hulumtim të iniciativave aktuale qeveritare mbi punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe përfundon shkrimin me një intervistë të një eksperti ligjor, i cili kishte qenë pjesë e një studimi të mbështetur nga qeveria mbi punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe që ai vetë ishte person me aftësi të kufizuara, por kjo nuk përmendet në këtë shkrim. Po kështu, në një shkrim mbi një tryezë mbi uljen e varfërisë, si pjestarët qeveritarë, agjensitë ndërkombëtare donatore dhe pjestarët e shoqërisë civile citohen, përfshirë një advokues të lëvizjes së aftësisë së kufizuar (“Jeta në limitet e mbijetesës: seminar në palamentin e Serbisë”, (Život na ivici egzistencije: Okrugli sto u Narodnoj Skupštini Srbije), Politika, 18.10.2006). Edhe pse gazetari përdor burime të ndryshme për lajmin advokuesi i aftësisë së kufizuar është cituar gabim.


Në Mal të Zi, ka pak shembuj të modelit shumë-vendimarrës në raportimin e aftësisë së kufizuar. Megjithatë në një shkrim mbi diskriminimin, “Diskriminimi i personave me aftësi të kufizuara në aeroport” (Diskriminacija hendikepiranih na aerodromima), Pobjeda, 27.12.06, burimi kryesor i lajmit janë disa përfaqësues të shoqatës së të rinjve me aftësi të kufizuar, por gazetari kontakton gjithashtu zyrtarët e aeroportit për një reagim të tyre. Rezultati: gazetari realizon një vështrim të thellë tek problemet me të cilat ndeshen personat me aftësi të kufizuara gjatë udhëtimit, ndërkohë që prezanton praktikat aktuale diskriminuese në udhëtimin ajror të personave me aftësi të kufizuara.
Duke vështruar mënyrat e ndryshme që gazetarët përdorin burimet e lajmit është e qartë se mënyra më e mirë për një prespektivë më të gjerë mbi çështjet e aftësisë së kufizuar është ajo që gazetarët të bisedojnë me sa më shumë persona me aftësi të kufizuara që të jetë e mundur. Duke marrë këndvështirmin e vetë personave me aftësi të kufizuara gazetarët e kanë më të lehtë të kuptojnë çështjet e aftësisë së kufizuar dhe të marrin një mesazh të qartë nga advokuesit e aftësisë së kufizuar. Megjithatë, kjo nuk vlen gjithnjë, pasi ka shumë raste që gazetari mund të intervistojë një përfaqësues të OPAK ose një person me aftësi të kufizuara në lidhje me një ngjarje, por zgjedh ti interpretojë fjalët e tyre ndryshe nga si janë thënë. Një rast i tillë vjen nga Goran Pavlivic, ish Drejtori Egzekutiv i ADS në Serbi. Ai shpjegon se kur ishte intervistuar nga një gazetar mbi çështjen e fuqizimit, në vend që të merrte foton e tij, gazetari donte të fotografonte dikë në karrigen me rrota me një gomë të shpuar. Në vend që të kapte thelbin e mesazhit të Goran, gazetari donte një foto dramatike ku të tregohej një person me aftësi të kufizuara në një pozicion të vështirë. Për rrjedhojë është thelbësore për advokuesit e aftësisë së kufizuar që të tregohen vigjilent në përhapjen e mesazheve të tyre përmes medias dhe në në qënurit të sigurtë se interpretohet dhe raportohet saktë.
Në shkrimet që fokusohen në prespektivën e qeverisë, prindërve ose profesionsitëve apo kujdestarëve dhe jo mbi personat me aftësi të kufizuara, këto shkrime nuk janë realisht mbi aftësinë e kufizuar, por mbi mënyrën se si personat pa aftësi të kufizuara trajtojnë çëshjtet e aftësisë së kufizuar. Kur një person me aftësi të kufizuara është personazhi kyç i shkrimit është edhe një person jo me aftësi të kufizuara që përfshihet në shkrim, sikur kjo të ofronte vërtetësi. Është inkurajuese, megjithatë, kur sheh se ka një rritje të numrit të shkrimeve të shkruara sipas prespektivës së advokuesve të aftësisë së kufizuar. Megjithatë, ka ende shumë punë për ta bërë zërin e personave me aftësi të kufizuara të përfaqësohet tërësisht në median e shkruar.
Në vijim është një shembull i praktikave të mira në drejtim të përdorimit të burimeve të shumëllojshme:
BOBIĆ: QARTËSIM I DETYRIMEVE LIGJORE” (BOBIC: POJASNITI ZAKONSKE OBAVEZE), Danas, 22.11.06
Departamenti për mbrojtjen sociale dhe të fëmijës dhe arkitekti i qytetit studiojnë zhgjidhje për kapërcimin e barrierave që pengojnë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara.
Problemet me të cilat ndeshen personat me aftësi të kufizuara në lëvizien e tyre të përditëshme kur ecin në trotuare, nënkalime, transportin publik, ose në hyrjen në institucione të cilave u mungojnë platformat e pjerrëta dhe ashensorët, shpejt do të jenë të kapërcyera.
Pengesat me të cilat ndeshen personat me aftësi të kufizuara gjatë aktivitetit të tyre të përditëshëm dhe në institucione duhet të hiqen në periudhën afatshkurtër, dhe për rrjedhojë të lehtësohet e drejta e tyre bazë për të marrë pjesë të barabartë në jetë. Ne do të hartojmë plane veprimi në bashkëpunim me shoqatat e personave me aftësi të kufizuara, të cilat do të përcaktojnë prioritetet si edhe institucionet që duhet të përmirësojnë aksesueshmërinë e tyre. Bashkia do të fillojë të instalojë platforma të pjerrëta dhe ashensorë në ndërtesa që janë në juridiksionin e saj, por bashkëpunimi me shtetin që është përgjegjës për institucionet administrative do të jetë i nevojshëm- tha Ljiljana Lučić, sekretare e bashkisë për mbrojtjen soociale dhe të fëmijëve.
Ajo shtoi se ishte arritur marrëveshja me disa kompani të shërbimeve publike dhe se gjatë 2007 do të përshtaten 17 qendra të kujdesit shëndetësor për të qenë të aksesueshme nga personat me aftësi të kufizuara; GSP (kompania e transportit publik të qytetit) gjatë blerjes së autobuzëve të rinj do të blejë vetëm autobuzë me dysheme të ulët dhe “shërbimi i parkimit” ka lehtësuar tashmë parkimin për personat me aftësi të kufizuara.
Arkitekti i Bashkisë Đorđe Bobić tha se gjatë projektimit të ndërtesave të reja egziston dëshira e mirë për të përfshirë nevojat e personave me aftësi të kufizuara në këto projekte, por ai përmend gjithashtu që rregullat përkatëse nuk janë mjaftueshëm të forta dhe nuk praktikojnë sanksione.
Me qëllim që një projekt të marrë lejen e ndërtimit dhe të shfrytëzimit duhen edhe 42 leje të tjera që duhet të merren nga “shërbimi i parkimit” dhe kompanitë e shërbimeve publike, etj, por nuk shkruhet diku që lejet duhet të mirratohen nga një departament i mbrojtjes sociale ose nga ndonjë njësi tjetër që do të përfaqësonte nevojat e personave më aftësi të kufizuara.
Në buxhetin e bashkisë ka disa fonde me qëllim kapërcimin e barrierave, por duhet të ndërmerren aktivitete të përshtatshme.- nënvijëzon Bobić.

Gjatë ndërtimit të rrugëve dhe ndërtesave të reja, këto çështje janë marrë kryesisht në konsideratë, thotë Bobić, por problemi qëndron tek ndërtesat e vjetra dhe rrugët ku nuk janë planifikuar projekte rindërtimi. Sipas fjalëve të tij, atje duhet të ndërtohen platforma të pjerrëta dhe ashensorët e duhur, pragjet e trotuarëve duhet të ulen në nivelin e rrugës dhe sinjalet akustike duhet të vendosen gjithashtu.
Në emër të unionit të pesonave me disrtofi muskulare Ivanka Jovanović thekson se të drejtat e personave me aftësi të kufizuara aktualisht rregulohen nga vetëm një ligj – ai mbi ndalimin e diskriminimit mbi bazën e aftësisë së kufizuar, dhe se edhe ky duhet të ndryshojë.
Në fushën e arsimimit ka gjithashtu probleme lidhur me aksesueshmërinë në shkolla dhe fakultete, të cilat duhet të zgjidhen së shpejti – thonë Vesna Mirović-Pjevač, zëvendës sekretare për arsimin dhe përfaqësuesit e studentëve me aftësi të kufizuara.
të verbrit dhe personat me dëmtime shikimi i jknë harruar nga të gjithë.
Tihomir Nikolić, një nga bashkë-qytetarët tanë që ka dëmtime shikimi na kujtoi se kur personat flasin për personat me aftësi të kufizuara ata zakonisht mendojnë në kuptimin e dëmtimeve fizike dhe kanë tendencën të harrojnë të verbërit. Ai thotë se ka probleme gjatë levizjes së përditshme- si për shembull në gjetjen e stacionit të autobuzit apo hyrjen në disa institucione, gjetjen e kalimit për këmbësorët, ose hyrjen e nënkalimeve dhe e gjithë kjo për shkak të mosegzistencës së seksioneve për të verbrit dhe sinjalistikës audio”.


Yüklə 0,62 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə