Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar
34
madhe sepse njerëzit thanë, si guxoni ju t’i mbyllni emisionin një grupi shikuesish prej një
milionë vetësh, të cilët të prirur drejt letërsisë janë më të avancuar, artikulojnë më mirë, dinë të
bëjnë analizë etj., por vendimi ishte i prerë...”
40
Pra, televizion elitar është një gjë dhe përdorimi i ekranit për të edukuar është një gjë
tjetër. Pjesa elitare e shoqërisë nuk mund të realizojë një program të suksesshëm nga pikëpamja e
audiencës sepse nuk bën kompromis me të vërtetën për hir të marketingut dhe nuk pranon ta ulë
nivelin e programit, për t’iu përshtatur tiparit kryesor të televizionit që është ai i
gjithëpërfshirjes.
41
Prandaj drejtuesit e televizionit përzgjedhin ata moderatorë që krijojnë më së
miri imazhin e të ashtuquajturit “njeriun mesatar” ose “everyman”.
Për t'u rikthyer sërish te ideja e shkrimit të Nanos, se emisionin e bën i ftuari, duhet thënë
se në pjesën dërrmuese të talk show-ve në Shqipëri, ndryshe nga rasti i sipërcituar me David
Letterman dhe
Presidentin Obama, të ftuarit nuk vihen në dispozicion të moderatorit, por këta të
fundit në shërbim të tyre. Drejtuesit e emisioneve mjaftohen me praninë e një zyrtari të lartë
politikë dhe i kushtojnë pak rëndësi bisedës që zhvillohet në studio. Ata i nderojnë gazetarët me
praninë e tyre në emision, ndërsa këta të fundit ua kthejnë favorin duke i lejuar politikanët të
thonë çtë duan. Politikanët në emisionet shqiptare ndihen si zot në "shtëpinë" e tyre.
d.
Talk show si një ngjarje spontane
Emisionet talk show i krijojnë ndjesinë shikuesve se janë spektakle që po ndodhin aty për
aty, në atë moment të programit. Po, a është vërtetë kështu? A mund t’i lihet gjithçka në dorë
rastësisë?
Sigurisht, që jo!
Atmosfera në studio, zënkat, futja e befasishme e një të ftuari pa lejen e moderatorit, të
bërtiturat etj., janë truke televizive që mbajnë gjallë panelin dhe publikun në studio, ndërsa nga
ana tjetër, shikuesin gjysmë të shtrirë e të shkujdesur në shtëpi e mbërthen kureshtja. Ky i fundit
qëndron sy e veshë para ekranit, ndërsa muskujt e gishtave mbi butonin e pultit, gati për të
kaluar në emisionin tjetër, ç’tensionohen. Tashmë i dorëzuar përballë ekranit magjik, shikuesi
pret me ankth surprizën e radhës, ndërsa dora ledhaton lehtëshëm telekomandën.
Ky është efekti i spontanitetit, që në fakt është rezultat i një pune të jashtëzakonshme.
Kjo do të thotë, se sa më i natyrshëm të duket një emision
talk show, aq më shumë kohë
është harxhuar nga producenti e moderatori për ta sjellë atë këndshëm në sytë e publikut.
Kur pyetëm moderatorin e
Zonë e Lirë, Arian Çanin nëse publiku dëshiron të shoh tema
të lehta, argëtuese apo serioze e të thella, ai tha:
“Publiku i dëshiron të dyja, por çështja është se si ia komunikon ato. Nëse ti ia jep sa më
thjesht, sa më natyrshëm dhe me inteligjencën e duhur, atëherë ai i gëlltit me dashuri. Në të
kundërt, publiku të braktis pa iu dridhur dora. Të “zhduk” me një buton të pultit, që nuk e heq
nga dora. Prej vitesh tashmë, ne po jetojmë epokën e një miti të madh. Ai quhet “Pult”. Ose
40
Adi Krasta në
Klubi i Mëngjesit, ClubFM Albania, 29 janar 2013,
https://www.youtube.com/watch?v=2qdGLGAuawE
, vizituar më 12.06.2016(Krasta vijon argumentin
e tij duke
thënë se në moderimin e tij preferon të qëndrojë diku në mes, me një sens humori të pranueshëm, por duke mos dalë
nga boshti i televizionit që është për të edukuar).
41
Marshall McLuhan.
Instrumentat e Komunikimit: Media si zgjatim i njeriut. Tiranë: Instituti i dialogut &
Komunikimit, 2004, f. 31
Elvin Luku Talk show në peizazhin televiziv shqiptar
35
“Zaping”…”
42
Kjo është dhe arsyeja se përse drejtuesi i
Zonë e lirë, Arian Çani përgatit çdo gjë në detaj
përpara se të nisë programi. Pjesa dërmuese e bisedave është e shënuar në skenar, ndonëse në
ekran paraqitet sikur gjithçka është spontane.
Në emisionin e datës 9 maj 2009 në
Zonë e lirë, Arian Çani vjen si i ftuar në program për
të promovuar një shfaqje teatrale të tijën, ndërsa rolin e moderatorit e zënë një ndër "miqtë e
emisionit", siç e quan ai, Ermal Mamaqi.
- Ermali:
Si ndihesh aty ku je?
- Çani:
Ej, paske emocione kur vike si i
ftuar, tani po e provoj për herë
të parë!
- Ermali:
Të kam ftuar për diçka shumë
interesante.
- Çani:
Do flasim me "ti" apo me "ju"?
- Ermali:
Unë them të flasim me "ata"!
(ilaritet në studio)
- Ermali:
Ju jeni sonte këtu për të
promovuar shfaqen tuaj të parë
në teatir
- Çani:
Lapsus, bëje dhe një herë
- Ermali:
Z.Arian Çani...
- Çani:
Të lutem mbaje pak dorën më
drejtë, që të duket logoja e
emisionit në skaletë.
- Ermali:
Sa drejtë duhet ta mbaj, se po më
zë ngërçi.
(ilaritet në studio)
- Ermali:
Është shumë e vështirë të bësh
Arian Çanin
- Çani:
Shoku yt, Genti, pretendonte se
më bënte.
- Ermali:
Po, ai ta bënte!
- Çani:
Ma bënte, po deri në një farë
mase...
(ilaritet në studio)
Pavarësisht se në ekran i gjithë spektakli shfaqet në mënyrë të tillë sa duket shumë
spontan, gjithçka është e strukturuar mirë. I ftuari, në rastin konkret Ermal Mamaqi është
zgjedhur me kujdes, pasi atij i bie detyra e vështirë për të zëvendësuar Arian Çanin në këtë
ndërrim rolesh. Edhe biseda mes tyre është e paracaktuar në skaletë. Madje, në
disa raste dhe
42
Intervistë me moderatorin e “Zonë e Lirë”, Arian Çani, Tetor 2010
Foto 4: Arian Çani intervistohet nga Ermal Mamaqi në Zonë e lirë