Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Foto/ Rruga me zigzage mes maleve që ka 72 kthesa



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə349/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   344   345   346   347   348   349   350   351   352

Foto/ Rruga me zigzage mes maleve që ka 72 kthesa
Rruga me zigzage mes maleve në Kinë ka 72 kthesa. Këto janë pamjet e fundit marrë nga ajri që tregojnë këtë vepër kaq interesante dhe të veçantë.

Intervista/ De Biasi: Çfarë po ndodh me kombëtaren, Kaçen dhe Dukën
Video/ Alma kthehet te Erioni: Si u njohëm dhe pse u ndamë...

Erioni dhe Alma janë bërë të famshëm online. Gjithçka nisi nga një video që i riu postoi në internet ku i lutej të dashurës së tij të kthehej. Në një intervistë për “Pasdite në TCH” të dy ata treguar historinë e tyre. Alma nga Lezha tregon se vjen nga një martesë e dështuar dhe mbeti me dy fëmijë në Greqi.

Të dy janë njohur kur ajo punonte si kameriere në Fier. Erjoni konsumonte alkool dhe ajo u largua në Greqi pas problemeve me të. Ajo tregon se është mërzitur shumë prej videove të Erjonit dhe komenteve negative që kanë marrë.

“Videon e kanë parë familjarët e mi. Dy djemtë, vëllezërit dhe prindërit. Këta jane ne gjendje shoku ende dhe nuk shkoj dot t’i takoj sepse janë shumë fanatikë”,- tregoi ajo.

“Motra më tha se po më kërkojnë vëllezërit që i kam fanatikë. Kam frikë se mos i bëjnë gjë Erjonit”,- rrëfeu Alma. Erjoni nga ana e tij thotë se është gati t’i takojë pasi është i vendosur deri në fund për dashurinë ndaj Almës.


Video/ Irlandë, i riu shqiptar me dy grushte shtrin përtokë dy djem. Komentuesit: Është nga Tropoja
Kjo video po bën xhiron e Facebook-ut sot. Mbi 22 mijë shpërndarje, mijëra komente dhe pëlqime, videoja e ditës në Irlandë dhe jo vetëm. Një person i punësuar në një klub nate në Irlandë për të ruajtur rendin apo për të parandaluar turbëllirat është përleshur me dy të rinj për arsye që nuk bëhen të ditur.

Ndërkohë një shqiptar i ka shkruar Jeta Osh Qef duke i thënë se ky djalë është nga Tropoja prej fshati Rragam. Ai thotë se ka bërë plot 12 vjet shkollë me të riun me iniciale F. H., dhe e njeh shumë mirë.

Arsyeja pse kjo video është bërë kaq hit sot, është për faktin, nëse duhej apo jo badigardi që t’ju qëllonte të rinjve.

Komentuesit janë ndarë në dy pjesë, ka nga ata që thonë se ai duhej të tërhiqej, por pjesa më e madhe e kanë mbështetur duke u shprehur se ai thjesht ka mbrojtur vetveten.



Dyshonte për besnikërinë e burrit, ja mënyra “e ligë” e gruas për ta vërtetuar

Dyshonte se e tradhtonte i shoqi dhe e ka vërtetuar këtë falë Facebook. Por, jo vetëm kaq. Gruaja nga Izmiri i Turqisë e ka kapur mat të shoqin dhe ka përfituar një shumë të konsiderueshme prej tij në gjyq.

Ajo fitoi plot 30.000 lira turke kompensim pasi dëshmoi në gjykatë për tradhtinë e tij, por mënyra se si ajo e zbuloi është mjaft interesante.

Gruaja kishte hyrë në llogarinë personale të bashkëshortit në Facebook, ku kishte gjetur materiale që e implikonin atë në një aferë, ndërsa kishte vendosur fshehurazi një përgjues në xhaketën e të birit.

Kështu, burri i saj kishte dalë një ditë me të birin, ndërsa gruaja ka marrë si provë kundër të shoqit materialin nga përgjuesi i vënë tek i biri.

Brezi i viteve ‘80-të s’mund të mos ketë udhëtuar një herë me këtë...
Ky kamion “Skoda Liaz” nuk është thjesht një makinë çfarëdo, por një legjendë... Disa breza me radhë kanë udhëtuar, punuar, ngarë apo dhe riparuar këto “Arusha” të rrugëve të Shqipërisë.

“Skoda Liaz” është një prodhim që qarkullon në Shqipëri që prej viteve 1970. Ajo për më shumë se tre dekada përbënte shtyllën e transportit automobilistik shqiptar.

“Skoda Liaz” ishte e kudo-gjendur, në rrugë, në portet detare, në ara, në male për trupa, në kantiere... kudo shikoje “Skodat”.

“Mapo.al” ka mundur që të grumbullojë nga lexuesit e saj por jo vetëm, këtë fotogaleri që ua paraqesim sot për kujtesë (një pjesë e kamionëve në foto nuk janë në Shqipëri).

Për të gjithëe ata që kanë lindur përpara viteve ’90-të, imazhi i këtij kamioni është i paharrueshëm, pasi kudo që të shkoje apo për ngado që do të ktheheshe, ‘shpëtimi’ kur bëje autostop ishte thuajse gjithmonë një “Skoda Liaz” që të ndalte para këmbëve dhe të merrte... /Mapo.al/

Foto/ Aksident tragjik në zonën e ish-bllokut, vdesin dy të rinj
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytetet.

Ngjarja ka ndodhur në unazë në zonën pranë ambasadës ruse. Burime nga policia thanë se, nga aksidenti ka pasur dy viktima.

“Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në bulevardin ‘Bajram Curri’, pranë urës së ‘Bllokut’, drejtuesi i motorit me targa ‘AP 105’ dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.

Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy të rinjtë që udhëtonin me motor, të identifikuar me inicialet, K. H., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në Spital, si pasojë e dëmtimeve të marra”.

Nano dhe Millosheviç pinë një shishe uiski në 90 minuta”

Video/ Të gjithë të heshtur në tren, por pastaj ndodh...
Njerëzit janë të mahnitshëm! Gjithçka ishte qetësi në një mjet të transportit urban në Nju Jork, kur një djalosh i ri vendosi të dhurojë shfaqje spektakolare.

Ai “vallëzon” përpara njerëzve dhe bën lëvizje që mahnitë të gjithë, shfaqja e tij shoqërohet nga duartrokitje e brohoritje.



Mbani frymën... askush nuk bën foto më seksi se sa kjo modele

Nëse çmendeni pas biondeve të bukura me trup mahnitës, jeni në vendin e duhur.

Cindy Prado është bukuroshe tipike e Instagramit – poston shumë selfie dhe fotografi të bukura me bikini e pranë detit – por kjo s’do të thotë që ajo nuk meriton të ndiqet në rrjetin social.

Disa fotografi të seks bombës bionde nga Florida, ju sugjerojmë t’i shikoni më poshtë.



Foto/ Gjoksi i kësaj bukurosheje super-seksi do t'ju heqë trurin sonte

Lindsey Kevitch është modele amerikane shumë e bukur, një femër e përkryer, me linja perfekte dhe mbi të gjitha me një gjoks magjepsës.

Dhe vazhdimisht ajo publikon fotografi të bukura dhe tërheqëse në llogarinë e saj në Instagram.

Më poshtë keni një galeri me shumë fotografi të saj, të cilat ju sugjerojmë të mos i lini pa parë.



22/11/2016/...................................


Tiranë, kapi nusen e vëllait me të dashurin, rrihet dhe kërcënohet kunata
Një grua në Tiranë është rrahur dhe kërcënuar me jetë nga kunata e saj, pasi ka zbuluar një lidhje intime që ajo kishte me një person tjetër. Kështu, A.F. nga Tirana është marrë nën mbrojtje me vendim gjykate, pasi është dhunuar nga nusja e vëllait të saj.

Gjithçka ka nisur më datë 24.08.2016, kur ajo ka parë kunatën S.A. që po shkonte drejt Dajtit me një automjet.

Ajo tregoi në Gjykatë se kur kunata ishte kthyer, e kishte ndjekur bashkë me të shoqin e vet dhe e kishte gjetur barkas në sediljen e pasme të mjetit me një person që nuk e njihnin.

Pasi i ka pikasur, kunata, S.A. ka goditur paditësen dhe vetë bashkëshortin e saj, raporton "Panorama".

Më pas, A.F. i është drejtuar gjykatës, pasi ka pretenduar se është kërcënuar edhe me SMS nga nusja e vëllait.

PJESË NGA VENDIMI I GJYKATËS

“Gjate shqyrtimit gjyqesor rezultoi se palet ndergjyqese, paditesja A. F. dhe e paditura S. A. jane kunata me njera tjteren , pra paditesja eshte motra e bashkeshortit te te paditures te cilat jetojne ne nje banese.

Me kerkese padine ne gjykim pala paditese parashtroj se:

Me date 24.8.2016 kam pare kunaten time nusen e vellait S. A. qe po shkonte drejt Dajtit hipur ne nje makine e shoqeruar me nje person dhe eshte kthyer mbas disa oresh rreth ores 20.00 te mbremjes nga Dajti.

Pasi pash qe makina kaloi dhe nuk qendroi une sebashku me bashkeshortin e ndoqem dhe i kapem ne makine te dy ku e paditura ishte shtrire barkas ne sediljen e pasme, dhe nderkohe qe ajo del nga makina qellon me shpulle bashkeshortin tim dhe me qellon edhe mua.

Ne kete moment une sa bashku me bashkeshortin largohem dhe ne darke e paditura dergon mesazhe kercenuese ndaj meje tel telefoni I mamase dhe vellait tim. Ne jetojme ne nje godine. Ajo gjithmone na sjelle shqetesime ne banese duke shkaktuar dhe dhune ne familje ndaj nenes dhe babait tim.

E gjithe kjo situate i ka shkaktuar paditeses nje gjendje ankthi dhe frike per sigurine e saj personale dhe te nenes se saj dhe per kete ka bere denoncim ne Rajonin e policise.

Ndodhur ne keto kushte, paditesja ka frike se siguria shendeti dhe mbarevajtja e saj dhe e nenes se saj rrezikohen nga e paditura, prandaj kerkon qe te leshohet urdheri i mbrojtjes nga gjykata per to”.




Trump prezanton planin për 100 ditët e para të qeverisë
Donald Trump ka prezantuar planin qeverisës për 100 ditët e para. Emigracioni, mbrojtja dhe tregjet janë prioritetet kryesore. Presidenti i zgjedhur ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga marrëveshja për partneritetin Trans-Paqësor, ashtu siç kishte premtuar në fushatë.

Trump ka postuar një mesazh në Facebook për të shpallur prioritetet. Në këtë mesazh ai nuk përmend ndërtimin e murit me Meksikën.


Mbi 16 milionë euro abuzim, PD padi në Prokurori për Ilir Beqajn
Deputetja Albana Vokshi, në emër të PD depozitoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal për ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Opozita e akuzon atë për shpërdorim detyre dhe abuzim me koncesionin e kontrollit shëndetësor bazë, i njohur si Check Up.

Sipas PD, kompania që ka marrë me koncension këtë shërbim, fiton në mënyrë të padrejtë miliona euro për punë të pakryer dhe kjo vetëm sepse është kompania e mikes së kryeministrit Rama, Vilma Nushi.

“Sot me kolegen time Halimi, dorëzuam kallzimin e parë penal, për Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky kallzim lidhet me një sërë shkeljesh, të procedurave, të ligjeve, që përbëjnë edhe vepër penale, në këndvështrimin tonë, nga ana e Ministrit, në lidhje me konçensionin e check-up.

Eshtë një konçension i Check-up-it, i kontrollit të detyrueshëm nga mosha 40 deri në 65 vjeç, që u zgjerua vetëm para disa javësh, nga 35 deri në 70 vjeç, të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar për shkak të abuzimeve të njëpasnjëshme dhe të klientelizmit, pra është një konçension që nuk ka marrë për bazë interesin e publikut, por përkundrazi, në kurriz të interesit të publikut ka favorizuar klientelën e Edi Ramës dhe Ilir Beqës.

Vetëm me hartimin, përzgjedhjen e kritereve, përzgjedhjen e konçensionarit fitues, dhe me publikimin e tij, ne e gjykojmë që i është bërë dëm buxhetit të shtetit, mbi 16 milionë Euro, pa përmendur këtu nisjen e implemetimit, ku në gjykimin tonë, vetëm në një 9 mujor, të vitit 2015, shifra të cilat ne i kemi bërë publike vetëm para disa ditësh, është një abuzim prej 1.5 milionë euro.

Partia Demokratike, është e vendosur të mbrojë interesin e publikut, të mbrojë financat publike, dhe kemi besim tek drejtësia që do të veprojë në këtë rast, me një ndër aferat më korruptive të kësaj qeverie”,- tha deputetja Vokshi.




Ish-kryeministri turk: Kosova dhe Bosnja do të ishin si Aleppo po të mos ishte NATO


Fotolajm/ Kryebashkiaku i Tepelenës, befason sërish pas fitores “publiçitare”

Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, u komentua gjatë në fushatën elektorale të vitit të kaluar pas një gabimi në të shprehur, ku në vend të thoshte fitore peblishitare, foli për fitore “publiçitare”.

Së fundmi, nga zyrat e bashkisë që ai drejton ka dalë një tjetër perlë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka ironizuar me një vërtetim të lëshuar pikërisht nga kjo bashki, aty ku shkronja “e” e alfabetit zëvendësohet vetëm me “ë”.


OSBE apel gazetarëve: Mos i transmetoni kasetat e gatshme të partive në zgjedhje
Në hapje të Forumit për Zhvillimin e Medias, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt i ka kujtuar politikës shqiptare një prej rekomandimeve të ODIHR dhënë në zgjedhjet e vitit 2015, ku kërkon shfuqizimin e nenit 84 të kodit zgjedhor që lidhet me ndalimin e transmetimit të pamjeve filmike të prodhuara nga partitë politike.

“Ashtu siç e dini, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e angazhuar që të mbështesë reformën zgjedhore. Në këtë kuadër, më lejoni t’ju rikujtoj një prej rekomandimeve të dhëna nga ODIHR në vitin 2015: “shfuqizimi i dispozitave të Nenit 84 të Kodit Zgjedhor që lejon filmimet e prodhuara nga partitë politike të transmetohen në lajme”,- tha Borchardt.

Më tej ambasadori i OSBE-së foli për sigurinë në punë të gazetarëve dhe luftë kundër informalitetit në sektorin mediatik.

Kjo është nëna me të pasmet më seksi, ja se si i stërvit...
Një nënë e 5 fëmijëve po çmend rrjetin me një video që ka publikuar. Simone, nga Halifaks në Britani, përdor dy fëmijët e saj si peshë.

Por të gjithë në rrjet e kanë pasur mendjen te të pasmet e saj.



Qeveria shënjestron fitimet e pandershme të kompanive me ligj të ri

Një ndryshim në ligjin Për Tatimin mbi të Ardhurat synon të mbyllë një hapësirë ligjore përmes të cilës, kompanitë e huaja arrijnë të shmangin pagesën e tatimit mbi fitimin në Shqipëri duke deklaruar borxhe fiktive nga kompania mëmë te bija.
Nga Gjergj Erebara
Shqipëria përgatitet të kryejë një ndryshim të ri në ligjin mbi Për Tatimin mbi të Ardhurat, i disati ndryshim që synon të luftojë fenomenin e transferimit të fitimeve pa paguar tatim fitimi nga kompanitë e huaja me degë në Shqipëri. Projektligji, i cili po diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë si pjesë e paketës fiskale të këtij viti, synon të kufizojë aftësinë e kompanive të huaja për të deklaruar se i kanë dhënë kredi degëve të tyre në Shqipëri, praktikë që sipas relacionit, shmang pagesën e tatimit mbi fitimin duke shkaktuar erozion të bazës fiskale në vend.

“Financimi me borxhe shumë të larta i shoqërive të lidhura, është shkak për një erozion të papranueshëm të bazës së të ardhurave të tyre, pasi interesi mbi borxhin ndryshe nga dividendi është i zbritshëm për qëllime tatimore. Në këtë mënyrë shpesh shoqëritë kontribuojnë me borxh ndaj bijave përkundrejt rritjes së kapitalit”,- shkruhet në relacionin e qeverisë për Kuvendin.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, nga ku është marrë argumenti për këtë ndryshim ligjor, prej vitesh ka punuar për të koordinuar shtetet që të mbyllin hapësirat fiskale që i lejojnë kompanive shumëkombëshe të minimizojnë faturat e tyre fiskale të tatimit mbi fitimin. Kompanitë përdorin shitblerje të ndryshme brenda grupit si dhe kredidhënie e kredimarrje me synimin për të transferuar fitimet nga një juridiksion me tatim fitimi të lartë në një juridiksion me tatim fitimi të ulët ose zero.

Propozimi ligjor aktual është që “nëse gjatë periudhës tatimore, huaja dhe parapagimi tejkalojnë mesatarisht katër herë shumën e kapitaleve të veta (të kompanisë bijë), interesi i paguar për shumën e tejkaluar nuk njihet si shpenzim i zbritshëm”. Relacioni nuk sqaron se sa të ardhura shtesë pret qeveria të mbledhë nga ky ndryshim, i cili është i dyti i këtij lloji në më pak se tre vjet që shënjestron të njëjtin problem.

Kreditë mes kompanive apo subjekteve të lidhura është vetëm një nga kanalet e shmangies së pagesës së tatimit mbi fitimin që kompanitë shumëkombëshe përdorin. Kanali kryesor është shitblerjet e shërbimeve të padukshme mes kompanive të të njëjtit grup, të cilat shërbejnë për të deklaruar fitime të ulëta në një vend me tatim fitimi të lartë dhe fitime të majme në një vend tjetër me tatim fitimi zero.

Rasti tipik është ai i gjigandit të internetit Amazon, e cila krijoi një zyrë në Luksemburg, ku tatimi mbi fitimin është minimal për fitimet nga e drejta e autorit, apo në shtetin e Delaueres në SHBA, ku tatimi mbi të ardhurat nga të drejtat e autorit është zero. Sipas kësaj skeme, një degë e Amazon në Luksemburg i shet shërbime kompanive të tjera Amazon në vendet e tjera europiane si Gjermania. Ndërsa kompania e Amazon në Gjermani rezulton pa fitime, kjo ndodh për shkak të “shërbimeve” që kjo kompani i paguan kompanisë tjetër Amazon me bazë në Luksemburg.



Ligji i vjetër nuk solli rezultat

Shqipëria ka pasur një nen që kufizonte praktikën e shitblerjeve brenda grupit për të shmangur tatimin mbi fitimin që nga viti 1998, por neni duket se mbeti i fjetur për shumë dhe shumë vite. Në vitin 2014, sipas sugjerimeve të OECD, një ligj më i detajuar për të ndaluar këtë praktikë u miratua në Kuvendin e Shqipërisë.

Ligji i ri përkufizonte qartësisht detyrimet e kompanive për të raportuar më vete transaksionet e kryera mes subjekteve të lidhura në pronësi apo në menaxhim. Problemi është se ligji në fjalë deri tani nuk ka dhënë rezultat. Raporti vjetor i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vitin 2015, raporton se një vit e gjysmë pas miratimit të ligjit, Sektori i Transferimit të Çmimit në tatime është ende në fazën e përgatitjeve për zbatimin e ligjit./BIRN/

Foto/ “Më pëlqen shumë të ridizenjoj gruan time”
Një kirurg plastik e ka bërë bashkëshorten e tij si të re pas lindjes së dy fëmijëve. 47-vjeçari Phillip Craft, i cili ka një klinikë private në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se i ka dhënë gruas së tij, 43-vjeçares Anna, trupin perfekt falë ndërhyrjeve që i ka bërë përgjatë viteve.

Gjatë martesës së saj 21-vjeçare me Phillip, kjo grua ka bërë operacion gjoksin, të pasmet, belin dhe barkun, pa përmendur edhe shumë ndërhyrje të tjera të vogla. Edhe pse fillimisht nuk e pranoi kërkesën e burrit të saj për operacione plastike, ajo ndryshoi mendje kur i ndryshoi edhe trupi pas lindjes së dy djemve.

“Burri im adhuron që të ridizenjojë makinat e tij dhe mobiljet, por më shumë adhuron të më ridizenjojë mua. Unë jam reklama më e mirë e aftësive të tij si kirurg plastik”,- shprehet Anna.

E rrallë, shfaqet dhelpra e zezë

Në pamje të parë kjo kafshë e errët mund të ngatërrohet me një qen, por krijesa misterioze në fakt është një dhelpër e rrallë e zezë.

Kafsha magjepse, e cila e ka marrë ngjyrën e zezë nga një defekt i rrallë gjenetik, është fotografuar në Portland të Dorset në Angli.

Ekzistenca e dhelprave të zeza është thuajse e panjohur dhe nuk ka pasur shenja të tyre në vitet e fundit.


Lori Hoxha shton koleksionin, prezanton "Jaguar-in" e ri
Pas ‘Range Rover’, tashmë trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, prezanton makinën e saj të re.

Përmes një postimi në rrjetet sociale,bukuroshja, e cila njihet për jetën e saj luksoze, tashmë na prezanton makinën e re të markës Jaguar.



A e dini se çfarë ju ndodh kur masturboheni para se të bëni seks...?
Mos vdisni pa e parë/ Vila e Trump? Jo! E një pasaniku nga Tirana..
Jemi mësuar të shikojmë vila e shtëpi përrallore në shumë vende të ndryshme të botës, të cilat u përkasin VIP-ave më të njohur, vlera e të cilave shkon në miliona dollarë... por a do ta besonit që në Shqipëri, madje në Tiranë gjen edhe shtëpi si kjo?

Mos u çudisni, por mbani frymën... madje filloni të ëndërroni. Çdo gjë në fund të fundit e ka një çmim...

Kjo vilë fantastike me një arredim të përsosur dhe një cilësi ndërtimi për t’u pasur zili, është pjesë e një prej lagjeve residenciale të Tiranës, aty ku jo vetëm njerëz të pasur dhe të famshëm kanë shtëpitë, por edhe njerëz me ambicje dhe kreativitet.

Arkitekti që e ka dizajnuar këtë vilë ka ndarë me “Mapo.al” disa nga fotot më ‘pikante’ të kësaj vile sa fantastike aq dhe klasike.

Ajo ka dy kate, kati përdhes përbëhet nga një dhomë e madhe ndënjeje, 2 banjo, korridor, kuzhinë dhomë dhe një verandë fantastike.

Në katin e 2-të janë 4 dhoma gjumi, secila me banjë private, verandë-ballkon.

Vila ka edhe pishinë private, sauna, kopësht dhe pemë me fruta, palestër personale, një tavolinë biliardoje, oxhak, vend për skarë, garazh, studio, lavanderi, sistemin e ngrohjes dhe ftohjes me impiant qëndror etj.

Ahmetaj në UET: Buxheti 2017 është buxhet i konsumit

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i ftuar në Forumet UET, bëri një prezantim të buxhetit të ri të qeverisë; mbështetje reformave, rritje ekonomike 3.8%, rritje pagash dhe pensionesh dhe investime publike

Buxheti i ri i qeverisë për vitin 2017 u prezantua sot në një auditor me pedagogë dhe studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit Europian të Tiranës nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj. I ftuar në Forumet UET, Ahmetaj, bëri një tablo të buxhetit të ri duke e cilësuar si një buxhet të konsumit të qytetarëve.

Ai tha se, ky buxhet nuk është elektoral dhe pse jemi në nëj vit elektoral dhe kjo është zgjidhur me anë të një kufizimi në ligjin organik. Buxheti së pari mbështet reformat e nisura në 3 vitet e para të qeverisjes që nga reforma në Drejtësi, ajo në Shëndetësi, në Pensione, etj. si dhe parashikon sipas ministrit, ulje të borxhit publik dhe një rritje ekonomike deri në 3.8 për qind. Ahmetaj bëri të qartë se s’do të ketë ulje taksash, por do të synohet mbledhja e tyre në një nivel më të lartë.

Buxheti i qytetarëve

Ahmetaj theksoi se, ky buxhet është i përgjegjshëm dhe serioz dhe reflekton qeverisjen e përgjegjshme. Kësisoj ai do të ndikojë në zbatimin e reformave që janë në proces dhe i përgjigjet garancisë për të realizuar këto reforma në mbështetjen e domosdoshme financiare dhe institucionale.

“Dua ta lidh buxhetin e shtetit, jo thjesht si një përgjegjësi vetmitare e qeverisë, por si një instrument jo vetëm financiar por politikash të një qeverie si një nga aktorët ekonomikë të vendit dhe jo i vetmi e më i madhi. Përgjeshmëria apo papërgjeshmëria e një qeveria në finale duket tek buxheti i shtetit. Nëpërmjet buxhetit ne kemi mundësinë të prekim jetën e çdo qytetari, sipërmarrjes apo vendit në tërësi dhe buxheti duhet mbi të gjitha të funksionojë si furnizues i rritjes ekonomike.

Tek qeveria e përgjegjshme të gjitha politikat fiskale pra për të ardhuarat, politikat financiare që financojnë reformat apo aksione të ndryshme të qeverisë, të gjitha këto krijojnë ekuilibra në treg. Si studentë dhe pedagogë do të doja t’ju sfidoja miqësisht që të analizoni buxhetin e shteteit dhe të më thoni që keni parë një buxhet më të mirë se ky. Këtu bëhët fjalë jo në aspektin e shifrave por në aspektin e ekuilibrave, jo vetëm makroekonomikë, që krijon buxheti”.



Jo buxhet elektoral

Ministri Ahmetaj tha se për herë të parë në 25 vite qeveria nuk bën nëj buxhet elektoral edhe pse ndodhemi në një vit elektoral. “Në të gjitha vitet elektorale parlamentare është luajtur me financat publike qoftë kur ka qenë e majta dikur, qoftë kur ka qenë e djathta. Është viti i parë 2017 kur ulet borxhi publik.

Ne kemi futur në ligjin organik të buxhetit një kufizim për qeverinë dhe e kemi bërë këtë ndryshim në ligj në Qershor të 2016. Kufizimi është që në një vit elektoral parlamentare, asnjë qeveri nuk mundet të shpenzojë më shumë se 55% të defiçitit anual të lejuar me ligj, në 6 mujorin e parë”,- tha ai.

Sipas ministrit, Buxheti reflekton ciklin tejet pozitiv të ekonomisë shqiptare, ka një trajektore të rëndësishme rritje. “Ne e kemi marrë në 2013 me një rritje ekonomike 1% dhe sot është 3.4-3.5%, vitin tjetër është parashikuar 3.8%.

Po ti referohemi parashikimit të fundi të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ka të bëjë me këndvështimin e FMN-së mbi rajonin, Shqipëria do të jetë vendi me rritjen më të lartë në rajon dhe i dyti nga vendet ish komuniste pas Rumanisë me 3.8”. Ministri tha se kjo rritje akoma nuk është në masën që të ndihet drejtpërdrejt tek qytetarët, por do të nisë të japë shenjat e para së shpejti.

Marrëdhënia me FMN-në

I pyetur se si do të vazhdojë marrëdhënia mes qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar Ministri i Financave bëri të ditur se kjo marrëdhënie do të ndryshojë, nuk do të jetë më e detyrueshme, por vetëm konsultuese. “Kur kemi ardhur fillimisht në qeverisje unë kam mbrojtur fort tezën se na duhej një rikthim i FMN-së dhe kështu lidhëm një marrëveshje detyruese me FMN-në, por pas kaq vitesh besoj se nuk ka më nevojë për një marrëveshje detyruese, por do të vazhdojë si një marrëveshje konsultuese, këshilluese”, tha ai.


Del ekspertiza për aksidentin e dy të rinjve: Nëse do të kishin mbajtur kaskën, shpëtonin nga vdekja
Në rast se Ergi Dini dhe Kejdi Halili do të kishin vënë kaska mbrojtëse, do të kishin shpëtuar nga vdekja. Megjithëse ata nuk kanë qenë me shpejtësi të lartë, ekspertiza ka nxjerrë në pah se një manovër e gabuar me motoçikletën dhe mungesa e skafandrave kanë qenë shkaku kryesor i aksidentit tragjik.

Humbja e jetëve të dy të rinjve, njëri prej të cilëve kishte fituar edhe një spektakël muzikor, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Miq, të afërm, por edhe fansat kanë shprehur ngushëllimet për Ergi Dinin, të cilin e cilësonin një talent me perspektivë për të ardhmen.

Por shoku i tij Kejdi Halili duket se e kishte parandjerë ngjarjen tragjike pasi në rrjetet sociale kishte postuar një thënie të famshme të filmave të garave me shpejtësi të çmendur: “Nëse një ditë shpejtësia më vret, mos qani sepse kam qenë duke qeshur”./TCh/



Video/ Ja skema në ‘3D’ se si u ekzekutua Nelgert Pata

Kur malet “puthen” me qiellin. Pamje spektakolare të Shqipërisë

Nga kjo femër e ‘ashpër’ meshkujt kanë qejf të... zhdëpen

Një dominuese ka zbuluar katalogun e mjeteve që përdor për të torturuar dhe poshtëruar meshkujt që e paguajnë atë për të bërë pikërisht këto gjëra.

Punonjësja e seksit që thërritet Mistress Magpie, nga Plajmuthi i Anglisë, është e specializuar në lidhje, dominim, sadizëm dhe mazokizëm. Ajo ka 4 vite e specializuar në këtë fushë dhe klientët që i vijnë në shtëpi i godet me kamzhik, bastun ose vizore.

Por, 33-vjeçarja thotë se puna që bën nuk është vetëm të goditurit e mashkullit, por edhe luajtja e roleve, lidhja me litar apo skllavërimi i tij.

“Meshkujt nuk më paguajnë për të bërë seks me ta, por që t’i poshtëroj. Duan që t’i detyroj të veshin rroba femrash ose t’i ofendoj rëndë. Është një fushë shumë e gjerë, jo vetëm rrahje”,- tregon Margareth.

Sulmi me salcë/ Nikolla: Mirela thjesht bëri një gabim
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e ftuara e sotme e emisionit “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24” ka foluar mbi disa nga temat më të nxehta të sektorit të arsimit në vend të kohëve të fundit.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te reforma në arsimimin e lartë, Nikolla ka theksuar se ajo është një reformë e cila tashmë ka nisur dhe është në rrugë të mbarë, gjë për të cilën flet numri i lartë i studentëve të regjistruar, por dhe sistemi që qeveria po u bënë institucioneve të këtij arsimi.

E pyetur edhe nga gazetarja Vasili në lidhje me incidentin e ndodhur disa ditë më parë ku vetë ministrja u bë pre e një sulmi të shëmtuar nga një aktiviste e majtë, Nikolla ka hedhur dritë me qetësi mbi këtë çështje.

“Kur shkova në shtëpi dhe takova mamanë time i thashë: ‘Tani jam bërë më e shijshme...’”,- tha ministrja Nikolla në lidhje me incidentin që i ndodhi vetëm pak ditë më parë kur u sulmua me salcë nga një studente aktiviste e majtë.

Ministrja tha më tej se e përjetojë me shumë qetësi këtë ngjarje edhe për faktin se ajo, prej disa vitesh është një prej ministreve më të thjeshta të qeverisë “Rama”, ku çdo ditë lëviz e vetme dhe pa shoqërues apo shoferë.

“Mund të më kishin goditur edhe në vende të tjera. Unë për ditë eci në këmbë. Nuk mbaj shoqërues apo shofer. Edhe kur shkova në aktivitetin e asaj dite, bëra një goxha copë rrugë në këmbë nga shtëpia ime”,- tha ministrja Nikolla.

Ajo shtoi më tej se, i pëlqen fakti që studentët apo të rinjtë janë të lirë të protestojnë hapur dhe të mos keqtrajtohen, arrestohen, apo edhe vriten kur protestojnë.
Video/ Fibi e papërmbajtëshme, shihni çfarë bën në palestër
Këngëtarja Fibi duket se është e pasionuar pas linjave të saj trupore prandaj kujdeset shumë për to. E kush më mirë se palestra mund t’ia rregullojë asaj trupin?

Në një video të hedhur në Instagram nga trajneri Gen Zeqiraj, Fibi shihej se si ushtronte duke ngritur pesha.

Në pamje të parë ky ushtrim ishte mjaft provokues por që këngëtarja e bën me shumë saktësi.
Bashkia ‘i jep drejtim’ një tjetër pune... dhe një urë në Çekrez
Bashkia e Tiranës ka nisur hapjen e një tjetër rrugë në një zonë periferike dhe rurale të kryeqytetit, por që do t’u vijë mjaftë në ndihmë komunitetit vendas.

Një rrugë e re dhe një urë thuajse e përfunduar do t’i vijnë tashmë në ndihmë komunitetit rural të zonës së Zall Herrit dhe Çekrezës.

Nisjen e punimeve e ka inspektuar nga afër edhe vet kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka deklaruar se Bashkia e Tiranës do të ketë një vëmendje të madhe tek zonat rurale përreth kryeqytetit.

“Isha sot në Zall Herr ku nisëm rrugën e re për Çekrez. I njëjti përkushtim e cilësi si në qendër, si në periferi. Ky vit fokusi në fshat ��”,- ka shkruar kryebashkiau Veliaj në profilin e tij në Facebook.



Foto/ 'Kismet', jahti ultra-luksoz 200 milionësh i miliarderit pakistanez
Jahti që shikoni në fotogalerinë e mëposhtme i përket miliarderit pakistano-amerikan Shahid Khan.

Ai u ndërtua me pororis të tij në vitin 2014 dhe kushtoi plot 200 milionë dollarë. Jahti i quajtur “Kismet” është 97 metra i gjatë, ka 6 kabina dhe mund të presë 12 të ftuar.

Në jahtin super luksoz të ndërtuar nga kompania Lurssen nuk mund të mungonte as pishina dhe as hidromasazhi.

Gjatë kohës që miliarderi nuk e përdor, jahti jepet me qira për 1 milionë dollarë në javë.


Rama ul tonet me Athinën: Nuk doja të fyeja askënd

Kryeministri Edi Rama, ul tonet me Athinën. Në intervistën e dhënë për televizionin “Skai”, ai ka përdorur argumenta miqësorë kur është pyetur në lidhje me postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook të Akropolit me xhami, të shoqëruar me postimin, sipas të cilit në Athinë është folur shqip.

“Skai” ka transmetuar një fragment të intervistës ku flitet për këtë çështje, për të cilën Rama është përgjigjur: “Nuk doja të fyeja askënd, doja të tregoja se sa afër janë dy popujt, grekët dhe shqiptarët”, duke përdorur kështu gjuhë të ndryshme nga sa ka përdorur në Shqipëri në lidhje me këtë çështje.

Nëse ngjizni një fëmijë, dhoma është falas’/ Kjo është oferta e hoteleve ne Itali

“Ejani në Assisi. Bashkë”. Kjo është iniciativa e promovuar nga disa hotele në Assisi të Umbrias (Itali).

Siç raportojnë mediat lokale, disa nga këto biznese ofrojnë rimbursim të qëndrimit, ndërsa të tjerë ofrojnë falas netë të tjera gjatë fundjavave, çifteve që arrijnë të ngjizin fëmijën e tyre në dhomat e këtyre hoteleve.

Sipas medieve lokale, çiftet që dëshirojnë të përfitojnë rimbursimin e pagesës për dhomat, duhet të prezantojnë te bizneset mikpritëse certifikatën e lindjes së fëmijës së tyre, që të vërtetojnë se ka lindur ekzaktësisht 9 muaj (plus/minus 10 ditë) pas qëndrimit në hotel.

Qëllimi i kësaj iniciative është tërheqja e sa më shumë turistëve. Gjithashtu, një tjetër motiv është tërheqja e vëmendjes së opinionit publik për shkallën e ulët të lindjeve në rajonin e Umrias.

23/11/2016/....................................................

24/11/2016/................................................
26/11/2016/..................................................


Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   344   345   346   347   348   349   350   351   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə