63
Përfitimi dhe vetitë
Oksidet mund të përfitohen
drejtpërdrejtë – me
komponimin e elementit me
oksigjen. Kështu, dioksidi i sulfurit formohet gjatë djegies së sulfurit, ndërsa
oksidi
i magnezit – gjatë djegies së magnezit (fig. 3.3).
Në raste tjera, oksidet përfitohen me
zbërthimin e komponimeve të përbëra. Kështu,
për shembull, oksid kalciumi mund të fitohet me zbërthimin e karbonatit të
kalciumit, me çka formohet edhe një oksid – dioksidi i karbonit:
CaCO
3
= CaO + CO
2
Siç shihet, okside mund të formojnë
edhe elementet, substancat e thjeshta të të
cilave i konsiderojmë si metale
*
dhe ato që i numërojmë në jometale.
Oksidet e tretshme të jometaleve shpeshherë me ujin japin
acide, ndërsa ato të metaleve –
baza. Sipas kësaj
mund të flasim për okside
acidike dhe
bazike. Përndryshe, emri bazë përdoret për
tretësira ujore të
hidroksideve.
Shembuj për
formimin e acideve dhe bazave me tretjen e oksideve në ujë
ka më shumë. Ato me të cilët eksperimentuam dhe barazimet e të cilëve
janë dhënë më poshtë, shërbejnë vetëm si përkujtues i vogël (janë dhënë
edhe barazimet e dy reaksioneve prej të cilave shihet se në këto
reaksione formohen
hidrokside):
SO
3
+ H
2
O → H
2
SO
4
P
4
O
10
+ 6H
2
O → 4H
3
PO
4
Na
2
O + H
2
O → 2NaOH
CaO + H
2
O → Ca(OH)
2
Në regjionet ku pajisjet industriale në atmosferë lirojnë okside të azotit
dhe të sulfurit, vjen deri te paraqitja e të ashtuquajturave
shira acidike të cilat veprojnë dëmshëm në
botën e
gjallë (Fig. 3.4), por edhe në objekte dhe lëndë tjera
†
(fig. 3.5).
*
Që të thjeshtësohet shprehja, në të ardhmen do të flasim për okside (dhe komponime tjera) të metaleve, duke nënkuptuar se punohet për
komponime të elementeve, e jo të
substancave të thjeshta. Kështu do të veprojmë edhekur do të flasim për okside dhe elemente tjera të
elementeve substancat e thjeshta të cilave i numërojmë në jometale.
†
Fotografia e parë në fig. 3.5 është bërë në vit 1908, ndërsa e dyta është inçizuar në vit. 1969.
Fig. 3.3. Djegia e shiritit të
magnezit
Fig. 3.4. Efekti i shirave acidike në botën
bimore
64
Oksidet që kanë karakter acidik dhe ato që tregojnë veti bazike mund të hynë në reaksione të cilat sjellin në
formimin e
kripërave:
MgO + 2HNO
3
→Mg(NO
3
)
2
+ H
2
O
Ca(OH)
2
+ CO
2
→ CaCO
3
+ H
2
O
CaO + SiO
2
→ CaSiO
3
Mund të mbahet në mend se reaksioni i dytë është ai që ngjanë gjatë tharjes së malterit, përderisa i treti mund të
kryhet me shpejtësi të dukshme, vetëm në temperaturë të lartë (gjatë
shkrirjes). Reaksionet midis oksidit të
kalciumit (dhe disa oksideve tjera të metaleve) dhe dioksidit të silicit paraqesin bazë për përfitimin e
qelqit.
Dhe, kështu,
kripërat mund të formohen gjatë reaksionevve të oksideve acidike me baza, si dhe gjatë reaksioneve të
oksideve bazike me acide.
Mirëpo, ekzistojnë okside që mund të reagojnë sikur me acide, kështu edhe me baza (në të dy rastet përfitohet
kripë). Oksidet që sillen kështu quhen
amfoterne.
Nga ana tjetër, ka edhe okside që praktikisht nuk reagojnë as me acide e as me baza.
Oksidet e tilla quhen
indeferente (në përkthim– të pa interesuara)
. Për ato përdoret edhe emri okside neutrale, por ky emër do të duhej
të anashkalohet.
Ndoshta deri tani nuk ke mësuar se
oksidet që mund të hynë në reaksione edhe me baza edhe me acide quhen amfoterne, ndërsa ato që nuk
formojnë kripëra as me acide as me baza, quhen indeferente (ose neutrale).
Këtë që e diskutojmë për lloje të ndryshme të oksideve, shkurtimisht kështu mund të paraqitet:
Oksidet e gazta janë të formuara prej molekulave (fig. 3.6
a), kështu është edhe me disa okside tjera.
Fig. 3.5. Rezultati nga veprimi i shirave acidike në dijetarët
O
O
K
K
S
S
I
I
D
D
E
E
T
T
ACIDIKE
BAZIKE
AMFOTERNE
INDIFERENTE
66
3.2. HIDROKSIDET
HIDROKSIDET
Definicioni dhe nomenklatura
Hidroksidet janë komponime të metaleve që në përbërjen e tyre përmbajnë një ose më shumë grupe
hidrokside.
Edhe për këtë lloj të komponimeve tani më ke mësuar. Përsërite këtë! Për hidrokside është folur edhe më lartë.
Shembuj të hidroksideve për të cilët dihet se:
dhe tjera.
Me siguri të është përkujtuar rregulli:
emrat e hidroksideve formohen ashtu që së pari thuhet fjala hidroksid pastaj emri i metalit; kur është e
nevojshme, mundet (me numra romak të vendosur në kllapa) të shënohet valenca e metalit.
Disa hidrokside kanë edhe emra trivial. Kështu,
hidroksid natriumi quhet edhe
soda e gjallë,
hidroksid kalciumi është
gëlqerja e shuar, edhe
disa hidrokside tjera kanë emra trivial. Emri
sodë
e gjallë është në lidhje me faktin se lëndimet (fig.
3.7) nga hidroksidi i natriumit
vështirë shërohen.
– hidroksid natriumi, NaOH
– hidroksid bakri(II), Cu(OH)
2
– hidroksid kalciumi, Ca(OH)
2
– hidroksid alumini, Al(OH)
3
– hidroksid magnezi, Mg(OH)
2
– hidroksid hekuri(III), Fe(OH)
3
Shiko listën e hidroksideve të përmendura më lartë. A mund ta plotësosh? Përpiqu të numërosh edhe disa hidrokside për të cilat ke mësuar.
A mund të kujtohesh për ndonjë hidroksid i cili në përbërjen e tij
nuk ka metal?
A e din se çka tregojnë numrat romak në kllapa pas emrit të metalit?
A të duket se formimi i emrave të hidroksideve është disi pa ndonjë radhitje? Ke të drejtë– diku pas emrit të metalit ka numra romak, diku
nuk ka. A e din se përse kështu veprohet?
Fig. 3.7. Lëndime të shkaktuara nga hidroksidi i natriumit