86
Të shohim një shembull. Azoti (diazoti) dhe oksigjeni (dioksigjeni) në atmosferë ekzistojnë njëri përskaj tjetrit
dhe reagojnë
vetëm në kushte përjashtimisht specifike (në temperaturë të lartë, sikur gjatë punës së motorëve të
automobilave ose gjatë vetëtimave).
Sipas asaj, oksigjeni dhe azoti në atmosferë mund të jenë, mund të mos jenë
reaktantë në reaksionin e lidhjes reciproke, por ajo varet nga kushtet, e jo nga përcaktimet tona.
Siç vëren, ekzistojnë ligjshmëri natyrore që përcaktojnë, se a mundet një reaksion të rrjedhë, ose përkundër
kësaj, zhvillimi i tij në kahjen e paramenduar është i
pamundshëm. Ligjshmëritë ekzistojnë edhe për atë se në
cilën kahje mundet, e në cilën kahje nuk mundet të rrjedhin edhe procese tjera (për shembull, proceset e
avullimit, sublimimit, kristalizimit, tretjes dhe ngjashëm). Kështu,, gjatë ngrohjes së sistemit që përbëhet
prej ujit
të lëngët dhe akullit, akulli do të shkrihet, deri sa uji nuk ngrihet, ndërsa gjatë ftohjes së sistemit do të ndodhë
ngrirja e ujit të lëngët, por nuk do të vijë deri te shkrirja e akullit.
Tani për tani, do të përsërisim:
A do të rrjedhë në një sistem reaksioni kimik dhe, nëse reaksioni zhvillohet, cilat substanca janë
reaktantë (substancat sasia e të cilëve zvogëlohet), cilat janë produkte (thjeshtë substancat sasia e të
cilëve rritet gjatë reaksionit) do të varet nga kushtet.
KLASIFIKIMI I REAKSIONEVE KIMIKE
Klasifikimi është gjithnjë i dobishëm
Numri i llojeve të ndryshme të reaksioneve kimike është mjaftë i madh. Ajo është e qartë nëse kemi parasysh se
sa shumë substanca ekzistojnë. Dhe secila substancë mund të reagojë me më tepër substanca tjera. Është e
mundshme, madje, substancat e njëjta të marrin pjesë në më shumë reaksione të ndryshme kimike. Për shkak të
numrit të madh të reaksioneve të ndryshme, është e domosdoshme ato të
klasifikohen. Për ndryshe, klasifikimi
është punë e dobishme.
Një mundësi për klasifikimin e reaksioneve është ato të ndahen në reaksione të pakthyeshme dhe të kthyeshme
*
.
Të pakthyeshme janë ato reaksione të cilat zhvillohen deri sa njëri prej reaktantëve të
harxhohet nga sistemi i
reaksionit (reagues). Me fjalë të tjera, ato rrjedhin deri sa sasia e njërit prej reaktantëve të të bëhet praktikisht e
barabartë me
zero. Kur ndodhë kjo, reaksioni i dhënë më nuk mund të rrjedhë, ai mbaron. Kjo është e qartë: për
të pasur reaksion, në sistemin reagues duhet të jenë të pranishme
gjitha substancat që janë reaktantë! Nëse
mungon madje njëri prej reaktantëve, reaksioni nuk mund të zhvillohet.
Mirëpo, mjaftë shpesh takohen reaksione kimike zhvillimi i të cilave ndërpritet, sepse asnjëri prej reaktantëve
nuk është “harxhuar”, ndërsa sasitë e pjesëmarrësve në reaksion, përsëri, nuk ndryshojnë më tutje.
Që ta sqarojmë këtë, supozojmë se njëkohësisht kryhen dy procese: njëri në të cilin reaktantët
japin produkte
(
reaksioni i drejtpërdrejtë) dhe tjetri në të cilin produktet komponohen midis tyre dhe formojnë reaktantë
(
reaksioni i kundërt). Gjatë kësaj, sikur të zhvillohet ndonjë garë midis dy proceseve. Reaksioni i drejtpërdrejtë,
*
Aspak nuk bën të flitet për reaksionet e kthyeshme dhe të pakthyeshme sikur për
reverzibile dhe ireverzibile. Ke parasysh këtë, jo vetëm
tani, por edhe atëherë kur në ndonjërin nga tekstet tuaja do të hasësh në përdorimin e këtyre termave
reverzibile dhe ireverzibile. Për
reaksionet e kthyeshme mund të përdoret
termi dyanshme, ndërsa për të pakthyeshme - njëanshme, por këto terma te ne janë mjaftë të
pazakontë.
87
ashtu të thuhet, vazhdimisht “udhëheq”, por edhe i kundërti “i shfrytëzon gjasat e tij”. Më në fund, gara sikur të
barazohet dhe sasitë e pjesëmarrësve nuk ndryshojnë më tepër. Reaksionet e tilla i quajmë të
kthyeshme.
Kuptohet, substancat që i quajmë reaktantë për të mundur të shndërrohen në substanca që janë produkte të
reaksionit, njësitë e reaktantëve duhet të transformohen në njësi të produkteve
*
. Për shembull, për të ardhur deri
te shndërrimi i hidrogjenit dhe jodit, duhet që molekulat e jodit dhe hidrogjenit të këmbejnë atome, duke formuar
molekula të jod-hidrikut. Transformimi i tillë i njësive njërat në të tjerat e quajmë
akt elementarë të
transformimit kimik.
Nëse reaksioni është i pakthyeshëm, ndodhin (praktikisht) vetëm akte elementare të transformimit kimik në të
cilët grimcat e reaktantëve shndërrohen në grimca të produkteve. Nëse, reaksioni është i kthyeshëm, njëkohësisht
zhvillohen akte elementare në të cilat grimcat e reaktantëve shndërrohen në grimca të grimca të
produkteve, por
edhe të tilla gjatë të cilave grimcat e produkteve transformohen në grimca të reaktantëve.
Domethënë,
Në fund të reaksioneve të pakthyeshme (te të cilat në aktet elementare të transformimit kimik marrin
pjesë vetëm njësi të reaktantëve) në sistemin reagues mungon së paku një nga reaktantët, ndërsa në
rastin e reaksioneve të kthyeshme, sasi të matura të gjithë reaktantëve (gjithsesi, edhe të produkteve)
janë të pranishme edhe në fund të reaksionit.
Mundësi tjera të klasifikimit të reaksioneve
Numri i reaksioneve kimike, siç thamë, është mjaftë i madh. Prandaj, grupimi i tyre vetëm në dy klasë të mëdha
(reaksione të pakthyeshme dhe të kthyeshme) vetëm pak i zvogëlon problemet ashtu që duhet të kërkohen edhe
mundësi të tjera. Si edhe në rastet tjera, ndarja deri diku është e kushtëzuar, ndërsa reaksioni i njëjtë mund të
përfshihet edhe në njërin edhe në grupin tjetër të proceseve kimike.
Në realitet, pjesa më e madhe e reaksioneve kimike mund të klasifikohen në disa lloje themelore, prej të cilave
mund të theksohen:
reaksionet
e bashkimit;
reaksionet e zbërthimit (shpërbërjes);
*
Njësitë për të cilat flitet mund të jenë, por nuk është patjetër të jenë
molekula. Kështu, në shumë reaksione (posaçërisht ato në tretësira)
marrin pjesë grimca të elektrizuara –
jone
fig. 4.4. Akti elementarë i transformimit kimik në rastin e reaksionit midis
monoksidit të azotit dhe ozonit (skematikisht)