76
Tretësirat e kripërave
Siç e din, kripa e kuzhinës (klorur natriumi, NaCl)
tretet në ujë.
Kështu është edhe me shumë kripëra tjera. Gjatë tretjes së
kripërave në ujë vjen deri te formimi i joneve të
hidratizuara,
thjeshtë jone rreth të cilave gjinden molekula të ujit (fig. 3.12).
për këtë do të flasim edhe më vonë (faq.192).
Mirëpo, ekzistojnë edhe kripëra të cilat vështirë treten në ujë,
por edhe të tilla që mund të konsiderohen si
plotësisht të
patretshme në ujë (në këtë grup bëjnë pjesë, të themi, kloruri i
argjendit, AgCl
dhe sulfati i bariumit, BaSO
4
.
Patretshmëria e sulfatit të bariumit (jo vetëm në ujë, por edhe në
acide) shfrytëzohet në rentgenologji edhe atë ashtu që para
incizimit rëntgen të lukthit (ose të zorrëve), pacienti pi BaSO
4
të
turbullt. Ky komponim nuk lëshon rrezatimin rëntgen dhe ai
mundëson vazhdimisht të shihen muret e lukthit ose të zorrëve
(Fig. 3.13) dhe dëmtimet eventuale në to (rëndomtë është të flitet, për shembull, për të thatin
*
në lukth).
Tretja e kripërave shpeshherë është e përcjellë me
ftohjen e tretësirës. Kjo ndodhë
sepse këto procese janë
endoterme, thjeshtë që të kryhen (rrjedhin) duhet të ju
sillet
energji. Nëse sjellja e energjisë nga ambienti është e ngadalshme, zvogëlohet
energjia e vetë sistemit dhe ulja e temperaturës është manifestim i këtij fakti.
Pavarësisht nga kjo se sa mirë (ose vështirë) tretet një kripë, procesi
i tretjes nuk
mundet të vazhdojë pakufi. Më herët ose më vonë do të arrihet deri në situatë kur
tretësira është, siç thuhet,
ngopur me kripë. Masa e kripës (në gram) që është tretur
në 100 gram nga tretësi gjatë formimit të tretësirës së ngopur quhet
tretshmëri e
kripës. Tretshmëria e kripës, sipas rregullit, rritet me ngritjen e temperaturës, por
edhe nga kjo rregull ekzistojnë përjashtime.
Siç vëren,
kripërat e ndryshme treten në masë të ndryshme në ujë dhe nganjëherë ka
dobi edhe nga jotretshmëria e kripës së dhënë
proceset e tretjes shpeshherë janë endotermike, por mundet të jenë edhe ekzotermike
tretshmëria e kripërave varet, më shumë ose më pak, nga temperatura.
*
Ose ulqeri.
Fig. 3.12. Gjatë tretjes së klorurit të natriumit në ujë
vjen deri te shpërbashkimi në
jone dhe deri te
hidratimi i joneve të formuara
Fig. 3.13. Sulfati i bariumit
në zorrën e trashë (incizimi
rëntgen)
77
KOMPONIMET KOMPLEKSE
Komplekset
Përskaj atyre që i diskutuam deri tani, midis komponimeve inorganike ekzistojnë edhe shumë të tjera. Prej këtyre
të fundit, vetëm shkurtimisht do ti përmendim për një grup të rëndësishëm – për
komponimet komplekse ose
shkurtimisht,
komplekset.
Emri grupor i këtyre komponimeve rrjedh nga mënyra në të cilën së pari janë fituar: me reaksion midis
komponimeve më të
thjeshta, me çka produkti i fituar sikur në vete ti ketë
pier reaktantët. Kështu, në krahasim
me substancat nistore, produkti ka qenë kompleks (i ndërlikuar).
Shembull për reaksionin e tillë është tretja e klorurit të argjendit kur në sistem do të shtohet amoniak (Fig. 3.14).
Barazimi i reaksionit për këtë proces mund të shkruhet kështu:
AgCl(s) + 2NH
3
(aq) = …Ag(NH
3
)
2
†Cl
Fig. 3.14. me shtimin e amoniakut kah fundërrina e klorurit të argjendit (I) përfitohet komponimi
kompleks i tretshëm …Ag(NH
3
)
2
†Cl
78
Molekulat e amoniakut janë të lidhura për jonin e argjendit dhe paraqesin, siç thuhet,
ligandet e tij.
Në reaksionet kimike, jonet komplekse marrin pjesë, sipas rregullit, si
tërësi.
Komponimet komplekse janë mjaftë të përhapura dhe, shpesh herë, mjaftë të rëndësishme. Me disa prej tyre do
të njihesh më vonë (ndërsa ti – edhe më vonë gjatë shkollimit tënd).
Tani për tani mund të konstatojmë se:
Me reaksion të disa substancave më të thjeshta, përfitohen komponime më të ndërlikuara të
ashtuquajtura komponime komplekse, të cilat në vete sikur ti bashkëngjisin më të thjeshtat; në njësitë e
formulave të komplekseve, grimcat më të thjeshta (molekulat ose jonet) quhen ligande.
Nomenklatura
Në
emrat e komplekseve, ligandet kanë emra të posaçëm. Kështu, kur grimca e amoniakut është ligand, emri i tij
është
amminë
*
. Kur ligandi është grimca e ujit, emri i ligandit është
aqua (akua), kur ligand është monooksidi i
azotit,
ai quhet nitrozil, nëse ligandi është monooksidi i karbonit, ai quhet
karbonil. Kuptohet gjitha ligandet e
numëruara, jo vetëm NH
3,
janë molekula neutrale.
Ligandet mund të jenë edhe grimca të elektrizuara, më shpesh anione. Emrat e këtyre ligandeve formohen nga
emri i rëndomtë i anionit, me shtimin e prapashtesës
–o. Kështu, kur joni acetat është ligand, ai e mbanë emrin
acetato. Nganjëherë emrat janë edhe ndryshe, por përsëri mbarojnë me –o. Kështu,
kloruri si ligand quhet kloro,
hidrokso në vend të hidroksido (për OH
–
si ligand),
ciano për CN
–
dhe ngjashëm. Disa anione si ligande kanë
emrat e tyre (për shembull,
nitrozo për NO
–
,
nitro për NO
2
–
etj.).
Gjatë emërtimit të
kationeve komplekse, së pari thuhet emri i kationit (sipas nevojës shtohet edhe valenca e tij,
edhe atë me numra romak në kllapa ose me numra arab të shoqëruara me shenjën
+, po ashtu në kllapa), emri i
ligandit me prefiks si ato të dhëna në faq. 66.
Nëse kompleksi është anion, së pari jepet numri i ligandeve me anë të prefiksit, numri i ligandeve, pastaj emri i
elementit kah i cili janë shoqëruar ligandet ose jonet. Mirëpo, ky nxirret
nga emri latin i elementit, me shtimin e
prapashtesës
–at (për shembull,
ferat,
kobaltat etj.) dhe, nëse është e nevojshme, me shtimin e numrave romak në
kllapa me të cilët shënohet valenca [për shembull, ferat(II)]. Përjashtim bëjnë emrat e komplekseve të zhivës.
Ato, quhen
merkurate.
Mirëpo, gjatë emërtimit të komponimit që përmban anion të këtillë, së pari jepet,
emri i kationit, pastaj (ndaras)
emri i anionit. Kështu, komponimi në njësinë e formulës së cilit ka një kation të kaliumit, ndërsa në kompleksin
anionik joni i arit është i lidhur me katër jone cianure, emri do të jenë
tetracijanoaurat(III) kaliumi. Se është
trevalent, është lehtë të përfundohet. Pasi që në njësinë e formulës ka vetëm një kation të kaliumit (ai është
njëvalent pozitiv) dhe katër jone cianure njëvalente negative, valenca e arit duhet të jenë tre (kuptohet, valenca
është pozitive), Formula, do të jenë K[Au(CN)
4
].
Çfarë do që të jenë kompleksi (neutral, pozitiv ose negativ), ai shkruhet në
kllapa të mesme.
Ekzistojnë edhe rregulla shtuese për emërtimin dhe shënimin, por tani për tani edhe këto mjaftojnë.
Shembuj janë:
…Cu(NH
3
)
4
†SO
4
x
H
2
O
monohidrat sulfat tetraamminëbakër(2+)
ose
monohidrat sulfat tetraamminëbakër(II)