Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə33/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   113

 
91
Edhe pse hidroksidi i kaliumit është i ndërtuar prej joneve, e jo prej molekulave.  
Lloj i veçantë i reaksioneve të zëvendësimit janë ato te të cilat vjen deri te këmbimi reciprok i atomeve ose 
grupeve atomike, për shembull: 
NaCl 
 AgNO
3
  AgCl  NaNO

Reaksionet e këtilla quhen reaksione të zëvendësimit të dyfishtë (ose reaksione të këmbimit të dyfishtë).  
Të përfundojmë: 
reaksione të zëvendësimit janë gjitha ato procese në të cilët atome ose grupe atomike të një substance 
vijnë në vend të atomeve ose grupeve atomike që hyjnë në përbërjen e substancës tjetër; nëse 
zëvendësimi kryhet në dy drejtime, thjeshtë nëse kryhet zëvendësimi i atomeve ose grupeve atomike, 
atëherë flasim për reaksione të zëvendësimit të dyfishtë (ose këmbimit të dyfishtë). 
Reaksionet e kondensimit  
Me termin reaksione të kondensimit nënkuptohen proceset e atilla kimike në të cilat, shikuar në nivel 
molekularë, dy grimca japin njëra tjetrës, me ndarjen e ndonjë grimce të vogël (më shpesh, molekulë të ujit). 
Është i mundshëm kondensimi i dy ose më shumë grimcave. Shembull për reaksionin e tillë është formimi 
spontan (në temperatura më të larta se temperatura e shkrirjes së acidit fosforik) në të ashtuquajturin acid 
difosforik
*
, H
4
P
2
O
7
:  
2H
3
PO
4
  H
4
P
2
O
7
  H
2
O  
Të përsërisim:  
Gjatë zhvillimit të reaksioneve të kondensimit, ndodhë lidhja e dy ose më shumë grimcave në një, me 
ndarjen e molekulave të vogla (të ujit, amoniakut dhe ngjashëm). 
Reaksionet e polimerizimit dhe të polikondensimit  
Për reaksione të polimerizimit gjithsesi, ke njohuri. Polimeret janë aq të shpërndara, ato janë aq shpesh rreth 
nesh, që për produktet e reaksioneve të polimerizimit (polimeret) dinë edhe ata që kurrë nuk kanë mësuar kimi.  
Përsëri, çka është polimerizimi?  
Përgjigje e shkurtë e pyetjes së lartpërmendur është se: 
Polimerizimi është proces gjatë të cilit vjen deri te lidhja numrit më të madh të molekulave të vogla, me 
çka formohen molekula të mëdha, pa u përfituar produkte tjera. 
                                                           
*
 Më herët është përdorur emri acidi pirofosforik, por ai sot konsiderohet si i vjetruar dhe duhet të anashkalohet. 


 
92
Molekulat që lidhen i takojnë substancave që quhen 
monomere. Kuptohet, numër i madh i molekulave nuk 
lidhen përnjëherë, por së pari fomohen molekula dimere
pastaj trimere etj. (fig. 4.8). 
Nga definicioni i dhënë më lart shihet se nëse gjitha 
molekulat që lidhen janë të njëjta, produkti i fituar do të 
ketë përbërje në të cilën raportet sasiore midis 
elementeve si në substancat fillestare (monomere). 
Shembull për reaksion të polimerizimit është formimi i 
polietilenit (polieteni) prej mnomerit - eteni:  
n H
2
C=CH
2
 ~~(H
2
CCH
2
)
n
~~ 
është i mundshëm polimerizimi i monomerëve të 
ndryshëm (në këtë rast flasim për kopolimerizim).  
Edhe pse janë më të shpeshta në kiminë organike, 
polimeret ekzistojnë edhe në kiminë inorganike.  
Molekula të mëdha (makromolekulat) formohen edhe gjatë proceseve të polikondensimit.  
Definicioni i shkurtë për këto procese është se:  
Reaksionet e polikondensimit janë procese kimike të tilla në të cilat nga numri i madh i molekulave të 
vogla përfitohen makromolekulat, ndërsa ndahen substancat të formuara prej molekulave të vogla (uji, 
amoniak etj). 
 
fig. 4.8. Polimerizimi (skematikisht) 
Dimer 
 
Trimer
 
Polimer 
Grimca e 
monomerit
 


 
93
 
 
4.2. EFEKTET E NXEHTËSISË NË REAKSIONET KIMIKE  
 
 
ENERGJETIKA E REAKSIONEVE KIMIKE  
Energjia, energjia e brendshme, entalpia 
Energjia është një nga vetitë e rëndësishme të materies. Ajo mund të jenë në 
lidhje me lëvizjen e trupave dhe të grimcave prej të cilëve janë të përbëra. Kjo 
pjesë e energjisë e një sistemi quhet kinetikë. Kështu, energjia kinetike kanë 
automjetet në lëvizje ose molekulat e ndonjë gazi.  
Edhe automjetet nuk kanë gjithnjë energji kinetike të njëjtë– energji kinetike e 
automobilave ngasës (fig. 4.9) në ndonjë rrugë për gara të serisë Formula 1 
sipas rregullit është pakrahasueshëm më e madhe nga ajo që e ka automjeti i 
vjetër nga fig. 4.10. Në realitet, sa më shpejtë lëvizin trupat (ose grimcat) dhe 
sa më e madhe është masa e tyre, aq më e madhe është energjia kinetike e tyre. 
Energjia mund të jetë në lidhje me interaksionet (veprimet reciproke) që 
ekzistojnë midis grimcave prej të cilave janë ndërtuar sistemet ose midis 
trupave që e përbëjnë sistemin dhe ambientin e tyre (për shembull, midis 
sistemit dhe Tokës në tërësi). Këtë pjesë të energjisë e quajmë energjia poten-
ciale. Sa më e madhe është masa e sistemit dhe sa më lartë (në raport të 
sipërfaqes së Tokës) gjendet ai, aq më e madhe është energjia potenciale e tij.  
Nga ana tjetër, sa më i fuqishëm është veprimi reciprok midis grimcave, aq 
më e madhe është energjia potenciale që është në lidhje me atë interaksion.  
Nga energjia e përgjithshme që e ka një sistem i dhënë, një pjesë e energjisë 
është energji potenciale që varet nga pozita e sistemit si tërësi. Nëse sistemi 
(përsëri i marrë si tërësi) lëvizë, ai do të kenë energji të caktuar kinetike.  
Pjesa e mbetur e energjisë quhet energji e brendshme e sistemit.  
Thënë ndryshe,  
Energjia e brendshme e sistemit është ajo pjesë nga nga energjia e përgjithshme e tij për shkak të 
lëvizjes eventuale të sistemit në tërësi dhe nuk është energji potenciale e cila është në lidhje me pozitën 
sistemit si tërësi.  
Energjia e brendshme e një sistemi shënohet me U. Nga pika kimike e shënuar, energjia e brendshme është më 
interesante se energjia e përgjithshme e sistemit. Gjatë matjes së energjisë në kimi, si njësi rëndomtë përdoret 
xhuli ose njësia më e madhe njëmijë herë kiloxhul. Shenjat për këto njësi janë J dhe kJ, përkatësisht
*

                                                           
*
 Si zakonisht, shenjat janë nga latinishtja. Prandaj, nuk guxohet të shkruhet kJ
 
fig. 4.9. Në garat e Formulës 1 
kanë energji të madhe kinetike  
 
fig. 4.10. Automobili modern gjatë 
lëvizjes do të kenë energji më të 
madhe kinetike nga “fiqo” e vjetër  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə