Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə34/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   113

 
94
Në energjinë e brendshme marrin pjesë energjia kinetike e secilës grimce prej të cilëve përbëhet sistemi, si edhe 
energjia potenciale e cila është rezultat i veprimeve reciproke midis grimcave.  
Në lidhje me energjinë është edhe një madhësi që quhet entalpia. Entalpia e një sistemi është madhësi e cila 
shënohet me H dhe
,
 sikur edhe energjia, matet në xhul ose kiloxhul.  
Entalpia e një sistemi është shumë e energjisë së brendshme dhe prodhimit të vëllimit të atij sistemi dhe shtypjes 
(që në atë sistem sundon). Me fjalë të tjera,  
H = U + P
 
V
 
Domethënë,  
në të ardhmen kryesisht do të merremi me energjinë e brendshme të sistemeve, posaçërisht me një 
madhësi që është në lidhje me energjinë e brendshme dhe quhet entalpi. 
Energjia mund të pranohet dhe të jepet (lirohet)  
Siç diskutuam, nëse duam të shkrijmë një trup të ngurtë, nevojitet ta ngrohim (t’ia ngremë temperaturën). E, për 
ta bërë këtë,trupit të ngurtë duhet ti sjellim nxehtësi
*
. Nxehtësinë duhet ta sjellim edhe në se duam të avullojmë 
një lëng. Sjellja e nxehtësisë në realitet paraqet sjellje të energjisë në sistemin e studiuar (trup i ngurtë, lëng etj.). 
Kuptohet, sistemet jo vetëm që mund të pranojnë energji, por edhe ti japin energji ambientit (mjedisit). Sipas 
asaj, mund të flitet për këmbim të energjisë midis sistemit dhe ambientit.  
Këmbimi i energjisë mund të kryhet në mënyra të ndryshme. Kështu, në proceset e pirolizës, energjia sillet në 
formë të nxehtësisë, në proceset e fotolizës rrezatimi i dritës është bartës i energjisë të cilën sistemi reagues e 
pranon. Energjia mund të bartet edhe si rezultat i lirimit të grimcave të elektrizuara (për shembull, elektrone) nga 
sistemi ose sjelljen e tyre në sistem.  
Për ne tani për tani më interesante do të jenë pranimi ose lirimi (dhënia) e energjisë në formë të nxehtësisë. Për 
këmbimin e tillë të energjisë diskutuam më lartë. 
Proceset që mund të rrjedhin vetëm nëse në sistem sillet energji nga jashtë në formë të nxehtësisë quhen 
endoterme

.  
                                                           
 
 
 
 
 
 
 
*
 Për shënimin e sasisë së nxehtësisë që këmbehet përdoret shenja q. Nëse nxehtësia i sillet sistemitq > 0 (nxehtësia e sjellë konsiderohet 
pozitive), nëse nxehtësia lirohet nga sistemi (sistemi jep energji), q < 0, sasia e liruar e nxehtësisë konsiderohet si negative.  

 Nëse sillet energjia, por nuk është e thënë qartë se ajo kryhet në formë të nxehtësisë, mund të përdoret edhe termi endoenergjetik. Proceset 
endotermike çdoherë janë endoenergjetike, por nuk është e sigurt se çdo proces endoenergjetik është endoterm (energjia mund të sillet edhe 
në mënyrë tjetër). 
Kujdesnxehtësi dhe temperaturë aspak nuk është njëjtë!!!  


 
95
procese tjera, përsëri, energjia lirohet. Nëse energjia e liruar jepet në formë të 
nxehtësisë, themi se procesi është ekzotermik (termi më i përgjithësuar do të ishte 
ekzoenergjetik). Kështu, avullimi i ujit (fig. 4.11) është proces endotermik, ndërsa 
kondensimi i avullit të ujit – ekzotermik
*
.  
Кur në ujë tretet acidi sulfurik i përqendruar, lirohet nxehtësi, procesi është 
ekzotermik.  
Përkundër kësaj, që të tretet nitrati i amonit, nevojitet të sillet nxehtësi, procesi është 
endotermik

.  
Gjatë komponimit të hidrogjenit dhe oksigjenit (në prani të katalizatorit), lirohet 
nxehtësi, ndërsa për tu zbërthyer avulli i ujit, nevojite të sillet sasi e konsiderueshme 
e nxehtësisë (procesi i parë është ekzotermik, ndërsa i dyti – endotermik). 
Të përsërisim:  
proceset (reaksione kimike ose lloje tjera të proceseve) që janë të shoqëruara 
me lirim të nxehtësisë dhe dorëzimin e saj ambientit quhen ekzotermike
ndërsa proceset të cilat mund të rrjedhin vetëm nëse sistemit i jepet nxehtësi 
quhen endotermike.  
Efektet e nxehtësisë  
Në provat e përshkruar më lartë, punuam vetëm kualitativisht: më shumë kemi vështruar se kemi matur.  
Nëse na nevojitet, mundet saktë të matet sa energji në formë të nxehtësisë është liruar gjatë rrjedhjes së një 
procesi (nëse ai është ekzotermik), gjegjësisht sa energji në formë të nxehtësisë duhet ti sillet sistemit (nëse 
procesi është endotermik). Sasia e sjellë, përkatësisht e liruar është e barabartë me ndryshimin e entalpisë së 
sistemit (ky ndryshim zakonisht shënohet me ΔH
)
. Për prova të këtilla shfrytëzohen pajime që quhen kalorimetra 
(fig. 4.12). 
Kuptohet, për një kimist, kimist të ardhshëm, nxënësi që mëson kimi ose dikush që 
interesohet për kimi, më interesante janë reaksionet kimike. Mirëpo, ekzistojnë edhe 
procese tjera të cilat po ashtu janë të rëndësishme, madje që në vete nuk përfshijnë 
ndryshime kimike. Të tilla janë, për shembull, proceset e avullimit, kristalizimi, proceset e 
tretjes


Për procesin gjatë të cilit nuk vjen deri te ndryshimi i përbërjes (për shembull, disa nga ato 
të lartpërmendura), efekti i nxehtësisë shprehet si ndryshim i entalpisë molare të sistemit, si 
H

(lexohet delta-hë). Ndryshimi i entalpisë molare është raport (herës) midis ndryshimit 
të entalpisë dhe sasisë së substancës në sistem. 
                                                           
* Ndoshta ke vërejtur se gjatë dimrit temperaturata e ajrit më shpesh ngritet nëse fillon të bie borë. 
† Nëse nuk është e mundshme të sillet energji e mjaftueshme nga ambienti, për rrjedhjen e procesit shfrytëzohet pjesë e energjisë së 
brendshme dhe temperatura e sistemit ulet. 
‡ Gjatë tretjes shpeshherë ndodhin procese të cilat mundet të konsiderohen edhe kimike
 
fig. 4.11. Për tu avulluar uji 
në gotë, duhet të sillet 
nxehtësi (procesi është 
endotermik) 
 
fig. 4.12. 
Kalorimetri i 
thjeshtë  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə