Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
70
kriteret për ushtrimin e veprimtarisë bujqësore/blegtorale. Sipas
këtyre kritereve madhësia e objekteve dhe hapësirës së
nevojshme është:
Torishta – rrethimi me gardh prej druri dhe guri; sipërfaqja
maksimale 5m
2
/kokë bagëtie;
Objekti i banimit – sipërfaqja e shfrytëzueshme prej
maksimum 60m
2
, me lartësi maksimale P+Nk;
Objekti përciellës – sipërfaqja maksimale prej 0.2m2/kokë
bagëtie, me lartësi maksimale P;
Materiali – në përgjithësi material natyror/rrethanor (guri,
druri ose derivatet e tyre;
Kushtet e mësipërme nuk janë të vlefshme për qëllime
tjera.
1.16.
HYRJET NË PARK
1.
Në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ekzistojnë
gjashtë hyrje zyrtare, prej të cilave dy hyrje janë kryesore dhe të
tjerat janë hyrje sekondare.
o
Hyrja kryesore 1 – në afërsi të Patrikanës së Pejës, në rrugën
Pejë – Kuqishte; dhe
o
Hyrja kryesore 2 – në afërsi të Manastirit të Deçanit, në rrugën
që e lidhë qytetin me brendësinë e Parkut;
o
Hyrja sekondare 1 – në rrugën që e lidhë qytetin e Junikut me
brendësinë e Parkut;
o
Hyrja sekondare 2 – e vendosur në rrugën që e lidhë qytetin e
Istogut me brendinë e Pakut;
o
Hyrja sekondare 3 – e vendosur në rrugën që e lidhë pjesën
perëndimore të komunës së Istogut me brendinë e Parkut;
o
Hyrja sekondare 4 – e vendosur në pjesën perëndimore të
komunës së Gjakovës, në afërsi të fshatit Batushë.
2.
Në hyrjen kryesore 1 duhet të vendoset objekti i Drejtorisë së
Parkut me administratën dhe zyrën e informimit, me sipërfaqe deri
në 100m² dhe etazhitet P+NK me lartësi dysheme – dysheme 2.8m;
3.
Në hyrjen kryesore 2 dhe në hyrjet sekondare 1,2,3,4, duhet të
vendosen zyrat e kontrollit dhe informimit me sipërfaqe maksimale
prej 9m² me lartësi dysheme – dysheme 2.6m;
4.
Objektet që parashihen në hyrjet e parkut duhet të ndërtohen me
materiale natyrore duke përfshirë drurin, gurin dhe materialet tjera
natyrore. Rekomandohet që ndërtimi të bëhet në sistemin montazh
dhe me kulm dy ujor me pjerrtësi minimale 30%;
5.
Pjesë e hyrjeve mund të jenë edhe objektet shërbyese me sipërfaqe
maksimale prej 12 m2 dhe me lartësi (dysheme – tavan) 2.6m;
6.
Në hyrjet e parkut duhet të vendoset simboli i parkut i punuar nga
druri dhe i dizajnuar me elemente karakteristike të parkut. Ai
poashtu duhet të vendoset, në përmasa më të vogla, pranë rrugëve
automobilistike që të çojnë në hyrjet kryesore të parkut, nga dy
simbole, njëri 2 km dhe tjetri 4 km larg hyrjes;
7.
Në hyrje të Parkut duhet të parashihen parkingje të mjaftueshme
për të gjitha llojet e automjeteve. Lokacioni, numri i nevojshëm i
vend parkingjeve dhe përmbajtjeve tjera, përcaktohet me Plan
Rregullues të Hollësishëm;
8.
Hyrjet në Park rekomandohen të jenë të dizajnuara me stilin
tradicional.
1.17.
INFRASTRUKTURA FIZIKE
1.
E gjithë infrastruktura fizike ekzistuese dhe e planifikuar duhet të
jetë në harmoni me rregullat e mbrojtjes së mjedisit. Varësisht nga
niveli i tyre parashihet edhe përgjegjësia e ekzekutimit, e cila në të
gjitha rastet mbikëqyret nga Ministria, përkatësisht Drejtoria e
Parkut;
2.
Shtigjet për këmbësorë duhet të ndërtohen me gurë apo me
materiale tjera që i përshtaten dhe janë në harmoni me rrethinën
në të cilën ndërtohen;
3.
Gjerësia e shtigjeve për këmbësorë në Park varësisht nga terreni,
duhet të jetë maksimum 1.5 metra;
4.
Elementet për ulje tek pikat e pushimit që ndodhen përgjatë
shtigjeve për këmbësorë duhet të ndërtohen nga druri ose
materiale tjera të ngjashme natyrore;
5.
Në pjesët ku shtegu është i rrezikshëm për lëvizje, duhet të
parashihen rrethoja që do të ndikojnë në ngritjen e sigurisë së
vizitorëve;
6.
Në vendet e duhura, si aty ku fillon territori i Parkut Kombëtar
“Bjeshkët e Nemuna” dhe përgjatë rrugëve e shtigjeve për
këmbësorë, duhet të vendosen tabelat me informatat e nevojshme
për vizitorët;
7.
Duhet të respektohet brezi mbrojtës rrugor i cili paraqet sipërfaqen
në të dy anët e autoudhëve, rrugëve nacionale, regjionale dhe
lokale, gjerësia e të cilit është e përcaktuar me Ligjin për Rrugët;
8.
Gjatë intervenimit (ndërtim i ri apo përmirësim i rrugëve) në rrugët
automobilistike, duhet të respektohen rregullat mbi kriteret teknike
(gjerësia, pjerrtësia, shtresat dhe trashësia e tyre) për ndërtimin e
tyre të përcaktuara me rregullat e nxjerra nga Ministria e
Infrastrukturës;
9.
Përgjatë rrugëve automobilistike në park duhet të vendosen të
gjitha shenjat e nevojshme të komunikacionit;
10.
Peshat dhe dimensionet e automjeteve që qarkullojnë nëpër rrugët
automobilistike të Parkut duhet të jenë në pajtueshmëri me
rregullat dhe normat e përcaktuara me rregullat e veçanta të
nxjerra nga Ministria e Infrastrukturës dhe kufizimet që parashihen
me rregullat mjedisore;
11.
Qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave në rrugët
regjionale dhe lokale të Parkut duhet të jetë nën monitorimin e
pandërprerë të Drejtorisë së Parkut, në mënyrë që të parandalohet
transporti ilegal i masës drusore dhe produkteve të tjera të parkut;
12.
Transporti publik i udhëtarëve duhet të realizohet nga operatorët e
licencuar;
13.
Për shkaqe sigurie, automjetet transportuese duhet t’i plotësojnë
të gjitha kushtet teknike të përcaktuara me ligjet përkatëse në fuqi
të nxjerra nga Ministria e Infrastrukturës;
14.
Gjatë ndërtimit të parkingjeve duhet të respektohen rregullat
teknike të përcaktuara me kriteret teknike për ndërtimin e tyre, të
nxjerra nga Ministria e Infrastrukturës;
15.
Numrin e parkingjeve, vendin e tyre në hapësirë dhe standardet për
parkingje i përcakton plani rregullues i hollësishëm për zonën e
caktuar ose zgjidhja urbanistike e propozuar nga investitori. Në
vazhdim janë dhënë disa standarde për numrin e nevojshëm të
parkingjeve:
a.
Shërbime – 1 vend parkim (VP) për 3 të punësuar;
b.
Restorante – 1 VP për 1 tavolinë;
c.
Hotele – 1 VP për 1 dhomë;
d.
Zyre – 1 VP në 75m² btto zone;
e.
Dyqane – 1 VP në 50m² btto zone.
16.
Gjatë projektimit, ndërtimit dhe vënies në shfrytëzim të
teleferikëve, duhet që respektivisht të zbatohen dhe të plotësohen
në tërësi rregullat teknike dhe kërkesat që gjenden në udhëzimin
administrativ të nxjerrë nga MTI;
17.
Ndërmarrjet ndërtimore të angazhuara në kuadër të Parkut duhet
të jenë të paisura me licenca përkatëse;
18.
Ndërmarrjet e energjisë që do t’i kryejnë punët e distribuimit dhe
të furnizimit të qytetarëve me energji elektrike duhet të jenë të
pajisura me licencë nga ZRRE;
19.
Punët në ndërtimin apo zgjerimin e rrjetit të distribuimit të
energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror duhet të kryhen në
përputhshmëri të plotë me kodet teknik që i përpilojnë ndërmarrjet
e energjisë dhe të cilët i miraton ZRRE;
20.
Për ndërtimin e sistemeve publik të ujësjellësve dhe kanalizimeve
të ujërave të zeza, duhet të merret leja nga institucionet përkatëse
në MMPH;
21.
Për ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza dhe të
kolektorëve që mbledhin këto ujëra, duhet të merret leja nga
institucionet përkatëse në MMPH;
22.
Ekipet profesionale që do t’i realizojnë studimet dhe hulumtimet të
cilat janë paraparë me këtë plan tek kapitulli i strategjisë, pjesa për
infrastrukturën teknike, duhet t’i plotësojnë kushtet:
o
Të kenë përgatitjet adekuate profesionale (shkollimi adekuat);
o
Të kenë përvojë nga e kaluara në studime të natyrës së njëjtë.
23.
Në mënyrë që të mund të ushtrojë veprimtarinë e vet në park dhe
në vendbanimet rreth tij, ofruesi i shërbimeve të telefonisë fikse,
asaj mobile, Internetit dhe televizionit kabllor, kompania publike
apo private duhet të jetë e pajisur me licencë nga Autoriteti
Rregullator i Telekomunikacionit (ART);
24.
Përveç licencës që merret nga ART, për vendosjen e antenave në
terren, operatori i telefonisë mobile duhet të marrë edhe pëlqimin
mjedisor nga MMPH;
25.
Është rreptësishtë e ndaluar vendosja e antenave dhe pajisjeve
përcjellëse në zonën e parë (rezervatet strikt të natyrës);
26.
Të drejtën për administrimin me mbeturinat në park dhe në
vendbanimet rreth tij e kanë vetëm operatorët për administrimin e
mbeturinave që janë të pajisur me licencë nga MMPH.
1.18.
TRASHËGIMIA NATYRORE
1.
Të gjitha aktivitetet, projektet dhe masat e parapara në Planë duhet
të jenë në harmoni me rregullat për mbrojtjen e natyrës, sipas të
cilave, ndalohen të gjitha veprimet që shkaktojnë ndotjen e ajrit,
tokës, ujërave nëntokësorë dhe mbitokësorë, duke e përfshirë edhe
ndërrimin e shtretërve të lumenjve;
2.
Në parkun kombëtar duhet të ndërmerren masat për mbrojtjen e
ajrit, ujit dhe tokës sipas të cilave duhet të bëhet:
o
Ndalimi i ndërtimit të kapaciteteve industriale që ndotin ajrin,
ujin dhe tokën;