Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
71
o
Për ndërtimet e kategorisë së parë, të bëhet derdhja e
detyrueshme e ujërave të zeza në gropat septike të
padepërtueshme;
o
Për ndërtimet e kategorisë së dytë dhe të tretë të aplikohet
vendosja e impianteve për pastrimin e ujërave të zeza;
o
Të vendoset sistemi i rregullt grumbullimit dhe i largimit të
mbeturinave;
3.
MMPH është përgjegjëse për monitorim të vazhdueshëm të
zhvillimeve hapësinore në parkun kombëtar dhe për shkeljet
eventuale përmes Drejtorisë së Parkut merr masat në përputhje me
rregullat në fuqi;
4.
Në park ndalohen çfarëdo ndryshimesh në kundërshtim me këtë
plan, pasaqërisht ndryshimet që ndikojnë në bashkësitë e pyjeve,
majat e maleve dhe ujërrjedhat;
5.
Pas çdo ndërtimi me leje, duhet të rregullohet rrethina, mbjellja
dhe kultivimi i gjelbërimit bazuar në
peizazhin autokton;
6.
Nuk lejohet vendosja e antenave difuzive dhe të kontejnerëve për
mbeturina në hapësira dhe lokalitete me vlera të peizazhit, larmisë
biologjike dhe trashëgimisë natyrore e kulturore;
7.
Ndalohen të gjitha veprimet që ndikojnë në ndryshimin e
morfologjisë ekzistuese të terrenit duke përfshirë terrenet tek:
Gryka e Rugovës, shpellat karstike, liqenet malorë dhe zonave tjera
të shpallura me rëndësi të veçantë natyrore;
8.
Ndalohet prerja ilegale e pyjeve. Prerja e pyjeve lejohet vetëm sipas
Planit Menaxhues të Parkut dhe Rregullores së MMPH për Rendin e
Brendshëm të Parqeve Kombëtare;
9.
Ndalohet shfrytëzimi i llojeve bimore endemike, përveç shfrytëzimit
të tyre për rastet e kërkimeve shkencore;
10.
Me qëllim të ruajtjes së bilancit ekologjik në Park, resurset natyrore
duhet të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme. Ky shfrytëzim
më hollësisht rregullohet me planin e menaxhimit të parkut dhe me
Rregulloren e MMPH për Rendin e Brendshëm të Parqeve
Kombëtare;
11.
Ndalohet nxjerrja e zhavorrit nga lumenjtë pa leje paraprake;
12.
Ndalohet kaptimi i burimeve ujore pa leje paraprake;
13.
Burimet ujore mbrohen me Ligjin për Ujërat dhe me masa për
shfrytëzim të kufizuar të tyre, të cilat caktohen me planin
menaxhues të Parkut;
14.
Ndalohen veprimtaritë që për bazë kanë shfrytëzimin e inerteve
duke përfshirë
edhe gurthyesit;
15.
Ndalohen të gjitha veprimtaritë (gërmimet, mihjet sipërfaqësore,
shpyllëzimi etj.) që ndikojnë në rritjen e erozionit;
16.
Lejohet ndërtimi i akumulacioneve ujore me sipërfaqe deri në 25m²
në shtretërit e lumenjve, (lokacioni përcaktohet në bashkëpunim
me Drejtorinë e Parkut) me qëllim të sigurimit të ujit që do të
shfrytëzohet për blegtori dhe për rastet e zjarreve që mund të
ndodhin në park;
17.
Ndalohet ndërtimi i objekteve në largësi së paku tridhjetë (30)
metra, nga vija e plotave të larta të ujë rrjedhave, me përjashtim të
objekteve që shërbejnë për mbrojtjen nga përmbytjet;
18.
Nuk lejohet transportimi i derivateve dhe materieve të tjera të
dëmshme në Park;
19.
Kositja e livadheve (përpos në zonën e parë) është e lejuar dhe
duhet të realizohet sipas kritereve të përcaktuara nga Drejtoria e
Parkut, të cilat janë në favor të mbrojtjes dhe ripërtëritjes së tyre;
20.
Në Park është e ndaluar gjuetia, e cila lejohet nga Drejtoria e Parkut
vetëm në rastet e jashtëzakonshme, kur ndonjë lloj i kafshëve
paraqet rrezik për Parkun apo për vendbanimet përreth;
21.
Ndalohet peshkimi në të gjitha rrjedhat ujore brenda Parkut;
22.
Gjatë zhvillimit të çfarëdo aktiviteti në park duhet të zbatohen
kriteret për minimizimin e zhurmës.
1.19.
TRASHËGIMIA KULTURORE
1.
Objektet e trashëgimisë kulturore të përfshira në listën e mbrojtjes
së përkohshme brenda parkut (Murgorja e Zojës së Bekuar; Kisha
katolike; Kalaja dhe Kisha e Shën Katarinës; Fortifikim; Shpella e
murgjve në grykën e Rugovës; Ujëvara në Grykën e Rugovës dhe
Përmendorja e LNÇ) duhet të trajtohen me Ligjin për Trashëgimi
Kulturore nr.02/L-88, sipas të cilit monumentet arkitekturale kanë
një zonë mbrojtëse prej 50m' nga perimetri i "monumentit",
ndërsa për lokalitetet arkeologjike zona mbrojtëse është 100m' nga
perimetri i "lokalitetit";
2.
Sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor nr. 04L-174,
objektet e listuara
më sipër janë "Sipërfaqet e mbrojtura" për të cilat vlen:
o
Ndalimi i ndërtimit të rrugëve magjistrale dhe regjionale dhe
ndërtesave më të larta se "monumenti";
o
Ndërtesat që ngriten afër të jenë në harmoni me
“monumentin”;
o
Ndalohet zhvillimi i veprimtarisë së industrisë së rëndë, instalimi
mbitokësor i furnizimit me rrymë elektrike, telekomunikacion
dhe përçues digjital;
o
Ndalohen veprimtaritë dhe ndërtimet që ndikojnë në shpyllëzim
/ ndotje të mjedisit dhe tjetërsim të zonës ku ndodhet objekti.
3.
Rekonstruimi i objekteve me vlerë të trashëgimisë arkitekturore
brenda parkut dhe në afërsi të tij duhet të realizohet sipas
standardeve dhe kritereve të ndërtimit, duke përdorur forma dhe
materiale vendore nga guri, druri dhe materiale tjera vendore, por
gjithnjë duke e ruajtur trashëgiminë autoktone kulturore,
tradicionale, fshatare si dhe duke ruajtur origjinalitetin e peizazhit
që e rrethon;
4.
Zonat e veçanta të mbrojtura siç janë Manastiri i
Deçanit dhe
Patrikana e Pejës trajtohen dhe mbrohen me Ligjin për Zonat e
Veçanta të Mbrojtura (Ligji nr. 03/L-039). Në kuadër të ligjit janë të
listuar aktivitetet e ndaluara dhe të kufizuara për zonat e veçanta të
mbrojtura të cilat duhet të respektohen nga të gjithë;
5.
Aktivitetet e ndaluara janë: ndërtimet apo zhvillimet industriale si
eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale dhe ndërtimi i
digave, centraleve elektrike apo linjave të tensionit, furrave,
fabrikave dhe rrugëve transite në zonat rurale;
6.
Aktivitetet e kufizuara janë: ndërtimet apo zhvillimet komerciale si
strukturat apo ndërtimet më të larta se "Kisha" që duhet të
mbrohet, ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i depove, punëtorive,
shitoreve, restoranteve, kafiterive, hoteleve, moteleve, kiosqeve
ushqimore, pompave të benzinës, riparimit të automjeteve,
vetëshërbimeve, klubeve të natës, organizimi i tubimeve publike si
dhe urbanizimi i tokës bujqësore. Për këto aktivitete duhet të
merret leja nga Këshilli për Zbatim dhe Monitorim (KZM);
7.
Ndalohet dëmtimi, shkatërrimi dhe bartja e shtresimeve të
mineraleve, fosileve dhe gjetjeve tjera arkeologjike si dhe ndryshimi
i kushteve të vendbanimit në shpella, mbi to dhe në afërsi të
drejtpërdrejt të tyre;
1.20.
TRAJTIMI I MBETURINAVE
1.
Menaxhimi i mbeturinave duhet të bëhet në bazë të një sistemit të
vendosur dhe të aprovuar nga Drejtoria e Parkut;
2.
Mbeturinat duhet të jenë nën administrimin e operatorëve të
licencuar (person fizik apo juridik) që paraprakisht përcaktohen nga
Drejtoria e Parkut;
3.
Operatorët përgjegjës për administrimin e mbeturinave duhet t’i
përmbushin detyrimet që janë të rregulluara me Ligjin Nr. 02/L-30
për Mbeturinat;
4.
Aktivitetet që duhet t’i kryejnë operatorët përgjegjës për
administrimin e mbeturinave janë të rregulluara me Ligjin Nr. 02/L-
30 për Mbeturinat;
5.
Operatorët përgjegjës për administrimin e mbeturinave duhet të
jenë të pajisur me licenca të cilat i lëshon MMPH;
6.
Ligji Nr. 02/L-30 për Mbeturinat obligon mbikëqyrjen inspektuese
të aktiviteteve për administrimin e mbeturinave.
1.21.
NDIKIMET SOCIALE
1.
Zbatimi i synimeve dhe objektivave të parapara në Planin Hapësinor
të PK “Bjeshkët e Nemuna” duhet të jenë në harmoni të plotë me
ngritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi. Aktivitetet, projektet
dhe masat e parapara në strategjinë e zhvillimit hapësinor të Parkut
kanë për qëllim krijimin e kushteve, nga të cilat përfitimin e
drejtpërdrejtë duhet ta kenë fillimisht banorët dhe vendbanimet
brenda territorit të Parkut. Kjo nënkupton se përparësi në
pjesëmarrje, në aktivitete, në ngritje të kapaciteteve, në përfitimin
e donacioneve, në punësim dhe në aktivitete tjera duhet të kenë
banorët vendas;
2.
Për të gjitha aktivitetet, projektet dhe masat e parapara, duhet të
aplikohen normat dhe standardet për personat me nevoja të
veçanta sipas rregullave në fuqi.
1.22.
ZBATIMI I PLANIT
1.
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është
dokument që përcakton zhvillimin hapësinor të një zone me
rëndësi për Qeverinë e Kosovës, i aprovuar në Kuvendin e Kosovës
dhe si i tillë është obligues për të gjitha komunat pjesëmarrëse.
Përpos zbatimit të drejtpërdrejtë, zbatimi i Planit bëhet edhe
përmes planeve tjera si: Plani Menaxhues i Parkut Kombëtar, Planet
Zhvillimore Komunale, Planet Rregulluese të Hollësishme si dhe
Harta Zonale e Kosovës dhe Harta Zonale e Komunës përkatëse.
1.23.
HULUMTIMET E MËTUTJESHME
1.
Duke qenë se Parku është një territor i gjërë me biodiversitet të
pasur, me pasuri të shumta natyrore dhe kulturore, është e
domosdoshme realizimi i hulumtimeve, të cilat do të ndihmojnë në