Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
69
2.
Madhësia, forma dhe lokacioni caktohet me Plan Rregullues të
Hollësishëm ose me zgjidhje urbanistike të propozuar nga
investitori;
3.
Kampet janë bashkësi funksionale të rregulluara, të cilat ofrojnë
kushte për vendosje të mysafirëve në hapësirat e jashtme me auto-
shtëpiza dhe tenda, duke plotësuar nevojat elementare dhe
shërbimet tjera për pushim dhe rekreim;
4.
Vend-kampingu është hapësirë në të cilën parcelat mund të
dimensionohen si të veçanta dhe të grupuara;
5.
Çdo parcelë duhet të ketë qasje direkte në rrjetin e furnizimit me
energji elektrike, ujësjellësit dhe kanalizimit;
6.
Hapësira e nevojshme për organizimin e kampingut mund të
përfshijë 10% të sipërfaqes së planifikuar për zhvillim;
7.
Për një njësi parcele në kamp duhet të sigurohen minimum 60m²;
8.
Shërbime tjera përcjellëse: ndriçimi i vendit të kampit, sanitaret e
përbashkëta me gardëroba, gropa septike për ujërat e zeza,
hapësirat higjienike, depo ushqimore, depo për rekuizita tavolina,
karrige, shtretër mobilë dhe rekuizita sportive; hapësirat rekreative
(fushë tenisi, futboll, volejboll, basketboll, ping-pong, etj);
9.
Hapësirat (ndërtesat) përcjellëse të kampit duhet të jenë
njëkatëshe dhe më kulme dy ujore, me lartësi 4,5m’ nga pika më e
ulët e terrenit (prej kuotës më të ulët deri te maja e kulmit); Është i
obligueshëm përdorimi i sistemit montazh nga materialet natyrore
(guri, druri etj.) dhe përshtatja me konfiguracion të terrenit, duke i
ruajtur vlerat e peizazhit të zonës;
10.
Recepcioni duhet të jetë në brendi të kampit ose para hyrjes në
kamp, me shërbime përcjellëse për komunikim, marketing. Në
kamp mund të parashihen edhe objekte tjera të shërbimeve të
ndryshme (tregtare, furnizuese dhe shërbyese restorante, nevoja të
tjera të domosdoshme, si: njësi postare, bankomat, etj);
11.
Kampet duhet të kenë rrethoja të sigurta dhe natyrale, të kenë
qasje në infrastrukturë të jashtme rrugore dhe hapësirën adekuate
të parkingut;
12.
Rrugët brenda kampit duhet të mundësojnë qasjen e automjeteve
dhe këmbësorëve deri te njësia e vendparkimit. Rruga kryesore i
lidhë të gjitha rrugët anësore në drejtim të recepcionit dhe me
infrastrukturën jashtë kampit;
13.
Kampet duhet të jenë të furnizuara me ujë të pijshëm nga rrjeti
publik ose ndonjë burim tjetër i kontrolluar;
14.
Largimi i ujërave të zeza nga kampet duhet të sigurohet me sistem
të mbyllur, në pajtueshmëri me normat dhe standardet për parqet
kombëtare;
15.
Kampet duhet të jenë të lidhur në rrjetin publik ose në ndonjë
burim tjetër alternativ të energjisë elektrike. Rrugët kryesore si dhe
rrugët tjera të cilat çojnë te restoranti, përmbajtjet e objekteve
shërbyese dhe sanitare duhet të jenë të ndriçuara;
16.
Kampet duhet të jenë të mbuluar nga sinjali i telefonisë mobile
GSM dhe Interneti;
17.
Kampet duhet të përmbajnë shenjat orientuese për hyrje-dalje nga
kampi në raste të rrezikut, ato duhet të kenë dalje ndihmëse. Në
kampe duhet të sigurohen mjetet për dhënien e ndihmës së parë.
18.
Hapësirat sanitare në kampe duhet të jenë të përbashkëta;
19.
Kampet duhet t’i kenë njësitë e veçanta të përbashkëta – hapësirat
për larjen e enëve, hapësirat e ftohta për ruajtjen e ushqimit dhe
frigoriferët, utiliti i përbashkët (larja, tharja dhe hekurosja e
rrobave) dhe hapësirat për higjienë të kafshëve shtëpiake;
20.
Përcaktimi i kategorisë së Kampit bëhet sipas normave dhe
standardeve në fuqi, sipas të cilave ekzistojnë kampet me “1 yll”, “2
yje” dhe “3 yje”, dhe varësisht nga kategoria përcaktohen edhe
përmbajtjet tjera.
1.12.
OBJEKTET HOTELIERE
1.
Lokacioni i objekteve hotelerie duhet të planifikohet në kuadër të
zonave të treta të zhvillimit;
2.
Ngastra e ndërtimit të objektit hotelier përcaktohet me Plan
Rregullues të Hollësishëm ose me zgjidhje urbanistike që mund të
propozohet nga investitori;
3.
Numri maksimal i njësive tek hotelet duhet të jetë 40 njësi;
4.
Lartësia maksimale e hoteleve duhet të jetë 11m’ apo deri në katër
kate duke përfshirë përdhesen dhe ndërkulmin (P+2+Nk);
5.
Përcaktimi i kategorisë së objekteve hoteliere bëhet sipas normave
dhe standardeve në fuqi të përcaktuara nga MTI/Departamenti i
Turizmit;
6.
Varësisht nga kategoria përcaktohen edhe përmbajtjet tjera që
duhet të jenë në përputhje me normat teknike dhe në harmoni me
mbrojtjen e natyrës.
7.
Dizajni i hoteleve duhet të jetë në përputhje maksimale me
peizazhin natyror rrethues;
1.13.
MOTELET
1.
Motelet janë të destinuar për t’u shërbyer personave të motorizuar
që janë në kalim. Në to ofrohen shërbimet e të ushqyerit, fjetjes
dhe rekreimit. Motelet në çdo rast duhet të jenë pranë rrugëve
automobilistike e poashtu mund të jenë edhe në afërsi të qendrave
turistike, historike, kulturore dhe sportive;
2.
Ne vartësi të vendndodhjes dhe kapacitetit, motelet mund të kenë
edhe përmbajtje tjera si kënde lojërash për fëmijë, fushë për lojra
të ndryshme etj;
3.
Rekomandohet që të shmanget ndërtimi i dhomave në katin
përdhesë të motelit;
4.
Kapaciteti për vendosje duhet të jetë minimum 7 dhoma;
5.
Lartësia e objektit të jetë deri në 7m’ ose dy kate (P+1);
6.
Vendparkingjet duhet ta mbulojnë 100% kapacitetin e motelit për
vendosje;
7.
Sipërfaqja minimale e dhomave në motele, pa përfshirë
paradhomën dhe tualetin duhet të jetë: dhomë me një shtrat 9 m²;
dhe dhomë me shtrat çift 11 m².
1.14.
VEND PIKNIKËT
1.
Lokacioni për piknik duhet të caktohen në vendet e përshtatshme
nga aspekti i sigurisë nga zjarri, në pjesët e relievit të rrafshët pa
pjerrtësi të madhe dhe sa më largë zonave strikte të mbrojtjes;
2.
Madhësia, forma dhe lokacioni caktohet me Plan Rregullues të
Hollësishëm ose me zgjidhje urbanistike të propozuar nga
investitori;
3.
Rregullat për sjellje dhe shfrytëzimin e vend-piknikut përcaktohen
nga Drejtoria e Parkut;
4.
Vendpikniqet duhet të kenë sipërfaqe të mjaftueshme nën hije
natyrore të krijuara nga drunjtë e lartë. Burimi i ujit është i
domosdoshëm, mund të jetë burim, përroskë apo burim i
improvizuar artificial;
5.
Varësisht nga madhësia e hapësirës – vendpiknikut, duhet të
parashihen punktet e sanitareve të përhershme apo mobile si dhe
kontejneri i mbeturinave;
6.
Pajisjet në vendpikniqe si ulëset, tavolinat etj. duhet të jenë të
punuara nga materialet natyrore, druri, guri, në harmoni me
ambientin rrethues;
7.
Në largësi optimal nga vendpikniku duhet të jetë parkingu i
veturave;
8.
Pas çdo intervenimi në rregullimin e vendpiknikut duhet të
rregullohet rrethina, mbjellja dhe kultivimi i gjelbërimit, bazuar në
peizazhin rrethues;
9.
Vendpikniqet duhet t’i kenë tabelat informative lidhur me kushtet
për shfrytëzimin e hapësirës, mbrojtjen e botës bimore dhe
shtazore etj.;
10.
Regjistrimi i shfrytëzuesve të vendpiknikut mund të bëhet në
punktin hyrës të parkut ose të parashihet recepcioni improvizues
në hapësirën e vendpiknikut, për kontroll dhe pagesa eventuale;
11.
Çdo shfrytëzues obligohet për mirëmbajtje maksimale të
vendpiknikut dhe për moszbatim të kësaj pason gjobitja për të cilën
shfrytëzuesi paraprakisht njoftohet.
1.15.
STANET
1.
Stanet janë objektet më domethënëse të Parkut, dhe si të tilla
duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë. Ekziston një numër i
madh i staneve të cilat kryesisht janë të vendosura në pronë
publike, dhe një pjesë e konsiderueshme aktualisht përdoren për
rekreacion. Fatmirësisht ka edhe një numër të konsiderueshëm të
staneve që përdoren për nevoja të bujqësisë, me theks të veçantë
në blegtori. Kjo është edhe arsyeja kryesore që në Plan është
paraparë aktivizimi i staneve të vjetra dhe sipas nevojës zhvillimi i
staneve të reja me qëllim bazik zhvillimin e blegtorisë. Në këtë
drejtim janë përcaktuar kushtet e ndërtimit sipas të cilave:
o
Një objekt stani edhe pse është i ndërtuar në pronë publike
mund të ekzistojë edhe më tutje, nëse dëshmohet se
objekti
shfrytëzohet vetëm për nevoja të bujqësisë përkatësisht
blegtorisë;
o
Stanet ekzistuese dhe zonat përreth duhet të ruajnë funksionin
primar të tyre, duke përfshirë banimin, strehimin e bagëtisë,
përgatitjen dhe ruajtjen e bulmetit;
o
Me rastin e ndërtimit të ri apo rikonstruktimit të staneve
ekzistuese, duhet të ofrohen informata dhe argumente të
mjaftueshme, të cilat dëshmojnë qëllimin e ndërtimit të stanit.
Kushti kryesorë për të gjitha rastet është se, maksimalisht duhet
të respektohet mënyra tradicionale e ndërtimit: guri, druri dhe
mbulesa prej kashte, rrasa prej gurëve ose ndonjë mbulesë
tjetër natyrore; dhe se madhësia e objektit kryesor dhe
objekteve tjera përciellëse duhet të jetë në përputhje me