26
çdo dispozite të të drejtës civile, përjashtimi nga ky parim është e drejta e autorit, nëpërmjet
monopolit që vendos në emër të autorit. Ky monopol ka për pasojë vendosjen e veprës nën
tutelën e autorit dhe ndalimin e çdo shfrytëzimi të veprës pa lejen e tij ose të titullarëve të të
drejtave të tij. Një monopol i tillë është sanksionuar dhe në Kushtetutë, çka e bën të drejtën që
zotëron autori të një rëndësie publike
69
. Kjo rezulton dhe prej faktit se në fund të fundit, e
drejta e autorit ushtrohet mbi një pronë, e cila më shumë se shenjtëria
70
e saj, duhet vlerësuar
ideja se si e tillë autori i kësaj “prone” gëzon tagrat e plotë të pronësisë mbi të. Por edhe një
përcaktim i tillë nuk e bën të drejtën e autorit të justifikojë një mbrojtje përtej të arsyeshmes
që i bën si veprës ashtu dhe autorit. Dhe këtu do të shikojmë të hyjë në lojë një aspekt i të
drejtës së autorit që e mvesh atë me një aureolë që e dallon nga çdo e drejtë tjetër: autori
gëzon mbi veprën të drejta pasurore, pra të drejta që autori mund t’i vendos në qarkullimin
civil dhe të drejta morale ose jopasurore të cilat i kundrejtohen jo vetëm palëve të treta, jo
vetëm bashkëkontraktuesit të autorit dhe autoriteteve publike por edhe vetë autorit! Këtu po,
mund të themi se prona mvesh një formë shenjtërie që nuk mund ta gjejmë kurrsesi në asnjë
lloj tjetër pronësie. Në këtë kuptim, tribunët e Revolucionit francez nuk u gabuan kur panë te
pronësia letrare dhe artistike (sot e drejta e autorit) “atë pronësi, zgjerimi i së cilës nuk mund
të dëmtojë barazinë republikane, as nuk mund t’i bëjë hije lirisë, është ajo pronësi që buron
nga prodhimi i pashtershëm i gjenive
71
”. Madje, për të dhënë idenë e origjinës “hyjnore” të
kësaj të drejte, ata shpreheshin me habi se “duhej njohur kjo e drejtë nga një ligj pozitiv
72
”.
Duke vënë theksin në idenë se kjo e drejtë është një e drejtë natyrale, votuesit i ligjit të parë
në lidhje me pronësinë letrare dhe artistike kërkonin të mbronin ata (autorët) që e ndihmojnë
natyrën, rendi prej së cilës buron kjo e drejtë, që ta zbukurojnë dhe më tepër
73
. Në fakt, nga
pikëpamja historike, njohja e një statusi të veçantë të krijimtarisë ishte sanksionuar më parë,
por jo në formën e të drejtës së autorit, edhe pse parimi qendronte mbi disa baza të ngjashme.
Kështu, me shpikjen e shtypshkronjës nga Gutenbergu rreth viteve 1450, u bë e mundur një
përhapje më e madhe e veprave artistike nëpërmjet shumëfishimit të kopjeve të tyre dhe
kësisoj, pushteti mbretërore francez u njohu shtypshkronjave kryesore një monopol
shfrytëzimi
74
të veprave nëpërmjet “letrave patente”. Ky privilegj vlente për një kohë të
caktuar dhe për një territor, të caktuar, mekanizëm ky i ngjashëm dhe me të drejtën e autorit
69 Neni 58 i Kushtetutës: “1. Liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor, vënia në përdorim si dhe përfitimi
prej arritjeve të tyre janë të garantuara për të gjithë; 2. E drejta e autorit mbrohet me ligj”.
70 Shprehja “prona është e shenjtë”, është përdorur vetëm në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit
të datës 4 gusht 1789 fill pas fillimit të Revolucionit francez. Madje dhe në këtë tekst, kjo shprehje është
përdorur vetëm një herë dhe nga shumë studiues të kësaj periudhe, kjo shprehje hyn në anomalitë e pritshme në
një peridhë të tillë përmbysjesh të mëdha. Asnjë dipsozitë ligjore e mëtejme nuk e justifikon mbiemrin “e
shenjtë” për të përcaktuar karakteristikat e pronësisë. Pavarësisht se ç’mund të mendojnë ideologët tanë të
tranzicionit… Ndoshta përjashtim mund të bëjë vetëm pronësia intelektuale…
71 Joseph Lakanal, anëtar i Konventës Kombëtare franceze, organi më i lartë gjatë Revolucionit
francez nga viti
1792 deri në vitin 1795. Marrë nga Christophe Caron, Droit d’auteur, Litec LexisNexis, 2013.
72 Po aty
73 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2013.
74 Rapport du Groupe de travail de l’Academie des
sciences morales et politiques, “Le droit d’auteur et
l’internet”, 2000, Paris, f. 11.
27
që kemi sot. Me anë të këtij mekanizmi, nuk mbroheshin autorët per se, por kryesisht
shtypshkronjat, pra ato që kishin interesa ekonomikë më madhorë mbi veprën. Kishim të
bënim në njëfarë mënyre, me një shpronësim të autorit në favor të shtypshkronjave.
Ndërgjegjësimi i autorit se ai është individi krijues dhe se pa të nuk mund të krijohet asnjë
pasuri që derivohet prej veprës, u arrit në fund të shekullit të XVIII, që përkon dhe me
përhapjen e ideve humaniste dhe iluministe që vendosnin njeriun në qendër të vëmendjes. Si
pasojë, në vitin 1777, Bomarshé (Beaumarchais)
75
, autor i njohur francez, themeloi shoqërinë
e parë të të drejtave të autorëve
76
dhe kështu filloi rrugëtimi jo shumë i gjatë që kulmoi me
njohjen e të drejtës së autorit si të drejtën “më të shenjtë” që mund të jetë.
Në Angli, teksti i parë mbi të drejtën e autorit është miratuar nga Parlamenti britanik
në datën 5 prill 1710, gjatë kohës së mbretërimit të mbretëreshës Anë (prandaj dhe njihet me
emrin
Statute of Anne) dhe në ndryshim nga hyjnëzimi që i bëjnë revolucionarët francez
pronësisë letrare dhe artistike, ky ligj përkthen më së miri shpirtin pragmatist britanik, duke e
parë këtë lloj pronësie (
Copyright-in) në një këndvështrim shumë më utilitarist. Ky Ligj
parashikonte regjistrimin e çdo botimi të ri pranë një institucioni të quajtur
Stationer’s
Register ashtu si dhe depozitimin e tyre pranë disa universiteteve me qëllim sigurimin e
edukimit sa më të mirë të studentëve dhe studjuesve. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohej në
radhë të parë mbrojtja e autorëve, sidomos të më të njohurëve, me trysninë e të cilëve u arrit
miratimi i këtij Ligji si dhe sigurimi i mbrojtjes së botuesve. Autori i Robinson Kruzosë,
Daniel Defoe shkruante se “në mungesë të një mekanizmi liçencimi, pavarësisht se dikush
mund të studjojë shtatë vjet, do të dalë gjithmonë një kopjues pirat i veprës që do e botojë atë
sa një e katërta e çmimit
77
.” Në njëfarë mënyre, do u jepej autorëve vetëm ato të drejta që ata
kishin nevojë për mbajtjen gjallë të frymës krijuese dhe kjo, në emër të interesit publik, gjë që
në koncepti e të drejtës së autorit në pikëpamjen franceze, nuk është interesi publik që
motivon ekzistencën e të drejtës por një e drejtë individuale që buron nga “përtej” dhe që ka
ekzistuar gjithmonë.
Si vrulli pasional francez ashtu dhe flegma britanike synonin, në fund të fundit,
mbrojtjen e autorëve dhe të botuesve të librave. Ndryshimi qendron në gradën e emfazës së
shprehur për mbrojtjen të drejtës së autorit. Ky ndryshim përkthehet sot më së miri në
ndryshimin midis sistemit kontinental të të drejtës së autorit, ku ekzistojnë fortësisht të drejtat
75 Autor ndër të tjera i “Berberit të Seviljes”, botuar në vitin 1775 dhe “Dasmës se Figaros”, botuar ë vitin 1784.
76 http://www.sacd.fr/Historique.31.0.html (Shoqëria e autorëve dhe kompozitorëve dramatikë).
77 Ligji i datës 5 prill 1710 fillonte kështu: “Whereas Printers, Booksellers, and other Persons, have of late
frequently taken the Liberty of Printing, Reprinting, and Publishing, or causing to be Printed, Reprinted, and
Published Books, and other Writings, without the Consent of the Authors or Proprietors of such Books and
Writings, to their very great Detriment, and too often to the Ruin of them and their Families:
For Preventing
therefore such Practices for the future, and for the Encouragement of Learned Men to Compose and Write useful
Books;
May it please Your Majesty, that it may be Enacted...”.