28
jopasurore
78
mbi veprën dhe të drejtën anglo-saksone të Copyright-it, ku e drejta jopasurore
zë një vend më modest, në favor të një qarkullimi më të lirë të veprës në treg.
Në të drejtën e sotme
pozitive shqiptare, pesha e pronësisë intelektuale ndihet jo vetëm
për shkak të traditës mjaft të hershme të respektimit të saj por edhe për shkak të censurës së
periudhës komuniste ndaj veprave që nuk përputheshin me politikën e kohës
79
. Pronësia
intelektuale në tërësi, ku hyn natyrshmërisht dhe e drejta e autorit, si e drejtë themelore,
mbrojtja e saj e sanksionohet në Kushtetutë
80
. Mbrojta e pronësisë intelektuale sigurohet dhe
nga një seri traktaktesh ndërkombëtare, që nuk kanë ne qendër të vëmendjes së tyre vetëm
çështjet e pronësisë intelektuale. Kështu, mund të citojmë Deklaratën universale të të drejtave
të njeriut të datës 10 dhjetor 1948 në nenin 27 të të cilës thuhet se “çdo person ka të drejtë të
mbrojë interesat e tij moralë dhe materialë që burojnë prej prodhimeve shkencore, letrare apo
artistike autor i të cilave ai është”. Gjithashtu, Pakti ndërkombëtar në lidhje me të drejtat
shoqërore, ekonomike dhe kulturore i datës 19 dhjetor 1966 përcakton të njëjtat të drejta si
Deklarata e datës 10 dhjetor 1948, duke e ndjekur atë fjalë për fjalë. Së fundi, Karta e të
drejtave themelore të Bashkimi Evropian e datës 18 dhjetor 2000
81
shpreh qartë qendrimin se
“pronësia intelektuale është e mbrojtur”.
Mbrojtja që i bëhet pronësisë intelektuale, rrjedhimisht të drejtës së autorit është e
drejtpërdrejtë. Natyrisht, moria e traktateve ndërkombëtare mbi të drejtën e autorit e bëjnë atë
të gëzojë një mbrojtje të drejtpërdrejtë, por sanksionimi i mbrojtjes së pronësisë intelektuale
në tekste ndërkombëtarë themelorë si dhe në tekste juridike të BE-së me zbatim të
drejtpërdrejtë, i jep pronësisë intelektuale në përgjithësi si dhe të drejtës së autorit ne veçanti,
një njohje dhe mbrojtje të padiskutueshme.
Njohja dhe mbrojtja e të drejtës së autorit kryhet dhe në mënyrë indirekte. Mënyra
indirekte kuptohet nëpërmjet mekanizmit të integrimit të të drejtës së autorit në përkufizimin
e nenit 1 protokolli 1 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Një parashikim të tillë
Gjykat Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka përsëritur disa herë
82
.
E drejta e autorit, siç u shpreh dhe më lart, ka fituar rëndësi parësore në fushën
ekonomike dhe për pasojë, shumë traktate dhe marrëveshje ndërkombëtare janë hartuar, pjesë
të të cilave janë shumica dërrmuese e shteteve të globit. Këto traktate kërkojnë një zbatim sa
78 Në kapitullin përkatës do të shikojmë se të drejtat jopasurore janë, në fakt, janë krijuar nga jurisprudenca
franceze dhe gjermane në shekullin e XIX, për të mishëruar në praktikë lidhjen intime që ka autori me veprën e
tij. Një merak i tillë i ka shqetësuar në një sasi më të vogël gjyqtarin dhe ligjvënësin anglo-sakson.
79 Emblematike në këtë rrafsh është kalvari
i Petro Markos, autor i kompletuar që luftoi me armë në dorë në
Luftën e Spanjës, në emër të njëjtëve parime që nuk e lanë atë të luftonte me penë në dorë disa vite më vonë në
Shqipëri (shih “Intervista e fundit e Petro Markos”, botuar në http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/intervista-
e-fundit-e-petro-markos-ja-pse-me-urreu-enver-hoxha-188712.html).
80 Neni 58 i Kushtetutës, cituar më sipër.
81 Kjo Kartë, në bazë të nenin 6(1) të Traktatit të Bashkimit Evropian, ka të njëjtën vlerë juridike me traktatet.
82 Për shembull ECHR, çështja nr. 19247/03 datë 29.4.2008, Balan kundër Moldavisë.
29
më harmonik të të drejtës së autorit, duke u përpjekur të sheshojnë ndryshimet ligjore që ka
çdo shtet në raport me zbatimin e të drejtës së autorit, një e drejtë gati universale. Zbatimi i
rregullave të njehsuara në të gjithë botën mundëson në radhë të parë një qarkullim më të mirë
të mallrave me karakter artistikë, duke siguruar kështu një mbrojtje juridike të qarkullimit të
këtij kapitali të paprekshëm dhe së dyti, kanë për synim sigurinë juridike të autorëve dhe të
titullarëve të të drejtave, të cilat, për shkak të rëndësisë shumë relative që ka e drejta e autorit
në gjysmën e rruzullit tokësor, shkelet në sytë e të gjithëve, në dijeninë e të gjithëve, kjo dhe
falë qarkullimin gjithmonë e më të madh të informacionit në botën digjitale.
Kronologjikisht, këto traktate mund të renditen si vijon: kemi në radhë të parë
Konventën e Bernës “Për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike të 9 shtatorit 1886
83
. Kjo
Konventë është e para që përpiqet që të njohë dhe të mbrojë të drejtën e autorit në rang
ndërkombëtar. Konventa e Bernës është rifreskuar me anë të Aktit të Parisit të datës 24 korrik
1971. Rreth 167 shtete janë palë në këtë Konventë. Megjithatë, shtete të cilat nuk kanë
nënshkruar Konventën e Bernës do të prezumohen se kanë pranuar të gjitha kushtet e saj në
rast se janë anëtarë të marrëveshjeve TRIPS (
Agreement on Trade Related Aspects Of
Intellectual Propertiy Rights), marrëveshje që administrohen nga Organizata Botërore e
Tregtisë (“OBT”). Këto marrëveshje janë miratuar gjatë takimeve të OBT të organizuara në
Uruguaj në vitin 1994, në lidhje me negocimin e tarifave dhe tregtinë, ndryshe të quajtur
“Raundi i Uruguajit”. Marrëveshjet TRIPS (General Agreement on Tariffs and Trade)
përfshijnë edhe marrëveshje në lidhje me të drejtat e pronësisë inelektuale që tashmë
administrohen nga Organizata Botërore e Tregtisë
84
. Pjesë e tyre është dhe Traktati i
Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale mbi të drejtën e autorit i datës 20 dhjetor
1996
85
. Ato kanë përkufizuar strukturën përfundimtare të të drejtës së autorit që kemi sot, për
shembull kohëzgjatjen e të drejtës së autorit që nuk duhet të jetë më pak se 50
vjet pas vdekjes
së autorit si dhe të drejtat e tjera që gëzon autori, jo vetëm në botën reale por edhe në atë
virtuale. Kështu, Traktati OBPI parashikon mbrojtjen e të drejtës së autorit edhe për bazat e të
dhënave, programeve kompjuterike. Ky Traktat është i pari që në mënyrë të qartë ka pohuar
se të drejtat që gëzojnë autorët zbatohen plotësisht edhe në mjedisin digjital. Për të, një
fiskimi i një vepre në formë digjitale mbi një suport elektronik përbën një riprodhim të
veprës, rrjedhimisht çdo veprim që do të kryhet mbi të do të kërkojë autorizimin e autorit
86
.
Në përgjithësi, shtetet sot anëtare të këtyre marrëveshjeve, duke përfshirë shtetet anëtare të
BE-së, e kanë përcaktuar kohëzgjatjen 70 vjet pas vdekjes së autorit
87
. Këto marrëveshje janë
83 Plotësuar në Paris në 4 maj 1896, rishikuar në Berlin në 13 nëntor 1908, plotësuar në Bernë në 20 mars 1914,
rishikuar në Romë në 2 qershor 1928, në Bruksel në 26 qershor 1948, në Stokholm në 14 korrik 1967 dhe në
Paris në 24 qershor 1971 dhe përmirësuar në 28 shtator 1979.
84 David Bainbridge, Intellectual
Property, Pearson, Botimi i nëntë, London, 2012, f. 17.
85 Miratuar ngë Bashkimi Evropian me Vendimin e Këshillit Evropian datë 16 mars 2000.
86 Neni 1 i Konventës OBPI.
87 Direktiva 2006/116/CE i Parlamentit Evropian dhe Këshillit datë 12 dhjetor 2006 në lidhje me kohëzgjatjen e
mbrojtjes së të drejtës së autorit dhe të disa të drejtave fqinje me të.